{"id":32466,"date":"2025-07-23T15:13:39","date_gmt":"2025-07-23T15:13:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/dosja-veliaj-merret-e-pandehur-edhe-ish-deputetja-e-ps-klotilda-bushka\/"},"modified":"2025-07-23T15:13:39","modified_gmt":"2025-07-23T15:13:39","slug":"dosja-veliaj-merret-e-pandehur-edhe-ish-deputetja-e-ps-klotilda-bushka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/dosja-veliaj-merret-e-pandehur-edhe-ish-deputetja-e-ps-klotilda-bushka\/","title":{"rendered":"Dosja \u201cVeliaj\u201d\/ Merret e pandehur edhe ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka"},"content":{"rendered":"<p>Klotilda Bushka, ish-deputete e PS dhe ish-kryetare e komisionit t\u00eb ligjeve u mor e pandehur nga SPAK p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb hetimin e Erjon Veliajt. Bushka \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pandehur bashk\u00eb me kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, bashk\u00ebshorten e tij, Ajola Xoxa dhe dy biznesmen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Bushka ka pranuar se njihej prej vitesh me Erjon Veliajn dhe Ajola Xox\u00ebn, por se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb veprim t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebrkundrejt d\u00ebshmitareve q\u00eb e ka p\u00ebrmendur n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb Ina Goxhajn, nj\u00eb prej vajzave t\u00eb pun\u00ebsuara n\u00eb kompanit\u00eb e Ajola Xox\u00ebs, si ish-drejtoresh\u00eb e qendr\u00ebs BYLA, e cila ka pranuar se b\u00ebnte fatura fiktive p\u00ebr projektet q\u00eb fitonte bashk\u00ebshortja e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Ina Goxhajt, pasi u thirr her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb SPAK, Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka e kan\u00eb thirrur disa dhe e kan\u00eb k\u00ebshilluar t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb, madje i kan\u00eb marr\u00eb edhe celularin, q\u00eb SPAK t\u00eb mos kishte provat e nevojshme n\u00eb hetimin q\u00eb po kryente.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Bushka i ka mohuar akuzat me iden\u00eb se nuk e kuptonte se p\u00ebrse vajza n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e kishte kush\u00ebrir\u00eb, i kishte b\u00ebr\u00eb ato deklarata sipas saj t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrmendja e ime dhe e bashk\u00ebshortit tim, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Bashk\u00ebshorti im ofron sh\u00ebrbim informacioni prej vitit 2006, mir\u00ebmbajtje t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb hostit e internetit me sh\u00ebrbim 16 mij\u00eb lek\u00eb. Sh\u00ebrbime q\u00eb vlejn\u00eb n\u00eb total 112 mij\u00eb lek\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kaq vlen dinjiteti im, 112 mij\u00eb lek\u00eb? Po familja ime, po prind\u00ebrit e mi. Si t\u2019ia shpjegoj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, familjes time?<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket pretendimit p\u00ebr pengim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Po e kam takuar vajz\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e imja, \u00ebsht\u00eb lidhje gjaku. Ina Goxhaj e kam kush\u00ebrir\u00eb, e kam qet\u00ebsuar t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb marr\u00eb avokat, i kam shpjeguar nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb drejtat e saj. Se kam penguar t\u00eb fsheh\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. S\u2019e di se \u00e7far\u00eb trysnie ka ndjer\u00eb q\u00eb n\u00eb deklaratat tona private ajo i ka p\u00ebrcjell\u00eb me kontekst tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>E kam k\u00ebshilluar t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vertet\u00ebn, e kam k\u00ebshilluar dhe qet\u00ebsuar. I kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb marr\u00eb edhe avokat, t\u00eb mbrohet. Un\u00eb jam e para e interesuar t\u00eb zbardhet e vert\u00ebta. E kam kritikuar q\u00eb adresa e organizat\u00ebs t\u00eb kishte ndryshuar prej vitit 2017 dhe ia kisha k\u00ebrkuar disa her\u00eb. Nuk e di se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb SPAK dhe at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nga ajo. Nuk jam thirrur, nuk jam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb\u201d<\/em> tha Bushka.<\/p>\n<p>Por versioni i SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhe bazohet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb direkte t\u00eb Ina Goxhajt. Rezulton se Ina Goxhaj ka zhvilluar disa takime me Klotilda Bushk\u00ebn, Ajola Xox\u00ebn dhe disa avokat\u00ebt, para se t\u00eb paraqitej n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, takimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar m\u00eb 10 Dhjetor n\u00eb banes\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb Klotilda Bushk\u00ebs, ku Ina Goxhaj i ka treguar Bushk\u00ebs se ishte thirrur n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr Ajola Xox\u00ebn dhe Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Takimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb avokatie, ku Ina Goxhaj \u00ebsht\u00eb telefonuar nga shtetasi Erald Ismaili. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb avokatie, Ina Goxhaj ka rr\u00ebfyer se Klotilda Bushka e m\u00ebsonte se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb thoshte n\u00eb SPAK dhe gj\u00ebrat q\u00eb duhet t\u00eb mohonte.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin takim ka ardhur edhe Ajola Xoxa, e cila i ka marr\u00eb Ina Goxhajt telefonin e saj, ku i ka lexuar bisedat dhe m\u00eb pas i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb telefon tjet\u00ebr, me pretendimin se telefonin aktual t\u00eb saj do ta asgjesonin.<\/p>\n<p>\u201cKlotilda i ka treguar In\u00ebs se gjat\u00eb deklarimit duhej t\u00eb thoshte q\u00eb ajo (Ina) ishte nism\u00ebtare e projektit t\u00eb dancit, por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb Harabeli me organizimin. Shqet\u00ebsimi tjet\u00ebr i Klotild\u00ebs lidhej me adres\u00ebn e selis\u00eb s\u00eb BYL-A, q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb dilte q\u00eb ishte sht\u00ebpia e saj. Po k\u00ebshtu, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dokument i cili sh\u00ebrbente p\u00ebr ndryshimin e adres\u00ebs s\u00eb qendr\u00ebs BYL-A dhe i ka sugjeruar In\u00ebs q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb neglizhenc\u00eb e saj mosndryshimi i adres\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka k\u00ebrkuar In\u00ebs q\u00eb t\u2019ia dor\u00ebzonte telefonin dhe m\u00eb pas e ka kontrolluar at\u00eb n\u00eb lidhje me bisedat q\u00eb kishte. Ina Goxhaj ka deklaruar se nuk ka dashur q\u00eb t\u2019i jepte telefonin e saj t\u00eb mark\u00ebs Samsung A35, por \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb e detyruar nga Ajola Xoxa. Deklaruesja shpjegon se Ajola Xoxa ka lexuar komunikimet e zhvilluara nd\u00ebrmjet saj (In\u00ebs) dhe Adela Kondak\u00e7iut, apo e dhe me Ketrina Brahon dhe ishte e shqet\u00ebsuar, por Ina deklaron se personalisht nuk u ndie n\u00eb faj pasi mesazhet ishin nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e madhe. Deklaruesja shpjegon se Ajola, Klotilda dhe avokati mor\u00ebn vendimin q\u00eb ajo (Ina) t\u00eb mos paraqitej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa m\u00eb pas i ka sjell\u00eb nj\u00eb telefon t\u00eb ri t\u00eb mark\u00ebs Iphone 12 dhe i ka th\u00ebn\u00eb se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjesonin.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>Takimin ka vijuar m\u00eb pas n\u00eb banes\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb Klotilda Bushk\u00ebs, vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb SPAK, Ina Goxhaj ka deklaruar se Klotilda Bushka i ka th\u00ebn\u00eb se nuk duhej t\u00eb p\u00ebrmendte emrin e Ajola Xox\u00ebs apo t\u00eb tregonte se si kishin funksionuar gj\u00ebrat. Sipas d\u00ebshmitares s\u00eb SPAK, Klotilda Bushka i ka kthyer telefonin e saj, tip \u201cSamsung A35\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kopjonte t\u00eb dh\u00ebnat e nevojshme dhe t\u2019ia kthente s\u00ebrisht p\u00ebr asgj\u00ebsim.<\/p>\n<p>Ina Goxhaj ka treguar se telefonin ia ka kthyer p\u00ebr ta asgjesuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 12 Dhjetor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo shpjegon se sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb avokatit t\u00eb Ajola Xox\u00ebs dhe Klotilda Bushk\u00ebs, ka lajm\u00ebruar oficer\u00ebt se nuk mund t\u00eb paraqitej n\u00eb prokurori p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Takimi i radh\u00ebs mes d\u00ebshmitares s\u00eb SPAK dhe tre personazheve t\u00eb tjer\u00eb, Ajola Xox\u00ebs, Kltilda Bushk\u00ebs dhe avokatit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb realizuar m\u00eb 14 Dhjetor, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambient, ku s\u00ebrish i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb mos treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>\u201cShpjegon se n\u00eb takim Klotilda, Ajola dhe Avokati dukeshin t\u00eb shqet\u00ebsuar se nuk kishin patur kontakte me Adel\u00ebn, e cila nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Prokurori. Gjat\u00eb takimi, deklaruesja shpjegon se i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte rezistenc\u00eb dhe t\u00eb mos tregonte realitetin e situat\u00ebs. Kjo shtetase deklaron se i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mohonte \u00e7do gj\u00eb n\u00eb lidhje me Ajol\u00ebn dhe Byl\u00ebn etj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Ina Goxhaj sqaron se gjat\u00eb k\u00ebtij takimi i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion duke i th\u00ebn\u00eb se n\u00eb momentin q\u00eb Ajola do t\u00eb shkonte n\u00eb deklarim, ajo do ta merrte vesh se \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Ina. I kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, q\u00eb ata do e merrnin vesh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njer\u00ebz brenda Prokuroris\u00eb, dhe se do njiheshin me deklarimin e saj.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs \u201cBYL-A\u201d rezulton se ishte n\u00eb pron\u00ebsi indirekt t\u00eb Ajola Xox\u00ebs dhe drejtohej n\u00ebp\u00ebrmjet personave t\u00eb tjer\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar edhe nga d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmimtar\u00ebve, ku njl prej tyre ka qen\u00eb edhe Ina Goxhaj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me BYL-A, pas vitit 2022 dhe pas projektit t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane, Ina Goxhaj tregon se nga m\u00ebnyra se si rodh\u00ebn ngjarjet, ka kuptuar q\u00eb BYL-A ishte e Ajol\u00ebs. E pyetur p\u00ebr vendimet q\u00eb merreshin te BYL-A pas vitit 2022, shpjegon se nuk vareshin nga ana suj. Tregon se ishte n\u00ebnkuptuar q\u00eb ishte tjet\u00ebr person p\u00ebr vendimmarrjen. Sqaron se ajo quhet Ajola Xoxa, por me t\u00eb nuk ka komunikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por n\u00ebp\u00ebrmjet Adel\u00ebs apo vajzave t\u00eb tjera t\u00eb Harabelit, t\u00eb cilat i sillnin dokumentat p\u00ebr n\u00ebnshkrim. Ina Goxhaj tregon se kishte vet\u00ebm emrin si drejtuese por pa asnj\u00eb rol.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>SPAK ka verifikuar deklarimet e d\u00ebshmitares Ina Goxhaj. Agjent\u00ebt e BKH kan\u00eb marr\u00eb pamjet filmike t\u00eb siguruara nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb ambientit dhe SPAK i ka cituar n\u00eb dosje oraret fikse se kur futen secili prej personave q\u00eb p\u00ebrmenden m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb takimet e d\u00ebshmitares me Klotilda Bushk\u00ebn, Ajola Xox\u00ebn dhe avokatit t\u00eb tyre. Po ashtu, SPAK ka v\u00ebrtetuar edhe nd\u00ebrrimin e telefonit t\u00eb Ina Goxhajt nga marka Samsung n\u00eb Iphone.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Ina Goxhaj ka sqaruar edhe p\u00ebr nj\u00eb takim q\u00eb ka patur me Klotilda Bushk\u00ebn n\u00eb ambjentet e institucionit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, ku tregohen episodet dhe shqet\u00ebsimet e deputetes socialiste.<\/p>\n<p>\u00a0Klotilda Bushka e ka pyetur n\u00ebse kishte ndonj\u00eb shqet\u00ebsim nga Spak-u, duke e pyetur n\u00ebse ishte thirrur p\u00ebrs\u00ebri. Deklaruesja i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se nuk ka patur asnj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka th\u00ebn\u00eb se kishte nj\u00eb merak me deklarimet n\u00eb ILDKPKI q\u00eb ajo vet\u00eb po b\u00ebnte, duke iu referuar fatur\u00ebs q\u00eb kishte n\u00eb dosjen e saj t\u00eb l\u00ebshuar nga bashk\u00ebshorti i saj Altin Bushka, p\u00ebr aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb. Deklaruesja i ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb kishte folur vet\u00ebm me Greta Kokalarin dhe m\u00eb pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb fatur\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaruesja shprehet se, meraku i Klotild\u00ebs ishte n\u00ebse kjo bised\u00eb mbi fatur\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb apo jo me Adela Kondak\u00e7iun, si\u00e7 edhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka ndodhur. Megjithat\u00eb. deklaruesja e ka mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke th\u00ebn\u00eb se \u201cAdela na ka sjell\u00eb shum\u00eb pasoja dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person negativ me t\u00eb cilin kemi bashk\u00ebpunuar\u201d.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosje,<\/p>\n<p>Ina Goxhaj ka deklarustr se Klotilda Bushka i ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse do thirrej n\u00eb SPAK, tani do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej me nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>\u201cDeklaruesja shpjegon se Klotilda i ka th\u00ebn\u00eb \u201cmos ki merak, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj gj\u00ebje, do na kesh ne. Dhe t\u00eb lutem mos fol me njeri n\u00eb telefon\u201d. Q\u00eb mos fliste n\u00eb telefon n\u00eb lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtet\u00ebsja Klotilda Bushka ja ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb. M\u00eb pas, deklaruesja shpjegon se shtet\u00ebsja Klotilda Bushka i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00ebse do e th\u00ebrrisnin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Spak, ajo nuk duhej t\u00eb tregonte sesi Klotilda ia kishte marr\u00eb telefonin. Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udh\u00ebzuar q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej t\u00eb deklaronte se telefonin aktual (at\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb shtet\u00ebsja Ajola Xoxa) e kishte prej vitesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj dhe thjesht e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim koh\u00ebt e fundit.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, deklaruesja ka treguar se teksa po p\u00ebrsh\u00ebndetej me Klotild\u00ebn, kjo e fundit i ka th\u00ebn\u00eb \u201cp\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj gj\u00ebje q\u00eb t\u00eb duhet, qoft\u00eb edhe p\u00ebr lek\u00eb, na thuaj\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/23\/dosja-veliaj-merret-e-pandehur-edhe-ish-deputetja-e-ps-klotilda-bushka\/\">Dosja \u201cVeliaj\u201d\/ Merret e pandehur edhe ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klotilda Bushka, ish-deputete e PS dhe ish-kryetare e komisionit t\u00eb ligjeve u mor e pandehur nga SPAK p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb hetimin e Erjon Veliajt. Bushka \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pandehur bashk\u00eb me kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, bashk\u00ebshorten e tij, Ajola Xoxa dhe dy biznesmen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit. Bushka ka pranuar se njihej prej vitesh me Erjon Veliajn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32466","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32466\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}