{"id":32146,"date":"2025-07-21T17:50:28","date_gmt":"2025-07-21T17:50:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/pas-lejes-per-kullen-52-kateshe-genc-kucuku-merr-5-miliarde-leke-pa-gare-nga-dritan-agolli\/"},"modified":"2025-07-21T17:50:28","modified_gmt":"2025-07-21T17:50:28","slug":"pas-lejes-per-kullen-52-kateshe-genc-kucuku-merr-5-miliarde-leke-pa-gare-nga-dritan-agolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/pas-lejes-per-kullen-52-kateshe-genc-kucuku-merr-5-miliarde-leke-pa-gare-nga-dritan-agolli\/","title":{"rendered":"Pas lej\u00ebs p\u00ebr kull\u00ebn 52-kat\u00ebshe, Genc Ku\u00e7uku merr 5 miliard\u00eb lek\u00eb pa gar\u00eb nga Dritan Agolli"},"content":{"rendered":"<p>Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u201ckamikaz\u201d q\u00eb po e \u00e7on deri n\u00eb fund misionin, edhe pse \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat. Rasti i fundit tregon se drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit (FSHZH) po vazhdon skem\u00ebn e korrupsionir me aktor\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit me kontratat publike. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Genc Ku\u00e7uku, pronar i kompanis\u00eb \u201cPROGEEN\u201d shpk.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ku\u00e7ukun, drejtori i FSHZH, Agolli ka metod\u00ebn\u00a0 e p\u00ebrjashtimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 porosis\u00eb. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka kalsifikuar Open Data Albania manipulimin e b\u00ebr\u00eb nga komisioni i Agollit. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Tenderi ka nj\u00eb em\u00ebrtim shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb tregon edhe nevoj\u00ebn e Agollit p\u00ebr t\u00eb maskuar sa m\u00eb shum\u00eb grop\u00ebn se ku po i \u00e7on 5 miliard\u00eb lek\u00eb. Kontrata ka si objekt \u201cKrijimi i nj\u00eb modeli t\u00eb integruar t\u00eb zhvillimit n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb parku multifunksional me tem\u00ebn e 100 fshatrave:\u00a0<strong>Ferma Didaktike Valias. <\/strong>Zona e interesit shtrihet ne kufirin per\u00ebndimor t\u00eb bashkis\u00eb Kam\u00ebz. Kufiri fizik i saj konturohet nga rruga \u201cKallarreve\u201d n\u00eb veri nga rruga \u201cThethi\u201d n\u00eb per\u00ebndim si dhe nga rruga \u201c\u00cbillson\u201d n\u00eb jug.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb hulumtuam projektin n\u00eb dokumentet e tenderit dhe zbuluam se ferma ka ekzistuar, objektet jan\u00eb aty, stallat, gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkohet. Vet\u00ebm se jan\u00eb t\u00eb vjetra, qysh n\u00eb koh\u00ebn e Nd\u00ebrmarrjes Bujq\u00ebsore.<\/p>\n\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb quhej \u201crikonstruksion\u201d se sa t\u00eb zbukurohet me terma si \u201cferma didaktike\u201d apo \u201c100 fshatrat\u201d. Kjo e fundit (100 fshatrat) \u00ebsht\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb mark\u00eb korrupsioni t\u00eb Dritan Agollit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb kontrat\u00ebs, pasi t\u00eb jet\u00eb bojatisur ferma, dhe t\u00eb jet\u00eb korrur bari, do t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb pamje 3 D.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb 499,725,589 lek\u00eb pa TVSH. Dhe m\u00eb 16 qershor 2025, \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 15 operator\u00eb. Megjithat\u00eb, komisioni i Agollit nuk ka lejuar t\u2019i b\u00ebhet konkurrenc\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb paracaktuar \u201cPROGEEN\u201d shpk q\u00eb kishte si mb\u00ebshtetje edhe kompanin\u00eb \u201cNika\u201d shpk.<\/p>\n<p>Fituesi i shpallur \u00a0nga Agolli m\u00eb 10 korrik 2025, kishte b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 439,998,445 lek\u00eb pa tvsh, por operator\u00ebt e tjer\u00eb kishin propozime me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e skualifikimit t\u00eb tyre me kle\u00e7ka nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, si p\u00ebr shembull \u201cpun\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d, apo kritere t\u00eb tjera subjektive dhe p\u00ebrjashtuese.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu kompania \u201cCURRI\u201d sh.p.k ka ofert\u00ebn me vler\u00eb 434,892,495 lek\u00eb pa tvsh. Operatori ekonomik \u00a0\u201cG.P.G COMAPNY\u201d sh.p.k propozon shifr\u00ebn 432,596,446 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve \u201cKUPA\u201d sh.p.k \u00a0&amp; \u201cSTERKAJ\u201d sh.p.k &amp; \u201cKRONOS KONSTRUKSION\u201d sh.p.k &amp; \u201dNET GROUP\u201d sh.p.k konkurron me vler\u00ebn 339,943,250 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe operatori ekonomik \u201cSENKA\u201d sh.p.k prezanton vler\u00ebn 429,409,347 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 100 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak, q\u00eb kursejn\u00eb buxhetin e taksapaguesve, por q\u00eb nuk ngren\u00eb pesh\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e komisionit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p><strong>Kush fshihet pas Genc Ku\u00e7ukut?<\/strong><\/p>\n<p>Inxhinieri Genc Ku\u00e7uku e themeloi kompanin\u00eb n\u00eb vitin 2013, pas fitores s\u00eb PS-s\u00eb, me bashk\u00ebshortin e nj\u00eb prokuroreje t\u00eb fuqishme. Nj\u00eb dor\u00eb e pushtetshme e ngriti nga hi\u00e7i dhe e b\u00ebri gati p\u00ebr \u201cbiznes\u201d me kryeministrin Edi Rama. Pra, gati p\u00ebr nd\u00ebrtim kullash n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pika m\u00eb e lart\u00eb lart e arritur nga kompania e Ku\u00e7ukut \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin 2023! \u201cPROGEEN\u201d mori kull\u00ebn e kat\u00ebrt n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb zon\u00ebn e Bulevardit t\u00eb ri. Nj\u00eb projekt me 52 kate n\u00eb total, ajo do t\u00eb zhvillohet nga dy kompani q\u00eb nuk duken se kan\u00eb kapacitet financiar. Megjithat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lek\u00ebt gjenden! E para, \u2018Smart Construction Invest\u2019 \u00ebsht\u00eb themeluar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2021 me aksioner t\u00eb vet\u00ebm shtetasin Redi Struga. P\u00ebr vitin 2022, kompania deklaron t\u00eb ardhura 28 milion\u00eb lek\u00eb dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb kapital, shum\u00ebfish m\u00eb pak se kosto e kull\u00ebs q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania e dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb \u201cPROGEEN\u201d me pronar t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve dhe administrator inxhienierin Genc Ku\u00e7uku. Pasi e ka nisur me kapital modest, ka arritur t\u00eb ket\u00eb xhiro, 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb, por nuk ka kapital p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPROGEEN\u201d shpk kishte filluar rritje t\u00eb shpejt\u00eb qysh nga prej shtatorit 2019, kur \u00ebsht\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb kryerjen e nj\u00eb v\u00ebllimi t\u00eb konsideruesh\u00ebm punimesh n\u00eb kantierin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Ish Hotel Dajti) p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godinave t\u00eb reja me punime civile.<\/p>\n<p>Kompania ishte n\u00ebnkontraktuar nga AD-STAR shpk p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb punime tek Hotel Dajti, pasi e kishte fituar tenderin bashk\u00eb me nj\u00eb firm\u00eb italiane t\u00eb falimentuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, iu varur drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga kryeministri Edi Rama, do ta shpallte kompanin\u00eb e Ku\u00e7ukut fituese t\u00eb tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkimit t\u00eb qytetit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, me fond limit nj\u00eb shif\u00ebr tejet t\u00eb lart\u00eb, rreth 4.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, pa TVSH.<\/p>\n<p>Fitues \u00ebsht\u00eb bashkimi i operator\u00ebve \u201cProgeen\u201d dhe \u201cSina\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb paraqitur ofert\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin e k\u00ebrkuar p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa TVSH (rreth 3 milion\u00eb euro, me TVSH).<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, n\u00eb tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkimit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 18 operator\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 14 jan\u00eb skualifikuar.<\/p>\n<p>Shtylla mb\u00ebshtet\u00ebse e kompanis\u00eb ka qen\u00eb Vangjel Prela, bashk\u00ebshorti e ish-drejtueses s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve t\u00eb m\u00ebhershme, t\u00eb pakt\u00ebn gjat\u00eb vitit 2019, Vangjel Prela, edhe ai inxhinjer, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb pronarit t\u00eb kompanis\u00eb dhe q\u00ebndronte n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb Ku\u00e7ukut n\u00eb renditjen e fotove t\u00eb stafit, n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Problemet me justifikimin e pasuris\u00eb dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, prokurores Donika Prela.\u00a0 Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, shkalla e dyt\u00eb e procesit t\u00eb vetingut, shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela, ish-drejtuesen e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda. Prela u p\u00ebrball\u00eb me Apelin p\u00ebr shkak se Komisioneri Publik kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u nd\u00ebshkua me largim nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb v\u00ebrejtura n\u00eb pasurit\u00eb e saj. KPA vler\u00ebsoi t\u00eb drejta pretendimet e Komisionerit Publik, sipas t\u00eb cilit Prela nuk justifikonte n\u00eb burime t\u00eb ligjshme disa nga pasurit\u00eb e saj.<\/p>\n<p><strong>Skandali me projektin \u201c100 fshatrat\u201d i Dritan Agollit<\/strong><\/p>\n<p>Drejtori i FShZH, Dritan Agolli, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK, nd\u00ebr t\u00eb t\u00eb tjera edhe p\u00ebr tenderat e projektit \u201c100 fshatrat\u201d. Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK n\u00eb n\u00ebntor 2024. Ai \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr nj\u00eb tender me vler\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb FSHZH-s p\u00ebr nj\u00eb menu t\u00eb projektit \u201c100 fshatrat\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb kompanie e quajtur \u2018Magnum Opus\u2019 group me objekt studime n\u00eb nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulenc\u00eb, sh\u00ebrbime administrative etj.<\/p>\n<p>Kompania rezulton q\u00eb ka marr\u00eb para publike. Agolli ka siguruar para publike p\u00ebrmes n\u00ebnkontraktimeve dhe kompanin\u00eb q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb tendera publik.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me t\u00eb cil\u00ebt i ka lidhur interesi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pasi Agolli \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe gati 1550 metra\/katror, nd\u00ebrsa Agolli ka deklaruar n\u00eb institucionin kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave se ka shitur nj\u00eb apartament 360 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e tij ka qen\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e blerjes.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pron\u00eb t\u00eb tij. B\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb do t\u2019ia kalonte biznesit t\u00eb djalit t\u00eb tij, 400 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pas-lejes-per-kullen-52-kateshe-genc-kucuku-merr-5-miliarde-leke-pa-gare-nga-dritan-agolli\/\">Pas lej\u00ebs p\u00ebr kull\u00ebn 52-kat\u00ebshe, Genc Ku\u00e7uku merr 5 miliard\u00eb lek\u00eb pa gar\u00eb nga Dritan Agolli<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u201ckamikaz\u201d q\u00eb po e \u00e7on deri n\u00eb fund misionin, edhe pse \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat. Rasti i fundit tregon se drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit (FSHZH) po vazhdon skem\u00ebn e korrupsionir me aktor\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit me kontratat publike. Nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}