{"id":31992,"date":"2025-07-20T16:18:44","date_gmt":"2025-07-20T16:18:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/20\/hiqeni-qafe-gjykata-liron-marjeta-karajn-qe-urdheroi-eliminimin-e-61-vjecarit\/"},"modified":"2025-07-20T16:18:44","modified_gmt":"2025-07-20T16:18:44","slug":"hiqeni-qafe-gjykata-liron-marjeta-karajn-qe-urdheroi-eliminimin-e-61-vjecarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/20\/hiqeni-qafe-gjykata-liron-marjeta-karajn-qe-urdheroi-eliminimin-e-61-vjecarit\/","title":{"rendered":"\u201cHiqeni qafe\u201d\/ Gjykata liron Marjeta Karajn q\u00eb urdh\u00ebroi eliminimin e 61-vje\u00e7arit"},"content":{"rendered":"<p><span>Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr vrasjen e 61-vje\u00e7arit Menduh Kurtdeda. TCH raporton se lirimi i gruas u urdh\u00ebrua pasi gjykata e Apelit n\u00eb muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs t\u00eb rishqyrtoj\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr masakrimin e t\u00eb moshuarit.<\/span><\/p>\n<p><span>8 vjet m\u00eb par\u00eb vjet Deda u rr\u00ebmbye, u dhunua barbarisht n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb kryeqytetit e m\u00eb pas u dogj me benzin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dajtit. Apeli zhb\u00ebri d\u00ebnimin prej 22 vitesh burg p\u00ebr t\u00eb pandehurit ku n\u00ebn akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb gruaja, djali i saj n\u00eb k\u00ebrkim dhe nj\u00eb person i identifikuar si <\/span><span>Gazmend Ngota.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky i fundit rr\u00ebfeu n\u00eb polici se viktima fshihej prej Luljet\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb borxhi. \u201cNe e pam\u00eb bashk\u00eb me Besmirin dhe ai i thirri n\u00eb em\u00ebr duke e marr\u00eb n\u00eb makin\u00eb. Kur pyeti Luljet\u00ebn se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnim me t\u00eb, ajo i tha: \u201cHiqeni qafe\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Hetimet<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nga hetimet rezultoi se Marjeta Karaj, e pun\u00ebsuar si sekretare n\u00eb nj\u00eb OJF ka pasur mosmarr\u00ebveshje t\u00eb vazhdueshme me 61-vje\u00e7arin, n\u00eb lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve t\u00eb shoqat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb 2017 djali i saj, Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb shtetases Marjeta Karaj, kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb ndjerin n\u00eb makin\u00eb dhe e kan\u00eb transportuar n\u00eb Kod\u00ebr Shupal.<\/span><\/p>\n<p><span>Aty e kan\u00eb lidhur dhe ushtruan presion p\u00ebr kthimin e nj\u00eb borxhi q\u00eb Marjeta pretendonte se i ndjeri i kishte. N\u00eb momentin q\u00eb viktima ka mohuar borxhin dy personat i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Kufoma e Menduh Kurtded\u00ebs u gjet m\u00eb 16 Maj 2017 n\u00eb vendin e quajtur Kod\u00ebr Shupal, Zall-Bastar Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShtetasi G.N., shfaqi pendes\u00eb dhe pranoi t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb duke rr\u00ebfyer ngjarjen\u201d, \u2013 informoi prokuroria m\u00eb 30 Mars 2023.\u00a0<\/span><span>Marjeta Karaj u d\u00ebbua me 22 vite burg, djali i saj Besmir Karaj me 25 vite nd\u00ebrsa Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>D\u00ebshmia horror<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>D\u00ebshmia para hetuesve e Gazmir Ngot\u00ebs, nj\u00eb nga tre t\u00eb akuzuarit p\u00ebr krimin horror t\u00eb kryer n\u00eb Tiran\u00eb, zbardhi detaje q\u00eb tregojn\u00eb si arrit\u00ebn autor\u00ebt t\u2019i marrin jet\u00ebn 61-vje\u00e7arit Menduh Shaban Kurtdeda, t\u00eb cilin e dogj\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli p\u00ebr nj\u00eb borxh prej 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb reja ndaj t\u00eb ish-dashur\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga d\u00ebshmia e Ngot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se urdhrin e ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb ish e dashura e tij, Marjeta Karaj. Kjo e fundit, sipas detajeve q\u00eb jep n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij Ngota, i ka k\u00ebrkuar borxhin 61-vje\u00e7arit dhe e ka b\u00ebr\u00eb fajtor dhe p\u00ebr vdekjen e v\u00ebllait t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nat\u00ebn q\u00eb i mor\u00ebn jet\u00ebn, viktima ka qen\u00eb i dehur dhe nuk ka pranuar t\u00eb kishte borxh ndaj Marjeta Karajt. Gazmir Ngota nd\u00ebr t\u00eb tjera ka treguar me detaje edhe se si iu vu flaka viktim\u00ebs, i cili vet\u00ebm r\u00ebnkonte nga dhuna e ushtruar prej n\u00ebn\u00eb e bir q\u00eb k\u00ebrkonin lek\u00ebt e tyre t\u2019u ktheheshin mbrapsht.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Gazmir Ngota: <\/span><\/strong><em><span>\u201cGjat\u00eb darkave, takoheshim n\u00eb lagje dhe shpesh her\u00eb frekuentonin dhe lokalin tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u2018\u00c7ufes\u2019 q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb bar kafe \u2018K\u00ebnaq\u00ebsia\u2019, n\u00eb Allias. Duke qen\u00eb se un\u00eb sapo kisha ardhur nga Italia dhe aso kohe kisha para, Besmiri m\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar dhe kemi krijuar njohje dhe shoq\u00ebri me nj\u00ebri-tjetrin. Besmiri punonte me nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb i th\u00ebrrisnin \u2018Faja\u2019 me origjin\u00eb nga Pogradeci ose Kor\u00e7a, p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb pas kam m\u00ebsuar se kishte qen\u00eb i dashuri i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet\u00eb, shtetases Marjeta Karaj.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nga Besmiri kam m\u00ebsuar se n\u00ebna e tij drejtonte nj\u00eb fondacion, nd\u00ebrsa vet\u00eb Besmiri punonte si shofer, me makin\u00ebn e Fajes, t\u00eb mark\u00ebs Ford Focus me ngjyr\u00eb jeshile dhe e shoq\u00ebronte at\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e produkteve t\u00eb ndryshme ushqimore. Rreth dy muaj pasi isha kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, ku muaji dhe data e sakt\u00eb nuk m\u00eb kujtohet, un\u00eb kam qen\u00eb tek magazina e Besmirit, q\u00eb ndodhej mbrapa konviktit nr 1 t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar Tiran\u00eb dhe nd\u00ebrsa po q\u00ebndronim, kemi pir\u00eb ver\u00eb t\u00eb hapur me turshi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Rreth or\u00ebs, 01:00 t\u00eb m\u00ebngjesit mua m\u00eb mbaruan cigaret dhe shkova p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb paket\u00eb cigare tek nj\u00eb kiosk\u00eb, tek kryq\u00ebzimi i Varrit t\u00eb Bamit, q\u00eb q\u00ebndron hapur 24 or\u00eb. Nd\u00ebrsa po kthehesha, disa metra pa mb\u00ebrritur tek magazina, Besmiri \u00ebsht\u00eb afruar me mjetin tip Ford Focus dhe m\u00eb tha: \u2018hajde hip, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb xhiro\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nd\u00ebrsa po qarkullonim n\u00ebp\u00ebr rrugica, af\u00ebr nj\u00eb tregu fruta perimesh n\u00eb Xhamllik, Besmiri pa nj\u00eb person t\u00eb seksit mashkull duke ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb ndaloi makin\u00ebn, pasi tha se e njihte. P\u00ebr mua ishte hera e par\u00eb q\u00eb e shikoja k\u00ebt\u00eb person, por kujtoj q\u00eb Besmiri i th\u00ebrriti n\u00eb em\u00ebr, \u201cMendu\u201d dhe pasi i futi krahun e mori n\u00eb makin\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Kujtoj q\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb ishte i madh n\u00eb mosh\u00eb, mbi 65 vje\u00e7 dhe mbaj mend q\u00eb kishte konsumuar alkool. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb automjet Besmiri filloi q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte Mendus presion, duke i th\u00ebn\u00eb: \u2018kam kaq koh\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj, shiko \u00e7far\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u2019 dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>M\u00eb pas, Besmiri mori n\u00eb telefon n\u00ebn\u00ebn e tij, Marjet\u00ebn dhe i tha: \u2018kam gjet Mendun, e kam me vete me makin\u00eb dhe hajde tek Kastrati, q\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh vet\u00eb me t\u00eb. Kemi vazhduar rrug\u00ebn me makin\u00eb dhe pasi mb\u00ebrrit\u00ebm tek Karburant Kastrati n\u00eb Allias, makin\u00ebn Ford Focus e fut\u00ebm n\u00eb parkingun, pas pishinave t\u00eb kompleksit Las Palmas, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Cufes t\u00eb cilin un\u00eb e njoh q\u00eb f\u00ebmij\u00eb si banor t\u00eb zon\u00ebs.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Besmiri zbriti nga makina Mendun dhe menj\u00ebher\u00eb nisi ta q\u00ebllonte me shpulla, duke e shar\u00eb dhe ofenduar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vet\u00ebm qeshte, pasi si duket ishte n\u00eb gjendje t\u00eb dehur. Pas pak \u00e7astesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i b\u00ebrtiste Mendus, duke i th\u00ebn\u00eb: \u2018prej teje m\u00eb vdiq v\u00ebllai, duhet t\u00eb m\u00eb kthesh menj\u00ebher\u00eb lek\u00ebt\u2019, nga ku un\u00eb kuptova q\u00eb Mendui, i kishte lek\u00eb borxh Marjet\u00ebs.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Menduja, i thoshte: \u2018nuk kam asnj\u00eb lek borxh, dhe vet\u00ebm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjet\u00ebn dhe Besmirin i cili filloi q\u00eb ta q\u00eblloj\u00eb Mendun, me grushte e shkelma, ku si pasoj\u00eb ky i fundit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb dhe nuk po ngrihej m\u00eb pasi ishte mosh\u00eb e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe p\u00ebr disa \u00e7aste biseduan vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm me nj\u00ebri-tjetrin.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Pasi un\u00eb jam afruar pran\u00eb tyre Besmiri m\u00eb tha: \u2018sa burg rrezikojm\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb: \u2018nuk e di, shum\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb rrezikuar n\u00ebse i ndodh di\u00e7ka e keqe. N\u00eb vijim Besmiri pyeti Marjet\u00ebn \u2018\u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u2019 dhe ajo i tha shprehimisht \u2018hiqeni qafe , sepse nuk i bie njeriu mendja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u2019.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Pas k\u00ebtij momenti Marjeta u largua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb saj, nd\u00ebrsa Besmiri dhe un\u00eb ngrit\u00ebm p\u00ebr krah\u00ebsh Mendun dhe e fut\u00ebm at\u00eb n\u00eb sendilen e pasme t\u00eb mjetit tip Ford Focus me ngjyr\u00eb jeshile, targat e t\u00eb cilit nuk i mbaj mend. Pasi vazhduam l\u00ebvizjen Besmiri m\u00eb tha: \u2018do ta \u00e7ojm\u00eb mbrapa Dajtit qenin\u2019, nd\u00ebrsa un\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb se b\u00ebra ndonj\u00eb reagim, pasi mendova se Besmiri thjesht po i b\u00ebnte presion Mendus.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Ky i fundit, megjith\u00ebse ishte koshient, nuk b\u00ebnte asnj\u00eb reagim. Te nj\u00eb karburant n\u00eb vendin e quajtur Kafja e Rrem\u00ebs, Besmiri ndaloi mjetin dhe m\u00eb tha \u2018zbrit merr benzin\u2019 dhe m\u00eb dha n\u00eb dore dy bidona t\u00eb vegj\u00ebl 05 mil q\u00eb mbante n\u00eb makin\u00eb. Besmiri m\u00eb dha lek\u00ebt q\u00eb bleva benzin\u00eb, dhe vazhduam rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Tujanit, deri sa arrit\u00ebm n\u00eb Kod\u00ebr Shupal. Ishte shume err\u00ebsir\u00eb dhe gjat\u00eb rrug\u00ebs nuk jemi hasur me asnj\u00eb automjet apo person tjet\u00ebr.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb vendin e quajtur Kod\u00ebr Shupal, Besmiri ndaloi makin\u00ebn, bashk\u00eb zbrit\u00ebm nga makina Mendun, duke e mbajtur p\u00ebr krahu dhe e mb\u00ebshtet\u00ebm Mendun n\u00eb trungun e nj\u00eb peme q\u00eb ndodhej disa metra m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs. Besmiri e lidhi Mendun n\u00eb trungun e nj\u00eb peme me zinxhir\u00eb q\u00eb mbante n\u00eb makin\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb mos l\u00ebvizte dhe e sp\u00ebrkati me benzin\u00eb, nga koka tek k\u00ebmb\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Menduja n\u00eb at\u00eb moment vet\u00ebm r\u00ebnkonte.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Besmiri nxori nga xhepi nj\u00eb mjet ndez\u00ebs \u00e7akmak, dhe i vuri flak\u00ebn Mendus, i cili menj\u00ebher\u00eb u p\u00ebrpi nga zjarri. Un\u00eb jam shokuar, pasi nuk e prisja nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb kam shkuar tek makina dhe bashk\u00eb me Besmirin q\u00eb ishte n\u00eb drejtim t\u00eb tij, jemi kthyer p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Gjat\u00eb rrug\u00ebs un\u00eb jam b\u00ebr\u00eb keq, dhe i kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb Besmirit \u2018\u00e7far\u00eb b\u00ebre k\u00ebshtu, un\u00eb jam familjar, do m\u00eb lesh f\u00ebmij\u00ebt rrug\u00ebs\u2019, dhe ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u2018mos u b\u00eb merak, se do e mbaj un\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, fajin q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb.\u2019 <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>At\u00eb nat\u00eb Besmiri m\u00eb la tek karburanti n\u00eb Allias, dhe m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb do t\u00eb lante makin\u00ebn n\u00eb lavazh. <\/span><span>Pasi jam futur n\u00eb sht\u00ebpi, un\u00eb e kam p\u00ebrjetuar shum\u00eb keq k\u00ebt\u00eb ngjarje, por gjithsesi nuk jam shprehur tek persona te tjer\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, un\u00eb s\u2019i kam besuar vetes q\u00eb kam kryer nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb dhe q\u00eb nga ai moment kam filluar q\u00eb t\u00eb pi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb alkool, p\u00ebr ta <\/span><span>kaluar k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Dy apo tre dit\u00eb pas ngjarjes un\u00eb kam takuar Besmirin tek lokal \u201cK\u00ebnaq\u00ebsia\u201d dhe nga bisedat tona kam kuptuar se dhe ai e kishte p\u00ebrjetuar shum\u00eb keq. Kujtoj se pasi kufoma \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb Kod\u00ebr Shupal, dhe lajmi ka dal\u00eb n\u00eb media Besmiri e ka p\u00ebrjetuar dhe m\u00eb thoshte q\u00eb Menduja i del n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00e7do nat\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrjetim kam pasur dhe un\u00eb. M\u00eb pas, un\u00eb jam mbyllur n\u00eb vetvete dhe kam shk\u00ebputur \u00e7do lloj komunikimi si me Besmirin ashtu edhe me Marjet\u00ebn.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Sqaroj se, un\u00eb e kam menduar disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohem n\u00eb polici dhe t\u00eb shpjegoj faktin q\u00eb ka ndodhur, kam qen\u00eb n\u00eb dilem\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohem ose jo, duke menduar q\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur p\u00ebr t\u00eb rritur. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 24.10.2022 ku pasi m\u00eb ka th\u00ebrritur policia un\u00eb jam larguar nga vendi i pun\u00ebs ku punoja si shp\u00ebrndar\u00ebs picash dhe nga banesa, pasi shoku im Fatri Tota m\u00eb tregoi se e kishin pyetur n\u00eb polici n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje\u201d.<\/em> \u00a9LAPSI.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/20\/hiqeni-qafe-gjykata-liron-marjeta-karajn-qe-urdheroi-eliminimin-e-61-vjecarit\/\">\u201cHiqeni qafe\u201d\/ Gjykata liron Marjeta Karajn q\u00eb urdh\u00ebroi eliminimin e 61-vje\u00e7arit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr vrasjen e 61-vje\u00e7arit Menduh Kurtdeda. TCH raporton se lirimi i gruas u urdh\u00ebrua pasi gjykata e Apelit n\u00eb muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs t\u00eb rishqyrtoj\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr masakrimin e t\u00eb moshuarit. 8 vjet m\u00eb par\u00eb vjet Deda u rr\u00ebmbye, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}