{"id":31990,"date":"2025-07-20T16:22:27","date_gmt":"2025-07-20T16:22:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/20\/gjykata-rrezon-ramen-shkarkimi-i-gledis-nanos-i-paligjshem\/"},"modified":"2025-07-20T16:22:27","modified_gmt":"2025-07-20T16:22:27","slug":"gjykata-rrezon-ramen-shkarkimi-i-gledis-nanos-i-paligjshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/20\/gjykata-rrezon-ramen-shkarkimi-i-gledis-nanos-i-paligjshem\/","title":{"rendered":"Gjykata rr\u00ebzon Ram\u00ebn, shkarkimi i Gledis Nanos i paligjsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Tre vjet pas shkarkimit nga kupola e policis\u00eb, Gledis Nano ka dal\u00eb i fituar nga beteja gjyq\u00ebsore kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama, pasi gjykata i dha nj\u00eb vul\u00eb morale mosbindjes p\u00ebr t\u2019u larguar nga detyra, nj\u00eb veprim \u00a0gjithnj\u00eb e m\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb policin\u00eb e shtetit dhe n\u00eb administrat\u00ebn publike. Nano refuzoi t\u00eb firmoste dor\u00ebheqjen dhe e detyroi Ram\u00ebn t\u00eb mbledh\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr ta shkarkuar formalisht, nj\u00eb akt q\u00eb dallon disi brenda sistemit, ku bindja e verb\u00ebr ndaj urdhrit politik \u00ebsht\u00eb rregull i pashkruar dhe kriter thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb ruajtur\u00a0karrier\u00ebn.<\/p>\n<p>Nano p\u00ebrfiton rreth 100 mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim, por n\u00eb historin\u00eb e tij mbet\u00ebn mister motivet q\u00eb e shtyn\u00eb Edi Ram\u00ebn ta shkarkonte kryepolicin me urgjenc\u00eb, qoft\u00eb edhe duke firmosur nj\u00eb vendim q\u00eb rezultoi i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit 2022, Gledis Nano u gjend papritur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ultimatumi nga ministri i at\u00ebhersh\u00ebm Bledi \u00c7u\u00e7i i cili i k\u00ebrkoi t\u00eb dor\u00ebhiqej menj\u00ebher\u00eb, madje ia b\u00ebri fakt t\u00eb kryer largimin nga drejtimi i policis\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2022\/08\/29\/doreheqje-e-detyruar-ikja-e-gledis-nanos-eshte-vetem-ceshtje-kohe\/\">Dor\u00ebheqje e detyruar\/ Ikja e Gledis Nanos \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe<\/a><\/p>\n<p>Lapsi.al raportoi at\u00ebher\u00eb se Nano dhe \u00c7u\u00e7i u p\u00ebrplas\u00ebn n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb zyr\u00ebn e ministrit, pas t\u00eb cilit kryepolici u largua dhe fiku telefonin, dicka e pazakont\u00eb p\u00ebr drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb. N\u00eb media nis\u00ebn t\u00eb qarkullojn\u00eb lajmet se Gledis Nano ishte i ikur, por ai vet\u00eb i p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi menj\u00ebher\u00eb k\u00ebto lajme q\u00eb dukeshin si mesazhe publike t\u00eb qeveris\u00eb, duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00c7u\u00e7it se nuk do ta braktiste detyr\u00ebn aq leht\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi ishte se pas \u00c7u\u00e7it q\u00ebndronte Edi Rama. Nuk u kuptua kurr\u00eb se p\u00ebrse duhej larguar nga detyra drejtori i policis\u00eb, por ishte\u00a0e qart\u00eb se urdhri kishte ardhur nga zyrat e kryeministris\u00eb. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Rama i dha fund rezistenc\u00ebs s\u00eb Gledis Nanos me nj\u00eb vendim qeverie q\u00eb e shkarkoi menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Interesante ishte se qeveria nuk kishte gati nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr ta z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar. Misteri i shkarkimit b\u00ebhej akoma m\u00eb intrigues po t\u00eb llogarisje Nano kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyer me ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj Lapsi.al i \u00ebsht\u00eb rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb arkiv\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb grafi tjet\u00ebr rrjedh\u00ebs s\u00eb ngjarjeve, n\u00eb distanc\u00ebn e tre viteve larg.<\/p>\n<h4><strong>Motivi \u201czyrtar\u201d, rezultatet e dob\u00ebta<\/strong><\/h4>\n\n<p>Motivi zyrtar q\u00eb i dhan\u00eb Gledis Nanos \u00ebsht\u00eb edhe versioni m\u00eb pak bind\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7u\u00e7i deklaroi at\u00ebher\u00eb se shkak p\u00ebr largimin e drejtorit t\u00eb policis\u00eb ishte\u00a0mosp\u00ebrmbushja e objektivave, q\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb bashk\u00eb. Sipas tij, shkarkimi lidhej me situat\u00ebn e krijuar muajt e fundit n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2022, e cila, sipas tij, <em>\u201ck\u00ebrkon nj\u00eb reagim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb menaxhim m\u00eb efikas t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Edhe Rama kur u pyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deklaroi: <em>Iu k\u00ebrkua dor\u00ebheqja sepse situata e koh\u00ebs s\u00eb fundit ishte problematike. Kjo k\u00ebrkonte nj\u00eb ndryshim t\u00eb lidershipit t\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cAi ka kryer detyr\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb sa ka mundur, por i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim rezultati. Me at\u00eb rezultat ku ne filluam t\u00eb shikojm\u00eb simptoma problemesh q\u00eb nga rishfaqja e parcelave me kanabis pran\u00eb zonave urbane, uniformat blu q\u00eb merrnin ryshfete, vrasjet pa autor t\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebrkonin nj\u00eb shkundje\u201d shtoi Rama.<\/em><\/p>\n<p>Por k\u00ebto shpjegime fusnin uj\u00eb. Probleme me ryshfetet e polic\u00ebve, vrasjet pa autor dhe parcelat me kanabis vendi yn\u00eb ka pasur p\u00ebrher\u00eb. Largimi i Gledis Nanos ishte urgjent, nj\u00eb flakje nga detyra q\u00eb nuk shpjegohej me problemet e p\u00ebrhershme t\u00eb policis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<h4><strong>Efektet an\u00ebsore t\u00eb eleminimit t\u00eb Ervis Martinajt<\/strong><\/h4>\n\n<p>Tre jav\u00eb para se t\u00eb shkarkohej Gledis Nano nga detyra, n\u00eb Durr\u00ebs ishte zhdukur bosi i loj\u00ebrave t\u00eb fatit, Ervis Martinaj. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe ngjarja m\u00eb e bujshme dhe m\u00eb e komplikuar kriminale e viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Me zhdukjen e Ervis Martinajt, tregu dhjet\u00ebra miliona euro i loj\u00ebrave t\u00eb fatit po k\u00ebrkonte nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb re n\u00eb l\u00ebmin e krimit. Bandat nis\u00ebn t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb territoret e l\u00ebna bosh. Zhdukja e Ervis Martinajt ishte si nj\u00eb l\u00ebvizje e fuqish\u00ebm n\u00ebntok\u00eb q\u00eb i jep efektet edhe m\u00eb tej n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ervis Martinaj kishte edhe nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pagesash p\u00ebr shefat e policis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb media kishin dal\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb intimiduar kryeministrin duke marr\u00eb me qira nj\u00eb banes\u00eb pran\u00eb tij. Deri dit\u00ebn e fundit, Ervis Martinaj shoq\u00ebrohej nga nj\u00eb efektiv i operacionales i quajtur Jeton Lami, q\u00eb u arrestua m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb pasi Martinaj u zhduk, Gledis Nano pati nj\u00eb takim me Jeton Lamin n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit. Ish-efektivi i arrestuar ishte njeriu i vet\u00ebm q\u00eb dinte edhe destinacionin e fundit t\u00eb Martinajt nat\u00ebn e 9 Gushtit t\u00eb vitit 2022, nj\u00eb fakt q\u00eb ka mbetur i pazbardhur ende sot.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja e Gledis Nanos n\u00eb nj\u00eb ngjarje kaq delikate ende sot ka mbetur mister.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb Gledis Nanos nga detyra, kryeministri Edi Rama doli disa her\u00eb n\u00eb konferencat e p\u00ebrbashk\u00ebta me drejtorin e ardhsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb, Muhamet Rrumbullakun dhe premtoi zbardhjen e zhdukjes s\u00eb Martinajt, megjith\u00ebse familjar\u00ebt e viktim\u00ebs e akuzonin direkt si organizator t\u00eb rr\u00ebmbimit dhe vrasjes s\u00eb njeriut t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb fati i Ervis Martinajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e varrosur, q\u00eb po shkon drejt harres\u00ebs nga policia apo nga prokuroria.<\/p>\n<h4>P\u00ebshp\u00ebrimat n\u00eb vesh\u00ebt e ambasadave<\/h4>\n\n<p>Reagimi i par\u00eb pas shkarkimit t\u00eb Gledis Nanos erdhi nga ambasada e SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb shprehu solidaritet dhe vler\u00ebsim me ish-drejtorin.<\/p>\n<p>\u201c<em>I shprehim vler\u00ebsimin ton\u00eb Gledis Nanos, i cili ishte nj\u00eb partner i fort\u00eb i si drejtor i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit shqiptar dhe m\u00eb par\u00eb, si drejtor i Zyr\u00ebs kund\u00ebr Terrorizmit\u201d,<\/em> thuhej n\u00eb postimin e ambasad\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt kishte marr\u00eb nj\u00eb dekorat\u00eb t\u00eb beft\u00eb nga amerikan\u00ebt p\u00ebr arritje profesionale. Krah tij n\u00eb selin\u00eb e rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit pozonte edhe ambasadorja Yuri Kim.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vitet e fundit, Nano kishte qen\u00eb drejtor i drejtoris\u00eb s\u00eb Antiterrorit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe kishte pasur bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me ambasad\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Nano ishte diplomuar n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb FBI-s\u00eb, n\u00eb Quantico Virginia, krahas shum\u00eb trajnimeve t\u00eb tjera me agjencit\u00eb aleate t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit t\u00eb detyr\u00ebs kishte pasur vizita zyrtare n\u00eb Lond\u00ebr, Berlin, Telaviv e Uashington.<\/p>\n<p>Ky bashk\u00ebpunimit i ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, dukej se i kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebsigurin\u00eb se mund t\u00eb ruante nj\u00eb lloj pavar\u00ebsie n\u00eb karrier\u00ebn e tij. Por kontaktet e tij t\u00eb huaja rezultuan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb problem se sa p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e tensionuara t\u00eb debatit me Bledi \u00c7u\u00e7in dhe Edi Ram\u00ebn, Lapsi.al m\u00ebsoi se Gledis Nano kishte pasur takime n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane, por nd\u00ebrhyrjet e Yuri Kim tek Rama p\u00ebr nj\u00eb transferim t\u00eb denj\u00eb nuk dhan\u00eb rezultat.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2022\/09\/09\/ikja-e-gledis-nanos-drejtori-qe-peshperiste-ne-veshet-e-ambasadave\/\">Ikja e Gledis Nanos\/ Drejtori q\u00eb p\u00ebshp\u00ebriste n\u00eb vesh\u00ebt e ambasadave<\/a><\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot, gjat\u00eb prezantimit q\u00eb i b\u00ebri Muhamet Rrumbullakut, ministri i koh\u00ebs, Bledi \u00c7u\u00e7i e tha hapur se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohej nga drejtori i ri.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ju z. Rrumbullaku do t\u00eb merrni sot n\u00eb dor\u00ebzim flamurin e organizat\u00ebs. Un\u00eb dua t\u00eb them q\u00eb ne respektojm\u00eb shum\u00eb flamuj t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, dik\u00eb m\u00eb shum\u00eb dik\u00eb m\u00eb pak. N\u00eb nj\u00eb moment historie mund t\u00eb ndryshojn\u00eb flamujt q\u00eb respektohen m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb pak, por flamuri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ne p\u00ebrulemi t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrfshi edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe p\u00ebr t\u00eb cilin besoj se \u00e7do shqiptar i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb jap jet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb flamuri me shqiponj\u00ebn me dy krena. Dua t\u2019ju them q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mos e harroni n\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb pun\u00ebs tuaj\u201d,<\/em> u shpreh \u00c7u\u00e7i.<\/p>\n<p><span>Fjal\u00ebt e \u00c7u\u00e7it ishin edhe\u00a0porosi p\u00ebr Muhamet Rrumbullakun q\u00eb po vinte n\u00eb detyr\u00eb, por edhe kunja p\u00ebr Gledis Nanon q\u00eb u largua nga detyra. Tre vjet m\u00eb pas, ai ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00eb, por me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes n\u00eb polici. Rasti i Gledis Nanos \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shembull se \u00e7far\u00eb modeli njer\u00ebzish jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb shtetin shqiptar; ushtar\u00eb t\u00eb verb\u00ebr, q\u00eb duhet t\u2019i binden shefit, edhe kur shefi jep nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/span><span>\/Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/20\/gjykata-rrezon-ramen-shkarkimi-i-gledis-nanos-i-paligjshem\/\">Gjykata rr\u00ebzon Ram\u00ebn, shkarkimi i Gledis Nanos i paligjsh\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre vjet pas shkarkimit nga kupola e policis\u00eb, Gledis Nano ka dal\u00eb i fituar nga beteja gjyq\u00ebsore kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama, pasi gjykata i dha nj\u00eb vul\u00eb morale mosbindjes p\u00ebr t\u2019u larguar nga detyra, nj\u00eb veprim \u00a0gjithnj\u00eb e m\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb policin\u00eb e shtetit dhe n\u00eb administrat\u00ebn publike. Nano refuzoi t\u00eb firmoste dor\u00ebheqjen dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":31991,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}