{"id":31790,"date":"2025-07-18T22:55:35","date_gmt":"2025-07-18T22:55:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/lapaj-shabani-qorri-shehaj-dhe-nje-leksion-nga-peppe-grillo\/"},"modified":"2025-07-18T22:55:35","modified_gmt":"2025-07-18T22:55:35","slug":"lapaj-shabani-qorri-shehaj-dhe-nje-leksion-nga-peppe-grillo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/lapaj-shabani-qorri-shehaj-dhe-nje-leksion-nga-peppe-grillo\/","title":{"rendered":"Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe nj\u00eb leksion nga Peppe Grillo"},"content":{"rendered":"<p>Nga Altin Kreka<\/p>\n<p>Beteja trup\u00ebruse p\u00ebr mandatin e vet\u00ebm t\u00eb \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d, mes daj\u00ebs s\u00eb Endri Shabanit apo \u201ctezes\u201d s\u00eb Adriatik Lapajt, ka rr\u00ebzuar at\u00eb pak shpres\u00eb q\u00eb kishte nisur t\u00eb lindte se forcat e reja politike t\u00eb shfaqura si l\u00ebvizje popullore do t\u00eb hiqnin ndonj\u00eb tull\u00eb nga sistemi dypartiak i instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebto forca t\u00eb reja, q\u00eb mundoheshin t\u00eb shfaqeshin nj\u00ebher\u00eb si t\u00eb majt\u00eb populist\u00eb, nj\u00ebher\u00eb si nacionalist\u00eb, apo liberal\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs, q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre u kacafyt\u00ebn jo me partit\u00eb e m\u00ebdha, por me nj\u00ebri-tjetrin. Por asnj\u00eb nga akuzat e Lapajt si populist i majt\u00eb ndaj Shehajt si liberal i djatht\u00eb, apo as ankesat e Partis\u00eb s\u00eb Ardil Qorrit q\u00eb shfaqet m\u00eb s\u00eb shumti si komunist modern, nuk i d\u00ebmtuan shpresat se t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb forc\u00eb e re politike jasht\u00eb establishmentit politik do futej n\u00eb mes t\u00eb PS e PD p\u00ebr t\u2019ju prishur pak terezin\u00eb dhe pse jo t\u00eb zgjedhjet e tjera p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb rotacion ndryshe.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam menduar se kjo mund t\u00eb ndodhte me k\u00ebto parti t\u00eb reja p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes me p\u00ebrk\u00ebdheli nga nj\u00eb studio tek tjetra, duke u ankuar live se atyre nuk u jepet z\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb terren me t\u00eb gjitha forcat.<br \/>\nBeteja e fundit p\u00ebr nj\u00eb karrike deputeti mes Zeqirit dhe An\u00ebs, e banalizoi aq keq \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb re politike n\u00eb Shqip\u00ebri sa duket e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb pas k\u00ebsaj komedie dikush t\u00eb marr\u00eb seriozisht ndonj\u00eb prej k\u00ebtyre partive. Partit\u00eb e reja k\u00ebrkuan t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb sistemin por d\u00ebmtuan veten duke shtyr\u00eb edhe p\u00ebr disa koh\u00eb daljen e forcave serioze t\u00eb reja q\u00eb do mund t\u2019ja heqin mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00ebve p\u00ebr t\u2019i vendosur ata rregullat e loj\u00ebs. K\u00ebto parti q\u00eb n\u00eb nisje u ankuan p\u00ebr sistemin elektoral q\u00eb p\u00ebrdoret nga Shqip\u00ebria n\u00eb zgjedhjet parlamentare. Por kur vjen rradha e zgjedhjeve vendore, ku votimi \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr mazhoritar, asnj\u00eb nga k\u00ebto parti nuk b\u00ebhet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz. Edhe vet\u00eb ata duke e ditur se nuk fitojn\u00eb gj\u00eb, edhe fushat\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb si humb\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, forcat e reja politike q\u00eb trondit\u00ebn balancat dhe erdh\u00ebn n\u00eb pushtet, nuk kan\u00eb lindur dhe nuk jan\u00eb rritur nga dashamir\u00ebsia e politik\u00ebs dhe partive sunduese. Ato q\u00eb kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb fat, i kishin kund\u00ebr k\u00ebto parti q\u00eb n\u00eb nisje. L\u00ebvizjet populiste t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, Gjermani, Belgjik\u00eb, Holland\u00eb apo Greqi u rrit\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb kontakt direkt me votuesit. Disa prej tyre jan\u00eb shuar si Agimi i Art\u00eb n\u00eb Greqi, por l\u00ebvizje si \u201c5 Yjet\u201d apo Fratelli d\u2019Italia arrit\u00ebn t\u00eb shembin sistemin e vjet\u00ebr politik duke u ngjitur deri n\u00eb qeveri.<br \/>\nMeqen\u00ebse Giorgia Meloni tashm\u00eb s\u2019mund t\u00eb quhet m\u00eb politikane e re dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak e majt\u00eb, do sugjeroj q\u00eb l\u00ebvizjet e majta shqiptare t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka nga suksesi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i Peppe Grillo, komediani q\u00eb u b\u00eb politikan dhe q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk mori mandat deputeti apo post n\u00eb qeveri, edhe pse krijoi nj\u00eb l\u00ebvizje politike q\u00eb fitoi zgjedhjet n\u00eb Itali e para disa viteve.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb historia e tij:<\/p>\n<p>Beppe Grillo, ish humorist i njohur p\u00ebr ironin\u00eb e tij ther\u00ebse kund\u00ebr politik\u00ebs, u kthye n\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs duke themeluar nj\u00eb nga l\u00ebvizjet m\u00eb t\u00eb pazakonta dhe t\u00eb suksesshmet: Movimento 5 Stelle (L\u00ebvizja 5 Yjet). Historia e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ajo e nj\u00eb partie politike, por e nj\u00eb revolucioni digjital e qytetar q\u00eb nisi me nj\u00eb njeri dhe bashkoi miliona deri sa u ngjit n\u00eb majat e pushtetit. N\u00eb vitet \u201980 dhe \u201990, Beppe Grillo ishte nj\u00eb komedian i njohur n\u00eb televizionin italian, me shfaqje satirike q\u00eb godisnin drejtp\u00ebrdrejt politikan\u00ebt dhe pushtetin ekonomik.<\/p>\n<p>Ai u censurua nga televizioni publik RAI duke e shtyr\u00eb Grillon t\u00eb largohej nga mediat tradicionale dhe t\u00eb gjente forma t\u00eb reja komunikimi. N\u00eb vitin 2005, Grillo hapi blogun e tij personal, i cili n\u00eb pak koh\u00eb u b\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb lexuarit. Ekspozonte skandale, korrupsion dhe padrejt\u00ebsit\u00eb, blogu ishte vendi ku qytetar\u00ebt organizoheshin. M\u00eb 8 shtator 2007, Grillo organizoi \u201cVaffanculo Day\u201d (ose shkurt V-Day), nj\u00eb protest\u00eb e madhe popullore kund\u00ebr klas\u00ebs politike, ku u mblodh\u00ebn mbi 300 mij\u00eb n\u00ebnshkrime p\u00ebr nj\u00eb peticion q\u00eb k\u00ebrkonte ndalimin e politikan\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar, kufizimin e mandateve parlamentare dhe zgjedhjen direkte t\u00eb kandidat\u00ebve. Protesta u pasua nga nj\u00eb V2-Day n\u00eb 2008, k\u00ebsaj here kund\u00ebr manipulimit mediatik dhe censur\u00ebs n\u00eb Itali. Pas protestave, l\u00ebvizja mori trajta m\u00eb t\u00eb organizuara p\u00ebrmes platform\u00ebs Meetup.com, ku qytetar\u00eb nga e gjith\u00eb Italia krijuan grupe t\u00eb quajtura \u201cAmici di Beppe Grillo\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto grupe nis\u00ebn t\u00eb diskutojn\u00eb dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb veprimtari duke u b\u00ebr\u00eb bazamenti i asaj q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb quhej Movimento 5 Stelle. M\u00eb 4 tetor 2009, n\u00eb qytetin e Firences, Grillo dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij Gianroberto Casaleggio shpall\u00ebn themelimin zyrtar t\u00eb l\u00ebvizjes. Emri dhe simbolika e pes\u00eb yjeve p\u00ebrfaq\u00ebsonin pes\u00eb shtylla programore: ujin e past\u00ebr, mjedisin, transportin publik, zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe energjin\u00eb alternative. N\u00eb vitet q\u00eb pasuan, M5S nisi t\u00eb sfidoj\u00eb partit\u00eb tradicionale n\u00ebp\u00ebr zgjedhje lokale dhe rajonale. Kulmi erdhi n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2013, kur L\u00ebvizja u kthye n\u00eb forc\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb Itali, me mbi 25% t\u00eb votave. Suksesi vazhdoi, dhe m\u00eb 2018, M5S fitoi shumic\u00ebn relative dhe qeverisi Italin\u00eb n\u00eb koalicion me Lega Nord.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje ishte forma e organizimit. Pa struktur\u00eb klasike partie, pa seli fizike, pa lider tradicional M5S operoi si nj\u00eb komunitet digjital, ku qytetar\u00ebt mund t\u00eb propozonin, votonin dhe ndikonin n\u00eb vendimmarrje p\u00ebrmes platform\u00ebs online \u201cRousseau\u201d, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga kompania Casaleggio Associati. Sot, pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, L\u00ebvizja 5 Yjet \u00ebsht\u00eb transformuar ndjesh\u00ebm. Figura e Grillos \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr pjes\u00ebrisht, ai kurr\u00eb num morri poste politike, nd\u00ebrsa shum\u00eb nga premtimet e dikurshme jan\u00eb p\u00ebrplasur me realitetin qeveris\u00ebs. Megjithat\u00eb, ndikimi i saj n\u00eb politik\u00ebn italiane dhe europiane mbetet i pakontestuesh\u00ebm: nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb, p\u00ebrmes humorit dhe teknologjis\u00eb, arriti t\u00eb trazoj\u00eb establishmentin dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb rregullat e loj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/lapaj-shabani-qorri-shehaj-dhe-nje-leksion-nga-peppe-grillo\/\">Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe nj\u00eb leksion nga Peppe Grillo<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Altin Kreka Beteja trup\u00ebruse p\u00ebr mandatin e vet\u00ebm t\u00eb \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d, mes daj\u00ebs s\u00eb Endri Shabanit apo \u201ctezes\u201d s\u00eb Adriatik Lapajt, ka rr\u00ebzuar at\u00eb pak shpres\u00eb q\u00eb kishte nisur t\u00eb lindte se forcat e reja politike t\u00eb shfaqura si l\u00ebvizje popullore do t\u00eb hiqnin ndonj\u00eb tull\u00eb nga sistemi dypartiak i instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31790","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}