{"id":32337,"date":"2025-07-22T19:06:10","date_gmt":"2025-07-22T19:06:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/22\/investigimi-vajzat-gazetare-ne-shqiperi-te-pambrojtura-perballe-abuzimeve-online\/"},"modified":"2025-07-22T19:06:10","modified_gmt":"2025-07-22T19:06:10","slug":"investigimi-vajzat-gazetare-ne-shqiperi-te-pambrojtura-perballe-abuzimeve-online","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/22\/investigimi-vajzat-gazetare-ne-shqiperi-te-pambrojtura-perballe-abuzimeve-online\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Vajzat gazetare n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pambrojtura p\u00ebrball\u00eb abuzimeve online"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Safejournalists.net, nj\u00eb platform\u00eb e krijuar nga shoqatat e gazetar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, publikoi nj\u00eb raport q\u00eb paralajm\u00ebronte p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet digjitale n\u00eb rritje ndaj gazetar\u00ebve dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj grave.<\/span><\/p>\n<p><span>Brenda pak dit\u00ebsh, autorja e raportit, studiuesja e medias Blerjana Bino, u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nga nj\u00eb portal online q\u00eb e quajti at\u00eb \u201cmerimanga e fondeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cSulmet ndaj meje, organizat\u00ebs sime dhe partner\u00ebve tan\u00eb nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas publikimit t\u00eb raportit vjetor mbi lirin\u00eb e medias dhe sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve\u201d, tha p\u00ebr BIRN Bino, 39 vje\u00e7e. \u201cPersonat pas k\u00ebtyre sulmeve nuk kishin interes p\u00ebr faktet; ata donin vet\u00ebm t\u00eb krijonin nj\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb minuar pun\u00ebn ton\u00eb, besueshm\u00ebrin\u00eb dhe karakterin ton\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cI njihja mir\u00eb taktikat e tyre, pasi kemi monitoruar sulme t\u00eb ngjashme ndaj gazetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, por refuzova t\u00eb lejoja q\u00eb t\u00eb m\u00eb heshtnin apo t\u00eb m\u00eb intimidonin.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Rasti i Binos \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tendence n\u00eb Shqip\u00ebri, ku gazetaret, aktivistet dhe politikanet p\u00ebrballen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me sulme online, me gjuh\u00eb fyese, fushata n\u00eb rrjete sociale dhe lajme t\u00eb rreme q\u00eb po b\u00ebhen norm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Binos p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr Safejournalists.net, \u201c71.4 p\u00ebr qind e gazetareve kan\u00eb p\u00ebrjetuar abuzim verbal dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta jan\u00eb sh\u00ebnjestruar online. K\u00ebto sulme shpesh i detyrojn\u00eb ato t\u00eb vet\u00ebcensurohen, duke d\u00ebmtuar pun\u00ebn e tyre.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb sondazh i BIRN n\u00eb redaksit\u00eb shqiptare zbuloi se shum\u00eb gazetar\u00eb \u2013 burra dhe gra \u2013 hezitojn\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb kur mediat e tyre shp\u00ebrndajn\u00eb dezinformata ose p\u00ebrdorin gjuh\u00eb diskriminuese ndaj grave, nga frika se mund t\u00eb humbasin vendin e pun\u00ebs dhe mjetet e jetes\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Ligji p\u00ebr shpifjen krijon \u201cklim\u00eb frike\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji specifik n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb trajtuar dhun\u00ebn kibernetike ndaj grave, kjo \u00e7\u00ebshtje adresohet vet\u00ebm pjes\u00ebrisht p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb tjera, si ato q\u00eb lidhen me diskriminimin dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia e platformave \u00ebsht\u00eb gjithashtu e dob\u00ebt\u201d, tha studiuesja e t\u00eb drejtave digjitale Esmeralda Metko, duke iu referuar detyrimit t\u00eb platformave p\u00ebr t\u00eb monitoruar dhe menaxhuar p\u00ebrmbajtjen e publikuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe pse ekzistojn\u00eb disa ligje t\u00eb p\u00ebrgjithshme kund\u00ebr p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb d\u00ebmshme, shumica e platformave nuk kan\u00eb filtra apo sisteme reale moderimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Studiuesja e medias Ina Allkanjari identifikoi nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb ligjore: shpifja n\u00eb Shqip\u00ebri konsiderohet ende vep\u00ebr penale, pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb ajo t\u00eb trajtohet vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje civile.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo situat\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb abuzimin me ligjin p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar gazetar\u00ebt, por krijon edhe nj\u00eb klim\u00eb frike q\u00eb dekurajon raportimin kritik.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Metko shtoi: \u201cKodi Penal k\u00ebrkon q\u00eb informacioni i rrem\u00eb t\u00eb korrigjohet n\u00eb rastet e shpifjes, por kjo zbatohet rrall\u00eb dhe shum\u00eb njer\u00ebz nuk jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj. Kur ndodhin korrigjimet, ato shpesh nuk arrijn\u00eb tek e nj\u00ebjta audienc\u00eb q\u00eb ka par\u00eb pretendimet e rreme fillestare, duke i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb paefektshme.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb rastin e Binos dhe t\u00eb gazetareve t\u00eb tjera, artikujt q\u00eb mediat i konsiderojn\u00eb shpif\u00ebs mbeten online, t\u00eb pakorrigjuar, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrmbajn\u00eb gjuh\u00eb fyese dhe akuza t\u00eb pabazuara.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Peizazhi mediatik \u00ebsht\u00eb kaotik<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Studiuesja e t\u00eb drejtave digjitale Esmeralda Metko. Foto: Facebook\/ Esmeralda Metko<\/span><br \/>\n<span>Sipas Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shumica e mbi 900 mediave digjitale \u2013 media t\u00eb themeluara dhe q\u00eb operojn\u00eb ekskluzivisht online \u2013 nuk kan\u00eb mbik\u00ebqyrje redaksionale baz\u00eb, transparenc\u00eb mbi pron\u00ebsin\u00eb apo sisteme p\u00ebr moderimin e p\u00ebrmbajtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa Kodi i Transmetimeve dhe ligjet p\u00ebr informimin publik vendosin parime t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb garantuar objektivitet dhe paanshm\u00ebri, Allkanjari theksoi se \u201ck\u00ebto vlejn\u00eb kryesisht p\u00ebr mediat tradicionale audiovizive, jo p\u00ebr platformat online\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShum\u00eb media digjitale nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara zyrtarisht dhe nuk ka nj\u00eb sistem funksional monitorimi\u201d, tha Allkanjari p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>Metko ndau t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim: \u201cLigji p\u00ebr Mediat Audiovizive \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i harmonizuar me Direktiv\u00ebn e BE-s\u00eb. Megjithat\u00eb, ai zbatohet vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbimet audiovizive, jo p\u00ebr median e shkruar apo portalet online. Si rezultat, faqet digjitale t\u00eb lajmeve mbeten jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb ligjit dhe t\u00eb paregullluara nga ana ligjore.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo munges\u00eb rregullimi \u00ebsht\u00eb nxitur nga nj\u00eb model ekonomik q\u00eb shp\u00ebrblen senzacionalizmin.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cGara p\u00ebr klikime dhe dukshm\u00ebri tani peshon m\u00eb shum\u00eb se misioni p\u00ebr t\u00eb informuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe etike\u201d, tha Nevila Gjata, kryeredaktore e organizat\u00ebs shqiptare p\u00ebr verifikimin e fakteve Faktoje.al. \u201cHistorit\u00eb e ngarkuara emocionalisht dhe jo t\u00eb sakta p\u00ebrhapen m\u00eb shpejt se gazetaria e p\u00ebrgjegjshme.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Metko theksoi se liria e medias dhe e shprehjes jan\u00eb tregues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe se vendi duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb redaksionale, transparenc\u00ebn dhe mbrojtjen e gazetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, \u201cndon\u00ebse vendi po p\u00ebrafron legjislacionin e tij me direktivat digjitale t\u00eb BE-s\u00eb, zbatimi mbetet i dob\u00ebt dhe kryesisht administrativ\u201d, tha Metko. \u201cPa institucione t\u00eb forta dhe ndjekje t\u00eb q\u00ebndrueshme, k\u00ebto reforma rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten vet\u00ebm simbolike.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dezinformimi gjinor dhe politika<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb pambrojtura, tha Gjata.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cGrat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb politik\u00eb, p\u00ebrballen me sulme t\u00eb koordinuara, akuza t\u00eb rreme p\u00ebr korrupsion, fyerje personale dhe ekspozim t\u00eb jet\u00ebs private\u201d, tha ajo p\u00ebr BIRN, duke shtuar se kjo tendenc\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e dukshme gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo gj\u00eb rrezikon \u201ct\u00eb normalizohet\u201d, tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cGjuha e ashp\u00ebr politike, reagimet e dob\u00ebta institucionale, hap\u00ebsirat digjitale t\u00eb parregulluara dhe r\u00ebnia e etik\u00ebs redaksionale e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb problemin, sidomos duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr pamjen e grave n\u00eb vend t\u00eb ideve t\u00eb tyre.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb studim i publikuar nga Faktoje.al n\u00eb vitin 2023 zbuloi se mediat e lidhura me partit\u00eb politike jan\u00eb prodhuesit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dezinformimi gjinor, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb fushatave zgjedhore.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cFushatat e dezinformimit q\u00eb sh\u00ebnjestrojn\u00eb grat\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb opinionin publik shqiptar duke u mb\u00ebshtetur te vlerat tradicionale familjare dhe rolet gjinore\u201d, shkroi Faktoje.al. \u201cMediat ose i krijojn\u00eb vet\u00eb k\u00ebto fushata, ose b\u00ebhen pjes\u00eb e tyre p\u00ebr p\u00ebrfitime financiare. Dezinformimi q\u00eb p\u00ebrfshin gra gjeneron m\u00eb shum\u00eb angazhim \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht kur titujt p\u00ebrfshijn\u00eb dhun\u00eb, fyerje apo ekzagjerime.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetari i pavarur dhe studiuesi i medias Geri Kolgega ndau t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cGazetar\u00ebt e din\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb prodhojn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb klikueshme, duke normalizuar shpesh narrativa t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr grat\u00eb\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNuk ka mb\u00ebshtetje apo udh\u00ebzim etik nga drejtuesit e redaksive. P\u00ebrkundrazi, kjo sjellje shpesh nxitet. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb klikimeve, fitimeve dhe senzacionalizmit, \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet e justifikueshme. Ironikisht, nd\u00ebrsa ndjekim angazhimin, ne g\u00ebrryejm\u00eb besimin e publikut. Presioni p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objektiva joreale i fut gazetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb i shtyn drejt metodave joprofesionale.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pa masa mbrojt\u00ebse<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Me shumic\u00ebn e mediave tradicionale n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb duart e pak mogul\u00ebve t\u00eb lidhur politikisht, shum\u00eb gazetar\u00eb jan\u00eb zhvendosur online, n\u00eb k\u00ebrkim, sipas Allkanjarit, t\u00eb \u201cliris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ata \u201cshpesh e gjejn\u00eb veten duke operuar n\u00eb hap\u00ebsira pa garanci strukturore, pa standarde etike apo norma profesionale\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDuhet t\u00eb forcojm\u00eb vet\u00ebrregullimin dhe trajnimin etik\u201d, tha Allkanjari p\u00ebr BIRN, \u201cdhe t\u00eb sigurojm\u00eb transparenc\u00eb ligjore dhe fiskale, q\u00eb publiku t\u00eb dij\u00eb kush i zot\u00ebron dhe i financon mediat.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo theksoi se edukimi mediatik \u00ebsht\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cQytetar\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb dallojn\u00eb gazetarin\u00eb e p\u00ebrgjegjshme nga propaganda e fshehur.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Allkanjari, e cila ka trajnuar gazetar\u00eb n\u00eb verifikimin e fakteve, paralajm\u00ebroi gjithashtu p\u00ebr ndikimin q\u00eb kjo ka mbi audienc\u00ebn, e cila, sipas saj, \u201cpo ekspozohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndaj lajmeve t\u00eb fabrikuara\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShum\u00eb njer\u00ebz nuk din\u00eb ta dallojn\u00eb nj\u00eb burim serioz nga portalet q\u00eb p\u00ebrhapin dezinformata, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb edukimit t\u00eb ul\u00ebt mediatik\u201d, tha ajo. \u201cNd\u00ebrsa disa lexues jan\u00eb m\u00eb kritik\u00eb, shumica ndjekin titujt \u2018clickbait\u2019 dhe shp\u00ebrndajn\u00eb p\u00ebrmbajtje pa e verifikuar.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo rrezikon besimin publik ndaj gazetaris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, shtoi Allkanjari.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, organizata t\u00eb verifikimit t\u00eb fakteve si Faktoje.al p\u00ebrballen me presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm teksa konkurrojn\u00eb me dezinformimin viral.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb korrik 2025, Faktoje.al u b\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e nj\u00eb fushate shpif\u00ebse q\u00eb e akuzonte p\u00ebr \u201ccensur\u00eb t\u00eb rrezikshme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPrej koh\u00ebsh p\u00ebrballemi me presion politik p\u00ebr t\u00eb zbutur verifikimin e fakteve dhe me sulme sistematike nga ata q\u00eb promovojn\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes dhe teorit\u00eb konspirative\u201d, tha Gjata. \u201cMegjithat\u00eb, kjo nuk na ndal t\u00eb ofrojm\u00eb gazetari t\u00eb pavarur, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb fakte, t\u00eb dh\u00ebna zyrtare dhe verifikim t\u00eb sakt\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Munges\u00eb mb\u00ebshtetjeje institucionale<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Edhe pse sulmet fizike ndaj gazetareve jan\u00eb t\u00eb rralla \u2013 vet\u00ebm dy raste t\u00eb raportuara n\u00eb vitin 2024 \u2013 k\u00ebrc\u00ebnimet dhe frik\u00ebsimi online zakonisht mbeten t\u00eb papublikuara.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti i Safejournalists.net p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb zbuloi se gati gjysma e t\u00eb sh\u00ebnjestruarave than\u00eb se mor\u00ebn ose mb\u00ebshtetje t\u00eb pamjaftueshme (19.1 p\u00ebr qind) nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, ose aspak mb\u00ebshtetje (29.4 p\u00ebr qind).<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cEdhe kur mbulimi mediatik seksist apo shpifjet jan\u00eb t\u00eb qarta, ankesat rrall\u00eb her\u00eb b\u00ebhen dhe disa t\u00ebrhiqen\u201d, tha p\u00ebr BIRN Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShumica e ankesave aktive vijn\u00eb nga shoq\u00ebria civile p\u00ebr gjuh\u00eb stereotipike.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga shum\u00eb t\u00eb tjera, rasti i Binos nuk kaloi pa u v\u00ebn\u00eb re.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas nisjes s\u00eb fushat\u00ebs shpif\u00ebse, profilet e saj n\u00eb rrjetet sociale u mbush\u00ebn me mesazhe mb\u00ebshtetjeje, si nga koleg\u00eb ashtu edhe nga persona t\u00eb panjohur.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cIshte nj\u00eb moment i v\u00ebshtir\u00eb, por fuqizues\u201d, kujton Bino. \u201cM\u00eb kujtoi pse ka r\u00ebnd\u00ebsi puna jon\u00eb. Solidariteti tregon se askush nuk ka pse ta p\u00ebrballoj\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb lloj sulmi. Kur shoq\u00ebria reagon, ajo krijon nj\u00eb mburoj\u00eb mbrojt\u00ebse. D\u00ebrgon nj\u00eb mesazh p\u00ebr ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas fushatave shpif\u00ebse: komuniteti profesional nuk do t\u00eb hesht\u00eb.\u201d \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/07\/22\/gazetaret-ne-shqiperi-te-pambrojtura-perballe-abuzimeve-online\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/22\/investigimi-vajzat-gazetare-ne-shqiperi-te-pambrojtura-perballe-abuzimeve-online\/\">Investigimi\/ Vajzat gazetare n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pambrojtura p\u00ebrball\u00eb abuzimeve online<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Safejournalists.net, nj\u00eb platform\u00eb e krijuar nga shoqatat e gazetar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, publikoi nj\u00eb raport q\u00eb paralajm\u00ebronte p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet digjitale n\u00eb rritje ndaj gazetar\u00ebve dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj grave. Brenda pak dit\u00ebsh, autorja e raportit, studiuesja e medias Blerjana Bino, u vu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32337","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32337"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32337\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}