{"id":31944,"date":"2025-07-20T10:53:45","date_gmt":"2025-07-20T10:53:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/20\/spak-cmonton-grupin-kriminal-sillnin-para-nga-zvicra-ne-shqiperi-per-llogari-te-bandave-arrestohen-tre-persona-skema-qe-perdornin\/"},"modified":"2025-07-20T10:53:45","modified_gmt":"2025-07-20T10:53:45","slug":"spak-cmonton-grupin-kriminal-sillnin-para-nga-zvicra-ne-shqiperi-per-llogari-te-bandave-arrestohen-tre-persona-skema-qe-perdornin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/20\/spak-cmonton-grupin-kriminal-sillnin-para-nga-zvicra-ne-shqiperi-per-llogari-te-bandave-arrestohen-tre-persona-skema-qe-perdornin\/","title":{"rendered":"SPAK \u00e7monton grupin kriminal\/ Sillnin para nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr llogari t\u00eb bandave, arrestohen tre persona (SKEMA Q\u00cb P\u00cbRDORNIN)"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka zbuluar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb sofistikuar kriminale p\u00ebr pastrim parash dhe trafik droge mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Zvicr\u00ebs, e kryer p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi informal financiar t\u00eb njohur si \u201cHawala\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet zvicerane dhe Policin\u00eb e Shtetit, jan\u00eb dokumentuar veprime t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebtij rrjeti, ka transferuar miliona euro me origjin\u00eb nga veprimtari t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Tre shtetas shqiptar\u00eb jan\u00eb arrestuar, nj\u00ebri prej tyre n\u00eb Zvic\u00ebr, nd\u00ebrsa hetimet vijojn\u00eb p\u00ebr persona dhe fakte t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, transferimi i parave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga dhjet\u00ebra persona, depozitimet e shumave monetare n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb kryer n\u00eb qindra raste dhe  shumat monetare t\u00eb transferuar jan\u00eb n\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>Njoftimi i SPAK: <\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ka zhvilluar hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.49\/3 viti 2023, p\u00ebr veprat penale \u201cProdhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cTrafik i narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 28\/4, 283\/1, 283\/a, 287, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga veprimet hetimore t\u00eb kryera gjat\u00eb hetimeve paraprake dhe ato t\u00eb kryera nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb zvicerane, jan\u00eb mbledhur provat e nevojshme, t\u00eb cilat kan\u00eb provuar faktin se personat n\u00ebn hetim E.F, B.F dhe P.K, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri tjetrin, si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb me banim n\u00eb Luzern, Zvic\u00ebr, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, kan\u00eb organizuar dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur funksionimin e nj\u00eb sistemi informal t\u00eb transferimit t\u00eb parave. P\u00ebrmes k\u00ebtij sistemi kan\u00eb transferuar dhe kan\u00eb transportuar nga Zvicra p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave q\u00eb kan\u00eb pasur si burim t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tyre aktivitetet e trafikimit dhe t\u00eb tregtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb territorin e Zvicr\u00ebs apo n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky sistem informal i transferimit t\u00eb parave, i njohur me em\u00ebrtimin \u201cHawala\u201d, iu ka mund\u00ebsuar personave n\u00ebn hetim dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetet kriminale, t\u00eb transferonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, shuma monetare nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb disa vje\u00e7are, t\u00eb pakt\u00ebn prej vitit 2020 dhe n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Personat e interesuar p\u00ebr transferimin e parave (d\u00ebrguesit e parave) dor\u00ebzonin parat\u00eb q\u00eb kishin origjin\u00eb kriminale tek bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e grupit kriminal me banim n\u00eb Zvic\u00ebr, duke i informuar ata p\u00ebr emrin e personit q\u00eb ishte prit\u00ebsi i shumave t\u00eb parave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e grupit kriminal me banim n\u00eb Zvic\u00ebr menj\u00ebher\u00eb sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb Tiran\u00eb, personin n\u00ebn hetim E.F, i cili \u00ebsht\u00eb edhe drejtuesi i k\u00ebtij grupi kriminal, p\u00ebr shum\u00ebn e depozituar t\u00eb parave dhe emrin e personit i cili ishte prit\u00ebsi i parave n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb pas, personi n\u00ebn hetim E.F, n\u00eb bashk\u00ebpunim me personat n\u00ebn hetim B.F dhe P.K, dor\u00ebzonin sasin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb parave q\u00eb isht\u00eb depozituar te bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb Zvic\u00ebr, tek personat q\u00eb ishin prit\u00ebsit e shumave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund\u00ebsohej transferimi i parave n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, pa q\u00ebn\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb kryhej transportimi i menj\u00ebhersh\u00ebm fizik i parave nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht b\u00ebhej e pamundur p\u00ebr agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit, rregjistrimi i transfertave t\u00eb parave, identifikimi i personave d\u00ebrgues dhe prit\u00ebs t\u00eb parave, si dhe verifikimi i burimit t\u00eb parave q\u00eb transferoheshin.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb treguar se ky sistem i transferimit t\u00eb parave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare n\u00eb Zvic\u00ebr jan\u00eb kryer n\u00eb qindra raste dhe se shumat monetare t\u00eb transferuar jan\u00eb n\u00eb miliona euro. Vijojn\u00eb veprimet hetimore p\u00ebr llogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb shumave monetare q\u00eb jan\u00eb transferuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale, personat n\u00ebn hetim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb Zvic\u00ebr, kan\u00eb p\u00ebrdorur zyra t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, zyra t\u00eb transferimit t\u00eb parave dhe agjenci turistike, p\u00ebr t\u00eb fshehur q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto aktivitete jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb depozituar sasit\u00eb e parave n\u00eb Zvic\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb sasit\u00eb e parave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka q\u00ebn\u00eb realizimi i fitimeve, ku vlera e p\u00ebrfitimit monetare q\u00eb p\u00ebrfitohej nga personat n\u00ebn hetim ishte 6% e shum\u00ebs s\u00eb parave q\u00eb transferohej, q\u00eb ndahej m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes personit n\u00ebn hetim E.F dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Krahas veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, personat n\u00ebn hetim E.F, B.F dhe P.K kan\u00eb realizuar edhe aktivitetin e tregtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb disa Kantone n\u00eb Zvic\u00ebr, duke p\u00ebrdorur persona t\u00eb tjer\u00eb si shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla, si dhe duke siguruar furnizimin e tyre me l\u00ebnd\u00eb narkotike.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.68 dat\u00eb 14.07.2025 ka vendosur:<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d, ndaj personit n\u00ebn hetim E.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cProdhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 28\/4, 283\/1, 287\/1 shkronjat (a), (b) dhe (\u00e7), 333\/a, paragrafi (1) dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj personit n\u00ebn hetim B.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cProdhim dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 28\/4, 283\/1, 287\/1 shkronjat (a), (b) dhe (\u00e7), 333\/a, paragrafi (2) dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj personit n\u00ebn hetim P.K, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cProdhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 28\/4, 283\/1, 287\/1 shkronjat (a), (b) dhe (\u00e7), 333\/a, paragrafi (2) dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb dat\u00ebn 19.07.2025 ka ekzekutuar mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr personin n\u00ebn hetim P.K dhe B.F. Nd\u00ebrsa personi n\u00ebn hetim E.F aktualisht ndodhet i arrestuar n\u00eb Zvic\u00ebr.<br \/>\nHetimet paraprake lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa vijojn\u00eb hetimet p\u00ebr fakte te tjera penale apo p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshirl n\u00eb objektin e hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/spak-cmonton-grupin-kriminal-sillnin-para-nga-zvicra-ne-shqiperi-per-llogari-te-bandave-arrestohen-tre-persona-skema-qe-perdornin\/\">SPAK \u00e7monton grupin kriminal\/ Sillnin para nga Zvicra n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr llogari t\u00eb bandave, arrestohen tre persona (SKEMA Q\u00cb P\u00cbRDORNIN)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka zbuluar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb sofistikuar kriminale p\u00ebr pastrim parash dhe trafik droge mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Zvicr\u00ebs, e kryer p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi informal financiar t\u00eb njohur si \u201cHawala\u201d. N\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet zvicerane dhe Policin\u00eb e Shtetit, jan\u00eb dokumentuar veprime t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31944","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}