{"id":31715,"date":"2025-07-18T12:43:08","date_gmt":"2025-07-18T12:43:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/nga-aleanca-tek-interesi-kosova-si-destinacion-i-investimeve-amerikane\/"},"modified":"2025-07-18T12:43:08","modified_gmt":"2025-07-18T12:43:08","slug":"nga-aleanca-tek-interesi-kosova-si-destinacion-i-investimeve-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/nga-aleanca-tek-interesi-kosova-si-destinacion-i-investimeve-amerikane\/","title":{"rendered":"Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane"},"content":{"rendered":"<p>Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital jan\u00eb sektor\u00eb ku bashk\u00ebpunimi Kosov\u00eb-SHBA mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb nd\u00ebrsjella, por vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur Kosova t\u2019i mirorganizoj\u00eb proceset e saj t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike shpjegojn\u00eb se nj\u00eb mjedis ligjor dhe ekonomik i q\u00ebndruesh\u00ebm, larg burokracis\u00eb dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investitor\u00ebt amerikan\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e tyre.<\/p>\n<p>Kjo qasje duket se p\u00ebrkon edhe me nj\u00eb orientim t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 s\u00eb paku sipas deklaratave t\u00eb presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Shtetet e Bashkuara jav\u00ebn e kaluar, ajo ka th\u00ebn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e interesuar p\u00ebr nj\u00eb lloj t\u00eb ri marr\u00ebdh\u00ebnieje me SHBA-n\u00eb, q\u00eb do t\u00eb bazohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interesat ekonomike, dhe ka ve\u00e7uar energjin\u00eb, mbrojtjen dhe teknologjin\u00eb informative si fusha ky\u00e7e p\u00ebr zhvillim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas kthimit, ajo ka th\u00ebn\u00eb se ka marr\u00eb konfirmimin se Shtetet e Bashkuara e shohin Kosov\u00ebn si nj\u00eb aleate strategjike.<\/p>\n<p>Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj interesimit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se ku e sheh SHBA-ja potencialin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr rritjen e bashk\u00ebpunimit ekonomik me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, sipas Arian Zek\u00ebs, kryetar i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb kryesore jan\u00eb n\u00eb mbrojtje dhe siguri, n\u00eb nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb gazit p\u00ebr uljen e kostove t\u00eb energjis\u00eb dhe n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb digjitale, p\u00ebrfshir\u00eb sigurin\u00eb kibernetike dhe inteligjenc\u00ebn artificiale.<\/p>\n<p>Midis potencialit dhe pengesave<br \/>\nAi num\u00ebron disa arsye q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb Kosov\u00ebn partnere t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe destinacion t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investime \u2013 mes tyre: pozicioni gjeografik i Kosov\u00ebs, fuqia e saj pun\u00ebtore e re dhe e arsimuar dhe politikat fiskale konkurruese.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij potenciali, ka edhe pengesa serioze q\u00eb mund ta frenojn\u00eb interesimin e investitor\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Zeka thekson se reformat duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb, pasi institucionet e vendit jan\u00eb ende t\u00eb reja dhe korniza ligjore mbetet e brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo, sipas tij, shpesh shkakton vendimmarrje t\u00eb pasakt\u00eb ose t\u00eb ngadalt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mjedisi global ndryshon me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKosova duhet t\u00eb angazhohet m\u00eb tej n\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit, n\u00eb shmangien e veprimeve q\u00eb mund t\u00eb rrisin paparashikueshm\u00ebrin\u00eb juridike, si dhe n\u00eb rritjen e mbrojtjes s\u00eb investitor\u00ebve, p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb efikasitetit t\u00eb gjykatave\u201d, thot\u00eb Zeka p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb ngjashme, kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lulzim Rafuna, shpreh shqet\u00ebsim se pa reforma t\u00eb thella \u2013 n\u00eb sundimin e ligjit, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe fusha t\u00eb tjera \u2013 besimi i investitor\u00ebve amerikan\u00eb do t\u00eb mbetet i vak\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai thekson gjithashtu se diplomacia ekonomike \u2013 si promovim aktiv i interesave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime dhe p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e partner\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>\u201cPolitika duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Departamentin amerikan t\u00eb Shtetit dhe me Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, duhet ta rregullojm\u00eb imazhin e vendit, t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shtet problematik n\u00eb Ballkan, por shtet i stabilitetit\u201d, thot\u00eb Rafuna p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasje narrativ\u00ebsh<br \/>\nK\u00ebt\u00eb muaj, dy institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare, Banka Bot\u00ebrore dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e hoq\u00ebn Kosov\u00ebn nga Lista e Shteteve n\u00eb Situat\u00eb t\u00eb Brisht\u00ebsis\u00eb dhe Konfliktit.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si rezultat t\u00eb \u201cpun\u00ebs s\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar\u201d t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt nuk jan\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb narrativ.<\/p>\n<p>Ata theksojn\u00eb se, n\u00eb disa raste, vet\u00eb autoritetet kan\u00eb rritur pasigurin\u00eb dhe kan\u00eb tensionuar klim\u00ebn e brendshme \u2013 \u201cme deklarata t\u00eb pamatura se do t\u00eb sulmohemi nga Serbia\u201d, si\u00e7 shprehet Rafuna.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, Lek\u00eb Musa, kujton se Qeveria e Kurtit \u2013 aktualisht n\u00eb detyr\u00eb \u2013 ka refuzuar nj\u00eb projekt p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e gazit n\u00eb vitin 2021, t\u00eb financuar nga Qeveria amerikane, me arsyetimin se nuk ishte i favorsh\u00ebm ekonomikisht.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeverisje m\u00eb dinamike dhe nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb hapur, me m\u00eb pak burokraci dhe m\u00eb shum\u00eb pragmatiz\u00ebm n\u00eb qasjen ndaj investitor\u00ebve \u2013 \u201cpa iluzione se ata do t\u00eb vijn\u00eb vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk mund t\u2019i ofroj\u00eb shum\u00eb SHBA-s\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb, sa her\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb caktuar \u2013 si\u00e7 ishte rasti me projektin e gazsjell\u00ebsit \u2013 ai nuk duhet l\u00ebshuar, por duhet materializuar\u201d, thot\u00eb Musa p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Me heqjen e Kosov\u00ebs nga Lista e Shteteve n\u00eb Situat\u00eb t\u00eb Brisht\u00ebsis\u00eb dhe Konfliktit, Banka Qendrore e vendit (BQK) parashikon rritje t\u00eb besimit t\u00eb investitor\u00ebve dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb perceptimit p\u00ebr stabilitetin institucional dhe ekonomik t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Investimet e huaja n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje, duke arritur n\u00eb mbi 856 milion\u00eb euro vitin e kaluar, nga 840 milion\u00eb euro n\u00eb vitin paraprak, sipas Agjencis\u00eb p\u00ebr Investime dhe P\u00ebrkrahjen e Nd\u00ebrmarrjeve.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij totali, investimet nga Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb rreth 87 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por, sipas ekspert\u00ebve, pjesa d\u00ebrrmuese e tyre \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb sektorin e patundshm\u00ebris\u00eb, e jo n\u00eb deg\u00eb q\u00eb krijojn\u00eb vende t\u00eb reja pune apo nxisin zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb p\u00ebr Investime dhe P\u00ebrkrahje t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve, sipas t\u00eb cilave, vitin e kaluar, mbi 647 milion\u00eb euro jan\u00eb investuar n\u00eb patundshm\u00ebri, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 21 milion\u00eb n\u00eb sektorin e prodhimit.<\/p>\n<p>Mes angazhimit amerikan dhe detyrimeve politike<br \/>\nMe Shtetet e Bashkuara, Kosova ka nj\u00eb shk\u00ebmbim tregtar prej miliona eurosh n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Sipas Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2024, importet nga ky vend kap\u00ebn vler\u00ebn mbi 106 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa eksportet ishin duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta \u2013 rreth 39 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij \u00e7ekuilibri tregtar, SHBA-ja mbetet nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nga fundi i viteve \u201890 \u2013 e angazhuar n\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit, zhvillimin ekonomik, nd\u00ebrtimin e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb dhe integrimin euroatlantik.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, ndihma amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn ka kaluar 2 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb n\u00eb harmoni me strategjin\u00eb globale t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke e konsideruar \u00e7do hap drejt bashk\u00ebpunimit si nj\u00eb investim n\u00eb sigurin\u00eb, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Zeka thot\u00eb se mungesa e normalizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb vazhdon ta r\u00ebndoj\u00eb imazhin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb pengoj\u00eb t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja, ndaj thekson se trajtimi serioz i dialogut dhe zbatimi i marr\u00ebveshjeve duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi \u2013 ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet vazhdimisht edhe nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>\u201cOda Ekonomike Amerikane, n\u00eb jo pak raste, ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb negociatat me fqinjin verior t\u00eb trajtohen me prioritet, ashtu q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb arrihet normalizimi i plot\u00eb \u2013 sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Diplomati amerikan, Daniel Fried, e sheh nj\u00ebsoj sfid\u00ebn e normalizimit, por thot\u00eb se Kosova nuk duhet t\u00eb pres\u00eb p\u00ebrmbylljen e k\u00ebtij procesi p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin ekonomik me SHBA-n\u00eb \u2013 progresi mund dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet paralelisht n\u00eb fusha t\u00eb tjera, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di se \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshjesh biznesi mund t\u00eb ket\u00eb, por mendoj se nj\u00eb qasje agresive nga ana e Kosov\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e mund\u00ebsive t\u00eb biznesit, mund t\u00eb funksionoj\u00eb. Dhe, pastaj, kur ke disa rezultate, i promovon ato dhe tregon se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes\u201d, thot\u00eb Fried p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Kosova dhe Serbia kan\u00eb arritur n\u00eb vitin 2020 nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike, e njohur si Marr\u00ebveshja e Uashingtonit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pika t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje nuk jan\u00eb zbatuar ende dhe Zeka thekson se injorimi i dispozitave p\u00ebr financimin e projekteve strategjike nga institucionet financiare amerikane, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e humbur.<\/p>\n<p>Ai shton se do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb shihte nj\u00eb qasje m\u00eb dinamike nga Qeveria e Kosov\u00ebs, q\u00eb fillon me heqjen e detyrimeve doganore p\u00ebr produktet amerikane dhe vazhdon me nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb kreative dhe t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr investitor\u00ebt nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrkushtimi i pal\u00ebkundur ndaj sundimit t\u00eb ligjit duhet t\u00eb jet\u00eb prioriteti m\u00eb i lart\u00eb i \u00e7do qeverie.<\/p>\n<p>\u201cKy do t\u00eb ishte mesazhi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb vendi do t\u00eb mund t\u2019ua d\u00ebrgonte investitor\u00ebve\u201d, p\u00ebrfundon Zeka.\/Radio Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/18\/nga-aleanca-tek-interesi-kosova-si-destinacion-i-investimeve-amerikane\/\">Nga aleanca tek interesi, Kosova si destinacion i investimeve amerikane<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital jan\u00eb sektor\u00eb ku bashk\u00ebpunimi Kosov\u00eb-SHBA mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb nd\u00ebrsjella, por vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur Kosova t\u2019i mirorganizoj\u00eb proceset e saj t\u00eb brendshme. Ekspert\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike shpjegojn\u00eb se nj\u00eb mjedis ligjor dhe ekonomik i q\u00ebndruesh\u00ebm, larg burokracis\u00eb dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investitor\u00ebt amerikan\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31715","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31715\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}