{"id":32410,"date":"2025-07-23T10:50:35","date_gmt":"2025-07-23T10:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/ilir-yzeiri-perse-ben-blushi-ka-te-drejte\/"},"modified":"2025-07-23T10:50:35","modified_gmt":"2025-07-23T10:50:35","slug":"ilir-yzeiri-perse-ben-blushi-ka-te-drejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/ilir-yzeiri-perse-ben-blushi-ka-te-drejte\/","title":{"rendered":"Ilir Yzeiri: P\u00ebrse Ben Blushi ka t\u00eb drejt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Dje shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi botoi shkrimin \u00abKu mund t\u2019i gjejn\u00eb student\u00ebt universitetet tona ?\u00bb, fillimisht n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB dhe pastaj q\u00eb aty ai u mor dhe u botua n\u00eb disa media on-line. Reagimi i par\u00eb erdhi nga Artan Fuga i cili, po ashtu, nga profili i tij n\u00eb FB e rr\u00ebzoi pretendimin e Blushit se universitetet tona mund t\u2019i gjejn\u00eb student\u00ebt edhe nga vende si India, Pakistani e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se k\u00ebto vende i kan\u00eb universitetet n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe n\u00eb rankimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm jan\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb lakmueshme.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb merrem me Fug\u00ebn, sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizion q\u00eb vjen nga gjendja aktuale e sistemit arsimor shqiptar, por dua t\u00eb shpall hapur se e mb\u00ebshtes vizionin e Blushit dhe do p\u00ebrpiqem ta argumentoj p\u00ebrse. Qysh n\u00eb fillim m\u00eb duhet t\u00eb them se universitetet shqiptare dhe stafet akademike tonat vuajn\u00eb nga deliri provincial i asgj\u00ebs\u00eb dhe nuk e pranojn\u00eb q\u00eb, ve\u00e7 tyre, ka edhe pedagog\u00eb e profesionist\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb shqiptar sot n\u00eb bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, qysh n\u00eb vitin 2016, kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00ebn dhe kan\u00eb hartuar platforma p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb Instituti ALB-shkenca q\u00eb ka n\u00eb gjirin e tij pedagog\u00eb e studiues shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs nga Shqip\u00ebria, Kosova e Maqedonia.<\/p>\n<p>Mjaft t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb institut n\u00eb fillim e ka drejtuar Prof. Niko Qafoku, shkenc\u00ebtari m\u00eb i shquar shqiptar dhe nd\u00ebr dy apo tre t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb ka hyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi n\u00eb 2% e shkenc\u00ebtar\u00ebve m\u00eb me ndikim n\u00eb bot\u00eb, sipas depozituesit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave Elsevier (https:\/\/elsevier.digitalcommonsdata.com\/datasets\/btchxktzy\u00eb\/7). Ky organiz\u00ebm q\u00eb sot drejtohet nga nj\u00eb pedagog shqiptar, nga prof Gentian Zeneli, pedagog i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebare dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Oslo, Norvegji, q\u00eb n\u00eb vitin 2016 i ka d\u00ebrguar nj\u00eb platform\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe asaj t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb parashtruar idet\u00eb dhe angazhimin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb universitetet shqiptare t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e rrjeteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb universiteteteve bot\u00ebrore dhe k\u00ebshtu t\u00eb krijohet mund\u00ebsia q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb edhe student\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Informacionet p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb gjenden k\u00ebtu (https:\/\/alb-shkenca.org\/#). Ornela Dardha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pedagoge ekselente n\u00eb universitetin e Glasgout n\u00eb Skoci. Ajo ka mbaruar universitetin La Sapienza n\u00eb Rom\u00eb dhe q\u00eb aty ka fituar postin e pedagoges n\u00eb Glazgou. Para dy vjet\u00ebsh ajo u nderua nga qeveria italiane si nj\u00eb nga 5 shkenc\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e shkencave kompjuterike. Un\u00eb e kam intervituar dy her\u00eb n\u00eb emisionin tim ADN https:\/\/www.youtube.com\/results?search_query=rtsh+adn+ornela+dardha dhe kam m\u00ebsuar se ajo \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb revolucionarizoi gjuh\u00ebn e kompjuterit, dhe ky zbulim i saji p\u00ebrdoret sot n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb programojn\u00eb gjuh\u00ebn e kompjuterave. Me t\u00eb kam biseduar edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe ajo vet\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb q\u00eb t\u00eb thith\u00eb student\u00eb nga Omani fjala vjen t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb Skoci dhe paguajn\u00eb kosto t\u00eb m\u00ebdha, por fare mir\u00eb mund t\u00eb vinin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00ebse universitet shqiptare do t\u00eb ishin t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb. Artan Fuga ka t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se si mund t\u00eb vijn\u00eb te ne student\u00eb nga India apo Pakistani.<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nuk mund t\u00eb vijn\u00eb sepse n\u00ebse ti k\u00ebrkon n\u00eb google ndonj\u00eb informacion p\u00ebr universitetet shqiptare ti nuk gjen asgj\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb anglisht, ose edhe ato faqe n\u00eb anglisht kan\u00eb vet\u00ebm propogand\u00eb p\u00ebr titullar\u00ebt dhe ndonj\u00eb provincializ\u00ebm tjet\u00ebr. Platforma e Alb-Shkenc\u00ebs q\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb n\u00eb vitin 2016 e deri n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rrjet\u00ebzimin e universiteteve shqiptare n\u00eb rajon me stafet akademike shqiptare q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb universitetet e huaja. Por kjo ka nj\u00eb kosto. Publikimet. Dhe ata kan\u00eb propozuar se si mund t\u00eb nd\u00ebrtohen revista dhe platforma ku t\u00eb botojn\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e pedagog\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njihen nga opinion shkencor n\u00eb bot\u00eb. Por kjo k\u00ebrkon mund dhe frym\u00ebzim.<\/p>\n<p>Eda Derhemi, nj\u00eb studiuese e pasionuar e albanologjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb sajin n\u00eb revist\u00ebn \u00ab Peizazhe t\u00eb Fjal\u00ebs \u00bb, me titullin \u00c7AM, pasi tregon masakrat e grek\u00ebve mbi \u00e7am\u00ebt, nd\u00ebr t\u00eb tjera, thot\u00eb pastaj se stereotipia dhe g\u00ebnjeshtra q\u00eb \u00e7am\u00ebt kan\u00eb masakruar grek\u00ebt n\u00eb bashk\u00ebpunim me gjerman\u00ebt dhe se ata kan\u00eb qen\u00eb mbi 2000 t\u00eb rekrutuar n\u00eb batalione apo \u00e7eta, \u00ebsht\u00eb ngulitur deri edhe n\u00eb narrativ\u00ebn e profesor\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ajo ka biseduar, sepse po t\u00eb k\u00ebrkosh n\u00eb google p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, t\u00eb dalin vet\u00ebm tekstet e historian\u00ebve dhe institucioneve greke. Ndr\u00ebsa e v\u00ebrteta jon\u00eb nuk gjendet askund, sepse ne nuk kemi institucione as universitete as katedra dhe aq m\u00eb keq as Akademi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb rrjetet informative shekncore me botime e hulumtime mbi masakr\u00ebn e grek\u00ebve mbi \u00e7am\u00ebt. Ndaj dhe nj\u00eb amerikan, nj\u00eb francez apo nj\u00eb polak nuk mund t\u00eb dij\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi \u00c7am\u00ebrin\u00eb se ne nuk dim\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb at\u00eb, sepse institucionet tona akademike jan\u00eb t\u00eb vdekura.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ringjallje propozojn\u00eb Instituti Alb-shkenca dhe t\u00eb tjer\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb katedrat e universitetetev per\u00ebndimore. P\u00ebr ta p\u00ebrfunduar, po sjell edhe nj\u00eb shembull q\u00eb e kam ndjekur vet\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr personalitet i shkenc\u00ebs shqiptare, prof Arben Merko\u00e7i, q\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb tretin apo t\u00eb kat\u00ebrtin vit me radh\u00eb veprimtarit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shkencore t\u00eb Nanoteknologjis\u00eb, madje duke sjell\u00eb k\u00ebtu edhe nobelist\u00eb q\u00eb t\u00eb referojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto veprimtari, prej disa vjet\u00ebsh ka k\u00ebrkuar dhe ka b\u00ebr\u00eb platform\u00ebn p\u00ebrmes akademis\u00eb s\u00eb shkencave q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb Tiran\u00eb Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ballkanologjik i Nanoteknologjis\u00eb. U duk se qeveria do ta mb\u00ebshteste. Madje, vet\u00eb zoti Rama mori pjes\u00eb n\u00eb dor\u00ebzimin e nj\u00eb godine n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Po kan\u00eb kaluar tre vjet dhe godina \u00ebsht\u00eb bosh. P\u00ebrse ? Sepse ai projekt nuk p\u00ebrputhet me narcizizmin dhe provinacializmin e p\u00ebrfytyrimit t\u00eb dijes e t\u00eb shkenc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse ai Insitut do t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, sipas zotit Merko\u00e7i, aty do t\u00eb vinin t\u00eb punonin edhe nobelist\u00eb, sepse kushtet e jetes\u00ebs dhe t\u00eb klim\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb fantastike. Por ata do t\u00eb t\u00ebrhiqinin me vete edhe qindra e qindra doktorant\u00eb q\u00eb do t\u00eb ambientoheshin n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor apo kudo tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Niko Qafoku, q\u00eb p\u00ebrmenda n\u00eb fillim punon sot n\u00eb Laboratorin Komb\u00ebtar PACIFIK NORTHWEST. <\/p>\n<p>Edhe ai \u00ebsht\u00eb gati q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb laborator me ato p\u00ebrmasa e me po at\u00eb cil\u00ebsi si ai q\u00eb punon vet\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu student\u00eb e doktorant\u00eb nga ata vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Ndaj Ben Blushi ka t\u00eb drejt\u00eb. Por problemi \u00ebsht\u00eb se qeveria shqiptare ka nj\u00eb vizion tjet\u00ebr. Mjaft t\u2019ju them q\u00eb platforma e ALb-Shkenc\u00ebs ka vite q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb zyrat e qeverisve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs dhe askush nuk p\u00ebrgjigjet. Nuk mjafton kjo. N\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb organizuar dy Kuvende t\u00eb Diaspor\u00ebs por n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto kuvende, t\u00eb vetmit q\u00eb nuk jan\u00eb ftuar jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuse t\u00eb ALB-Sheknc\u00ebs. Sepse vizioni i folklorit nuk mund t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me at\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/ilir-yzeiri-perse-ben-blushi-ka-te-drejte\/\">Ilir Yzeiri: P\u00ebrse Ben Blushi ka t\u00eb drejt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi botoi shkrimin \u00abKu mund t\u2019i gjejn\u00eb student\u00ebt universitetet tona ?\u00bb, fillimisht n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB dhe pastaj q\u00eb aty ai u mor dhe u botua n\u00eb disa media on-line. Reagimi i par\u00eb erdhi nga Artan Fuga i cili, po ashtu, nga profili i tij n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32410","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32410\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}