{"id":31713,"date":"2025-07-18T12:55:38","date_gmt":"2025-07-18T12:55:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/mosmirenjohes-si-mao-ce-duni-e-flaku-enver-hoxhen-pas-kerkeses-per-letra-e-panjohur-qe-ish-diktatori-i-dergoi-udheheqesit-kinez\/"},"modified":"2025-07-18T12:55:38","modified_gmt":"2025-07-18T12:55:38","slug":"mosmirenjohes-si-mao-ce-duni-e-flaku-enver-hoxhen-pas-kerkeses-per-letra-e-panjohur-qe-ish-diktatori-i-dergoi-udheheqesit-kinez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/mosmirenjohes-si-mao-ce-duni-e-flaku-enver-hoxhen-pas-kerkeses-per-letra-e-panjohur-qe-ish-diktatori-i-dergoi-udheheqesit-kinez\/","title":{"rendered":"\u201cMosmir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d, si Mao Ce Duni e flaku Enver Hoxh\u00ebn pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr\u2026! Letra e panjohur q\u00eb ish-diktatori i d\u00ebrgoi udh\u00ebheq\u00ebsit kinez"},"content":{"rendered":"<p>PROF.DR. ELMAS LECI<\/p>\n<p>\u201cNe ju ndihmuam me sinqeritet, nd\u00ebrsa ju jeni mosmir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d, i shkruan Mao Ce Duni, Enver Hoxh\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi i gjeneralit t\u00eb d\u00ebnuar nga Enver Hoxha, Halim Ramohito. Kjo sipas studiuesit Kujtim Bori\u00e7i, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e pohuar nga gjenerali Ramohito gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr ndihmat kineze. \u201cKinez\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga divergjencat politike q\u00eb Enver Hoxha i krijoi artificialisht me ta, t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet n\u00eb fush\u00ebn ushtarake i kan\u00eb zbatuar me nj\u00eb korrekt\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E p\u00ebrs\u00ebris se deklaratat e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr \u201cndihm\u00ebn\u201d kineze jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb pasakta, por sipas fakteve e dokumenteve, vet\u00ebm rreth 10 p\u00ebr qind e buxhetit t\u00eb shtetit ton\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte caktuar p\u00ebr nevojat e Ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo shum\u00eb, mezi p\u00ebrballonte shpenzimet p\u00ebr rrogat e kuadrove e t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb Ushtris\u00eb dhe jo m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte vlerat kolosale t\u00eb armatimeve, sidomos ato t\u00eb r\u00ebnda. P\u00ebr t\u2019i bler\u00eb ato, nuk mjaftonte jo vet\u00ebm buxheti i shtetit ton\u00eb i nj\u00eb vitit, por as i disa viteve t\u00eb marra s\u00eb bashku. Pra, ishin kinez\u00ebt ata q\u00eb mbajt\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Ushtrin\u00eb shqiptare t\u00eb diktatur\u00ebs me arm\u00eb e logjistik\u00eb luftarake bashk\u00ebkohore. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto shpenzime kolosale p\u00ebr Ushtrin\u00eb, i p\u00ebrballoi populli i Kin\u00ebs, deri edhe \u00e7imenton e hekurin me t\u00eb cilat u b\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb fortifikimi i vendit. Megjithat\u00eb, dua t\u00eb kujtoj, \u2013 deklaronte gjeneral Ramohito, \u2013 se nj\u00eb nga t\u00eb 12 akuzat q\u00eb na b\u00ebri Enver Hoxha n\u00eb fjal\u00ebn e mbylljes t\u00eb Plenumit t\u00eb 6-t\u00eb, -ishte edhe akuza \u201cp\u00ebr sabotimin e fortifikimit t\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Nga sa jam n\u00eb dijeni, ndihmat kolosale q\u00eb na dhan\u00eb qeveria dhe populli kinez n\u00eb fushat ekonomike dhe ushtarake, Enver Hoxha nisi t\u2019i n\u00ebnvleft\u00ebsonte duke u shprehur se \u201cata (kinez\u00ebt) e kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb na ndihmonin e ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb\u201d, duke shtuar me ciniz\u00ebm se \u201cm\u00eb shum\u00eb na paskan sabotuar sesa ndihmuar\u201d dhe se ne, \u201cmegjithat\u00eb ua paskemi paguar deri n\u00eb nj\u00eb k\u00ebto ndihma\u201d. P\u00ebrball\u00eb mosmir\u00ebnjohjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs lidhur me ndihmat, reaguan edhe vet\u00eb kinez\u00ebt. Qeveria kineze, p\u00ebr mosmir\u00ebnjohjen p\u00ebr ndihmat, akuzoi Enver Hoxh\u00ebn dhe qeverin\u00eb shqiptare, por jo popullin shqiptar, duke p\u00ebrdorur fjal\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por shum\u00eb t\u00eb merituar: Mosmir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se ndihmat ekonomike dhe ushtarake t\u00eb Kin\u00ebs ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, pat\u00ebn filluar disa vite m\u00eb par\u00eb dhe ato njoh\u00ebn kulme pas viteve 1961, nd\u00ebrsa ndihmat ushtarake datojn\u00eb aty nga viti 1963, pak koh\u00eb pasi Shqip\u00ebria, de facto, u shk\u00ebput nga Traktati i Varshav\u00ebs. Dy vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb kishte ndodhur divorci real me Bashkimin Sovjetik. Pala shqiptare kishte nd\u00ebrprer\u00eb bashk\u00ebpunimin me Traktatin e Varshav\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe me baz\u00ebn ushtarake t\u00eb Vlor\u00ebs dhe p\u00ebr pasoj\u00eb edhe t\u00eb gjitha lidhjet e tjera me k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb politiko \u2013 ushtarake t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, ishin nd\u00ebrprer\u00eb. Pas k\u00ebsaj as Moska as Varshava, nuk mund t\u00eb ishin m\u00eb partner\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare. Duhej nd\u00ebrruar trajektorja n\u00eb Lindjen e Larg\u00ebt, drejt Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria u bashkua gjat\u00eb konfliktit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs me Hrushovin n\u00eb Bukuresht e n\u00eb Mosk\u00eb, kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb kultit t\u00eb individit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1968, kur Shqip\u00ebria zyrtarisht denoncoi Traktatin e Varshav\u00ebs dhe de jure shpalli daljen nga aleanca, ajo ndjeu m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr intensifikimin e ndihmave ushtarake kineze. Kina, nga ana e saj, kishte p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm teknologjin\u00eb ushtarake n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe kishte shtuar mund\u00ebsit\u00eb reale p\u00ebr ndihm\u00eb. Prandaj agresioni i Bashkimit Sovjetik dhe i vendeve an\u00ebtare t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs kund\u00ebr \u00c7ekosllovakis\u00eb, ishte nj\u00eb rast i mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb edhe de jure nga ai organiz\u00ebm ushtarak. Ashtu si n\u00eb ekonomi, edhe n\u00eb fush\u00ebn ushtarake procesin e bashk\u00ebpunimit me Kin\u00ebn e ndihmoi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e kusht\u00ebzoi identifikimi p\u00ebr disa vite i politikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb planin e brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve zyrtare, ndihma ushtarake q\u00eb qeveria kineze i dha vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 1963-1975 Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb deri dhjet\u00ebfish m\u00eb e madhe sesa ndihma q\u00eb i dha n\u00eb fush\u00ebn ushtarake BS vendit ton\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs 1947-1961, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe shpenzimet e sovjetik\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e baz\u00ebs ushtarakedetare t\u00eb Pashalimanit. Megjith\u00ebse shpenzimet e sovjetik\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb ishin t\u00eb konsiderueshme, ato nuk ua kalonin p\u00ebrfitimeve politike, strategjike e ushtarake q\u00eb ata pat\u00ebn at\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb BS iu tha n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb se \u201cJu, v\u00ebrtet keni harxhuar hekur e \u00e7eliqe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar e sjell\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb anije dhe tani na i k\u00ebrkoni q\u00eb ato t\u2019jua kthejm\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb me ju, por toka, deti, ushtarak\u00ebt dhe krahu i pun\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb dhe ishin vet\u00ebm tonat n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Mao Ce Duni ishte pothuajse n\u00eb grahmat e fundit, Enver Hoxha edhe nj\u00eb her\u00eb i shkruan nj\u00eb let\u00ebr 10 faq\u00ebshe dhe me Reis Malilen ia nis direkt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1975 kur sapo Enver Hoxha kishte d\u00ebnuar pu\u00e7ist\u00ebt e Ushtris\u00eb, ku kishte akuzuar p\u00ebr t\u00eb edhe vet\u00eb direkt \u00c7u En Lain. Shikoni se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon Enver Hoxha Kin\u00ebs: Arm\u00eb t\u00eb lehta k\u00ebmb\u00ebsorie, mitraloza e mortaja 250.000 cop\u00eb, topa kund\u00ebrtanke 1.500, topa fushor\u00eb 600, artileri reaktive 100, mitraloza kund\u00ebrajror\u00eb dygryk\u00ebsh dhe kat\u00ebrgryk\u00ebsh 1.500, topa kund\u00ebrajror\u00eb 37 mm dhe 100 mm 600 cop\u00eb, raketa kund\u00ebrtanke 1.500, raketa tok\u00eb-det grupe 400, raketa kund\u00ebrajrore t\u00eb mesme 400, raketa kund\u00ebrajrore t\u00eb lehta 1.000 cop\u00eb, tanke 800 cop\u00eb, transportues t\u00eb blinduar 300 cop\u00eb, avion\u00eb reaktiv\u00eb luftarak\u00eb dhe m\u00ebsimor\u00eb 65, helikopter\u00eb 98. Dhe lista e k\u00ebrkesave vazhdon, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb, me kat\u00ebra silurues, anije mbiuj\u00ebse, municione p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb lehta k\u00ebmb\u00ebsorie, predha mitralozash, predha granatahedh\u00ebse, mortaja etj. Para k\u00ebsaj letre, Enver Hoxha kishte d\u00ebrguar direkt n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tij t\u00eb besuar Adil \u00c7ar\u00e7anin, t\u00eb cilit i kishte dh\u00ebn\u00eb porosi \u201cmerr \u00e7\u2019t\u00eb marr\u00ebsh\u201d, sepse n\u00eb at\u00eb \u201cderexhe e kishte katandisur\u201d procesin e marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore me to.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat padyshim, por edhe q\u00ebndrimi kritikues i Enver Hoxh\u00ebs ndaj \u201cpolitik\u00ebs s\u00eb hapjes\u201d s\u00eb Kin\u00ebs, ishin nj\u00eb politik\u00eb e \u00e7mendur e tij, e cila i ka sjell\u00eb d\u00ebme, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb traditave luftarake shekullore t\u00eb popullit dhe t\u00eb Ushtris\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebmeve materiale kolosale. Erdh\u00ebn nga Kina e larg\u00ebt n\u00eb sasi dhe cil\u00ebsi qindra avion\u00eb nga m\u00eb modernet p\u00ebr koh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufijt\u00eb e Atdheut dhe jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur udh\u00ebheqjen e at\u00ebhershme n\u00eb zon\u00ebn e \u201cBllokut\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs. U prun\u00eb nj\u00ebmij\u00eb tanke e dhjet\u00ebra mij\u00eb topa t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufijt\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u matur me tanket e Jugosllavis\u00eb, q\u00eb ishin nxjerr\u00eb karshi Shqip\u00ebris\u00eb qysh n\u00eb vitet \u201960- t\u00eb, por edhe m\u00eb von\u00eb nga kazermat dhe ishin l\u00ebshuar n\u00eb sheshet e Kosov\u00ebs kund\u00ebr revolt\u00ebs s\u00eb student\u00ebve legjendar\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Tanket serbe ishin dislokuar n\u00eb mas\u00eb edhe n\u00eb kufijt\u00eb e shtetit shqiptar verior\u00eb dhe verilindor\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr fqinjin jugor, q\u00eb mbante forca t\u00eb m\u00ebdha e moderne ushtarake n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Tanket dhe arm\u00ebt e r\u00ebnda t\u00eb Ushtris\u00eb shqiptare, u prun\u00eb nga Kina e larg\u00ebt p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur eventualisht n\u00eb nj\u00eb agresion ushtarak kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, pasi me \u201calltiet\u201d e vjetra dhe me \u201cjatagan\u00ebt\u201d e k\u00ebng\u00ebve epike e historike, nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohej teknika luftarake moderne e agresori eventual. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb gjeneral-lejtnant Rrahman Parllaku, pohonte se ndihmat kineze p\u00ebr Ushtrin\u00eb shqiptare ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ai theksonte asokohe se nga llogaritjet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb, k\u00ebto n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kapnin shifr\u00ebn n\u00eb total prej 11 miliard\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb, e pjes\u00ebtuar n\u00eb vite, af\u00ebrsisht nj\u00eb miliard dollar\u00eb n\u00eb vit. Rrahman Parllaku ishte nd\u00ebr drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare, z\u00ebvend\u00ebs Shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb e disa her\u00eb z\u00ebvend\u00ebs minist\u00ebr i Mbrojtjes. Kishte marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00eb n\u00eb bisedimet me kinez\u00ebt n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacioneve ushtarake dhe k\u00ebshtu q\u00eb ishte d\u00ebshmitar i planeve, k\u00ebrkesave, marr\u00ebveshjeve dhe furnizimeve ushtarake me arm\u00eb, avion\u00eb dhe logjistik\u00eb nga Kina. Kina dha ndihma ushtarake pa kursim gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe shum\u00eb burime t\u00eb tjera, si dhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb operacionet e realizmit t\u00eb k\u00ebtyre ndihmave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.68)<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se me ndihm\u00ebn kineze, me investimet dhe furnizimet e saj, Shqip\u00ebria realizoi nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb Ushtris\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb furnizimeve ushtarake, por edhe t\u00eb investimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e fabrikave ushtarake n\u00eb vend. Pavar\u00ebsisht se p\u00ebr \u00e7do avion t\u00eb importuar nga Kina, ajo dha mesatarisht edhe dy motor\u00eb rezerv\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri me ndihm\u00ebn kineze u nd\u00ebrtua Uzina e Aviacionit n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, e cila b\u00ebnte edhe riparimin kapital t\u00eb motor\u00ebve t\u00eb avion\u00ebve luftarak\u00eb dhe ku u pun\u00ebsuan mbi 300 pun\u00ebtor\u00eb shqiptar\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar prodhimin e armatimit t\u00eb leht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kinez\u00ebt punuan dhe ndihmuan p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy fabrikave t\u00eb prodhimit t\u00eb k\u00ebtij armatimi si dhe t\u00eb municioneve luftarake. Ata nd\u00ebrtuan nj\u00eb uzin\u00eb t\u00eb riparimit kapital t\u00eb tankeve, por edhe t\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve. T\u00eb gjitha ndihmat e saj, Kina i realizoi duke qen\u00eb e bindur se Shqip\u00ebria nuk kishte nevoj\u00eb dhe arsye p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shpenzime kaq t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn ushtarake.<\/p>\n<p>Kinez\u00ebt pat\u00ebn pik\u00ebpamjen se Shqip\u00ebris\u00eb i duhej t\u00eb siguronte nj\u00eb mbrojtje t\u00eb fuqishme, por jo edhe nga ndonj\u00eb sulm i blloqeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake t\u00eb koh\u00ebs, pasi n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballonte nj\u00eb sulm t\u00eb till\u00eb. Por duket se n\u00eb vendimmarrjen e Pekinit, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ushtarakisht Shqip\u00ebrin\u00eb, ka ndihmuar fakti se Republika Popullore e Kin\u00ebs nuk mund t\u00eb futej n\u00eb luft\u00eb n\u00ebse Shqip\u00ebria sulmohej nga nj\u00eb vend ose nj\u00eb grup shtetesh t\u00eb tjera. Ky fakt u justifikua me larg\u00ebsin\u00eb e madhe midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kin\u00ebs dhe pamund\u00ebsin\u00eb e Pekinit p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb rast agresioni Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, Pekini kishte vendosur pothuajse jasht\u00eb bindjeve t\u00eb tij, t\u00eb ndihmonte n\u00eb modernizimin e ushtris\u00eb shqiptare dhe n\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb e realizoi n\u00eb p\u00ebrshtatje me mund\u00ebsit\u00eb e saj, si dhe me nevojat kryesore q\u00eb vler\u00ebsohej se Shqip\u00ebria kishte nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Diplomacia ushtarake n\u00eb bashk\u00ebpunimin midis t\u00eb dy vendeve parashikoi k\u00ebshtu ndihm\u00ebn p\u00ebr ta fuqizuar Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb ajo t\u00eb ishte vet\u00eb e aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte ndonj\u00eb sulm t\u00eb jasht\u00ebm ushtarak. Ajo q\u00eb u evidentua si mang\u00ebsi, sidomos n\u00eb vitet \u201970-t\u00eb, u tentua t\u00eb futeshin edhe koncepte t\u00eb mendimit filozofik ushtarak t\u00eb Mao Ce Dunit si vija e masave, kontrolli pun\u00ebtor, demokracia n\u00eb ushtri, shkuarja e kuadrove p\u00ebr t\u2019u kalitur drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb prodhim etj. P\u00ebr vet\u00eb mentalitetin shqiptar, p\u00ebr vet\u00eb zhvillimin historik t\u00eb saj, k\u00ebto koncepte nuk zun\u00eb vend n\u00eb Ushtrin\u00eb shqiptare, p\u00ebr arsye se ashtu si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb Mao Ce Duni \u201cato ishin t\u00eb p\u00ebrshtatshme kryesisht p\u00ebr syrin dhe vesh\u00ebt e mentalitetit kinez\u201d. Pavar\u00ebsisht Enver Hoxha nga frika e \u201cushtarak\u00ebve\u201d t\u00eb shkolluar e vendosi kudo syrin dhe veshin e tij, komisar\u00ebt politik\u00eb n\u00eb komanda, drejtimin e ushtris\u00eb me an\u00ebn e komiteteve t\u00eb partis\u00eb dhe vendimin p\u00ebr heqjen e gradave, metoda q\u00eb u kopjuan nga Kina.<\/p>\n<p>K\u00ebto masa q\u00eb u etiketuan si reforma n\u00eb ushtri, nuk mund t\u00eb mos sillnin n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dob\u00ebsimin e disiplin\u00ebs e t\u00eb hierarkis\u00eb ushtarake dhe r\u00ebnien e autoritetit t\u00eb komand\u00ebs. Vet\u00eb kinez\u00ebt, n\u00eb Ushtrin\u00eb e tyre e kuptuan k\u00ebt\u00eb rrezik dhe n\u00eb vitet \u201980-t\u00eb, i rivendos\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri gradat, kurse Shqip\u00ebria priti vitin 1992, pas ndryshimeve demokratike n\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb rivendosur gradat dhe komand\u00ebn unike n\u00eb ushtri. Lidhur me rolin e k\u00ebshilltar\u00ebve ushtarak\u00eb kinez\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb shqiptare, vlen t\u00eb thuhet se nuk ka pasur as nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb kemi k\u00ebshilltar\u00eb ushtarak\u00eb kinez\u00eb, p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb specialisti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb uzin\u00ebn e remontit t\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve.<\/p>\n<p>Kjo diktohej edhe nga fakti se niveli ushtarak profesional i p\u00ebrgatitjes s\u00eb kuadrove, t\u00eb arm\u00ebve dhe sh\u00ebrbimeve speciale n\u00eb ushtri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, nuk kishte ndonj\u00eb ndryshim nga ai i kinez\u00ebve. N\u00eb vendin ton\u00eb, kinez\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsuan p\u00ebrkoh\u00ebsisht me njer\u00ebzit e tyre vet\u00ebm nj\u00eb qend\u00ebr zbulimi (p\u00ebrgjimi) n\u00eb Dh\u00ebrmi t\u00eb Himar\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb par\u00eb e kishin sovjetik\u00ebt. Ata ngrit\u00ebn gjithashtu n\u00eb C\u00ebrrik nj\u00eb stacion p\u00ebr ritransmetim t\u00eb programeve t\u00eb Radio Pekinit dhe n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe nj\u00eb grup kinez\u00ebsh ushtarak\u00eb.<\/p>\n<p>*Autori, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Siguris\u00eb e Mbrojtjes<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mosmirenjohes-si-mao-ce-duni-e-flaku-enver-hoxhen-pas-kerkeses-per-letra-e-panjohur-qe-ish-diktatori-i-dergoi-udheheqesit-kinez\/\">\u201cMosmir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d, si Mao Ce Duni e flaku Enver Hoxh\u00ebn pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr\u2026! Letra e panjohur q\u00eb ish-diktatori i d\u00ebrgoi udh\u00ebheq\u00ebsit kinez<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PROF.DR. ELMAS LECI \u201cNe ju ndihmuam me sinqeritet, nd\u00ebrsa ju jeni mosmir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d, i shkruan Mao Ce Duni, Enver Hoxh\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi i gjeneralit t\u00eb d\u00ebnuar nga Enver Hoxha, Halim Ramohito. Kjo sipas studiuesit Kujtim Bori\u00e7i, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e pohuar nga gjenerali Ramohito gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr ndihmat kineze. \u201cKinez\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga divergjencat politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31713","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31713\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}