{"id":32361,"date":"2025-07-23T06:54:45","date_gmt":"2025-07-23T06:54:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/partia-shtet-ja-si-e-perdor-rama-pushtetin-politik-mbi-administraten-vendore\/"},"modified":"2025-07-23T06:54:45","modified_gmt":"2025-07-23T06:54:45","slug":"partia-shtet-ja-si-e-perdor-rama-pushtetin-politik-mbi-administraten-vendore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/23\/partia-shtet-ja-si-e-perdor-rama-pushtetin-politik-mbi-administraten-vendore\/","title":{"rendered":"\u201cPartia-shtet\u201d, ja si e p\u00ebrdor Rama pushtetin politik mbi administrat\u00ebn vendore"},"content":{"rendered":"<p>Nisma m\u00eb e fundit e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb \u201creformuar\u201d administrat\u00ebn vendore t\u00eb bashkive, p\u00ebrve\u00e7se ngjall shqet\u00ebsime p\u00ebr shkelje t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb pushtetit vendor t\u00eb garantuar me Kushtetut\u00eb, shihet nga analist\u00eb t\u00eb politik\u00ebs edhe si personalizim i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb dhe rikthim i reminishencave t\u00eb modelit t\u00eb partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb paparalajm\u00ebruar n\u00eb godin\u00ebn e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, nga ku nisi nj\u00eb \u201caksion\u201d p\u00ebr t\u00eb reformuar administrat\u00ebn vendore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai k\u00ebrkoi shkarkimin e t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb, me arsyetimin se duhej p\u00ebrmir\u00ebsuar ofrimi i sh\u00ebrbimeve publike. Ky urdh\u00ebr verbal u pasua me dor\u00ebheqje masive t\u00eb drejtuesve vendor\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>P\u00ebr em\u00ebrimin e drejtor\u00ebve t\u00eb rinj u krijuan dy grupe pune, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra kryesisht nga figura politike t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, drejtues politik\u00eb p\u00ebr qarqet, deputet\u00eb apo kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht dispozitave kushtetuese dhe ligjore q\u00eb sanksionojn\u00eb autonomin\u00eb e pushtetit vendor, nj\u00eb fushat\u00eb \u201cdor\u00ebzimi\u201d t\u00eb bashkive n\u00eb duart e PS-s\u00eb vijoi gjat\u00eb gjith\u00eb korrikut, me dor\u00ebheqje t\u00eb drejtuesve vendor\u00eb pas deklaratave dhe k\u00ebrkesave publike t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i gjith\u00eb procesi i \u201cshkarkimeve\u201d dhe em\u00ebrimeve t\u00eb reja po monitorohet n\u00eb terren nga t\u00eb deleguar t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS-s\u00eb, Blendi Klosi, deklaroi nga Bashkia e Dibr\u00ebs se \u201ct\u00eb gjith\u00eb administrator\u00ebt publik\u00eb jan\u00eb dor\u00ebhequr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNdihet nevoja p\u00ebr afrimin e element\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb drejtimin e institucionit dhe aplikimi \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Paralelisht me aksionin p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb administrat\u00ebn vendore, Rama nd\u00ebrmori edhe nj\u00eb aksion p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike nga tendat dhe nd\u00ebrtimet pa leje \u2013 nj\u00eb veprim q\u00eb ekspert\u00ebt e cil\u00ebsuan si nd\u00ebrhyrje antiligjore n\u00eb kompetencat e pushtetit vendor.<\/p>\n<p><strong>Personalizim i pushtetit dhe propagand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Argumentet e Ram\u00ebs mb\u00ebshteten n\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb e drejtuesve vendor\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar sh\u00ebrbime publike si furnizimi me uj\u00eb apo menaxhimi i mbetjeve, si dhe n\u00eb munges\u00ebn e kapaciteteve p\u00ebr thithjen e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra se si po realizohet kjo \u201creform\u00eb\u201d ka ngritur shum\u00eb pik\u00ebpyetje mbi pavar\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb administrat\u00ebs dhe ndarjen e pushteteve.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs e shohin k\u00ebt\u00eb sjellje si nj\u00eb spektak\u00ebl propagandistik p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet e pushtetit vendor dhe si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr personalizimin e pushtetit n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb jet\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Shkrimtari Fatos Lubonja i konsideron k\u00ebto veprime si mesazhe antidemokratike.<\/p>\n<p>\u201cPyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: si mund t\u00eb nd\u00ebshkohen t\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebt e nj\u00eb skuadre q\u00eb ka arritur nj\u00eb rezultat \u2018t\u00eb shk\u00eblqyer\u2019 zgjedhor? \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb puna q\u00eb i ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat, p\u00ebrkundrazi, vendi po p\u00ebrjeton nj\u00eb degradim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politik, ekonomik e kulturor,\u201d tha Lubonja p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Sipas tij, Rama p\u00ebrpiqet ta maskoj\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet me nj\u00eb fushat\u00eb ku mesazhi \u00ebsht\u00eb: \u201cTani po e marr vet\u00eb situat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb\u201d \u2013 nj\u00eb mesazh q\u00eb ai e cil\u00ebson si antidemokratik dhe t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja, e konsideron shqet\u00ebsues p\u00ebrvet\u00ebsimin e pushtetit vendor nga kryeministri dhe munges\u00ebn e argumentimit ligjor p\u00ebr shkarkimet.<\/p>\n<p>\u201cRama po p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvendos\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshtimeve te t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb paraqitet vet\u00eb si autoriteti i vet\u00ebm moral dhe politik n\u00eb vend,\u201d thot\u00eb Hasimja, duke shtuar se kjo ndodh edhe n\u00eb funksion t\u00eb personalizimit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb fushatave zgjedhore.<\/p>\n<p>Ai shton se \u201caksionet p\u00ebr zbatimin e ligjit, nga nd\u00ebrtimet pa leje te qum\u00ebshti pa fatur\u00eb, bien n\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb me pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb dhe moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga vet\u00eb Rama.\u201d<\/p>\n<p>Rigels Xhemollari, drejtor i organizat\u00ebs \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d, e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb sjellje si nj\u00eb tjet\u00ebr spektak\u00ebl p\u00ebr t\u00eb fshehur d\u00ebshtimet n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>\u201cRama po b\u00ebn mikro-menaxhim t\u00eb shtetit duke u marr\u00eb me shishet e qum\u00ebshtit, por ka humbur kontrollin makro mbi vendin,\u201d thot\u00eb ai, duke i quajtur aksionet \u201cdirektiva politike p\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebnguar rripat e t\u00eb pafuqishm\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Sipas tij, Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb \u201crishpik\u00eb veten\u201d n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb rivali t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, po rikthehet tek fillimet e karrier\u00ebs, duke rr\u00ebzuar tenda nj\u00ebsoj si n\u00eb fillim, pa e \u00e7uar vendin drejt nj\u00eb vizioni per\u00ebndimor si\u00e7 e premtoi.\u201d<\/p>\n<p><strong>Reminishenca e partis\u00eb-shtet<\/strong><\/p>\n<p>Lubonja, nj\u00eb ish-i burgosur politik gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, sheh te sjellja e Ram\u00ebs reminishenca t\u00eb asaj kohe, ku partia kontrollonte \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSot kemi nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re t\u00eb mbetjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn politike t\u00eb partis\u00eb-shtet dhe t\u00eb modelit t\u00eb liderit q\u00eb aspiron gjithpushtetshm\u00ebrin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebrmes instrumentalizimit t\u00eb strukturave t\u00eb partis\u00eb,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe Xhemollari e sheh p\u00ebrqendrimin e pushtetit si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr institucionet.<\/p>\n<p>\u201cKemi nj\u00eb parti t\u00eb vetme q\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs, ka n\u00ebnshtruar institucionet n\u00eb funksion t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb saj. Rama po p\u00ebrdor partin\u00eb si nj\u00eb fuqi mbi ligjin p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur gur\u00ebt n\u00eb \u00e7do bashki,\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e gabuar dhe e kund\u00ebrligjshme, por edhe e rrezikshme p\u00ebr autonomin\u00eb vendore.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/partia-shtet-ja-si-e-perdor-rama-pushtetin-politik-mbi-administraten-vendore\/\">\u201cPartia-shtet\u201d, ja si e p\u00ebrdor Rama pushtetin politik mbi administrat\u00ebn vendore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nisma m\u00eb e fundit e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb \u201creformuar\u201d administrat\u00ebn vendore t\u00eb bashkive, p\u00ebrve\u00e7se ngjall shqet\u00ebsime p\u00ebr shkelje t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb pushtetit vendor t\u00eb garantuar me Kushtetut\u00eb, shihet nga analist\u00eb t\u00eb politik\u00ebs edhe si personalizim i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb dhe rikthim i reminishencave t\u00eb modelit t\u00eb partis\u00eb-shtet. M\u00ebngjesin e 3 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32361","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32361"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32361\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}