{"id":32586,"date":"2025-07-24T10:48:56","date_gmt":"2025-07-24T10:48:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/24\/koha-e-sharlataneve-rasti-i-nje-dallaveraxhiu-nga-elbasani-dhe-mileti-analfabet-qe-e-duartroket\/"},"modified":"2025-07-24T10:48:56","modified_gmt":"2025-07-24T10:48:56","slug":"koha-e-sharlataneve-rasti-i-nje-dallaveraxhiu-nga-elbasani-dhe-mileti-analfabet-qe-e-duartroket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/24\/koha-e-sharlataneve-rasti-i-nje-dallaveraxhiu-nga-elbasani-dhe-mileti-analfabet-qe-e-duartroket\/","title":{"rendered":"Koha e sharlatan\u00ebve\/ Rasti i nj\u00eb dallaveraxhiu nga Elbasani dhe mileti analfabet q\u00eb e duartroket"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn edhe mashtruesit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb serioz\u00eb dhe m\u00eb gazmor\u00eb. Tash jan\u00eb vet\u00ebm qesharak\u00eb. Mbi rastin e nj\u00eb dallaveraxhiu nga Elbasani, q\u00eb mediat e trullosura dhe politikan\u00ebt e marr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs po e presin, p\u00ebrqafojn\u00eb dhe trajtojn\u00eb si klerik ortodoks. Qe, pra, ku arrit\u00ebm: dikur nga Elbasani vinte dhe mir\u00ebpritej n\u00eb Kosov\u00eb Mehmet Gjevori, sepse kishte mision t\u2019ia m\u00ebsonte shkronjat nj\u00eb populli analfabet. Sot vjen Nikolla Xhufka. Dhe mileti analfabet duartroket.<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Kosov\u00eb kishte p\u00ebrfunduar, duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pranvera e vitit 2000, kur m\u00eb telefonoi nj\u00eb koleg gjerman, p\u00ebr t\u00eb cilin besoja se ishte gazetar serioz. Por edhe gazetar\u00ebt serioz\u00eb mund t\u00eb bien pre e naivitetit t\u00eb tyre ndonj\u00ebher\u00eb. Sidoqoft\u00eb, kolegu gjerman tha se kishte nj\u00eb \u201cscoop\u201d, nj\u00eb lajm ekskluziv.<\/p>\n<p>\u201cA vjen, t\u00eb lutem, t\u00eb lutem, t\u00eb lutem, a vjen me mua, se kam l\u00ebn\u00eb takim me nj\u00eb person n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb Z\u00fcrich, i cili thot\u00eb se k\u00ebto dit\u00eb do t\u00eb ndez\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Maqedoni?\u201d, m\u00eb pyeti kolegu gjerman. Shkova n\u00eb takim i shtyr\u00eb nga kureshtja, jo i bindur se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb serioze. Personi q\u00eb takuam ishte nj\u00eb sharlatan. Fliste me vet\u00ebbesim sharlatani. Vazhdonte me pallavra. Pastaj me dokrra. Dhe e p\u00ebrfundonte fjalin\u00eb me gjepura.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk shkrova asnj\u00eb shkronj\u00eb p\u00ebr at\u00eb takim. Kolegu gjerman shkroi. Paralajm\u00ebroi, pak a shum\u00eb, se personi q\u00eb takuam n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb Z\u00fcrich s\u00eb shpejti do t\u00eb shfaqej n\u00eb CNN, me kallashnikov dhe uniform\u00eb t\u00eb nj\u00eb ushtrie \u00e7lirimtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe do ta trondiste Ballkanin dhe gjith\u00eb\u00a8 bot\u00ebn (per\u00ebndimore).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fliste p\u00ebr planet e tij, sharlatani l\u00ebvizte kok\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb teatrale andej-k\u00ebndej, duke na b\u00ebr\u00eb me dije se aty af\u00ebr mund t\u00eb jen\u00eb agjent\u00ebt e ndonj\u00eb shteti armiq\u00ebsor ballkanik, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrcjellin \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas disa muajsh, n\u00eb vitin 2001, u mbajt\u00ebn zgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri. At\u00ebbot\u00eb Tirana ishte nj\u00eb qytet i mjer\u00eb dhe i pist\u00eb, me plot nd\u00ebrtime ilegale pran\u00eb Lan\u00ebs, lum\u00eb i th\u00ebn\u00e7in. N\u00eb grumbullin e gazetar\u00ebve m\u00eb ra n\u00eb sy sharlatani i stacionit t\u00eb trenit t\u00eb Z\u00fcrichut. Nuk e kishte ndezur luft\u00ebn n\u00eb Maqedoni. Kishte pun\u00eb m\u00eb patriotike. P\u00ebrpiqej t\u00eb belb\u00ebzonte p\u00ebr politik\u00ebn, sillej si konspirator dhe tentonte t\u2019u b\u00ebnte p\u00ebrshtypje gazetar\u00ebve t\u00eb ardhur nga Kosova n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb raportuar mbi zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb burs\u00ebn politike qarkullonin emra si Fatos Nano, Ilir Meta, Sali Berisha. (Prej k\u00ebsaj tresheje vet\u00ebm i pari \u00ebsht\u00eb larguar nga politika.)<\/p>\n<p>Nuk e di \u00e7far\u00eb ka ndodhur me sharlatanin, i cili n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb Z\u00fcrich na siguroi (mund t\u00eb thuhet: na k\u00ebrc\u00ebnoi) se do t\u00eb ndez\u00eb nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Maqedoni. Mund t\u00eb jet\u00eb kthyer n\u00eb Zvic\u00ebr, t\u00eb ket\u00eb g\u00ebnjyer autoritetet se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrndjekur dhe t\u00eb jetoj\u00eb, sot e asaj dite, nga ndihmat sociale t\u00eb shtetit zviceran. Mund t\u00eb jet\u00eb kthyer n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb fshat, ku merr pension si veteran i luft\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb meritave t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebdha: p\u00ebr shembull, p\u00ebr merit\u00ebn e rr\u00ebfimit t\u00eb nj\u00eb vargu me g\u00ebnjeshtra n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb Z\u00fcrich.<\/p>\n<p>Bota \u00ebsht\u00eb plot e p\u00ebrplot me sharlatan\u00eb. Victor Lustig, nj\u00eb mashtrues austro-hungarez, m\u00eb 1925 e shiti Kull\u00ebn e Ajfelit. Hohshtapleri (nga gjermanishtja: Hochstapler, nj\u00eb njeri q\u00eb prezantohet rrejsh\u00ebm) Gregor MacGregor e shpiku n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb nj\u00eb eldorado n\u00eb ishujt e Karaibeve n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, e quajti Poyais dhe u b\u00ebri thirrje britanik\u00ebve t\u00eb emigrojn\u00eb atje. Rreth 250 i besuan k\u00ebsaj p\u00ebrralle dhe u nis\u00ebn me anije drejt cakut q\u00eb nuk ekzistonte. Prej tyre vet\u00ebm 60 mbijetuan. Gregor MacGregor u b\u00eb i pasur: arriti t\u2019u shes\u00eb britanik\u00ebve parcela n\u00eb parajs\u00ebn Poyais. Kur pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb fuqit\u00eb per\u00ebndimore po k\u00ebrkonin nj\u00eb princ t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb sunduar shtetin e ri, interesim shfaq\u00ebn edhe njer\u00ebz q\u00eb pretendonin se ishin pasardh\u00ebs t\u00eb familjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Ishin po aq pasardh\u00ebs t\u00eb heroit sa ishte Sk\u00ebnderbeu japonez.<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb po shtegton nj\u00eb fantazm\u00eb e veshur me nj\u00eb pelerin\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Mediat e etura p\u00ebr klikime na njoftojn\u00eb se ai quhet Nikolla Xhufka dhe e prezantojn\u00eb para opinionit si klerik ortodoks t\u00eb \u201cKish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Madje i drejtohen edhe si kryepeshkop. N\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e internetit Xhufka na shfaqet si patriot i madh, i cili, sipas nj\u00eb televizioni kosovar, \u201cgodet Serbin\u00eb\u201d. N\u00eb nj\u00eb televizion t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Xhufka shpjegoi: \u201cNuk jam homoseksual.\u201d E sigurt \u00ebsht\u00eb, sipas Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se Xhufka nuk ka asnj\u00eb lidhje me pun\u00eb fetare e hyjnore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn edhe mashtruesit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb serioz\u00eb dhe m\u00eb gazmor\u00eb. Tash jan\u00eb vet\u00ebm qesharak\u00eb. Ashiqare nj\u00eb dallaveraxhi nga Elbasani pritet, p\u00ebrqafohet dhe trajtohet si klerik nga mediat e trullosura dhe politikan\u00ebt e marr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Qe, pra, ku arrit\u00ebm: dikur \u2013 m\u00eb 1941 \u2013 nga Elbasani vinte dhe mir\u00ebpritej n\u00eb Kosov\u00eb Mehmet Gjevori, sepse kishte mision t\u2019ia m\u00ebsonte shkronjat nj\u00eb populli analfabet. Sot nga Elbasani vjen Nikolla Xhufka. Dhe mileti analfabet duartroket.<\/p>\n<p>E th\u00ebrrasin n\u00eb programe m\u00ebngjesi, n\u00eb emisione t\u00eb pasdit\u00ebs, n\u00eb debate t\u00eb mbr\u00ebmjes. Dalin n\u00eb fotografi me t\u00eb patriot\u00eb t\u00eb vet\u00ebshpallur kosovar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dije p\u00ebr konfesionin ortodoks po aq sa mund t\u00eb ket\u00eb dije teologjike nj\u00eb oping\u00eb me xhufka. Kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb leht\u00eb p\u00ebr mashtrues t\u00eb pushtojn\u00eb hap\u00ebsira mediale dhe publike se sot. Budallall\u00ebku ka shkuar larg: ka edhe politikan\u00eb kosovar\u00eb, mes tyre edhe kryetar\u00eb komunash, q\u00eb e presin k\u00ebt\u00eb \u201ckryepeshkop\u201d n\u00eb zyrat e tyre.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb befasohesha n\u00ebse s\u00eb shpejti n\u00eb Kosov\u00eb shfaqet edhe Maksude Kademi, e njohur si Sudja, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla kosovar\u00ebve trudal\u00eb mbi mrekullit\u00eb e kapitalizmit dhe sidomos kamat\u00ebs, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj si themeluese e firm\u00ebs piramidale Sudja n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990. Asaj dhe firmave t\u00eb tjera piramidale shqiptar\u00ebt i besuan rreth 1 miliard dollar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vjeshte t\u00eb vitit 1996, Sudja nxori kok\u00ebn n\u00eb dritaren e nj\u00eb pallati dhe i tha popullit: \u201cNuk kam m\u00eb para.\u201d<\/p>\n<p>PS. Krejt kjo histori me \u201ckryepeshkopin\u201d nga Elbasani do t\u00eb ishte po aq d\u00ebfryese sa nj\u00eb anekdot\u00eb nga jeta e Nasradin Hoxh\u00ebs, sikur t\u00eb mos i sh\u00ebrbente shtetit serb p\u00ebr t\u2019u ankuar \u2013 jo pa t\u00eb drejt\u00eb \u2013 se nj\u00eb mashtrues po nd\u00ebrton nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb rrejshme n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur xhemat naiv.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/koha-e-sharlataneve-rasti-i-nje-dallaveraxhiu-nga-elbasani-dhe-mileti-analfabet-qe-e-duartroket\/\">Koha e sharlatan\u00ebve\/ Rasti i nj\u00eb dallaveraxhiu nga Elbasani dhe mileti analfabet q\u00eb e duartroket<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn edhe mashtruesit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb serioz\u00eb dhe m\u00eb gazmor\u00eb. Tash jan\u00eb vet\u00ebm qesharak\u00eb. Mbi rastin e nj\u00eb dallaveraxhiu nga Elbasani, q\u00eb mediat e trullosura dhe politikan\u00ebt e marr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs po e presin, p\u00ebrqafojn\u00eb dhe trajtojn\u00eb si klerik ortodoks. Qe, pra, ku arrit\u00ebm: dikur nga Elbasani vinte dhe mir\u00ebpritej n\u00eb Kosov\u00eb Mehmet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32586","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}