{"id":32270,"date":"2025-07-22T12:50:36","date_gmt":"2025-07-22T12:50:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/22\/dhurata-e-sherbimeve-tender-sekret-6-2-miliarde-leke-per-vilen-ne-dajt-i-jepet-asllan-hastocit-i-kapur-nga-klsh-ne-mashtrim\/"},"modified":"2025-07-22T12:50:36","modified_gmt":"2025-07-22T12:50:36","slug":"dhurata-e-sherbimeve-tender-sekret-6-2-miliarde-leke-per-vilen-ne-dajt-i-jepet-asllan-hastocit-i-kapur-nga-klsh-ne-mashtrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/22\/dhurata-e-sherbimeve-tender-sekret-6-2-miliarde-leke-per-vilen-ne-dajt-i-jepet-asllan-hastocit-i-kapur-nga-klsh-ne-mashtrim\/","title":{"rendered":"Dhurata e Sh\u00ebrbimeve, tender sekret 6.2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vil\u00ebn n\u00eb Dajt, i jepet Asllan Hasto\u00e7it i kapur nga KLSH n\u00eb mashtrim"},"content":{"rendered":"<p>Harrojeni luksin e udh\u00ebheqjes komuniste, Edi Rama ua kalon me vil\u00ebn parajs\u00eb t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Qeveritare n\u00eb Dajt. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vil\u00ebn personale t\u00eb kryeministrit n\u00eb Surrel t\u00eb Dajtit, por p\u00ebr rezidenc\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Objekti po \u201crivitalizohet\u201d me nj\u00eb tender sekret q\u00eb e ka organizuar Dhurata Frash\u00ebri, e besuara e Kryeministrit Edi Rama p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare. Ja k\u00ebshtu duket nga lart projekti i vil\u00ebs s\u00eb \u201crivitalizuar\u201d:<\/p>\n\n<p>Dhurata e Sh\u00ebrbimeve ka njoftuar p\u00ebr kontrat\u00ebn kompanin\u00eb \u00a0\u201cHASTO\u00c7I\u201d SHPK me pronar Asllan Hasto\u00e7in.<\/p>\n<p>Procedura e zgjedhur p\u00ebr prokurim \u00ebsht\u00eb nga ato \u201csekretet\u201d: Me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Asnj\u00eb sekret nuk ka p\u00ebr punimet e k\u00ebsaj vile p\u00ebrve\u00e7 mendjes s\u00eb keqe t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrdor gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar buxhetin e shtetit: P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tendera t\u00eb till\u00eb p\u00ebrdori pandemin\u00eb, t\u00ebrmetin, tani \u201csigurin\u00eb\u201d. M\u00eb sekrete \u00ebsht\u00eb vila personale e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Surrel se sa kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, tenderi me objekt, \u201cZbatimi i projektit: Rivitalizimi i Rezidenc\u00ebs Qeveritare, Vila Dajt\u201d, me fond limit 619.786.829,32 pa TVSH \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb protokoll n\u00eb dat\u00ebn 2 korrik 2025.<\/p>\n<p>Koh\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs: nga momenti i n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs deri n\u00eb 27 muaj. Po \u00e7far\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet aty kopshtet e varuara t\u00eb Babilonis\u00eb? Me kaq\u00a0 koh\u00eb mbarojn\u00eb kullat 50-kat\u00ebshe q\u00eb po jep Rama n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb fakt, m\u00eb shum\u00eb dyshime ngjall fjala \u201cvitalizim\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb vend t\u00eb \u201crikonstruksion\u201d. Ky \u201crivitalizimi\u201d shoq\u00ebrohet m\u00eb pas me privatizim. Ka dyshime se objekti po b\u00ebhet gati p\u00ebr t\u2019iu dhuruar ndonj\u00eb oligarku.<\/p>\n<p>Formalisht, Dhurata kishte telefonuar dy kompani p\u00ebr tenderin: Kompania \u201c4 A- M\u201d SHPK, e cila ka b\u00ebr\u00eb 617,354,893.97 Lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa \u201cHASTO\u00c7I\u201d SHPK, me vler\u00ebn 612,987,191.4 Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Kompania \u201c4-AM\u201d, q\u00eb njihet si maska e oligarkut Bashkim Ulaj \u00a0\u00ebsht\u00eb paraqitur formalisht, sepse nuk ka paraqitur nuk ka pajisur me Certifikat\u00ebn e Sigurimit t\u00eb Personelit (CSP) n\u00eb nivelin \u00abKonfidencial\u00bb pjes\u00ebtar\u00ebt e stafit. Kjo \u00e7on n\u00eb skualifikim, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender n\u00eb fush\u00ebn e Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompania \u201cHASTO\u00c7I\u201d SHPK, sipas Dhurata Frash\u00ebrit, \u00ebsht\u00eb identifikuar si oferta e suksesshme.<\/p>\n<p><strong>Mbingarkesa me tendera miliarda lek\u00eb p\u00ebr Asllan Hasto\u00e7in<\/strong><\/p>\n<p>\u2018Hasto\u00e7i\u201d shpk \u00ebsht\u00eb e mbingarkuar aktualisht me kontrata publike, ku ka dyshime se nuk i mbaron t\u00eb gjitha pun\u00ebt e marra p\u00ebrsip\u00ebr.<\/p>\n<p>Drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli (i besuar i Ram\u00ebs ashtu si edhe Dhurata) ka firmosur nj\u00eb tender t\u00eb majm\u00eb p\u00ebr Asllan Hasto\u00e7in, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi u mor n\u00eb pyetje n\u00eb SPAK p\u00ebr korrupsionin me fondet e prokuruara. P\u00ebr lyerje fasadash n\u00ebp\u00ebr fshatra, Hasto\u00e7it do t\u2019i xhirohen 4.22 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb hartuar dhe t\u00eb qepur me porosi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse formalisht tenderi u zhvillua n\u00eb n\u00ebntor 2024, Agolli e ka mbajtur dosjen n\u00eb sirtar dhe e ka d\u00ebrguar n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik (APP) tre muaj m\u00eb pas.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, m\u00eb 11 shkurt 2025 Agolli ka firmosur kontrat\u00eb me \u201cHasto\u00e7i\u201d shpk me vler\u00eb 422,292,719 lek\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb TVSH. Kjo ishte finalja e tenderit \u201cRigjenerimi Urban n\u00eb zona periferike dhe informale dhe n\u00eb fshatra me popullsi t\u00eb dendur, etj. Rajonet 3&amp;4\u201d Fondi limit q\u00eb ishte caktuar nga komisioni i tenderit ishte \u00a0416,666,666.67 lek\u00eb pa TVSH dhe \u00ebsht\u00eb buxhet i planifikuar p\u00ebr Programin \u201c100 Fshatrat\u201d.<\/p>\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb nxor\u00ebm nga APP, data e njoftimit t\u00eb tenderit ka qen\u00eb m\u00eb 11 n\u00ebntor 2024, nd\u00ebrsa data e mbylljes s\u00eb afatit p\u00ebr dor\u00ebzim oferte p\u00ebrcaktohej 27 n\u00ebntor 2024. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fond t\u00eb madh shpall\u00ebn menj\u00ebher\u00eb interesin 13 kompani dhe bashkime operator\u00ebsh ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund fitoi HASTO\u00c7I shpk me 303,812,510 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa vlera e kontrat\u00ebs me TVSH, \u00ebsht\u00eb fiksuar me shifr\u00ebn 422,292,719 lek\u00eb me nj\u00eb koh\u00ebzgjatje 2 vjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb tender ka pasur edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituesi i 4.22 miliard\u00eb lek\u00ebve nga Agolli dhe 6.2 miliard\u00eb lek\u00ebve nga Dhurata?<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb nj\u00eb kompani nuk mund t\u00eb angazhohet nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb t\u00eb dyja kontratat e m\u00ebdha publike, por ka dyshime se fondet po shp\u00ebrdoohen p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>T\u2019i jap\u00ebsh k\u00ebto lek\u00eb biznesmenit Asllan Hasto\u00e7i, \u00ebsht\u00eb si t\u2019i var\u00ebsh m\u00ebl\u00e7it\u00eb ujkut n\u00eb qaf\u00eb. Kompania e tij \u00ebsht\u00eb kapur vazhdimisht n\u00eb falsifikime dokumentesh n\u00eb tendera, mos kryerje t\u00eb punimeve sipas kontratave, marrje parash p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pab\u00ebra. Madje, pun\u00ebt kan\u00eb shkuar aq larg sa n\u00eb nj\u00eb rast, me nj\u00eb nga pun\u00ebt k\u00ebsaj firme \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe prokuroria.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb tipik \u00ebsht\u00eb kur kjo kompani mori parat\u00eb e projektit 300 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar me kalldr\u00ebm rrug\u00ebt e Voskopoj\u00ebs. Hasto\u00e7i mbushi xhepin nd\u00ebrsa, nga verifikimi n\u00eb teren q\u00eb b\u00ebri KLSH p\u00ebr zbatimin e projektit dhe kontrat\u00ebs, doli se puna mbeti p\u00ebrgjysm\u00eb. E po, korrupsioni ka tarif\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Hasto\u00e7i e kishte marr\u00eb tenderin m\u00eb dat\u00eb 13.09.2012 p\u00ebr objektin \u201cNd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs me kalldr\u00ebm\u201d n\u00eb Voskopoj\u00eb. me vler\u00eb prej 28,573,998 lek\u00eb pa TVSH. Sipas raportit t\u00eb auditimit rezultoi se nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh kriteret e v\u00ebna nga projektuesi dhe nuk jan\u00eb zbatuar specifikimet teknike t\u00eb parashikuara. Kompani ka punuar jo n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet teknike t\u00eb zbatimit (mos p\u00ebrmbushja e preventivit dhe kontrat\u00ebs e lidhur p\u00ebr zbatimin e punimeve dat\u00ebn 12.09.2012).<\/p>\n\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb likuiduar m\u00eb tep\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsi \u201cHasto\u00e7i\u201d shpk, p\u00ebr 8 z\u00ebra punimesh t\u00eb pakryera, duke i shkaktuar d\u00ebm ekonomik buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr vler\u00ebn 2,451,254 lek\u00eb pa tvsh. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse i ktheu k\u00ebto lek\u00eb Asllan Hasto\u00e7i, por \u00a0rekomandimi ishte q\u00eb Komuna Voskopoj\u00eb ta k\u00ebrkonte n\u00eb rrug\u00eb ligjore k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka m\u00eb tep\u00ebr! Komuna Voskopoj\u00eb u urdh\u00ebrua t\u00eb nxjerr\u00eb aktet administrative dhe t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjitha procedurat ligjore, administrative dhe procedurat p\u00ebrmbarimore p\u00ebr ark\u00ebtimin e vler\u00ebs s\u00eb kamat vonesave nga shoq\u00ebria kontraktuese \u201cHasto\u00e7i\u201d, n\u00eb vler\u00ebn 11,548,342 lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nga auditimi i kryer n\u00eb vitin 2014, rezulton se p\u00ebr objektin \u201cNd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs me kalldr\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar tender i hapur m\u00eb dat\u00ebn 28.08.2012 dhe fitues \u00ebsht\u00eb shpallur operatori Hasto\u00e7i\u201d sh.p.k. Nga verifikim rezulton se punimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt sipas kontrat\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrfundonin p\u00ebr nj\u00eb afat prej 3 muaj, duke filluar m\u00eb dat\u00ebn 13.09.2012 deri 13.12.2012. Punimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt jan\u00eb shtyr\u00eb 2 her\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb dat\u00ebn 11.10.2013, ose 11 muajsh tej afatit t\u00eb parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Hasto\u00e7i ka p\u00ebrfituar padrejt\u00ebsisht edhe p\u00ebrmes \u00e7mimeve t\u00eb materialeve.<\/p>\n<p>Sipas KLSH, hartimi i projekt-preventivit t\u00eb punimeve p\u00ebr objektin \u201cNd\u00ebrtim rruge me kalldr\u00ebm n\u00eb Voskopoj\u00eb\u201d rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb VKM nr. 407, dat\u00eb 27.06.2012 \u201cP\u00ebr miratimin e manualeve teknike t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb analizave teknike t\u00eb tyre\u201d. \u00c7mimet jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale n\u00eb llogaritjen e fondit limit dhe shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm ekonomik p\u00ebr vler\u00ebn 754,692 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte KLSH i rekomandoi Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, p\u00ebrjashtimin e \u201cHasto\u00e7i\u201d sh.p.k, nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb prokurimet publike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1 vje\u00e7are. Nd\u00ebrkaq, Hato\u00e7i mori m\u00eb qaf\u00eb edhe kolaudatorin q\u00eb kishte firmosur pun\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>KLSH m\u00eb dat\u00eb 10.10.2014 ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal duke d\u00ebrguar p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, A.T., me detyr\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs i punimeve n\u00eb objektin \u201cShtrim i rrug\u00ebs me kalldr\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Pas disa vjet\u00ebsh, KLSH do ta kapte s\u00ebrish me shkelje firm\u00ebn \u201cHasto\u00e7i\u201d shpk.\u00a0 B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cSistemim, Asfaltimi Rrug\u00ebve Rilindja, segmenti 1 dhe 2, Fshati Marqinet 2, Bashkia Vor\u00eb\u201d me fondin limit 32 235 022,00 lek\u00eb. Data e mbajtjes s\u00eb tenderit ishte m\u00eb 26 prill 2019, nd\u00ebrsa kontrata u firmos nga kryebashkiaku Fiqiri Ismaili.<\/p>\n\n<p>Kryetari ia kishte dh\u00ebn\u00eb tenderin Hasto\u00e7it pa plot\u00ebsuar kriteret. \u201cOperatori ekonomik ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr disa drejtues mjetesh t\u00eb r\u00ebnda, nga t\u00eb cil\u00ebt asnj\u00ebri nuk figuron dhe nuk disponon d\u00ebshmi p\u00ebr buldozerin sipas k\u00ebrkes\u00ebs. OE nuk p\u00ebrmbush kriterin p\u00ebr mjetin Autovin\u00e7. Mjeti i deklaruar me targa A\u2026..J i marr\u00eb me kontrat\u00eb qiraje nga subjekti A. H., nuk disponon certifikat\u00ebn e transportit\u2026\u201d citojm\u00eb raportin e auditimit t\u00eb KLSH.<\/p>\n\n<p>Probleme me dokumentet i jan\u00eb konstatuar k\u00ebsaj firme edhe n\u00eb tenderin e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb \u201cLoti 1- \u201cRehabilitim hidrovoresh\u201d m\u00eb 27 korrik 2020. Fondi Limit i k\u00ebtij tenderi ishte 183.997,684,4 Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb jan\u00eb paraqitur 6 ankesa n\u00eb lidhje me modifikimin e dokumenteve t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, por ministri Bledi \u00c7u\u00e7 i ka p\u00ebrcjell\u00eb duke vazhduar me shpalljen fitues t\u00eb Hasto\u00e7it. Madje ky i fundit kishte paraqitur v\u00ebrtetim nga Drejtoria e Tatimeve Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2015- 2016-2017 jo n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me kriterin e sip\u00ebrcituar si dhe v\u00ebrtetimi i paraqitur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i hersh\u00ebm pra \u00ebsht\u00eb i dat\u00ebs 08.02.2018 (2 vjet p\u00ebrpara zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs), nd\u00ebrkoh\u00eb dor\u00ebzimi i dokumentacionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb qershor 2020.<\/p>\n<p><strong>Klient i Erion Veliajt dhe Redi Moll\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Asllan Hasto\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga klient\u00ebt e tenderave korruptiv\u00eb q\u00eb kryente Erion Veliaj dhe Redi Molla n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb dokumentin m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb tenderi me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d (shenja e riskut t\u00eb korrupsionit) q\u00eb Hasto\u00e7i mori n\u00eb 2018 nga Redi Molla n\u00eb UKT.<\/p>\n\n<p>Ky ishte tenderi me objekt \u201cInstalimi i sistemit uj\u00ebmat\u00ebs Elektromagnetik n\u00eb Depot e Tiran\u00ebs (Faza I)\u201d me Fondin Limit 47 227 442,00 lek\u00eb. Kontrata u firmos nga Redi Molla (aktualisht i arrestuar p\u00ebr korrupsion) n\u00eb qershor 2018.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb dukje fiktivitetin e tenderave t\u00eb Dritan Agollit dhe t\u00eb Dhurata Frash\u00ebrit, sjellim nj\u00eb fakt q\u00eb d\u00ebshmon se kjo kompani, p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nuk plot\u00ebson kriterin e kapacitetit teknik.<\/p>\n<p>Konkretisht, kompania \u201cHasto\u00e7i\u201d shpk m\u00eb 12 dhjetor \u00a02024 ka firmosur kontrat\u00ebn me bashkin\u00eb Kurbin p\u00ebr tenderin me objekt \u201cSistemim i p\u00ebrroit t\u00eb qytetit La\u00e7, Bashkia Kurbin\u201d, me fond limit 83 332 542,00 lek\u00eb. Por kjo kompani ia ka marr\u00eb dor\u00ebn, merr parat\u00eb dhe i b\u00ebn pun\u00ebt publike shkel dhe shko!<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dhurata-e-sherbimeve-tender-sekret-6-2-miliarde-leke-per-vilen-ne-dajt-i-jepet-asllan-hastocit-i-kapur-nga-klsh-ne-mashtrim\/\">Dhurata e Sh\u00ebrbimeve, tender sekret 6.2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vil\u00ebn n\u00eb Dajt, i jepet Asllan Hasto\u00e7it i kapur nga KLSH n\u00eb mashtrim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Harrojeni luksin e udh\u00ebheqjes komuniste, Edi Rama ua kalon me vil\u00ebn parajs\u00eb t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Qeveritare n\u00eb Dajt. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vil\u00ebn personale t\u00eb kryeministrit n\u00eb Surrel t\u00eb Dajtit, por p\u00ebr rezidenc\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Objekti po \u201crivitalizohet\u201d me nj\u00eb tender sekret q\u00eb e ka organizuar Dhurata Frash\u00ebri, e besuara e Kryeministrit Edi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32270","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32270\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}