{"id":32099,"date":"2025-07-21T11:49:43","date_gmt":"2025-07-21T11:49:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/skender-minxhozi-terheqja-amerikane-nga-punet-e-brendshme-te-shqiperise-dhe-te-botes\/"},"modified":"2025-07-21T11:49:43","modified_gmt":"2025-07-21T11:49:43","slug":"skender-minxhozi-terheqja-amerikane-nga-punet-e-brendshme-te-shqiperise-dhe-te-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/skender-minxhozi-terheqja-amerikane-nga-punet-e-brendshme-te-shqiperise-dhe-te-botes\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder Minxhozi: T\u00ebrheqja amerikane nga pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (dhe t\u00eb bot\u00ebs)"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e zgjedhjeve relativisht t\u00eb qeta t\u00eb 11 majit, sipas standartit shqiptar t\u00eb zgjedhjeve, nj\u00eb tem\u00eb e mbajti ndoshta m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjerat t\u00eb tendosur debatin postelektoral p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb. Ishte \u201cheshtja q\u00eb fliste\u201d e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me rezultatin, fitimtar\u00ebt dhe humb\u00ebsit. M\u00eb sakt\u00eb, heshtja e autoriteteve amerikane q\u00eb nuk po d\u00ebrdonin ende mesazhet e rastit p\u00ebr rezultatin e votimeve dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi u zhvilluan ato. Nj\u00eb mesazh i till\u00eb i prer\u00eb dhe i paapeluesh\u00ebm ka qen\u00eb tradicionalisht k\u00ebto 34 vite gongu i mbarimit t\u00eb gar\u00ebs zgjedhore n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Gjer\u00ebsisht q\u00ebndrimi amerikan \u00ebsht\u00eb pranuar si standarti i vler\u00ebsimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Aq sa pala humb\u00ebse e ka pasur p\u00ebrher\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta hedh\u00eb posht\u00eb ose ta anashkaloj\u00eb at\u00eb, ashtu si edhe pala fituese \u00ebsht\u00eb kujdesur me fjal\u00ebt dhe reagimet kur deklarata nga Uashingtoni kishte v\u00ebrejtje apo t\u00ebrheqje veshi.<\/p>\n<p>Ky vit do t\u00eb jet\u00eb i ndrysh\u00ebm. Ashtu si shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndryshme pas 20 janarit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb globin, kur n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale hyri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Donald Trump. Nuk m\u00ebrzitet vet\u00ebm Berisha me heshtjen amerikane, m\u00ebrziten edhe evropian\u00ebt me aleatin e madh q\u00eb vendos tarifa, m\u00ebrziten t\u00eb dyja hemisferat dhe mbi 170 shtete q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb to p\u00ebr modifikimet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. SHBA ka premtuar t\u00eb ndryshoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme, duke rib\u00ebr\u00eb piketat historike t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb saj q\u00eb e shtynin t\u00eb ishte kudo dhe t\u00eb fliste, e disa her\u00eb t\u00eb vendoste, p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Pa i hyr\u00eb thell\u00eb k\u00ebtij procesi q\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb i gjat\u00eb dhe tejet kompleks, media amerikane njoftoi s\u00eb fundi se administrata Trump ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga linja nd\u00ebrhyr\u00ebse n\u00eb proceset elektorale n\u00eb bot\u00eb, duke marr\u00eb nj\u00eb pozicion asnjan\u00ebs dhe protokollar. \u201cDepartamenti i Shtetit do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e huaja vet\u00ebm kur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr SHBA-n\u00eb, duke u fokusuar n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike dhe jo n\u00eb p\u00ebrhapjen e vlerave demokratike\u201d, shkruan networku i madh Fox News.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb k\u00ebtij e pat\u00ebm edhe ne shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb 11 maj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb cep t\u00eb Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa administrata Biden ishte e kudondodhur para, gjat\u00eb dhe pas zgjedhjeve me deklarata e q\u00ebndrime disa her\u00eb edhe urgjente e kritike, ambasada e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb q\u00ebndroi gjat\u00eb n\u00eb heshtje teksa rezultati i zgjedhjeve merrte form\u00eb. Aq sa, duke e v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pazakont\u00eb me shifrat e zhurmshme t\u00eb socialist\u00ebve, opozita nuk vonoi t\u00eb krijonte nj\u00eb re tymi sa i p\u00ebrket asaj q\u00eb e quajti \u201cpak\u00ebnaq\u00ebsi amerikane n\u00eb lidhje me zgjedhjet shqiptare\u201d. \u201cE shihni q\u00eb s\u2019i kan\u00eb uruar, prisni kur t\u2019i heqin viz\u00ebn. \u00cbsht\u00eb \u00e7eshtje or\u00ebsh\u201d \u2013 sa e sa or\u00eb televizive, shkrime dhe komente e analiza jan\u00eb derdhur n\u00eb eterin shqiptar si variacion i k\u00ebtij kumti pas 11 majit, \u00e7ka ishte de facto e fundit komardare shp\u00ebtimi q\u00eb i mbeti Sali Berish\u00ebs p\u00ebrball\u00eb 83 mandateve t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Prognoza e opozit\u00ebs p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb amerikane rezulton e pav\u00ebrtet\u00eb, teksa lexon shkrimin e Fox News. SHBA k\u00ebrkon t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e diplomacis\u00eb s\u00eb saj misionare, duke u fokusuar tek nj\u00eb pozicion pragmatist dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb ngusht\u00eb me interesat  e saj strategjike. Jo m\u00eb p\u00ebrhapje e demokracis\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit si n\u00eb koh\u00ebn e republikan\u00ebve t\u00eb G.W.Bush, as edhe nj\u00eb predikim i p\u00ebrbotsh\u00ebm vlerash apo lista porosish ndaj nj\u00eb morie shtetesh, si \u00e7ka ndodhur me administratat e Obam\u00ebs apo Biden. Kjo linj\u00eb duket se ka marr\u00eb fund, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb pozicionimi m\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb e m\u00eb pak paternalist n\u00eb k\u00ebto tema.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqje apo nj\u00eb riformatim i protagonizmit t\u00eb shtuar t\u00eb dekadave t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb form\u00eb n\u00eb muajt dhe vitet e ardhshme. Nj\u00eb gj\u00eb ama \u00ebsht\u00eb e sigurt qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs: Donald Trump ka alergji nga leksionet demokratike kur vjen puna tek zgjedhjet. Shum\u00ebkush kujton sesi kontestimi q\u00eb ai i b\u00ebri humbjes p\u00ebrball\u00eb Joe Biden n\u00eb zgjedhjet e vitit 2020, degjeneroi n\u00eb sulmin ndaj Capitol Hill n\u00eb 6 janar 2021 ku pati t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb l\u00ebnduar. Tema e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Trump nj\u00eb nerv i zbuluar dhe me shum\u00eb gjas\u00eb pozicioni i ri i Departamentit t\u00eb Shtetit e reflekton edhe n\u00eb kursin e vet diplomatik k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb konkrete q\u00eb lidhet me Amerik\u00ebn e pas vitit 2021.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tem\u00eb irrituese p\u00ebr Presidentin Trump \u00ebsht\u00eb ajo e drejt\u00ebsis\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt q\u00ebndrimi amerikan n\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare ka reflektuar gradualisht  dhe indirekt humorin e prishur t\u00eb presidentit Trump me gjykatat e prokuror\u00ebt e SHBA, t\u00eb cil\u00ebt hodh\u00ebn mbi t\u00eb nj\u00eb mal prej mbi 90 akuzash para zgjedhjeve t\u00eb fundit presidenciale.<\/p>\n<p>Heshtja e amerikan\u00ebve gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit ndaj SPAK dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht ndaj reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, ka \u201cfolur\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft elokuente pa e hapur goj\u00ebn. Jo m\u00eb deklarime n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shqiptare, jo m\u00eb takime e foto protokollare me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj, por thjesht nj\u00eb pajtim n\u00eb heshtje me q\u00ebndrimet evropiane n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy muajt e fundit fjala vjen, q\u00eb takimet e diplomat\u00ebve amerikan\u00eb me krer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re jan\u00eb kryer n\u00eb ambasadat britanike ose evropiane, por jo n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane si\u00e7 ndodhte r\u00ebndom.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb logjike t\u00eb mendohet se kjo ftohje e Uashingtonit ndaj k\u00ebtij projekti t\u00eb financuar me para amerikane dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur fort qysh n\u00eb dit\u00ebt e para pas vitit 2015, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndryshuar t\u00eb administrat\u00ebs Trump ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. T\u00eb cilin vet\u00eb Donald Trump e ka akuzuar si nj\u00eb repart inkuizitor q\u00eb godet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe tendencioze kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto modifikime t\u00eb politik\u00ebs amerikane ndaj Shqip\u00ebris\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb efektet e saj n\u00eb sken\u00ebn shqiptare. P\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq kjo mbetet t\u00eb shihet. Ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb ta m\u00ebsojm\u00eb veten se nuk do t\u00eb kemi m\u00eb mbi krye arbitrin e p\u00ebrjetsh\u00ebm amerikan, q\u00eb na thot\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb jo. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar pjekurin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, ashtu si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb do ta p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb hapat e par\u00eb, situat\u00ebn n\u00eb lidhje me zbatimin e ligjit, standartet demokratike dhe soliditetin e shtetit. Megjithat\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt kjo tashm\u00eb ka pak r\u00ebnd\u00ebsi. Ata kan\u00eb p\u00ebrqafuar platform\u00ebn \u201cAmerica First\u201d (Amerika m\u00eb e para) dhe kjo n\u00ebnkupton heqjen dor\u00eb nga shum\u00eb prej spaletave q\u00eb kan\u00eb mbajtur n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore. Kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re bashk\u00eb me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rrotull nesh, apo edhe n\u00eb cepat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb globit. Duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb notojm\u00eb vet\u00eb!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/skender-minxhozi-terheqja-amerikane-nga-punet-e-brendshme-te-shqiperise-dhe-te-botes\/\">Sk\u00ebnder Minxhozi: T\u00ebrheqja amerikane nga pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (dhe t\u00eb bot\u00ebs)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e zgjedhjeve relativisht t\u00eb qeta t\u00eb 11 majit, sipas standartit shqiptar t\u00eb zgjedhjeve, nj\u00eb tem\u00eb e mbajti ndoshta m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjerat t\u00eb tendosur debatin postelektoral p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb. Ishte \u201cheshtja q\u00eb fliste\u201d e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me rezultatin, fitimtar\u00ebt dhe humb\u00ebsit. M\u00eb sakt\u00eb, heshtja e autoriteteve amerikane q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32099","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32099","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32099"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32099\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}