{"id":32043,"date":"2025-07-21T06:03:07","date_gmt":"2025-07-21T06:03:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/analiza-mbyllja-e-mediave-qe-mbulojne-ballkanin-perendimor-dhe-pasojat\/"},"modified":"2025-07-21T06:03:07","modified_gmt":"2025-07-21T06:03:07","slug":"analiza-mbyllja-e-mediave-qe-mbulojne-ballkanin-perendimor-dhe-pasojat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/21\/analiza-mbyllja-e-mediave-qe-mbulojne-ballkanin-perendimor-dhe-pasojat\/","title":{"rendered":"Analiza: Mbyllja e mediave q\u00eb mbulojn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe pasojat"},"content":{"rendered":"<p>Ballkani Per\u00ebndimor \u2013 me rreth 20 milion\u00eb banor\u00eb \u2013 rrezikon t\u00eb mbetet pa burime informacioni nga mediat q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e forcave kryesore politike n\u00eb shtetet e rajonit. Goditja fillestare u dha me nd\u00ebrprerjen e fondeve nga buxheti i ish-USAID-it, nd\u00ebrsa befasia m\u00eb e fundit ishte mbyllja e projektit rajonal, Al Jazeera Balkans \u2013 i financuar nga Katari.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 200 punonj\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij rrjeti mediatik mbet\u00ebn pa pun\u00eb, nd\u00ebrsa arsyet konkrete p\u00ebr mbylljen, sipas njoftimit t\u00eb Al Jazeera-s, lidhen me nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cpjes\u00eb e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr forcimin e pranis\u00eb digjitale dhe zgjerimin n\u00eb platforma t\u00eb reja mediatike\u201d.<\/p>\n<p>USAID-i \u2013 Agjencia amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb dikur mb\u00ebshteste shum\u00eb media t\u00eb pavarura p\u00ebrmes granteve \u2013 n\u00eb praktik\u00eb nuk funksionon m\u00eb; Z\u00ebri i Amerik\u00ebs nuk ka publikuar asgj\u00eb q\u00eb nga marsi; Radio Evropa e Lir\u00eb po p\u00ebrballet me munges\u00eb fondesh prej kat\u00ebr muajsh, nd\u00ebrsa pronar\u00ebt e televizioneve N1 dhe Nova jan\u00eb n\u00eb proces riorganizimi dhe ndryshimesh n\u00eb udh\u00ebheqje.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltarja ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Evropiane p\u00ebr Lirin\u00eb e Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, paralajm\u00ebron se pa media t\u00eb pavarura, \u201cnjer\u00ebzit do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak t\u00eb informuar ose t\u00eb informuar keq, sepse p\u00ebrmbajtja e paverifikuar nga rrjetet sociale dhe burime t\u00eb tjera t\u00eb pasigurta, do ta mbush\u00eb boshll\u00ebkun\u201d.<\/p>\n<p>Sipas saj, mediat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin operojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u201cpresione politike, k\u00ebrc\u00ebnime fizike dhe online, sulme ligjore, v\u00ebshtir\u00ebsi financiare dhe kushte t\u00eb k\u00ebqija pune\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGazetaria hulumtuese po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e rrall\u00eb dhe vet\u00eb gazetaria nuk konsiderohet m\u00eb nj\u00eb profesion t\u00ebrheq\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb rreziqeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballen gazetar\u00ebt\u201d, thot\u00eb Kusari.<\/p>\n<p>Problemet p\u00ebr mediat e pavarura n\u00eb rajon nis\u00ebn kur presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb janar, urdh\u00ebroi ngrirjen e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Kjo preku edhe USAID-in, i cili, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2023, mb\u00ebshteste mbi 6.200 gazetar\u00eb dhe 707 organizata mediatike n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 vende.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta p\u00ebr numrin e mediave q\u00eb USAID-i mb\u00ebshteste n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nuk ka.] N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, kjo agjenci u shp\u00ebrb\u00eb dhe, tani e tutje, ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr vendet e huaja do ta menaxhoj\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cFinancimi nga USAID-i u mund\u00ebsonte gazetar\u00ebve t\u00eb prodhonin raporte t\u00eb pavarura dhe t\u00eb detajuara, si dhe organizatave mediatike t\u2019u kushtoheshin temave q\u00eb mediat e zakonshme kryesisht i neglizhojn\u00eb, si t\u00eb drejtat e njeriut, \u00e7\u00ebshtjet LGBTI dhe komunitetet pakic\u00eb\u201d, thot\u00eb Kusari.<\/p>\n<p>Goditja e radh\u00ebs ndodhi n\u00eb mars, kur Trump n\u00ebnshkroi nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutiv, q\u00eb parashikonte reduktime drastike t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve dhe t\u00eb fondeve p\u00ebr shtat\u00eb agjenci federale, p\u00ebrfshir\u00eb Agjencin\u00eb amerikane p\u00ebr Mediat Globale (USAGM), e cila, nd\u00ebr t\u00eb tjera, mbik\u00ebqyr pun\u00ebn e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marsi, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs nuk transmeton p\u00ebrmbajtje, nd\u00ebrsa Radio Evropa e Lir\u00eb vazhdon t\u00eb publikoj\u00eb, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrballet edhe me nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor kund\u00ebr USAGM-s\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Radio Evropa e Lir\u00eb nd\u00ebrmori masa t\u00eb rrepta p\u00ebr uljen e shpenzimeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebrgimin e disa punonj\u00ebsve n\u00eb pushim t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe anulimin e kontratave me punonj\u00ebsit me honorar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, drejtuesit e Grupit United, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb televizionet rajonale N1 dhe Nova, u shkarkuan gjat\u00eb qershorit \u2013 gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri q\u00eb redaktor\u00ebt e k\u00ebtyre mediave t\u00eb shprehin shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikimin e mundsh\u00ebm politik. Grupi United operon n\u00eb: Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovin\u00eb, Serbi, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut, Greqi dhe Bullgari.<\/p>\n<p>Pronare e kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrja investuese BS Partners, me seli n\u00eb Lond\u00ebr, e cila q\u00eb nga viti 2019 ka bler\u00eb shumic\u00ebn e aksioneve n\u00eb Grupin United. Autoritetet n\u00eb Serbi, me presidentin Aleksandar Vu\u00e7iq n\u00eb krye, prej shum\u00eb vitesh kritikojn\u00eb mediat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Grupin United. N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, gazetar\u00ebt e Televizionit N1 mor\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje n\u00eb adres\u00eb t\u00eb redaksis\u00eb. Kusari thot\u00eb se p\u00ebrkeq\u00ebsimi i liris\u00eb s\u00eb mediave n\u00eb Kosov\u00eb, ka ndodhur kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb Qeveris\u00eb dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cQeveria miratoi nj\u00eb ligj antikushtetues p\u00ebr median, i cili m\u00eb von\u00eb u rr\u00ebzua nga Gjykata Kushtetuese. Gazetar\u00ebt, mediat dhe aktivist\u00ebt p\u00ebrballen me sulme verbale dhe ngacmime t\u00eb sh\u00ebnjestruara nga politikan\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Albin Kurti\u201d, thot\u00eb Kusari.<\/p>\n<p>Ajo shton se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cpothuajse e pamundur t\u00eb fitosh qasje n\u00eb dokumente publike\u201d, se transparenca \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe se partia n\u00eb pushtet ushtron vazhdimisht presion mbi rregullator\u00ebt dhe bordet e transmetuesve publik\u00eb. N\u00ebse Qeveria n\u00eb Prishtin\u00eb vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, sipas saj, Kosova mund t\u00eb kaloj\u00eb nga vendi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave n\u00eb rajon n\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr lirin\u00eb e mediave t\u00eb organizat\u00ebs Reporter\u00ebt pa Kufij, p\u00ebr vitin 2025, Kosova u rendit m\u00eb posht\u00eb se t\u00eb gjitha vendet e tjera n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 n\u00eb vendin e 99-t\u00eb. Tri pozita m\u00eb lart ishte Serbia, dhjet\u00eb pozita m\u00eb lart ishte Bosnje dhe Hercegovina, nd\u00ebrsa m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb rajon ishte Mali i Zi \u2013 n\u00eb vendin e 37-t\u00eb. Drejtori i Qendr\u00ebs Mediale n\u00eb Sarajev\u00eb, Boro Konti\u00e7, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohet se si do t\u00eb duket e ardhmja e mediave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Ai beson se p\u00ebr mbijetes\u00ebn e mediave t\u00eb pavarura, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb angazhohet edhe komuniteti mediatik, por edhe shteti. Mediat, sipas tij, jan\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e shoq\u00ebris\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebsh ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00ebse nuk ekziston nj\u00eb komunitet i fort\u00eb mediatik, gazetari profesionale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kritike dhe q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, p\u00ebrfaq\u00ebson z\u00ebrin e publikut\u201d, thot\u00eb Konti\u00e7.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se edhe ata q\u00eb g\u00ebzohen p\u00ebr situat\u00ebn, s\u00eb shpejti do ta kuptojn\u00eb se sa e d\u00ebmshme \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Me zhdukjen e mediave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pavarura, humbet edhe komuniteti mediatik, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cMe ekzistenc\u00ebn e tyre, ju ruani di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb normale \u2013 q\u00eb t\u00eb ket\u00eb z\u00ebra kritik\u00eb, t\u00eb ket\u00eb hulumtime. Sepse, n\u00eb at\u00eb rast, askush nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb\u201d, thot\u00eb Konti\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cShuarja e nj\u00eb mediumi t\u00eb mir\u00eb e cil\u00ebsor \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb humbje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Snjezhana Millivojeviq, profesoresh\u00eb n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 gazetar\u00ebve profesionist\u00eb q\u00eb mbesin pa pun\u00eb \u2013 \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb goditje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr profesionin e gazetaris\u00eb k\u00ebtu \u2013 humbja p\u00ebr publikun e gjer\u00eb n\u00ebnkupton edhe humbje t\u00eb nj\u00eb mediumi q\u00eb mbante standarde t\u00eb larta profesionale, kishte program t\u00eb larmish\u00ebm dhe kontribuonte n\u00eb pluralizmin mediatik\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Millivojeviq kujton se mediat rajonale n\u00eb Ballkan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb themeluar nga pronar\u00eb t\u00eb huaj, por shton se p\u00ebrballja me rezistenc\u00eb ka qen\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cParalelisht me largimin e pronar\u00ebve t\u00eb huaj po ndodh edhe nj\u00eb lloj rikthimi i shtetit n\u00eb media. S\u00eb paku n\u00eb Serbi kjo \u00ebsht\u00eb e dukshme, p\u00ebrmes Telekomit shtet\u00ebror dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kanalesh t\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa q\u00eb paraqiten si media me dimension rajonal\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Millivojeviq thekson se presioni i fort\u00eb politik ndaj mediave, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u201csektori i ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr media, praktikisht, t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet para syve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMediat q\u00eb kan\u00eb ambicie serioze p\u00ebr t\u00eb informuar mbi gjendjen n\u00eb rajon, apo p\u00ebr t\u00eb ngritur standardet profesionale, tani jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb presioni t\u00eb madh politik nga autoritetet vendore dhe t\u00eb nj\u00eb mosp\u00ebrfilljeje ose mungese gatishm\u00ebrie nga publiku demokratik nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019i ndihmuar\u201d, vler\u00ebson ajo.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend shqet\u00ebsues, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Millka Tadiq Mijoviq, drejtoresh\u00eb e Qendr\u00ebs p\u00ebr Gazetari Hulumtuese n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto media kan\u00eb pasur r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme jo vet\u00ebm p\u00ebr ne n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr media me trash\u00ebgimi, q\u00eb kan\u00eb pasur rol dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb viteve \u201990\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Tadiq Mijovi\u00e7 thekson se k\u00ebto jan\u00eb media \u201cq\u00eb kan\u00eb mbajtur nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb caktuar nga t\u00eb gjitha autoritetet n\u00eb Ballkan, t\u00eb cilat tradicionalisht duan t\u00eb kontrollojn\u00eb dhe kapin median\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta z\u00ebra t\u00eb pavarur ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr ne, dhe kam frik\u00eb se pas mbylljes s\u00eb k\u00ebtyre mediave, skena jon\u00eb mediatike do t\u00eb jet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb ndryshe\u201d, thot\u00eb Tadiq Mijovi\u00e7.<\/p>\n<p>Ajo paralajm\u00ebron se tani n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor po krijohet hap\u00ebsira p\u00ebr \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit autoritar\u00eb dhe elitat e korruptuara t\u00eb biznesit q\u00eb t\u2019i kontrollojn\u00eb mediat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, n\u00eb ato vende kemi sh\u00ebrbime publike t\u00eb pareformuara dhe shum\u00eb media tabloide. Dhe, nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb rrezik i madh: kemi rrjete sociale, p\u00ebrmes t\u00eb cilave dezinformimi p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundon Tadiq Mijovi\u00e7.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/21\/analiza-mbyllja-e-mediave-qe-mbulojne-ballkanin-perendimor-dhe-pasojat\/\">Analiza: Mbyllja e mediave q\u00eb mbulojn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe pasojat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ballkani Per\u00ebndimor \u2013 me rreth 20 milion\u00eb banor\u00eb \u2013 rrezikon t\u00eb mbetet pa burime informacioni nga mediat q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e forcave kryesore politike n\u00eb shtetet e rajonit. Goditja fillestare u dha me nd\u00ebrprerjen e fondeve nga buxheti i ish-USAID-it, nd\u00ebrsa befasia m\u00eb e fundit ishte mbyllja e projektit rajonal, Al Jazeera Balkans [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-32043","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32043"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32043\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}