{"id":31656,"date":"2025-07-18T07:32:14","date_gmt":"2025-07-18T07:32:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/dw-pse-berlini-refuzoi-buxhetin-bilionesh-te-brukselit\/"},"modified":"2025-07-18T07:32:14","modified_gmt":"2025-07-18T07:32:14","slug":"dw-pse-berlini-refuzoi-buxhetin-bilionesh-te-brukselit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/18\/dw-pse-berlini-refuzoi-buxhetin-bilionesh-te-brukselit\/","title":{"rendered":"DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilion\u00ebsh t\u00eb Brukselit?"},"content":{"rendered":"<p>Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb k\u00ebshillimet midis shteteve an\u00ebtare dhe Parlamentit Evropian n\u00eb t\u00eb ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore\u00a0t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr planet e ardhshme t\u00eb buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka t\u00eb mundur ta pranoj\u00eb propozimin e Komisionit, sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb Stefan Kornelius.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb rritje e p\u00ebrgjithshme n\u00eb buxhetin e BE \u00ebsht\u00eb e panegociueshme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb konsoliduar buxhetet e tyre komb\u00ebtare,<\/em>\u201d tha Kornelius.<\/p>\n<p><strong>Gjermania kontribuon me pothuajse nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb ashtuquajturin Korniz\u00eb Financiare Shum\u00ebvje\u00e7are (KFSH),\u00a0Komisioni Evropian\u00a0propozon nj\u00eb buxhet prej dy bilion\u00eb eurosh p\u00ebr periudh\u00ebn 2028-2034. Kjo \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me rreth 700 miliard\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr periudh\u00ebn aktuale buxhetore shtat\u00ebvje\u00e7are. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, jan\u00eb planifikuar m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr mbrojtjen dhe konkurrueshm\u00ebrin\u00eb. Si shteti an\u00ebtar me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, Gjermania n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kontribuon me pothuajse nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e fondeve.<\/p>\n<p>KFSH \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shtat\u00ebvje\u00e7are dhe fillimisht propozohet nga Komisioni Evropian p\u00ebrpara se t\u00eb debatohet nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE dhe\u00a0Parlamenti Evropian. Buxheti afatgjat\u00eb p\u00ebrcakton kufijt\u00eb maksimal\u00eb p\u00ebr shpenzimet vjetore t\u00eb BE dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrdoren ato.<\/p>\n<p><strong>Kritika ndaj taksimit shtes\u00eb t\u00eb korporatave<\/strong><\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga burimet e reja t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr buxhetin e BE, Komisioni propozon nj\u00eb taks\u00eb mbi kompanit\u00eb e m\u00ebdha me nj\u00eb qarkullim vjetor prej m\u00eb shum\u00eb se 100 milion\u00eb eurosh. Edhe kjo taks\u00eb shtes\u00eb mbi kompanit\u00eb e m\u00ebdha, e cila synon t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb buxhetet e shteteve an\u00ebtare, nuk e ka mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb federale gjermane.<\/p>\n<p>Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb ministrave t\u00eb Financave t\u00eb G-20-\u00ebs n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut se qeveria gjermane d\u00ebshiron t\u00eb forcoj\u00eb ekonomin\u00eb gjermane, t\u00eb garantoj\u00eb pun\u00ebsimin dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investime n\u00eb vend.<\/p>\n<p><em>\u201cDhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, taksa e korporatave e propozuar tani nga Komisioni Evropian, n\u00eb form\u00ebn aktuale, d\u00ebrgon sinjal t\u00eb gabuar.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Klingbeili kritikoi gjithashtu nivelin e planifikuar t\u00eb shpenzimeve t\u00eb Komisionit: \u201cNe duhet t\u00eb ruajm\u00eb nj\u00eb proporcion absolut n\u00eb aspektin e financave. Nuk mendoj se po p\u00ebrmbushet\u201d, tha politikani i SPD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, qeveria gjermane mir\u00ebpret qasjen reformuese t\u00eb Komisionit Evropian, ve\u00e7an\u00ebrisht zhvendosjen n\u00eb buxhet drejt prioriteteve t\u00eb reja si konkurrueshm\u00ebria dhe aft\u00ebsia mbrojt\u00ebse. Brukseli deklaroi n\u00eb projektbuxhet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se do t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb numrin e programeve t\u00eb ndihm\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Kritika nga biznesi, c\u00ebnohet rritja ekonomike<\/strong><\/p>\n<p>Shoqatat e biznesit jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb kujdesshme ndaj rregullave t\u00eb mundshme tatimore p\u00ebr kompanit\u00eb: shoqata e industris\u00eb automobilistike VDA kishte deklaruar m\u00eb par\u00eb se kompanit\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Evrop\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p><em>\u201cPrandaj, \u00e7do rritje e taksave ose futja e taksave shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb e pab\u00ebshme, si n\u00eb nivel komb\u00ebtar ashtu edhe n\u00eb at\u00eb evropian\u201d,<\/em>deklaroi Presidentja e VDA Hildegard M\u00fcller. Nj\u00eb taks\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb mbi fitimet duhet t\u00eb konsiderohet ve\u00e7an\u00ebrisht e d\u00ebmshme p\u00ebr rritjen, pasi do t\u00eb dob\u00ebsonte konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e kompanive t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Dhoma Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb (DIHK) kishte deklaruar q\u00eb para prezantimit t\u00eb propozimit t\u00eb Komisionit se nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgonte \u201csinjal krejt\u00ebsisht t\u00eb gabuar\u201d. Sipas Drejtoresh\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme Helena Melnikov, kompanit\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nxitje, jo p\u00ebr taksa shtes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cNj\u00eb zero p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Grupet mjedisore besojn\u00eb se interesat e tyre nuk merren mjaftuesh\u00ebm parasysh n\u00eb projektbuxhet: Federata Gjermane p\u00ebr Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyr\u00ebs (BUND) e quan propozimin e Komisionit \u201cnj\u00eb zero p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs\u201d. Sipas presidentit t\u00eb saj, Olaf Bandt, mungojn\u00eb angazhime konkrete financimi, p\u00ebr shembull, p\u00ebr zbatimin e Aktit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Rivendosjen e Natyr\u00ebs p\u00ebr restaurimin e natyr\u00ebs. WWF kritikoi shkurtimet e propozuara p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit dhe natyr\u00ebs pavar\u00ebsisht krizave n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim, \u201cdhe kjo n\u00eb nj\u00eb ver\u00eb tjet\u00ebr me val\u00eb t\u00eb nxehti, zjarre pyjore dhe p\u00ebrmbytje\u201d.\/ DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/18\/dw-pse-berlini-refuzoi-buxhetin-bilionesh-te-brukselit\/\">DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilion\u00ebsh t\u00eb Brukselit?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb k\u00ebshillimet midis shteteve an\u00ebtare dhe Parlamentit Evropian n\u00eb t\u00eb ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore\u00a0t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr planet e ardhshme t\u00eb buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka t\u00eb mundur ta pranoj\u00eb propozimin e Komisionit, sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31656","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31656\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}