{"id":31873,"date":"2025-07-19T15:52:40","date_gmt":"2025-07-19T15:52:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/19\/daja-i-ilir-metes-thyen-arken-e-bashkise-skrapar-adriatik-mema-i-jep-535-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte\/"},"modified":"2025-07-19T15:52:40","modified_gmt":"2025-07-19T15:52:40","slug":"daja-i-ilir-metes-thyen-arken-e-bashkise-skrapar-adriatik-mema-i-jep-535-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/19\/daja-i-ilir-metes-thyen-arken-e-bashkise-skrapar-adriatik-mema-i-jep-535-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte\/","title":{"rendered":"Daja i Ilir Met\u00ebs thyen ark\u00ebn e bashkis\u00eb Skrapar,  Adriatik Mema i jep 535 MLN lek\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky veprim b\u00ebhet p\u00ebr nder t\u00eb dajos s\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Skrapar. Vet\u00eb kryetari Adriatik Mema i ka firmosur dokumentet pa pyetur p\u00ebr ligjin, duke i dh\u00ebn\u00eb plot 535 milion\u00eb lek\u00eb Vladimir Metanit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nipi \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, duket se lufta e ashp\u00ebr politike nuk ka ndikuar fare n\u00eb pazaret me tenderat.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkeljet e kryera Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar procedur\u00ebn e prokurimit me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, tenderi i Bashkis\u00eb Skrapar me objekt \u201cMur mbajt\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb lumit Osum tek ish-NSHN Skrapar \u201cFaza II\u201d \u2013 Loti 1\u201d \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 15 prill 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 5 maj 2025. Sipas dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb APP, nga 12 operator\u00eb konkurrues, 8 prej tyre jan\u00eb skualifikuar menj\u00ebher\u00eb me kle\u00e7ka t\u00eb ndryshme. Dhe jan\u00eb ofertat m\u00eb ekonomike q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga gara.<\/p>\n<p>Kompania e dajos s\u00eb Ilir Met\u00ebs \u201cDESARET COMPANY\u201d shpk ka fituar me ofert\u00ebn 49 891 669,00 lek pa TVSH. Fituesi \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar me nxitim m\u00eb 23 qershor 2025, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte propozime shum\u00eb m\u00eb ekonomike t\u00eb cilat duhet t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu kompania \u201cASI-2A CO\u201d sh.p.k. ka ofert\u00ebn me vler\u00eb 40 430 213 lek\u00eb pa TVSH. Edhe bashkimi i operator\u00ebve \u201cDRINI-1\u201d sh.p.k. &amp; \u201cNDREGJONI\u201d sh.p.k. ka ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: 44 192 150 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u201cLLAZO\u201d sh.p.k. propozon vler\u00ebn 40 312 567 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa \u201cERGI\u201d sh.p.k. e ka ofert\u00ebn 34 091 231 lek\u00eb pa TVSH. Po ku e l\u00eb korrupsioni Mem\u00ebn t\u00eb dalloj\u00eb se kjo ofert\u00eb \u00ebsht\u00eb 150 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se sa e dajos s\u00eb Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt prezantohet edhe \u201cBE-IS\u201d sh.p.k. me vler\u00ebn 46 500 279 lek\u00eb pa TVSH. Edhe kompania \u201cK.M.K\u201d sh.p.k. propozon vler\u00ebn 46 539 051 lek\u00eb pa<\/p>\n<p>TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb t\u00eb skualifikuarve \u00ebsht\u00eb edhe \u201cRAFIN COMPANY\u201d sh.p.k. me vler\u00ebn 39 655 563 lek\u00eb pa TVSH. Po ashtu kompania \u201cNIKA\u201d sh.p.k. me ofert\u00eb 36 882 041 lek\u00eb pa TVSH. I skualifikuar \u00ebsht\u00eb edhe \u201cNDERTUESI 2014\u201d sh.p.k. me ofert\u00ebn 37 047 069 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p><strong>Politika q\u00eb ngriti lart dajon e Ilir Met\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Daja i Ilir Met\u00ebs, Vladimir Metani e themeloi kompanin\u00eb \u201cDesaret Company\u201d, me nipt K01816001J n\u00eb vitin 1996 dhe ka marr\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro para publike nd\u00ebr vite, me ndikimin e Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Metani her\u00eb ka dal\u00eb vet\u00eb si pronar, her\u00eb e ka kaluar kompanin\u00eb n\u00eb emrin e shtetases Sofije Shani. Por, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se kompania \u00ebsht\u00eb themeluar dhe kontrollohet nga daja i Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Tendera me vler\u00eb miliona euro daja i Met\u00ebs ka marr\u00eb nga disa bashki, t\u00eb cilat kontrolloheshin dikur nga njer\u00ebzit e Met\u00ebs, pra nga ish-LSI-ja.<\/p>\n<p>Daja i Ilir Met\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb rezultonte edhe financues i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, partis\u00eb s\u00eb nipit t\u00eb tij, aktualisht Partia e Liris\u00eb. Metani, t\u00eb cilit Meta i ka besuar drejtimin e fushatave elektorale n\u00eb Kam\u00ebz, i ka p\u00ebrfituar parat\u00eb publike kryesisht nga bashkit\u00eb, edhe ato t\u00eb drejtuara nga kryebashkiak\u00ebt t\u00eb PS gjat\u00eb qeverisjes PS-LSI dhe m\u00eb pas.<\/p>\n<p>T\u00eb zgjedhurit e LSI kalonin parat\u00eb publike n\u00eb llogarit\u00eb e daj\u00ebs s\u00eb Ilir Met\u00ebs, p\u00ebrmes tenderave t\u00eb dyshimt\u00eb dhe n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa Metani m\u00eb pas i kalonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave n\u00eb llogarit\u00eb e LSI-s\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur merrte para publike, Metani mblidhte vota p\u00ebr LSI-n\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 22 qershor 2016, Bashkia e Skraparit, e kontrolluar deri n\u00eb vitin 2019 nga Ilir Meta, ka shpallur fituese kompanit\u00eb \u2018Desaret Company\u2019 dhe ALB LEAA INTERNATIONAL t\u00eb tenderit me vler\u00eb rreth 2 milion\u00eb euro, p\u00ebr rikualifikim t\u00eb disa hap\u00ebsirave n\u00eb Skrapar. Diferenca mes fondit limit dhe ofert\u00ebs fituese \u00ebsht\u00eb rreth 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb 7 korrik t\u00eb vitit 2017, Bashkia e Skraparit e ka shpallur fituese kompanin\u00eb e Metanit t\u00eb tenderit me vler\u00eb rreth 500 mij\u00eb USD p\u00ebr rikonstruksionin e Shkoll\u00ebs 9 -Vje\u00e7are \u201cKahreman Ylli\u201d n\u00eb \u00c7orovod\u00eb. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjuar m\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb anulimit m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 24 prill t\u00eb vitit 2018, \u2018Desaret Company\u2019, do t\u00eb shpallej po nga Bashkia Skrapar fituese e tenderit p\u00ebr rikonstruksionin e rrug\u00ebs s\u00eb fshatit Munushtir, me vler\u00eb rreth 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bashkia e Skraparit \u00ebsht\u00eb drejtuar nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2019, p\u00ebr dy mandate nga Nesim Spahiu si p\u00ebrfaq\u00ebsues i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, dhe konkretisht njeri i besuar i Ilir Met\u00ebs. Spahiu \u00ebsht\u00eb zgjedhur si i besuar i Met\u00ebs n\u00eb Komitetin Drejtues t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe kryetar\u00ebt e PS-s\u00eb e duan dajon e Ilirit. Tre tendera t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr pun\u00eb publike, me vler\u00eb mbi 1.5 milion\u00eb euro, Metani i ka marr\u00eb po nga Bashkia Skrapar, n\u00ebn drejtimin e Adriatik Mem\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues i PS.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb 3 maj 2017, kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb P\u00ebrrenjasit, Miranda Rira, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e LSI, ka shpallur fituese kompanin\u00eb e daj\u00ebs s\u00eb Ilir Met\u00ebs si dhe kompanin\u00eb A.N.K, t\u00eb tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit Dritaj-Fanje-Karkavec, Bashkia Prrenjas, me vler\u00eb 112 383 637 lek\u00eb ose rreth 1 milion\u00eb euro me kursin e asaj kohe.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 30 korrik 2024, Rakip Suli, kryebashkiaku i Kamz\u00ebs i dha Vladimir Metanit pa gar\u00eb kontrat\u00ebn e dal\u00eb nga prokurimi me objekt \u2018Rrethim me kangjella te Bulevardi \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d me fond limit 175 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq n\u00eb gusht 2024, Vladimir Metani mori pa gar\u00eb 1.75 milion\u00eb euro nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Fierit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsin\u00eb Belinda Ballukut. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt\u00a0 \u2018Nd\u00ebrtim KUZ n\u00eb lagjen Afrim, Bashkia Fier\u2019. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb hyrje t\u00eb Fierit. Sistemi i kanalizimeve dhe nj\u00eb vask\u00eb betoni p\u00ebr dekantimin do t\u00eb kushtojn\u00eb jo pak, por 145 104 029,00 lek\u00eb. Duke p\u00ebrfshir\u00eb TVSH, kontrata parashikohet t\u00eb arrij\u00eb 174,124,834.8 lek\u00eb ose 1.75 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema e ka metod\u00eb pune q\u00eb t\u2019i jap\u00eb tenderat pa konkurrenc\u00eb. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik, q\u00eb nga gushti i vitit 2019 kur Mema ka marr\u00eb detyr\u00ebn e deri n\u00eb janar 2021, ky institucion ka realizuar t\u00eb pakt\u00ebn 18 prokurime. Nga k\u00ebto rezulton se 13 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa konkurrim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryebashkiaku Mema ka edhe probleme t\u00eb hapura me drejt\u00ebsin\u00eb. Vitin e kaluar, Mema \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me nga dy qytetar\u00ebt Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga studio ligjore e avokatit Arben Llangozi.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema,akuzohet p\u00ebr kryerjen e vepraver penale t\u00eb \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas kall\u00ebzimit panal t\u00eb depozituar n\u00eb SPAK, kryebashkiaku Mema ka favorizuar n\u00ebp\u00ebrmjet mosveprimit Shoq\u00ebrin\u00eb \u201cTopi \u2013 Eki\u201d sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, t\u00eb cil\u00ebt po ashtu jan\u00eb kallzuar n\u00eb SPAK dhe akuzohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u201d, dhe \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebta prish\u00ebn pyllin prej ahu dhe panje p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar guroren e mermerit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/daja-i-ilir-metes-thyen-arken-e-bashkise-skrapar-adriatik-mema-i-jep-535-mln-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte\/\">Daja i Ilir Met\u00ebs thyen ark\u00ebn e bashkis\u00eb Skrapar,  Adriatik Mema i jep 535 MLN lek\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky veprim b\u00ebhet p\u00ebr nder t\u00eb dajos s\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Skrapar. Vet\u00eb kryetari Adriatik Mema i ka firmosur dokumentet pa pyetur p\u00ebr ligjin, duke i dh\u00ebn\u00eb plot 535 milion\u00eb lek\u00eb Vladimir Metanit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nipi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31873","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31873\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}