{"id":31701,"date":"2025-07-18T11:41:03","date_gmt":"2025-07-18T11:41:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/betonizimi-i-nje-lulishteje-i-nxjerr-bojen-aksionit-per-clirimin-e-hapesirave-publike-2\/"},"modified":"2025-07-18T11:41:03","modified_gmt":"2025-07-18T11:41:03","slug":"betonizimi-i-nje-lulishteje-i-nxjerr-bojen-aksionit-per-clirimin-e-hapesirave-publike-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/betonizimi-i-nje-lulishteje-i-nxjerr-bojen-aksionit-per-clirimin-e-hapesirave-publike-2\/","title":{"rendered":"Betonizimi i nj\u00eb lulishteje i nxjerr boj\u00ebn aksionit p\u00ebr \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave publike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebt kur inspektor\u00ebt e IKMT-s\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me aksionin e \u00e7lirimit t\u00eb hap\u00ebsirave publike nga nd\u00ebrtimet pa leje, nj\u00eb tapet betoni z\u00ebvend\u00ebsoi brutalisht barin e gjelb\u00ebr n\u00eb lulishten kryesore t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Betonizimi i lulishtes s\u00eb vetme t\u00eb Kuk\u00ebsit po b\u00ebhet me bekimin e Bashkis\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebndit t\u00eb loj\u00ebrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Turke p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim, TIKA.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr arg\u00ebtim, aktivitet fizik p\u00ebr t\u00eb gjitha grupmoshat, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe t\u00eb aksesuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb,\u201d reklamoi kryebashkiaku i Kuk\u00ebsit, Albert Halilaj n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Por projekti i Bashkis\u00eb ka zem\u00ebruar banor\u00ebt, k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cil\u00ebt shprehen kund\u00ebr planeve p\u00ebr betonizim.<\/p>\n<p>Lulishtja n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Kuk\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vend pushimi, por ka edhe nj\u00eb vler\u00eb simbolike. Ajo \u00ebsht\u00eb ngritur mbi kampin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb strehimit p\u00ebr qindra familje kosovare gjat\u00eb kriz\u00ebs humanitare t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ver\u00ebn e vitit 1999, pas largimit t\u00eb refugjat\u00ebve nga Kosova, \u201cCARE International\u201d financoi me nj\u00eb vler\u00eb prej 350 mij\u00eb USD me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lulishtes, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku kishin q\u00ebndruar dhjetra traktor\u00eb me familje nga Kosova,\u201d kujton Safet Sula, ish-kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit n\u00eb vitet 1996-2000.<\/p>\n<p>Dizenjimi dhe mbik\u00ebqyrja e punimeve iu besua asokohe lulishtarit t\u00eb ndjer\u00eb, Mehmet Leza, i cili vendosi edhe mbjelljen e drur\u00ebve dekorativ\u00eb. Sula thot\u00eb se lulishtja p\u00ebr asnj\u00eb arsye nuk duhet t\u00eb prishet.<\/p>\n<p>\u201cLulishtja q\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse e vetme, i duhet qytetar\u00ebve t\u00eb Kuk\u00ebsit,\u201d tha ai p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Financimi i vitit 1999 nuk ishte i vetmi. Para t\u00eb tjera t\u00eb taksapaguesve u investuan n\u00eb vitin 2018 si pjes\u00eb e projektit t\u00eb madh qeveritar t\u00eb quajtur \u201cRilindja Urbane\u201d. Nga fondi prej 147 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr shtrimin e rrug\u00ebs me gur\u00eb dekorativ\u00eb dhe lyerjen e fasadave, lulishtja p\u00ebrfitoi nj\u00eb fond prej 59.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Aurora Guska, avokate n\u00eb profesion dhe banore e zon\u00ebs thot\u00eb se lulishtja \u00ebsht\u00eb \u201ckrenaria e Kuk\u00ebsit\u201d dhe nuk duhet t\u00eb prishet. Edhe Artan La\u00e7i, nj\u00eb tregtar n\u00eb zone, e quan nd\u00ebrhyrjen e fundit nj\u00eb lajthitje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend q\u00eb lulishtja t\u00eb pasurohet dhe t\u00eb kompozohet me bim\u00eb dhe lule, ajo betonizohet,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Rifat Demalia, drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Progres Rinor adreson gjithashtu kritika jo vet\u00ebm p\u00ebr betonizimin, por edhe p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe t\u00eb konsultimit me komunitetin.<\/p>\n<p>\u201cJam kund\u00ebr, totalisht kund\u00ebr k\u00ebtij projekti, pasi prish dekorin dhe struktur\u00ebn e lulishtes. Ka disa vende tjera ku mund t\u00eb zhvillohej projekti, pik\u00ebrisht n\u00eb zona t\u00eb pazhvilluara brenda lagjeve apo n\u00eb sheshe t\u00eb lira ku sot parkohen automjete,\u201d tha Demalia.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka konsultime me grupet e interesit, qytetar\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. Shp\u00ebrndarja e informacionit duhet t\u00eb b\u00ebhej para se t\u00eb fillonte investimi,\u201d shtoi ai, duke theksuar se banor\u00ebt ishin shp\u00ebrfillur totalisht.<\/p>\n<p>Urbanisti Andrit Shehu kujton se eksperienca me loj\u00ebrat n\u00eb ambiente t\u00eb hapura ka qen\u00eb e hidhur.<\/p>\n<p>\u201cPajisjet e k\u00ebtyre loj\u00ebrave d\u00ebmtohen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe sip\u00ebrfaqja mbetet ve\u00e7se nj\u00eb karakatin\u00eb,\u201d tha Shehu, ish-drejtor i Planifikimit t\u00eb Territorit dhe Zhvillimit Urban n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs i sektorit t\u00eb gjelb\u00ebrimit, i cili foli n\u00eb kushtet e anonimatit \u00ebsht\u00eb gjithashtu i d\u00ebshp\u00ebruar me betonizimin.<\/p>\n\n<p>\u201cE kemi mbajt\u00eb me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi k\u00ebt\u00eb lulishte, pasi dihet mungesa e ujit industrial n\u00eb Kuk\u00ebs. P\u00ebr vaditjen e saj ka financuar rreth 10 mij\u00eb USD nj\u00eb emigrant nga Kuk\u00ebsi q\u00eb punon e jeton n\u00eb SHBA n\u00eb hapjen e nj\u00eb pusi, nd\u00ebrsa tani i v\u00ebn\u00eb kazm\u00ebn barit,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Bashkia e Kuk\u00ebsit refuzoi t\u00eb jap\u00eb informacione shtes\u00eb p\u00ebr projektin e lulishtes, nd\u00ebrsa deputet\u00eb t\u00eb zon\u00ebs dhe prefekti i zhvler\u00ebsuan shqet\u00ebsimet e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKryetari i Bashkis\u00eb, zoti Halilaj i ka sqaruar t\u00eb gjitha p\u00ebrmes faqes s\u00eb tij zyrtare n\u00eb FB. Nuk kemi asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar. Theksojn\u00eb se projekti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga zyra e urbanistik\u00ebs n\u00eb bashki,\u201d tha sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Fadil Morina.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb problem. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb park p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb,\u201d tha deputeti socialist, Eduard Shalsi p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb aplikacionin Whatsapp, nd\u00ebrsa akuzoi k\u00ebt\u00eb reporter p\u00ebr \u201cinterpretime t\u00eb gabuara\u201d.<\/p>\n<p>Prefekti Dritan Baji tha se nuk kishte dijeni p\u00ebr projektin, pasi \u201ckemi pavar\u00ebsi pushtetesh\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga zyrtar\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm, kryetari i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Kuk\u00ebsit, Albert Muja shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr mosrespektimin e procedurave, pasi projekti nuk ka kaluar p\u00ebrmes K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do investim duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Bashkis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike e gjelb\u00ebrt q\u00eb \u00ebsht\u00eb betonizuar dhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb investuar. Shkelja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me lejen. Nuk kemi asnj\u00eb dokument q\u00eb \u00ebsht\u00eb financuese TIKA, apo kush \u00ebsht\u00eb TIKA,\u201d tha Muja, nd\u00ebrsa thekson se kryetari i Bashkis\u00eb do t\u00eb thirret n\u00eb mbledhjen e ardhshme p\u00ebr t\u00eb raportuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ka t\u00ebrhequr edhe v\u00ebmendjen e Inspektoriatit Komb\u00ebtar p\u00ebr Mbrojtjen e Territorit n\u00eb Bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit, i cili p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb mjaftuar me nj\u00eb komunikim verbal me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bashkis\u00eb p\u00ebr betonizimin e lulishtes.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkuar informacion lidhur me k\u00ebt\u00eb problem dhe p\u00ebrgjigja e bashkis\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebnd lojrash p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb vijim do b\u00ebjm\u00eb verifikimet e duhura dhe do procedojm\u00eb, por me sa jam informuar, punimet jan\u00eb pezulluar,\u201d i tha BIRN Besar Tota, drejtor i IKMT-s\u00eb p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/07\/18\/betonizimi-i-nje-lulishteje-i-nxjerr-bojen-aksionit-per-clirimin-e-hapesirave-publike\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/18\/betonizimi-i-nje-lulishteje-i-nxjerr-bojen-aksionit-per-clirimin-e-hapesirave-publike\/\">Betonizimi i nj\u00eb lulishteje i nxjerr boj\u00ebn aksionit p\u00ebr \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave publike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebt kur inspektor\u00ebt e IKMT-s\u00eb ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb me aksionin e \u00e7lirimit t\u00eb hap\u00ebsirave publike nga nd\u00ebrtimet pa leje, nj\u00eb tapet betoni z\u00ebvend\u00ebsoi brutalisht barin e gjelb\u00ebr n\u00eb lulishten kryesore t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit. Betonizimi i lulishtes s\u00eb vetme t\u00eb Kuk\u00ebsit po b\u00ebhet me bekimin e Bashkis\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":31702,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31701","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31701\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}