{"id":32368,"date":"2025-07-23T06:54:51","date_gmt":"2025-07-23T06:54:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/mero-baze-perse-duhet-ta-marrim-seriozisht-ngritjen-e-nje-komisioni-parlamentar-per-te-drejtat-e-njeriut-ne-kuvendin-e-ri\/"},"modified":"2025-07-23T06:54:51","modified_gmt":"2025-07-23T06:54:51","slug":"mero-baze-perse-duhet-ta-marrim-seriozisht-ngritjen-e-nje-komisioni-parlamentar-per-te-drejtat-e-njeriut-ne-kuvendin-e-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/mero-baze-perse-duhet-ta-marrim-seriozisht-ngritjen-e-nje-komisioni-parlamentar-per-te-drejtat-e-njeriut-ne-kuvendin-e-ri\/","title":{"rendered":"Mero Baze: P\u00ebrse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e nj\u00eb Komisioni Parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Kuvendin e ri"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare t\u00eb mbylljes s\u00eb kapitujve duke v\u00ebn\u00eb si objektiv vitin 2027, nj\u00eb nga standardet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian \u2013 t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri po cenohen r\u00ebnd\u00eb dhe po justifikohen nga drejt\u00ebsia e re si nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb nd\u00ebshkimore.<\/p>\n<p>Institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb shtetit shqiptar, vazhdojn\u00eb t\u00eb mos i marrin seriozisht t\u00eb drejtat e njeriut, si n\u00eb proceset penale ashtu edhe n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, mandati i Avokatit t\u00eb Popullit \u2013 q\u00eb merret me t\u00eb drejtat e njeriut dhe supozohet t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb respektimin e tyre nga institucionet publike \u2013 ka p\u00ebrfunduar prej m\u00eb shum\u00eb se tre vitesh dhe Parlamenti ende nuk e ka z\u00ebvend\u00ebsuar, p\u00ebr shkak se e sheh at\u00eb si nj\u00eb pazarllek politik dhe jo si institucion themelor p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. P\u00ebr pasoj\u00eb, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjale negative n\u00eb drejtim t\u00eb Bashkimit Evropian, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pasqyruar edhe n\u00eb progres-raportin e fundit t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr rritjen e standardeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Edhe institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si SPAK apo BKH, jan\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me disa praktika antikushtetuese t\u00eb tyre, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tregojn\u00eb qart\u00eb se ka probleme serioze, edhe pse k\u00ebto institucione konsiderohen t\u00eb reja dhe t\u00eb reformuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rastet m\u00eb problematike ku SPAK ka d\u00ebshtuar, jan\u00eb vendimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>Vendimi unifikues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nr. 147, dat\u00eb 23.12.2021 (\u00e7\u00ebshtja Lapsi.al)<br \/>\nVendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 21, dat\u00eb 24.04.2025 (\u00e7\u00ebshtja E. Qyno)<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja Lapsi.al \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Provat digjitale n\u00eb procesin penal n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb nj\u00eb zhvillim relativisht i ri. Administrimi i tyre rregullohet vet\u00ebm nga neni 208\/a i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale (shtuar n\u00eb vitin 2008). Po ashtu, mb\u00ebshtetje ligjore vjen nga Konventa e Budapestit p\u00ebr Krimet Kibernetike, e ratifikuar nga Kuvendi me ligjin nr. 8888, dat\u00eb 25.04.2002, si dhe nga doracaku i Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr p\u00ebrdorimin e provave elektronike.<\/p>\n<p>Sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, n\u00eb nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb lejon kontrollin e banes\u00ebs dhe t\u00eb personit, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet paraprakisht se cilat sende lejohen t\u00eb sekuestrohen. Prokuroria, zakonisht, b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pajisje si kompjuter\u00eb, laptop\u00eb, hard disqe, USB, telefona \u2013 pavar\u00ebsisht se kujt i p\u00ebrkasin \u2013 por duhet t\u00eb arsyetohet lidhja e tyre me nj\u00eb vep\u00ebr penale konkrete. Praktika e SPAK, n\u00eb shum\u00eb raste, nuk ndjek k\u00ebt\u00eb standard: nuk ka vendim sekuestrimi p\u00ebr nj\u00eb objekt t\u00eb caktuar, por vet\u00ebm pasi kopjohet p\u00ebrmbajtja, fillon \u201cgjuetia\u201d p\u00ebr prova t\u00eb tjera t\u00eb mundshme. Kjo \u00ebsht\u00eb shkelje e nenit 208\/a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb rastin e qytetares Onejda Ymeraj, telefoni iu sekuestrua nga SPAK, por nuk u hetua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u mor telefoni, por filloi \u201cgjahu\u201d i mesazheve. U cenua r\u00ebnd\u00eb privat\u00ebsia dhe u p\u00ebrfshin\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndjeshme t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb ajo menaxhonte si drejtore spitali. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, u provua se t\u00eb dh\u00ebnat e marra nuk kishin lidhje me hetimin, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, prokurori kishte aksesuar t\u00eb dh\u00ebna sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb sipas Konvent\u00ebs Evropiane dhe legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb, duhen marr\u00eb vet\u00ebm me vendim gjykate.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, n\u00eb hetimin ndaj I. B., oficeri i BKH ka sekuestruar telefonin e pun\u00ebs t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij, e cila punon n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb huaj. Telefoni p\u00ebrmbante t\u00eb dh\u00ebna sensitive t\u00eb bank\u00ebs, edhe pse vajza ishte n\u00eb Tiran\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushime dhe nuk kishte asnj\u00eb lidhje me hetimin.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, jan\u00eb rrjedhur n\u00eb media t\u00eb dh\u00ebna personale dhe komunikime t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes nga telefonat e sekuestruar, duke cenuar r\u00ebnd\u00eb privat\u00ebsin\u00eb dhe duke i keqp\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shtuar dramatizimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike e t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr Arben Ahmetajn, jan\u00eb thirrur p\u00ebr pyetje edhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, madje \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar analiz\u00eb e AND-s\u00eb p\u00ebr \u00e7ar\u00e7af\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar kush ka fjetur n\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00eb.<\/p>\n<p>Shembuj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb frik\u00ebsimin e d\u00ebshmitar\u00ebve gjat\u00eb hetimeve, prokuror\u00eb me \u201cgjak n\u00eb sy\u201d q\u00eb drejtojn\u00eb gishtin nga qelia ndersa tue pyesin, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb firmosur deklarata pa shpjegime ligjore apo rr\u00ebmbime telefonash n\u00eb rrug\u00eb \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb abuzime q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim serioz institucional.SPAK ka sekuestruar mbi 978 celular\u00eb pa respektuar rregullat ligjore, dhe k\u00ebto praktika do t\u00eb ken\u00eb pasoja financiare n\u00ebse \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pas betimit t\u00eb Parlamentit t\u00eb ri n\u00eb shtator, duhet t\u00eb krijohet nj\u00eb Komision Parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, me q\u00ebllim monitorimin dhe garantimin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb gjitha ligjeve dhe praktikave me standardet evropiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Ky Komision nuk duhet t\u00eb drejtohet nga prokuror\u00eb apo gjyqtar\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten. Ai duhet t\u00eb drejtohet nga njer\u00ebz me integritet q\u00eb i konsiderojn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut si lirin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb fituam n\u00eb dhjetor 1990 \u2013 liri q\u00eb po e varrosim n\u00eb vitin 2025. Por, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk duhet t\u00eb presim se nga \u00e7far\u00eb fshati do t\u00eb jet\u00eb kryetari i ri i SPAK q\u00eb ta gjejm\u00eb andej edhe Ministrin e ri t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb,. Po ashtu nuk duhet t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb konfliktet brenda llojit n\u00eb PD dhe PS t\u00eb jen\u00eb gjahu i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, e cila mbulon paaft\u00ebsin\u00eb e saj me sh\u00ebrbime politike t\u00eb ashtuquajtura \u201ct\u00eb balancuara\u201d, duke e kthyer shpres\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi, n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm poltik q\u00eb u sh\u00ebrben luftrave politike brenda dy partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Komisioni duhet t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb \u00e7do i akuzuar t\u00eb konsiderohet i pafajsh\u00ebm derisa t\u00eb provohet faj\u00ebsia, dhe jo anasjelltas \u2013 si\u00e7 ndodh sot. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb shmangur regresin dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar integrimin evropian.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb Drejtat Themelore t\u00eb Njeriut nuk merren seriozisht, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb liria nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb seriozisht. Dhe kjo liri, e kthyer n\u00eb mjete hakmarrjeje, do ta largoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga BE-ja, sado mir\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkthejm\u00eb ligjet me inteligjenc\u00eb artificiale.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mero-baze-perse-duhet-ta-marrim-seriozisht-ngritjen-e-nje-komisioni-parlamentar-per-te-drejtat-e-njeriut-ne-kuvendin-e-ri\/\">Mero Baze: P\u00ebrse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e nj\u00eb Komisioni Parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Kuvendin e ri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare t\u00eb mbylljes s\u00eb kapitujve duke v\u00ebn\u00eb si objektiv vitin 2027, nj\u00eb nga standardet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian \u2013 t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri po cenohen r\u00ebnd\u00eb dhe po justifikohen nga drejt\u00ebsia e re si nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb nd\u00ebshkimore. Institucionet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32368","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32368\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}