{"id":31904,"date":"2025-07-19T20:06:23","date_gmt":"2025-07-19T20:06:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/19\/dosja-bankers-fitoi-mbi-6-mld-euro-nga-shitja-e-naftes-si-e-ndihmoi-raiffeisen-bank-te-pastronte-parate-dalin-pergjimet\/"},"modified":"2025-07-19T20:06:23","modified_gmt":"2025-07-19T20:06:23","slug":"dosja-bankers-fitoi-mbi-6-mld-euro-nga-shitja-e-naftes-si-e-ndihmoi-raiffeisen-bank-te-pastronte-parate-dalin-pergjimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/19\/dosja-bankers-fitoi-mbi-6-mld-euro-nga-shitja-e-naftes-si-e-ndihmoi-raiffeisen-bank-te-pastronte-parate-dalin-pergjimet\/","title":{"rendered":"Dosja \/ \u2018Bankers\u2019 fitoi mbi 6 mld euro nga shitja e naft\u00ebs, si e ndihmoi \u201cRaiffeisen Bank\u201d t\u00eb pastronte parat\u00eb; dalin p\u00ebrgjimet"},"content":{"rendered":"<p>\u201cBankers Petroleum\u201d ka fituar miliarda nga n\u00ebntoka shqiptare gjat\u00eb 20 viteve q\u00eb operon n\u00eb vendin ton\u00eb, por ka ndjekur nj\u00eb skem\u00eb shum\u00eb t\u00eb sofistikuar mashtrimi p\u00ebr t\u00eb shmangur detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>\u201c<em>Pamfleti<\/em>\u201d ka siguruar dosjen hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn hidhet drit\u00eb mbi bat\u00ebrdin\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kanadezo-amerikan\u00ebt dhe m\u00eb pas kinez\u00ebt n\u00eb Patos-Marinz\u00eb. Sipas llogaritjeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb prokuroria, n\u00eb total \u201cBankers\u201d ka p\u00ebrfituar plot 598 miliard\u00eb lek\u00eb apo afro 6 miliard\u00eb euro nga shitja e naft\u00ebs bruto n\u00eb k\u00ebto vite, por nuk ka paguar asnj\u00eb tatim.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shoq\u00ebria \u2018Bankers Petroleum Albania Ltd\u2019 prodhimin e naft\u00ebs bruto e siguron kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet punimeve nga n\u00ebnkontraktor\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb kontratave specifike t\u00eb lidhura me to. Prodhimin e naft\u00ebs bruto t\u00eb siguruar nga nxjerrja nga n\u00ebntoka e eksporton jasht\u00eb shtetit ose e tregton brenda vendit. Nga shkresa kthim p\u00ebrgjigje e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave rezulton se p\u00ebr vitet 2005\u20132025 shoq\u00ebria \u2018Bankers Petroleum Albania Ltd\u2019 ka eksportuar naft\u00eb bruto n\u00eb vler\u00ebn prej 598,581,754,111 lek\u00eb<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb dosjen q\u00eb ka siguruar \u201c<em>Pamfleti<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Por si ka arritur Bankers t\u00eb shmang\u00eb detyrimet? Prokuroria ka zbuluar se bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb dhe banka \u201cRaiffeisen\u201d, dega qendrore e saj n\u00eb Austri.<\/p>\n<p>Prokuroria ka kryer p\u00ebrgjime t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb \u201cBankers\u201d dhe nga aty ka zbuluar se si kjo kompani mbante aktive llogarit\u00eb e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk depozitonte para dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha pagesat miliona lek\u00ebshe p\u00ebrdorte llogarin\u00eb e saj n\u00eb Austri te \u201cRaiffeisen Bank\u201d.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>\u201c<em>Nga t\u00eb gjitha hetimet e kryera rezulton q\u00eb shoq\u00ebria \u2018Bankers Petroleum Albania Ltd\u2019 nuk ka t\u00eb deklaruar n\u00eb AKBN apo n\u00eb Administrat\u00ebn Tatimore llogari bankare jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku pavar\u00ebsisht se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb llogari edhe jasht\u00eb territorit t\u00eb vendit ton\u00eb e t\u00eb kryej\u00eb veprime me to, ka dhe detyrimin p\u00ebr t\u00eb treguar dhe raportuar mbi l\u00ebvizjet e balancat e saj. Nga rezultatet e p\u00ebrgjimeve telefonike, ka rezultuar se nj\u00ebra nga k\u00ebto llogari gjendet n\u00eb Austri pran\u00eb bank\u00ebs \u2018Raiffeisen\u2019, por nuk \u00ebsht\u00eb raportuar nga shoq\u00ebria \u2018Bankers Petroleum Albania Ltd\u2019 as se kush e krediton at\u00eb, n\u00eb cilat vlera e krediton, cilat jan\u00eb balancat e saj, etj., pavar\u00ebsisht detyrimit ligjor q\u00eb ajo ka p\u00ebr ta deklaruar. Shoq\u00ebria \u2018Bankers Petroleum Albania Ltd\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj llogarie bankare dhe t\u00eb tjerave t\u00eb padeklaruara deri m\u00eb tani, kryen pagesa preferenciale ndaj disa subjekteve edhe k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Transferon para n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme si ndaj subjekteve apo dhe individ\u00ebve, pa raportuar tek asnj\u00eb institucion i shtetit shqiptar, veprim t\u00eb cilin dyshohet se e ka kryer gjithnj\u00eb q\u00eb nga viti 2004 e n\u00eb vijim<\/em>\u201d, thuhet aty.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga dosja<\/strong><\/p>\n<p><em>Ka shum\u00eb raste q\u00eb vendimet e ndryshme t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat ka dhe urdhra ekzekutimi apo masa administrative nga administrata nuk kan\u00eb mund\u00ebsi ekzekutimi, pasi shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d n\u00eb llogarit\u00eb bankare q\u00eb ka n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk depoziton para, por p\u00ebrdor llogarit\u00eb jasht\u00eb, ku m\u00eb posht\u00eb, po flasim p\u00ebr llogarin\u00eb bankare q\u00eb ka n\u00eb \u201cBank\u00ebn Raiffeisen\u201d n\u00eb Austri. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb themi p\u00ebr detyrimet q\u00eb shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d ka ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d sh.a prej vitesh si p\u00ebr sasi t\u00eb caktuara nafte, por dhe detyrime t\u00eb pashlyera p\u00ebr energjin\u00eb elektrike dhe, pamund\u00ebsin\u00eb e ekzekutimit t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb parave t\u00eb depozituara n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto situata dhe, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kalimit t\u00eb fondeve nga llogaria bankare n\u00eb Austri drejt disa subjekteve n\u00eb Shqip\u00ebri, vijn\u00eb edhe bashk\u00ebbisedimet mes disa individ\u00ebve me detyra funksionale brenda shoq\u00ebris\u00eb \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, biseda t\u00eb cilat me vendimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr lejim p\u00ebrgjimi t\u00eb k\u00ebtij\u00a0<\/em>trupi gjykues n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb hetimeve paraprake, jan\u00eb lejuar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjuar dhe konkretisht:<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dat\u00eb 09.04.2025 ora 10:56:07AM shtetasja Majlinda Thana \u2013 Drejtoresh\u00eb e Thesarit pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d me telefonin e saj celular me nr. 06970\u2026. zhvillon nj\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb shtetase t\u00eb huaj t\u00eb quajtur Sheri (punonj\u00ebse e lart\u00eb brenda \u201cBankers\u201d n\u00eb fush\u00ebn e financave), me num\u00ebr celular n\u00eb p\u00ebrdorim 06940\u2026, me p\u00ebrmbajtje si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/strong><\/p>\n<p>Personi-A -\u00cbsht\u00eb shtetasja Thana<\/p>\n<p>Personi-B \u2013 \u00cbsht\u00eb shtetasja Sheri<\/p>\n<p>Personi B: P\u00ebrsh\u00ebndetje Majlinda<\/p>\n<p>Personi A: P\u00ebrshendetje Sheri, si je?<\/p>\n<p>Personi B: \u0420\u043e<\/p>\n<p>Personi A: Pra, fillimisht dua t\u00eb t\u00eb informoj q\u00eb jam me pushime deri m\u00eb 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.<\/p>\n<p>Personi B: 2024?<\/p>\n<p>Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar<\/p>\n<p>Personi B: Okej.<\/p>\n<p>Personi A: Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb muk do te kontrolloj email-in shum\u00eb shpesh, por n\u00ebse ka ndonj\u00eb urgjenc\u00eb, mund t\u00eb ndihmoj, sigurisht. S\u00eb dyti, pash\u00eb planin t\u00ebnd t\u00eb pagesave (cash plan), ku m\u00eb ke k\u00ebrkuar t\u00eb jap mendimin tim, etj.<\/p>\n<p>Personi B: \u0420o.<\/p>\n<p>Personi A: E pash\u00eb q\u00eb nuk ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr pagesa t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb pagesa urgjente. P\u00ebr shembull, s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb Antea. Me Antean kemi garanci bankare, si\u00e7 e di, dhe duhet t\u00eb paguajm\u00eb, sepse kan\u00eb kaluar disa muaj pa b\u00ebr\u00eb pages\u00eb ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar \u00ebsht\u00eb rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjet\u00ebr t\u00eb paguhet. S\u00eb dyti, kemi qirat\u00eb e tok\u00ebs. Vlera e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 1 milion USD, por u kam k\u00ebrkuar t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb k\u00ebrkesat m\u00eb urgjente, dhe vlera e tyre shkon deri n\u00eb 400,000 USD. Gjithsesi, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatis pagesat urgjente sipas atyre q\u00eb shoh si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet q\u00eb nuk mund t\u00eb shtyhen z. Xiao dhe t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb japin sugjerime, apo t\u00eb konfirmojn\u00eb.<\/p>\n<p>Personi B: Po,po\u2026 (flet por nuk kuptohet)<\/p>\n<p>Personi A: Por kam par\u00eb q\u00eb ke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Albpetrol. Pse? \u00cbsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit. At\u00ebher\u00eb t\u00eb presim t\u00eb ardhurat e ardhshme p\u00ebr ta paguar Albpetrol.<\/p>\n<p>Personi B: Po, mund ta diskutojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ndoshta duhet ta shtyjm\u00eb. Duhet t\u00eb diskutojm\u00eb cilat.<\/p>\n<p>Personi A: Po, sipas meje, Albpetrol mund t\u00eb pres\u00eb, me 1.5 milion. Duhet t\u00eb pres\u00eb, pa diskutim. P\u00ebrndryshe, na mbeten shume pak para n\u00eb dispozicion, dhe ka shum\u00eb furnitor\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, si p\u00ebr shembull Seriani, SIA Kalandra, etj\u2026 k\u00ebshtu q\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Personi B: Duhet t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsosh\u2026 (flet por nuk kuptohet)<\/p>\n<p>Personi A: Nuk e di n\u00ebse ke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu\u2026 l\u00ebrm\u00eb t\u00eb kontrolloj\u2026 Petro Solution, 800,000, duket paksa shum\u00eb. Mund ta shtyjm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs p\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb muajit. K\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shtyjm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs p\u00ebr \u00abPetro Solution\u00bb dhe \u00abAlbpetrol\u00bb, deri n\u00eb t\u00eb ardhurat ardhshme.<\/p>\n<p>Personi B: (flet por nuk kuptohet)<\/p>\n<p>Personi A: Por sidoqoft\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi edhe p\u00ebr p\u00ebrballjen tjet\u00ebr financiare-t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb pagesat m\u00eb urgjente, q\u00eb t\u00eb dim\u00eb sa para kemi, sa mund t\u00eb shpenzojm\u00eb. Sigurisht, edhe nj\u00eb loja tjet\u00ebr doganore p\u00ebr t\u2019u hequr, dhe pastaj mund t\u00eb shoh\u00ebsh se \u00e7far\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb te furnitor\u00ebt e tjer\u00eb. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar p\u00ebr aprovim te menaxhmenti \u2013 ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr t\u00eb gjitha shpenzimet e deryrueshme t\u00eb muajit. Okej? Ndoshta do ta p\u00ebrdit\u00ebsoj m\u00eb von\u00eb. Nuk e di n\u00ebse do ta d\u00ebrgoj gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs apo pasdite, por m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos aprovohet kjo version. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos aprovohet. Sepse\u2026<\/p>\n<p>Personi B: (flet por nuk kuptohet)<\/p>\n<p>Personi A: Po, sepse ka disa furnitor\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb pages\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Me mir\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pagesat. Po. Po, e di.<\/p>\n<p>Personi A: Me fal, nj\u00eb shqet\u00ebsim nga departamentifinanciar \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje me kart\u00ebn e kreditit t\u00eb Sugar-it. E dim\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb larguar nga kompania dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e pagave tona q\u00eb prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret. Kjo i takon menaxhmentit t\u00eb vendos\u00eb far\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me at\u00eb kart\u00eb. Nese duan ta mbajn\u00eb apo jo \u2013 ata duhet t\u00eb japin nj\u00eb udh\u00ebzim, sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb punonj\u00ebs, por shpenzimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb larguar, nuk e dim\u00eb p\u00ebr koh\u00eb \u2013 kompania duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u2019i mbuloj\u00eb apo ai do t\u2019i paguaj\u00eb vet\u00eb. N\u00ebse ai nuk esht\u00eb m\u00eb punonj\u00ebs, nuk ka arsye q\u00eb kompania t\u00eb mbuloj\u00eb shpenzimet e kart\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb kreditit. Por \u00ebsht\u00eb prioritet q\u00eb dikush t\u00eb flas\u00eb me z. \u00cbang ose z.Xiao. Nuk e di, ndoshta z.Xiao ka qene shefi i tij. Por edhe z. \u00cbang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn departamentin e financ\u00ebs dhe duhet ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb sa m\u00eb shpejt. Besoj se ti i ke d\u00ebrguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kart\u00ebs s\u00eb kreditit<\/p>\n<p>Personi B: (flet por nuk kuptohet)<\/p>\n<p>Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kontrollit t\u00eb auditimit. Sipas politikave t\u00eb brendshme, n\u00ebse dikush nuk \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebs, dhe ka kart\u00eb krediti, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb justifikohen shpenzimet \u2013 ose t\u00eb paguhet nga Z. Xiao, ose t\u00eb vendos\u00eb kompania \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb\u2026 Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb duhet ta marrin. Okej? Por t\u00eb lutem, vendose si prioritet p\u00ebr diskutim me Z. Xiao, Z. \u00cbang apo qendr\u00ebn, sepse duhet ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje.<\/p>\n<p>Personi B: Sigurisht.<\/p>\n<p>Personi A: Faleminderit. Mirupafshim.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vijim, shtetasja Majlinda Thana n\u00eb or\u00ebn 11:16:21 AM bisedon me ekonomisten e zyr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Znj. Linda Semanjaku me num\u00ebr celular 06972\u2026 dhe zhvillojn\u00eb k\u00ebt\u00eb bisede:<\/p>\n<p>Personi- A \u2013 \u00cbsht\u00eb shtetasja Majlinda Thana<\/p>\n<p>Personi \u2013 B \u2013 \u00cbsht\u00eb shtetasja Linda Semanjaku<\/p>\n<p>Personi B: Majli<\/p>\n<p>Personi \u0410: Po<\/p>\n<p>Personi B: Fola me Romin\u00ebn dhe ajo po shikonte dhe emailet q\u00eb ka nisur Stivi dhe n\u00eb fillim Stivi ka th\u00ebn\u00eb prit nj\u00ebher\u00eb mos b\u00ebj asnj\u00eb pages\u00eb pastaj dje ka d\u00ebrguar email g\u00eb t\u00eb thot\u00eb ty: Go ahead executing the payment once getting\u2026 p\u00ebr 30% e pare. Ndersa 70% tha Romina sipas atyre emaileve t\u00eb tyre, do ti ket\u00eb shipment n\u00eb dat\u00ebn 22 dhe 27 Prill, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb do jen\u00eb brenda Prillit<\/p>\n<p>Personi A: Po pra k\u00ebt\u00eb po them dhe un\u00eb;<\/p>\n<p>Personi B: E konfirmova q\u00eb 70% para se t\u00eb nisim shpiment q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 22 dhe 27.<\/p>\n<p>Personi A: Po ja mi erdhi 22<\/p>\n<p>Personi B: Po me shum\u00eb mund\u00ebsi po do k\u00ebrkohet dhe pjesa tjet\u00ebr<\/p>\n<p>Personi A: Ja ti flas Sherit, ta vendosi ajo<\/p>\n<p>Personi B: Ok<\/p>\n<p>Personi A: Duhet futur prap jav\u00ebs tjet\u00ebr do ta fus p\u00ebr pages\u00eb<\/p>\n<p>Personi B: \u0420\u043e<\/p>\n<p>Personi A: M\u00eb thot\u00eb Manaj q\u00eb Kastrioti \u00ebsht\u00eb gati k\u00ebshtu q\u00eb thuaj gocave ta printojn\u00eb dhe nisin direkt<\/p>\n<p>Personi B: Ok okja tani t\u00eb marr Gestin direkt<\/p>\n<p>Personi A: Hajt<\/p>\n<p><strong>Po pas pak minutash n\u00eb or\u00ebn 11:56:42 AM s\u00ebrish t\u00eb dyja k\u00ebto shtetase komunikojn\u00eb s\u00ebrish:<\/strong><\/p>\n<p>Personi B: Urdh\u00ebr\u043e<\/p>\n<p>Personi A: T\u00eb b\u00ebft\u00eb mir\u00eb, po ha buk\u0117?<\/p>\n<p>Personi B: Jo akoma, po presim porosin\u00eb.<\/p>\n<p>PersoniA: Se un\u00eb b\u00ebj tel e prishur gjithmon\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Personi B: Po<\/p>\n<p>PersoniA: Aida nisi list\u00eb p\u00ebr expences<\/p>\n<p>Personi B: Kur?<\/p>\n<p>Personi A: Aida nis te Kristina list\u00eb p\u00ebr expences, p\u00ebr tu paguar me bank\u00eb<\/p>\n<p>Personi B: Po p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhet pagesa, nga fundi<\/p>\n<p>Personi A:Kto mund t\u00eb jen\u00eb ose jo t\u00eb aprovuara nga Kina. Nga ana tjet\u00ebr kur t\u00eb vjen aprovimi nga Kina i nis prap email Kristin\u00ebs<\/p>\n<p>Personi B: Po dhe te Aida.<\/p>\n<p>Personi A: Kristin\u00ebs nuk i intereson se cfar\u00eb ti email. Okay?<\/p>\n<p>Personi B: Pse?<\/p>\n<p>Personi A: Kristina thot\u00eb rakordoni ju si financ\u00eb, dhe m\u00eb nisni list\u00ebn. Mua nuk m\u00eb duhet n\u00ebse jan\u00eb aprovuar apo jo. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka p\u00ebr mua<\/p>\n<p>Personi B: Dmth mos ta fus fare Kristin\u00ebn. Te ka th\u00ebn\u00eb Kristina ty k\u00ebt\u00eb gje?<\/p>\n<p>Personi A: Kristina m\u00eb tha q\u00eb un\u00eb marr dhe nga Aida dhe nga Linda Cfare duhet t\u00eb b\u00ebj un\u00eb me k\u00ebto emaile?<\/p>\n<p>Personi B: Nj\u00eb sekond\u00eb se po m\u00eb merr motorist, sa ti them q\u00eb po e t\u00eb marr prap<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa n\u00eb or\u00ebn 02:18:02 PM midis shtetases Majlinda dhe shtetases s\u00eb huaj Sheri zhvillohet nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb dhe konkretisht:<\/strong><\/p>\n<p>Personi -A \u2013 Esht\u00eb shtetasja Majlinda Thana<\/p>\n<p>Personi-B -\u00cbsht\u00eb shtetasja Sheri<\/p>\n<p>Personi B: P\u00ebrsh\u00ebndetje Majlinda<\/p>\n<p>Personi A: P\u00ebrsh\u00ebndetje Sheri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim kam p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00ebfurnitor q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb paguhet urgjentisht nga SCM. Okej, dhe sipas prokurimit, \u00ebsht\u00eb 30% q\u00eb duhet t\u00eb paguhet. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po kontrolloja me furnitorin, ata than\u00eb se para d\u00ebrges\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrfundohet pagesa, brenda dat\u00ebs 17 ose 22 prill (nuk jam e sigurt), dhefatura e plot\u00eb duhet t\u00eb aprovohet nga qendra (headquarters).<\/p>\n<p>Personi B: Po<\/p>\n<p>Personi A: Perfekt. 30% \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb urgjente, por duhet t\u00eb aprovohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Okej?<\/p>\n<p>Personi B: Okej.<\/p>\n<p>Personi A: P\u00ebrndryshe, do m\u00eb duhet ta d\u00ebrgoj\u2026 t\u00eb p\u00ebrfshihet pjesa tjet\u00ebr e fatur\u00ebs n\u00eb parashikimin e jav\u00ebs tjet\u00ebr. Okej?<\/p>\n<p>Personi B: Okej.<\/p>\n<p>Personi A: Okej?! Faleminderit!<\/p>\n<p><strong>T\u00eb neserm\u00ebn m\u00eb dat\u00eb 10.04.2025 s\u00ebrish midis shtetases Majlinda Thana dhe shtetases Sheri zhvillohen dy biseda t\u00eb tjera n\u00eb or\u00ebt 10:06:59 AM dhe 10:08:23 AM, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/strong><\/p>\n<p>Biseda e or\u00ebs 10:06:59 AM;<\/p>\n<p>Personi-A \u2013 \u00cbsht\u00eb shtetasja Majlinda Thana<\/p>\n<p>Personi \u2013 \u0412 -Esht\u00eb shtetasja Sheri<\/p>\n<p>Personi B: P\u00ebrsh\u00ebndetje Majlinda<\/p>\n<p>Personi A: Sheri, p\u00ebrsh\u00ebndetje. A mund t\u00eb hap\u00ebsh, t\u00eb lutem, ekstraktin e pages\u00ebs bankare?<\/p>\n<p>Personi B: Esht\u00eb i p\u00ebrdit\u00ebsuar?<\/p>\n<p>Personi \u0410: Po.<\/p>\n<p>Personi B: E p\u00ebrdit\u00ebsove rreth or\u00ebs 9:30?<\/p>\n<p>Personi A: Jo, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb tregon Raiffeisen Bank 25. Ora dhjet\u00eb.<\/p>\n<p>Personi B: Okej.<\/p>\n<p>Personi A: N\u00ebse shkon te Vienna, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transfert prej 2 milion\u00ebsh nga Vjena drejt<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb. Okej? Po m\u00eb ndjek, Sher?<\/p>\n<p>Biseda e or\u00ebs 10:08:23 AM;<\/p>\n<p>Personi A: Je te llogaria e Vien\u00ebs? P\u00ebrsh\u00ebndetje Sheri! M\u00eb d\u00ebgjon?<\/p>\n<p>Personi B: Po, okej.<\/p>\n<p>Personi A: Je te llogaria e Vien\u00ebs, po, mir\u00eb. Transferimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Vjena n\u00eb Shqip\u00ebri, 2 milione, dhe ke harruar t\u00eb p\u00ebrfshish nj\u00eb pages\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Sher\u00ebood. Ishte pran\u00eb pages\u00ebs prej 40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe nj\u00eb transferim prej 60,000. K\u00ebto dy jan\u00eb nga Vjena.<\/p>\n<p>Vajzat po kontrollojn\u00eb n\u00ebse ka mb\u00ebrritur nga Beijing n\u00eb Thesar. Po, a mund t\u00eb kalosh te llogaria n\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb (USD)?<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, gjet\u00ebm tre paketa. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Europa, ajo q\u00eb e grupoi z. Xiao n\u00eb m\u00ebngjes. Okej. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me pagesat n\u00eb USD p\u00ebr PetroSolution Dhe dua t\u00eb theksoj se p\u00ebr Out There, n\u00eb total do t\u00eb jet\u00eb shuma q\u00eb ke miratuar, por kam p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, sepse duhet t\u00eb paguajm\u00eb fatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb. Okej? Okej. K\u00ebshtu q\u00eb hoqa nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb pjesshme nga nj\u00eb prej faturave t\u00eb tua dhe p\u00ebrfshiva at\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetr\u00ebn. P\u00ebr momentin, do t\u00eb paguaj vet\u0113m nj\u00eb fatur\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb paguhet m\u00eb vone. Gerta po kontrollon faturat e tjera. Okej?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr llogarin\u00eb n\u00eb Lek\u00eb, po, n\u00eb llogarin\u00eb e re Lek, dy pagesat i ke p\u00ebrfshir\u00eb. Me von\u00eb, pasi t\u00eb marrim fondet, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebmb\u012bmin valutor dhe do t\u00eb paguajm\u00eb tatimin dhe kostot. Ndoshta Kristina m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Okej, pra jan\u00eb dypagesa nga Vjena dhe dy paketa n\u00eb Shqip\u00ebri. Okej? Faleminderit.\u00a0<strong>\/Pamfleti<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-bankers-fitoi-mbi-6-mld-euro-nga-shitja-e-naftes-si-e-ndihmoi-raiffeisen-bank-te-pastronte-parate-dalin-pergjimet\/\">Dosja \/ \u2018Bankers\u2019 fitoi mbi 6 mld euro nga shitja e naft\u00ebs, si e ndihmoi \u201cRaiffeisen Bank\u201d t\u00eb pastronte parat\u00eb; dalin p\u00ebrgjimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cBankers Petroleum\u201d ka fituar miliarda nga n\u00ebntoka shqiptare gjat\u00eb 20 viteve q\u00eb operon n\u00eb vendin ton\u00eb, por ka ndjekur nj\u00eb skem\u00eb shum\u00eb t\u00eb sofistikuar mashtrimi p\u00ebr t\u00eb shmangur detyrimet tatimore. \u201cPamfleti\u201d ka siguruar dosjen hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn hidhet drit\u00eb mbi bat\u00ebrdin\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kanadezo-amerikan\u00ebt dhe m\u00eb pas kinez\u00ebt n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31904","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31904\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}