{"id":32125,"date":"2025-07-21T14:51:53","date_gmt":"2025-07-21T14:51:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/ish-kryeministri-vilson-ahmeti-mbjell-kulla-ne-tirane-nga-skandali-arsidi-tek-afera-cez-dhe-lidhja-me-kastriot-ismailajn\/"},"modified":"2025-07-21T14:51:53","modified_gmt":"2025-07-21T14:51:53","slug":"ish-kryeministri-vilson-ahmeti-mbjell-kulla-ne-tirane-nga-skandali-arsidi-tek-afera-cez-dhe-lidhja-me-kastriot-ismailajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/ish-kryeministri-vilson-ahmeti-mbjell-kulla-ne-tirane-nga-skandali-arsidi-tek-afera-cez-dhe-lidhja-me-kastriot-ismailajn\/","title":{"rendered":"Ish-kryeministri Vilson Ahmeti \u201cmbjell\u201d  kulla n\u00eb Tiran\u00eb, nga skandali \u201cArsidi\u201d,  tek afera CEZ dhe lidhja me Kastriot Ismailajn"},"content":{"rendered":"<p>\u00a0<\/p>\n<p>Ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet 1991-1992, Vilson Ahmeti, i arrestuar p\u00ebr skandalin \u201cArsidi\u201d n\u00eb 23 shkurt t\u00eb vitit 1993 dhe i hetuar si pjes\u00eb e afer\u00ebs CEZ-DIA dy dekada m\u00eb von\u00eb, \u2018po pushton\u2019 me kulla Tiran\u00ebn, mbi prona t\u00eb siguruara n\u00eb forma t\u00eb dyshimta dhe me para q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb produkt i veprimtarive t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Vilson Ahmeti \u00ebsht\u00eb themelues dhe bashk\u00ebaksioner i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION, themeluar 20 vite m\u00eb par\u00eb, me kapital 100 mij\u00eb lek\u00eb, kompani e cila \u00ebsht\u00eb faktuar si e implikuar n\u00eb afer\u00ebn CEZ-DIA, duke marr\u00eb para me fatura fiktive.<\/p>\n<p>E dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kull\u00eb e ngritur n\u00eb zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb lakmueshme t\u00eb Tiran\u00eb mes Hotel Dajtit dhe Katedrales, mbi nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb shteti e bleu p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb godin\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nuk dihet se si kompania me aksioner ish kryeministrin e siguroi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, duke nd\u00ebrtuar kull\u00ebn me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompani A.I.C, po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb ka siguruar nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb me dokumente false tek Uji i Ftoht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks banimi deri n\u00eb 4 kate.<\/p>\n\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, kompania me aksioner Vilson Ahmetin ka marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi gjigant n\u00eb Fark\u00eb, mbi prona publike dhe private. P\u00ebr t\u00eb kopsitur letrat e k\u00ebsaj prone dhe lejen e nd\u00ebrtimit jan\u00eb implikuar nj\u00eb rreth i madh zyrtar\u00ebsh publik\u00eb.<\/p>\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt, kompania A.I.C ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks pallatesh edhe n\u00eb zon\u00ebn e Dajtit, zon\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb masak\u00ebr me tjet\u00ebrismin e pronave.<\/p>\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit n\u00eb 2024, kompania ka marr\u00eb leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi pallatesh n\u00eb Rrug\u00ebn Ndre Mjeda n\u00eb Tiran\u00eb, edhe pse me nj\u00eb kapital qesharak dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit. Ka dyshime t\u00eb forta se me k\u00ebt\u00eb investim jan\u00eb pastruar para q\u00eb jan\u00eb produkt i veprimtarive t\u00eb paligjshme.<\/p>\n\n<p>N\u00ebse n\u00eb 20 shkurt t\u00eb vitit 1993, Vilson Ahmeti mund t\u00eb jet\u00eb arrestuar p\u00ebr motive politike nga Sali Berisha, cili p\u00ebrdorte drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb burgosur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, ka fakte dhe prova q\u00eb Ahmeti \u00ebsht\u00eb implikuar n\u00eb afer\u00ebn CEZ-DIA, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK dhe GJKKO kan\u00eb mbyllur prej disa muaj Ilir Met\u00ebn n\u00eb burgun 313.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015, Prokuroria mori n\u00eb pyetje ish-kryeministrin Vilson Ahmeti, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit t\u00eb afer\u00ebs korruptive CEZ-DIA. Meqen\u00ebse organi i akuz\u00ebs kontrollohej asokohe nga dyshja Berisha-Meta, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb u d\u00ebnua vet\u00ebm pronari n\u00eb letra i kompanis\u00eb DIA, Kastriot Ismailaj, i cili si\u00e7 edhe rezultoi m\u00eb von\u00eb ishte thjesht\u00eb prestanome i Ilir Met\u00ebs, i cili p\u00ebrdori kompanin\u00eb fantazm\u00eb DIA p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb miliona euro nga kompania \u00e7eke CEZ, e cila nga ana e saj ua vidhte parat\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes mbifaturimeve dhe uljes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb KESH i shiste CEZ, me vendim nga ERE, ku k\u00ebshilltar i ERE ishte Petrit Ahmeti, v\u00ebllai i Vilson Ahmetit.<\/p>\n<p>Vilson Ahmeti ishte pik\u00ebrisht administrator i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit A.I.C, e cila nd\u00ebrton kulla n\u00eb Tiran\u00eb. Nga hetimet rezultoi se kompania A.I.C, me administrator dhe bashk\u00ebaksioner Vilson Ahmetin ka p\u00ebrfituar nga kompania DIA e Kastriot Ismailjat 170 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Asokohe, Vilson Ahmeti tha se faturat ishin t\u00eb rregullta dhe se kishte kryer pun\u00eb reale p\u00ebr kompanin\u00eb DIA. Por, n\u00eb dosjen e SPAK thuhet se kompania DIA e Kastriot Ismailajt gjat\u00eb viteve 2010-2011 kishte kaluar n\u00eb llogari t\u00eb kompanis\u00eb A.I.C s\u00eb Vilson Ahmetajt 65 mij\u00eb euro, gjoja p\u00ebr rikostruksion zyrash, por q\u00eb sipas SPAK-ut nuk \u00ebsht\u00eb kryer ky proces.<\/p>\n\n<p>Hetimet e SPAK-ut provojn\u00eb se Vilson Ahmeti ka marr\u00eb para korrupsioni nga Kastriot Ismailaj p\u00ebrmes kompanis\u00eb A.I.C. Mbetet i dyshimt\u00eb fakti se pse SPAK nuk e ka marr\u00eb t\u00eb pandehur Vilson Ahmetin dhe pse nuk ka ngritur akuz\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, pasi Meta, v\u00ebllez\u00ebrit Ahmeti, Ismailaj, drejtuesit e CEZ, ERE, Agron \u00c7ela etj., kan\u00eb vepruar si grup kriminal.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse GJKKO do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjerimin e t\u00eb implikuarve si\u00e7 ka vepruar edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kompania A.I.C ka finalizuar nj\u00eb investim miliona euro n\u00eb Caslano t\u00eb Zvicr\u00ebs, kamufluar me kompanin\u00eb Shehu Architects Sagl, me zyra n\u00eb Lugano, aty ku \u00ebsht\u00eb strehuar Arben Ahmetaj, n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash.<\/p>\n\n<p>Nuk dihet n\u00ebse SPAK ka kryer veprime p\u00ebr burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb investimeve n\u00eb nd\u00ebrtim p\u00ebr kompanin\u00eb A.I.C, n\u00ebse burimi \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm apo jan\u00eb para korrupsioni.<\/p>\n<p>Duket se kompania e Vilson Ahmetit nuk \u00ebsht\u00eb implikuar rast\u00ebsisht n\u00eb afer\u00ebn CEZ-DIA. N\u00eb dosjen e SPAK-ut p\u00ebr korrupsionin e Ilir Met\u00ebs, episodi CEZ-DIA, p\u00ebrmendet edhe Petrit Ahmeti, v\u00ebllai i Vilson Ahmetit, asokohe k\u00ebshilltar i ERE, nd\u00ebrsa sot kryetar i ERE.<\/p>\n\n<p>Ish drejtori ekzekutiv i kompanis\u00eb DIA, Elvis Mataj, nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe q\u00eb b\u00ebnte l\u00ebvizjet e parave, ka rr\u00ebfyer se Kastriot Ismailaj i ka dh\u00ebn\u00eb 150 mij\u00eb euro kreut t\u00eb ERE, Petrit Ahmeti, asokohe k\u00ebshilltar i bordit t\u00eb ERE, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ulur \u00e7mimin e energjis\u00eb q\u00eb KESH i shiste CEZ dhe q\u00eb CEZ m\u00eb pas ua shiste shqiptar\u00ebve, duke fituar dhjet\u00ebra milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Elvis Mataj ka treguar se administratori i DIA, Kastriot Ismailaj, q\u00eb ishte eprori i tij n\u00eb kompani, i ka dh\u00ebn\u00eb 500 mij\u00eb euro bordit t\u00eb ERE p\u00ebr t\u2019i ulur \u00e7mimin e energjis\u00eb CEZ, nd\u00ebrsa k\u00ebshilltarit t\u00eb bordit si sekser, Petrit Ahmetajt, m\u00eb von\u00eb kreu i ERE, i ka dh\u00ebn\u00eb 150 mij\u00eb euro, shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ia ka kaluar pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, Enti Rregullator i Energjis\u00eb mori vendimin p\u00ebr t\u00eb ulur \u00e7mimin me t\u00eb cilin KESH i shiste energjin\u00eb CEZ-it, nga 2.8 lek\u00eb p\u00ebr kwh q\u00eb ishte \u00e7mimi, ai u ul n\u00eb 2.2 lek\u00eb p\u00ebr kwh.<\/p>\n<p><strong>Petrit Ahmeti ortak me Kastriot Ismailaj<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i ERE Petrit Ahmeti \u00ebsht\u00eb ortak n\u00eb biznes me kreun e DIA Kastriot Ismailajn, p\u00ebr t\u00eb cilin Elvis Mataj thot\u00eb se ka korruptuar me 150 mij\u00eb euro Ahmetin.<\/p>\n<p>Konkretisht, Petrit Ahmeti \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe aksioner me Kastriot Ismailaj n\u00eb kompanin\u00eb ASSET sh.p.k, me nipt L01628004T, e cila bashk\u00eb me kompanit\u00eb CEZ-DIA ka vjelur n\u00eb form\u00eb abuzuese interesa miliona euro n\u00eb sektorin e energjis\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n\n<p>Me pag\u00eb 53 mij\u00eb USD n\u00eb vit, Petrit Ahmeti ka pasur personalisht aksione dhe interesa korruptive edhe n\u00eb kompani t\u00eb tjera private n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, interesa k\u00ebto t\u00eb mbajtura n\u00eb forme guacke nga persona t\u00eb besuar n\u00eb k\u00ebto kompani (si kompania GSA sh.p.k, identifikuar me nipt J61820031J), e cila vjen n\u00eb form\u00ebn abuzuese n\u00eb sektorin e energjis\u00eb prej vitesh, duke qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb funksion ky\u00e7 publik.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2018, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit kall\u00ebzoi n\u00eb Prokurori kryetarin e Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm prej 9 milion\u00eb euro buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Emri i kreut t\u00eb ERE-s, Petrit Ahmeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb dosjen e Arbitrazhit n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e ish-drejtorit t\u00eb CEZ-it n\u00eb Shqip\u00ebri, Josef Hejsek, dh\u00ebn\u00eb n\u00eb 26 tetor t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Hejsek pohon se ka qen\u00eb ish-ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Prag\u00eb, i ndjeri Qazim Tepshi i cili ka rekomanduar Kastriot Ismailajn si nj\u00eb mbledh\u00ebs t\u00eb borxheve t\u00eb jashtme t\u00eb CEZ-it.<\/p>\n\n<p>Ismailajn, Hejsek deklaron se ka shkuar n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit t\u00eb asaj kohe, Sali Berisha, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe ish-kryetari i Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb, Bujar Nepravishta dhe kryetari aktual i ERE-s, Petrit Ahmeti, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebshilltar zyrtar i Bordit t\u00eb ERE-s.<\/p>\n<p>N\u00eb 10 tetor 2013, Petrit Ahmeti u em\u00ebrua nga Kuvendi n\u00eb krye t\u00eb bordit t\u00eb Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb (ERE). \u201cSuksese Petrit Ahmetit se ka pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tha Ilir Meta pasi dha rezultatin e votimit si kryetar Kuvendi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ish-kryeministri-vilson-ahmeti-mbjell-kulla-ne-tirane-nga-skandali-arsidi-tek-afera-cez-dhe-lidhja-me-kastriot-ismailajn\/\">Ish-kryeministri Vilson Ahmeti \u201cmbjell\u201d  kulla n\u00eb Tiran\u00eb, nga skandali \u201cArsidi\u201d,  tek afera CEZ dhe lidhja me Kastriot Ismailajn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet 1991-1992, Vilson Ahmeti, i arrestuar p\u00ebr skandalin \u201cArsidi\u201d n\u00eb 23 shkurt t\u00eb vitit 1993 dhe i hetuar si pjes\u00eb e afer\u00ebs CEZ-DIA dy dekada m\u00eb von\u00eb, \u2018po pushton\u2019 me kulla Tiran\u00ebn, mbi prona t\u00eb siguruara n\u00eb forma t\u00eb dyshimta dhe me para q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb produkt i veprimtarive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32125","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32125"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32125\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}