{"id":31694,"date":"2025-07-18T11:50:31","date_gmt":"2025-07-18T11:50:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/dosja-130-milione-euro-prej-dy-vitesh-ne-spak-si-fluturojne-parate-e-koncensionit-te-laboratoreve-ne-duart-grekut-karathanos-ne-holande\/"},"modified":"2025-07-18T11:50:31","modified_gmt":"2025-07-18T11:50:31","slug":"dosja-130-milione-euro-prej-dy-vitesh-ne-spak-si-fluturojne-parate-e-koncensionit-te-laboratoreve-ne-duart-grekut-karathanos-ne-holande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/dosja-130-milione-euro-prej-dy-vitesh-ne-spak-si-fluturojne-parate-e-koncensionit-te-laboratoreve-ne-duart-grekut-karathanos-ne-holande\/","title":{"rendered":"Dosja 130 milion\u00eb euro prej dy vitesh n\u00eb SPAK\/ Si \u2018fluturojn\u00eb\u2019 parat\u00eb e koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve n\u00eb duart grekut Karathanos n\u00eb Holand\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Parat\u00eb e koncensionit 130 milion\u00eb euro t\u00eb laborator\u00ebve vijojn\u00eb t\u00eb fluturojn\u00eb n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb duart e \u00e7unakut grek Konstantinos Karathanos, djalit t\u00eb Jani Karathanos, p\u00ebrfituesit n\u00eb letra t\u00eb koncensionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb SPAK ka n\u00eb duar q\u00eb nga janari i vitit 2022 nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb Kontrolliit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, i cili referoi n\u00eb organin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb hetimor dosjen e koncesionit t\u00eb laborator\u00ebve t\u00eb spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake t\u00eb Sarand\u00ebs dhe Lushnj\u00ebs, si nj\u00eb koncension korruptiv dhe t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin e KLSH referohen shkelje konkrete, t\u00eb cilat kan\u00eb diktuar fituesin e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, duke shkelur barazin\u00eb n\u00eb tendera, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kanalizuar dhe ndar\u00eb parat\u00eb me p\u00ebrfituesit e koncensionit.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb rastin e Arben Ahmetajt, SPAK u vler\u00ebsua p\u00ebr intensitetin dhe thell\u00ebsin\u00eb e veprimeve hetimore, duke kopsitur brenda disa muajsh nj\u00eb dosje korrupsioni t\u00eb ngjashme me dosjet e FBI, n\u00eb rastin e koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve ka ndodhur e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Duket se prokurori i \u00e7\u00ebshtjes ka \u2018harruar\u2019 k\u00ebt\u00eb dosje me shum\u00eb element\u00eb kompromentues p\u00ebr ish ministren e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliun dhe p\u00ebrfituesin n\u00eb letra t\u00eb parave publike Jani Karathanos, pas t\u00eb cilit mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb oligark\u00eb dhe politikan\u00eb t\u00eb lakuar p\u00ebr afera korruptive.<\/p>\n<p><strong>Historia e koncensionit korruptiv<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 23 korrik 2019 regjistrohet n\u00eb Tiran\u00eb kompania LABORATORY NETWORKS, me kapital 10 milion\u00eb lek\u00eb, e cila do t\u00eb zbatonte kontrat\u00ebn e koncensionit me vler\u00eb 130 milion\u00eb euro t\u00eb laborator\u00ebve t\u00eb analizave mjek\u00ebsore pran\u00eb spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake t\u00eb Sarand\u00ebs dhe Lushnjes.<\/p>\n\n<p>Kompania e zbatimit themelohet n\u00eb qershor 2019, regjistrohet n\u00eb korrik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e kishte lidhur kontrat\u00ebn q\u00eb n\u00eb prill 2019 me bashkimin e tre kompanive fituese t\u00eb koncensionit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tre kompanive me vendndodhje n\u00eb Shqip\u00ebri, Holand\u00eb dhe Franc\u00eb.E para \u00ebsht\u00eb LABOPHARMA SHPK, themeluar n\u00eb 2007 nga shtetasi grek Ioannis Xopapas dhe Janis Karathano.<\/p>\n\n<p>Kompania Labopharma, e skeduar p\u00ebr mospagim detyrimesh tatimore dhe q\u00eb ka nj\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr shitje barnash, ka 41.7 % t\u00eb aksioneve, rrjedhimisht t\u00eb koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve.Sot, pronar t\u00eb Laboparma jan\u00eb Janis Karathano me 50 % t\u00eb aksioneve dhe kompania T-MEDSS me 50 % t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Pronar i T-MEDSS, nj\u00eb kompani fantazm\u00eb e themeluar n\u00eb vitin 2021, \u00ebsht\u00eb Sokol Ramizi.Sokol Ramizi \u00ebsht\u00eb edhe administrator i koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve.Sokol Ramizi, me an\u00eb t\u00eb T-Medis \u00ebsht\u00eb aksioner te kompania Megapharma e Rasim Hamzarajt, i njohur si daja i Petrit Vasilit.<\/p>\n<p><strong>Parat\u00eb e koncensionit drejt Holand\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kompania e dyt\u00eb e koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve \u00ebsht\u00eb AB Laboratory Solutions B.V, kapital 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, me adres\u00eb n\u00eb Laan Van Meerdervoort 1224, 2555 CD Hague, Holland\u00eb, e cila ka 33 % t\u00eb aksioneve n\u00eb kompanin\u00eb koncensionare t\u00eb laborator\u00ebve.<\/p>\n\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2007 dhe nuk ka asnj\u00eb lidhje me laborator\u00ebt dhe diagnostikimin, por ka si objekt veprimtari financiare.<\/p>\n<p>Kjo kompani, me administrator Konstantinos Karathanos, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb shqiptare Pegasus, me pronar t\u00eb vet\u00ebm Janis Karathano, me t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00eb mbi 100 tendera n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi me vler\u00eb rreth 20 milion\u00eb euro. Konstantinos Karathanos \u00ebsht\u00eb i biri i Janis Karathanos.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt administrator\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb AB Laboratory Solutions B.V kan\u00eb qen\u00eb Orinoco Mining &amp; Resources B.V, ITPS (Netherlands) B.V., Luisa Cinzia Ramasso dhe Alexandra Eleonora. ITPS ka administruar edhe kompani t\u00eb tjera n\u00eb Holand\u00eb, p\u00ebrfituese e koncensioneve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Tre nga kat\u00ebr komcensionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dyshohet se kontrollohen nga e nj\u00ebjta dor\u00eb.Gjithsesi, n\u00eb letra Janis Karathano dhe Sokol Ramizi kontrollojn\u00eb n\u00eb letra 75 % t\u00eb koncensionit.<\/p>\n<p>Karathano ka bler\u00eb dhe p\u00ebrdorur nj\u00eb kompani financiare n\u00eb Holand\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e nj\u00eb bashkimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar shoq\u00ebrish, duke fituar koncensionin 130 milion\u00eb euro.Kompani e tret\u00eb, e cila ka 25 % t\u00eb koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve, \u00ebsht\u00eb EXALAB, nj\u00eb shoq\u00ebri franceze e regjistruar n\u00eb Franc\u00eb, me adres\u00eb n\u00eb 208 Avenue Pasteur 33600 Pessac, Franc\u00eb, dhe nr. regjistrimi 323 191 106 R.C.S Bordeaux.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kartel kompanish t\u00eb sajuara dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura me Janis Karathanon, e vetmja kompani reale \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria franceze EXALAB, me objekt laborator\u00ebt p\u00ebr analiza mjek\u00ebsore, themeluar n\u00eb vitin 1998, me administrator Olivier MARQ dhe Val\u00e9rie MARAZANOF, me kapital 4.8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Procedurat p\u00ebr koncensionin e laborator\u00ebve nis\u00ebn n\u00eb vitin 2015 dhe u finalizuan n\u00eb 2019 nga Ogerta Manastirliu. Kontrata u firmos n\u00eb 10 prill 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs, spitalet i paguajn\u00eb kon\u00e7esionarit tarif\u00ebn e sh\u00ebrbimit p\u00ebr t\u00eb gjitha analizat e kryera n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb mjek\u00ebve referues, gjithmon\u00eb pa tejkaluar tavanin e buxhetit.Tavani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb buxhet mujor i caktuar p\u00ebr \u00e7do spital p\u00ebr analizat, i cili nuk duhet tejkaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit maj t\u00eb vitit 2022, pati nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos referonin analiza p\u00ebr pacient\u00ebt e tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve tejet urgjente, pasi ishte prekur tavani p\u00ebr at\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Pra, kush pati fat, i b\u00ebri analizat, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u2019i drejtoheshin privatit, edhe pse kan\u00eb paguar p\u00ebr vite me radh\u00eb sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja penale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 31 janar t\u00eb vitit 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 18 p\u00ebr veprat penale shkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjesmarr\u00ebsve n\u00eb tendera dhe ankande publike, shp\u00ebrdorim detyre dhe korrupsion pasiv t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike, n\u00eb lidhje me koncensionin e laboratorit.<\/p>\n<p>Hetimet nis\u00ebn pas nj\u00eb kall\u00ebzimi penal t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, i cili auditoi gjat\u00eb vitit 2021 koncesionin e laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>KLSH arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb koncensionin n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u201cP\u00ebr Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat\u201d, kall\u00ebzoi an\u00ebtar\u00ebt e komisionit p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesionit si dhe i k\u00ebrkoi zgjidhjen e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KLSH-s\u00eb, Koorporata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Investimeve (IFC), pjes\u00eb e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, kishte k\u00ebrkuar skualifikimin e grupit t\u00eb kompanive fituese, pasi nj\u00ebra kompani shqiptare ishte n\u00eb ndjekje penale n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>Korporata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Investimeve ka shprehur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr integritetin e kompanis\u00eb s\u00eb regjistruar n\u00eb Holand\u00eb, AB Laboratory Solutions, e skeduar p\u00ebr mashtrim dhe krime financiare.<\/p>\n<p>Gjithashtu KLSH vler\u00ebsoi se AB Laboratory Solutions B.V u p\u00ebrdor si korac\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar p\u00ebrqindjen reale t\u00eb ndarjes s\u00eb aksioneve n\u00eb konsorcium. Ndarja ishte fiktive, pasi dy kompani n\u00eb dukje t\u00eb ndryshme, ishin faktikisht nj\u00eb, me pronar Janis Karathano.\u201c..<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishte paraqitur vet\u00eb Pegasus si aksioner n\u00eb konsorciumin e ngritur, at\u00ebher\u00eb pjesmarrja e tij rezulton 75% e aksioneve dhe jo ndarja q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb marr\u00ebveshjen e konsorciumit\u2026, ku natyrisht ndryshojn\u00eb edhe kushtet e vler\u00ebsimit, t\u00eb cilat n\u00eb shumic\u00ebn e detyrimeve i takojn\u00eb atij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur si nga ana ligjore dhe financiare,\u201d thuhet n\u00eb raportin e KLSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Laboratory Networks ka pretenduar se \u201cKonsorciumi fitues, qartazi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evidente ka p\u00ebrmbushur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte dhe ka tejkaluar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat teknike, financiare dhe ligjore dhe kriteret e gar\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur pasi ka ofruar \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, komisioni i koncensionit pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pretendon se informacioni p\u00ebr hetimin ndaj kompanis\u00eb \u2018holandeze\u2019 t\u00eb Karathanos n\u00eb Spanj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK jan\u00eb Raimond Cimbi, ish-drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Prokurimeve n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i cili ka qen\u00eb kryetar i komisionit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kall\u00ebzuar edhe 6 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit, konkretisht Silva Novi, p\u00ebrgjegj\u00ebse e sektorit t\u00eb Standardeve dhe Protokolleve Spitalore n\u00eb ministri, Leonora Horanlliu, p\u00ebrgjegj\u00ebse e sektorit t\u00eb Programimit dhe Monitorimit Buxhetit n\u00eb FSDKSH, Ariola Krymi, mjeke koordinatore n\u00eb Laboratorin Biokimik n\u00eb QSUT, Anjeza Alliu, p\u00ebrgjegj\u00ebse e sektorit t\u00eb Prokurimeve, Gazmir Vehbi ekonomist n\u00eb Agjencin\u00eb e Trajtimit t\u00eb Koncesioneve si dhe Armila Ali ekonomiste n\u00eb Agjencin\u00eb e Trajtimit t\u00eb Koncesioneve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera gjithashtu drejtorja e Drejtoris\u00eb s\u00eb Politikave dhe Strategjive t\u00eb Zhvillimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Flutura Beqo, e cila ishte kryetare e komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave, si dhe dy an\u00ebtar\u00ebt e KVO Oltion Dhono, drejtor i Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare teknike Bio Mjek\u00ebsore dhe Olsi Akshia, p\u00ebrgjegj\u00ebs i sektorit t\u00eb Ankesave dhe Administrative dhe Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>A mundet q\u00eb k\u00ebta 10 zyrtar\u00eb t\u00eb firmosin nj\u00eb koncension 130 milion\u00eb euro jasht\u00eb rrezes s\u00eb ministres Ogerta Manastirliu?<\/p>\n<p>Po vet\u00eb Manastirliu a mundet t\u00eb finalizoj\u00eb me kok\u00ebn e saj nj\u00eb koncension me kosto t\u00eb till\u00eb dhe me shum\u00eb pik\u00ebpyetje?<\/p>\n<p>Po Janis Karathano a ka fuqi t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb rresht dhe t\u00eb l\u00ebviz\u00eb mekanizmat e pushtetit p\u00ebr nj\u00eb koncension t\u00eb dyshimt\u00eb me kosto 130 milion\u00eb euro p\u00ebr xhepat e shqiptar\u00ebve?Ku p\u00ebrfundojn\u00eb parat\u00eb e k\u00ebtij koncensioni?<\/p>\n<p><strong>Shpresa Bello mori 400 mij\u00eb USD nga Karathano<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb faktuar se vet\u00ebm ish drejtoresha e Farmaceutik\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Shpresa Bello ka marr\u00eb nga oligarku i ila\u00e7eve Janis Karathano qindra mij\u00ebra euro p\u00ebrmes n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj Nazife Bello.<\/p>\n<p>Shpresa Bello nuk ka firm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, por hetimi i korrupsionit nga SPAK ka treguar rrug\u00ebn e parave drejt funksionar\u00ebve publik\u00eb, edhe pse k\u00ebta t\u00eb fundit nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedurat e dh\u00ebnies s\u00eb koncensioneve dhe tenderave.<\/p>\n<p>N\u00ebna e Shpresa Bellos, Nazife Bello, punonte tek kompania e Janis Karathanos me pag\u00eb rreth 1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Pasi vajza e saj Shpresa Bello u em\u00ebrua drejtoresh\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, befas Janis Karathanos ja rrit pag\u00ebn Nazife Bellos nga 1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb e kishte, n\u00eb 29 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb muajt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi q\u00eb Nazife Bellos n\u00eb prag pensioni i rritet paga nga 1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 29 milion\u00eb lek\u00eb?<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq. P\u00ebrve\u00e7 rrog\u00ebs q\u00eb kap shifr\u00ebn e mbi 350 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, Janis Karathano i ka dh\u00ebn\u00eb shp\u00ebrblim mbi 100 mij\u00eb euro vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb viti Nazife Bellos, p\u00ebr gjoja performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u2018performanca\u2019 e Nazife Bellos \u00ebsht\u00eb roli i t\u00eb bij\u00ebs Shpresa Bello si drejtoresh\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Janis Karathano ka gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shpresa Bellos nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klienteliste dhe t\u00eb paligjshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast m\u00eb flagrant se ai i Alqi Bllakos.<\/p>\n<p>Skem\u00eb m\u00eb flagrante korrupsioni nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Megjithat\u00eb, SPAK vijon t\u00eb flej\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shpresa Bello ka marr\u00eb mbi 400 mij\u00eb USD vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb viti nga Karathano, po funksionar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb firmosur, Raimod Cimbi dhe Ogerta Manastirliu, sa mund ta ken\u00eb pasur tarif\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>\/Prapaskena\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-130-milione-euro-prej-dy-vitesh-ne-spak-si-fluturojne-parate-e-koncensionit-te-laboratoreve-ne-duart-grekut-karathanos-ne-holande\/\">Dosja 130 milion\u00eb euro prej dy vitesh n\u00eb SPAK\/ Si \u2018fluturojn\u00eb\u2019 parat\u00eb e koncensionit t\u00eb laborator\u00ebve n\u00eb duart grekut Karathanos n\u00eb Holand\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parat\u00eb e koncensionit 130 milion\u00eb euro t\u00eb laborator\u00ebve vijojn\u00eb t\u00eb fluturojn\u00eb n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb duart e \u00e7unakut grek Konstantinos Karathanos, djalit t\u00eb Jani Karathanos, p\u00ebrfituesit n\u00eb letra t\u00eb koncensionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb SPAK ka n\u00eb duar q\u00eb nga janari i vitit 2022 nj\u00eb kall\u00ebzim penal t\u00eb Kontrolliit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, i cili referoi n\u00eb organin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31694","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}