{"id":32513,"date":"2025-07-23T19:04:27","date_gmt":"2025-07-23T19:04:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/qeveria-rikthen-papritur-nismen-sigurimi-i-banesave-nga-termetet-behet-me-detyrim\/"},"modified":"2025-07-23T19:04:27","modified_gmt":"2025-07-23T19:04:27","slug":"qeveria-rikthen-papritur-nismen-sigurimi-i-banesave-nga-termetet-behet-me-detyrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/qeveria-rikthen-papritur-nismen-sigurimi-i-banesave-nga-termetet-behet-me-detyrim\/","title":{"rendered":"Qeveria rikthen papritur nism\u00ebn: Sigurimi i banesave nga t\u00ebrmetet b\u00ebhet me detyrim"},"content":{"rendered":"<p><span>Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmetet, por n\u00eb nj\u00eb version t\u00eb ndryshuar t\u00eb projektligjit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb diskutuar dhe konsultuar disa vite m\u00eb par\u00eb, q\u00eb u hartua n\u00eb konsultim me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb draftin e hedhur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pasdite n\u00eb konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet n\u00eb thelb t\u00eb tij krijimi i Fondit p\u00ebr T\u00ebrmetet si nj\u00eb shoq\u00ebri aksionare shtet\u00ebrore, e cila do t\u00eb merret me gjith\u00eb procesin, si me ark\u00ebtimin e primit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb sigurimit, ashtu edhe me pagesat e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve n\u00eb rastet kur do t\u00eb ndodh\u00eb ngjarja e marrjes n\u00eb sigurim.<\/span><\/p>\n<p><span>Drafti i jep kompetenca ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr financat, duke m\u00ebnjanuar pothuajse plot\u00ebsisht institucionin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb tregut t\u00eb sigurimeve, Autoritetin e Mbik\u00ebqyrjes Financiare. Gjithashtu, t\u00eb anashkaluara n\u00eb gjith\u00eb procesin jan\u00eb edhe shoq\u00ebrit\u00eb e sigurimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Drafti jep kuadrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmeti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktet kryesore n\u00eb zbatim t\u00eb tij, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb primin e sigurimit, shum\u00ebn e sigurimit, agjentin ose agjent\u00ebt q\u00eb do t\u00eb mbledhin primin e detyruesh\u00ebm, si edhe specifika t\u00eb tjera do t\u00eb dalin p\u00ebrmes VKM-ve.<\/span><\/p>\n<p><span>Sigurimi i detyruesh\u00ebm i banesave nga t\u00ebrmetet zbatohet p\u00ebr llojet e m\u00ebposhtme t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme: banesa dhe seksionet q\u00eb ndodhen brenda banesave q\u00eb p\u00ebrdoren si nj\u00ebsi, zyra apo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme. Detyrimi p\u00ebr sigurim nuk do t\u00eb zbatohet p\u00ebr nd\u00ebrtesat t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebhen nga argjile\/qerpi\u00e7, struktur\u00eb me fib\u00ebr \u2013 kallami ose t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme; si edhe nd\u00ebrtesat me vendosje t\u00eb l\u00ebvizshme ose t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Projektligji parashikon q\u00eb \u00e7do pronar banese, p\u00ebrfshir\u00eb edhe banesat n\u00eb proces legalizimi apo banesat sociale me qira, t\u00eb lidhin nj\u00eb kontrat\u00eb sigurimi t\u00eb detyrueshme kund\u00ebr t\u00ebrmeteve. Edhe nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore do t\u00eb ken\u00eb detyrimin t\u00eb mbulojn\u00eb primin e sigurimit nga buxheti i tyre p\u00ebr kategorit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtresat sociale n\u00eb nevoj\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb mbulim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb primit nga buxheti i shtetit, sipas kritereve dhe procedurave q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Mbulimet dhe p\u00ebrjashtimet e kontrat\u00ebs s\u00eb sigurimit<\/strong> \u2013 Kontrata e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet mbulon d\u00ebmet e ndodhura n\u00eb pron\u00ebn e siguruar, t\u00eb shkaktuara nga nj\u00eb apo disa ngjarje t\u00ebrmeti t\u00eb ndodhura gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb polic\u00eb. P\u00ebrjashtohen nga mbulimi i sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet: t\u00eb gjitha d\u00ebmtimet fizike trupore duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vdekjen; k\u00ebrkesa p\u00ebr kompensim t\u00eb d\u00ebmeve jopasurore; sendet brenda banes\u00ebs s\u00eb objektit t\u00eb siguruar; shpenzimet n\u00eb lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbetjeve; humbjet financiare nga nd\u00ebrprerja e veprimtaris\u00eb dhe fitimi i munguar.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Primi i sigurimit<\/strong> \u2013 Primi i sigurimit \u00ebsht\u00eb shuma q\u00eb paguhet nga i siguruari p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banes\u00ebs, sipas k\u00ebtij ligji. Primi i sigurimit paguhet nga subjekti i siguruar si pages\u00eb e plot\u00eb. Metodologjia e p\u00ebrcaktimit t\u00eb primit, termat, klasifikimi i banesave mbi baz\u00eb rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar n\u00eb modelin e rrezikut nga t\u00ebrmetet t\u00eb zhvilluar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila miratohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me propozim t\u00eb Fondit p\u00ebr T\u00ebrmetet pas dh\u00ebnies s\u00eb p\u00eblqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Primi miratohet nga Fondi p\u00ebr T\u00ebrmetet, pas marrjes s\u00eb p\u00eblqimit nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Shuma e sigurimit \u2013<\/strong> Shuma e sigurimit, sipas k\u00ebtij ligji, \u00ebsht\u00eb limiti maksimal i d\u00ebmshp\u00ebrblimit dhe \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me kufirin e saj t\u00eb detyruesh\u00ebm, i cili p\u00ebrcaktohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me propozim t\u00eb Fondit p\u00ebr T\u00ebrmetet, n\u00ebp\u00ebrmjet ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat. Pjesa e zbritshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e 2 (dy) p\u00ebrqind t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb sigurimit dhe mbulohet nga i siguruari p\u00ebr \u00e7do d\u00ebm q\u00eb shkaktohet nga ngjarjet e t\u00ebrmetit t\u00eb mbuluara nga sigurimi i detyruesh\u00ebm ndaj t\u00ebrmeteve.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>P\u00ebrjashtimet nga sigurimi<\/strong> \u2013 Bazuar n\u00eb nenin 6 t\u00eb projektligjit, p\u00ebrjashtohen nga mbulimi i sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet: t\u00eb gjitha d\u00ebmtimet fizike trupore duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vdekjen; k\u00ebrkesa p\u00ebr kompensim t\u00eb d\u00ebmeve jopasurore; sendet brenda banes\u00ebs s\u00eb objektit t\u00eb siguruar; shpenzimet n\u00eb lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbetjeve; humbjet financiare nga nd\u00ebrprerja e veprimtaris\u00eb dhe fitimi i munguar.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pagesa e d\u00ebmshp\u00ebrblimit<\/strong> \u2013 Vlera e d\u00ebmshp\u00ebrblimit p\u00ebr d\u00ebme q\u00eb rrjedhin nga kontrata e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm nga t\u00ebrmetet nuk kalon n\u00eb asnj\u00eb rast limitin maksimal t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, sipas metodologjis\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. I siguruari \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim pran\u00eb Fondit p\u00ebr T\u00ebrmetet. Rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat p\u00ebr pages\u00ebn e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara nga ngjarjet e t\u00ebrmeteve p\u00ebrcaktohen me udh\u00ebzim te ministrit p\u00ebrgjegjes p\u00ebr financat, thuhet n\u00eb draft. D\u00ebmshp\u00ebrblimi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtimit dhe mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plot\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Kush nuk paguan nuk merr sh\u00ebrbime n\u00eb Kadast\u00ebr, e-albania dhe QKB<\/strong> \u2013 N\u00eb fund, projektligji ka parashikuar edhe masat shtr\u00ebnguese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qytetar\u00eb ose subjekte biznesi q\u00eb nuk do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb primin e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm. Sipas projektligjit, ata nuk do t\u00eb marrin dot sh\u00ebrbime kadastrale, sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme n\u00eb e-albania, si edhe sh\u00ebrbime nga QKB-ja.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj t\u00ebrmeteve n\u00eb rajon. Sipas Raportit t\u00eb Rrezikut Bot\u00ebror 2021, vendi renditet i pari n\u00eb Evrop\u00eb dhe i 61-ti n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nga rreziku nga katastrofat natyrore. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shekull jan\u00eb regjistruar 12 t\u00ebrmete me magnitud\u00eb mbi 6 ball\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00ebrmeti i n\u00ebntorit 2019 preku mbi 200 mij\u00eb persona dhe shkaktoi d\u00ebme q\u00eb kap\u00ebn vler\u00ebn e 7.5% t\u00eb PBB-s\u00eb. Kostoja m\u00eb e madhe u p\u00ebrqendrua n\u00eb d\u00ebmtimet e sektorit rezidencial, me 18% t\u00eb banesave t\u00eb prekura. Banka Bot\u00ebrore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme ka k\u00ebrkuar q\u00eb vendi t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb projekligj p\u00ebr sigurimin nga t\u00ebrmetet. \/ekofin.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/23\/qeveria-rikthen-papritur-nismen-sigurimi-i-banesave-nga-termetet-behet-me-detyrim\/\">Qeveria rikthen papritur nism\u00ebn: Sigurimi i banesave nga t\u00ebrmetet b\u00ebhet me detyrim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave nga t\u00ebrmetet, por n\u00eb nj\u00eb version t\u00eb ndryshuar t\u00eb projektligjit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb diskutuar dhe konsultuar disa vite m\u00eb par\u00eb, q\u00eb u hartua n\u00eb konsultim me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore. N\u00eb draftin e hedhur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pasdite n\u00eb konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet n\u00eb thelb t\u00eb tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32513","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32513\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}