{"id":31626,"date":"2025-07-17T21:06:29","date_gmt":"2025-07-17T21:06:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/patagonia-ngre-alarmin-vjosa-eshte-ne-rrezik-qeveria-shqiptare-duhet-te-reagoje\/"},"modified":"2025-07-17T21:06:29","modified_gmt":"2025-07-17T21:06:29","slug":"patagonia-ngre-alarmin-vjosa-eshte-ne-rrezik-qeveria-shqiptare-duhet-te-reagoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/patagonia-ngre-alarmin-vjosa-eshte-ne-rrezik-qeveria-shqiptare-duhet-te-reagoje\/","title":{"rendered":"Patagonia ngre alarmin: Vjosa \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, qeveria shqiptare duhet t\u00eb reagoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Dy vjet pas p\u00ebrcaktimit t\u00eb tij historik si Parku i par\u00eb Komb\u00ebtar i lumit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, lumi Vjosa mbetet n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga industrit\u00eb nxjerr\u00ebse, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjerimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe zhvillimit joetik, duke rrezikuar integritetin ekologjik t\u00eb parkut dhe vler\u00ebn e tij si nj\u00eb rezerv\u00eb natyrore me r\u00ebnd\u00ebsi globale. N\u00ebse qeveria shqiptare vazhdon t\u2019i injoroj\u00eb k\u00ebto presione, Vjosa rrezikon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb \u201cpark n\u00eb let\u00ebr\u201d, i mbrojtur me ligj, por jo n\u00eb realitet.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qeveria shqiptare po k\u00ebrkon statusin e Rezerv\u00ebs s\u00eb Biosfer\u00ebs nga UNESCO p\u00ebr Lugin\u00ebn e Lumit Vjos\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00ebse nuk nd\u00ebrmerren veprime p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebrc\u00ebnimet serioze t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb posht\u00eb, renditja si Rezerv\u00eb Biosfere do t\u00eb jet\u00eb thjesht simbolike, nd\u00ebrsa mbrojtja e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nivel territorial do t\u00eb mungoj\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nj\u00eb raport i ri, Hartimi i Presioneve n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Lumit t\u00eb Eg\u00ebr Vjosa, i dokumenton k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime me detaje. Vler\u00ebsimi, i paraqitur n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Zonat e Mbrojtura n\u00eb mars 2025, thekson nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr veprime politike dhe kontroll. K\u00ebrc\u00ebnimet kryesore jan\u00eb hart\u00ebzuar dhe p\u00ebrmbledhur n\u00eb nj\u00eb renditje faktesh.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>K\u00ebrc\u00ebnimet kryesore t\u00eb identifikuara<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><strong>Nxjerrja e naft\u00ebs<\/strong> \u2013 Operacionet e naft\u00ebs t\u00eb monitoruara dob\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb biodiversitetin dhe cil\u00ebsin\u00eb e ujit t\u00eb Vjos\u00ebs. Jan\u00eb dokumentuar derdhje t\u00eb shpeshta, t\u00eb cilat ndotin ujin dhe d\u00ebmtojn\u00eb ekosistemet ujore. Pavar\u00ebsisht se Plani i Menaxhimit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar i ndalon ato, derdhjet e pakontrolluara t\u00eb naft\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb dukuri e rregullt p\u00ebrgjat\u00eb brigjeve t\u00eb lumit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Nxjerrja dhe p\u00ebrpunimi i bitumit<\/strong> \u2013 Nxjerrja e bitumit n\u00eb rrjedh\u00ebn e mesme t\u00eb lumit shkakton d\u00ebme serioze mjedisore. Hedhja e paligjshme e mbeturinave minerare vazhdon t\u00eb rrezikoj\u00eb habitatet dhe sistemet ujore. Edhe pse e ndaluar, zbatimi i dob\u00ebt i ligjit i nxit k\u00ebto praktika t\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span><strong>Nxjerrja e Ujit<\/strong> \u2013 P\u00ebrdorimi i tep\u00ebrt i ujit p\u00ebr bujq\u00ebsi, industri dhe turiz\u00ebm kontribuon n\u00eb uljen e rrjedh\u00ebs s\u00eb lumenjve, gj\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr ndikon n\u00eb ekosistemet ujore dhe komunitetet e poshtme t\u00eb lumit. Me ndryshimet klimatike q\u00eb parashikohen t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb disponueshm\u00ebrin\u00eb e ujit n\u00eb Vjos\u00eb me 30% deri n\u00eb vitin 2050, nxjerrja e parregulluar do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim edhe m\u00eb i madh.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Nxjerrja e zhavorrit<\/strong> \u2013 Nxjerrja e vazhdueshme e zhavorrit ndryshon hidrologjin\u00eb e lumit, shkat\u00ebrron vendet e shumimit t\u00eb peshqve dhe destabilizon shtratin e lumit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Mbeturinat bashkiake dhe uj\u00ebrat e zeza<\/strong> \u2013 Menaxhimi i dob\u00ebt i mbeturinave dhe uj\u00ebrave t\u00eb zeza ndot lumin, duke rrezikuar jet\u00ebn e eg\u00ebr dhe sh\u00ebndetin publik. Vendet e depozitimit t\u00eb mbeturinave shpesh ndodhen shum\u00eb af\u00ebr lumit, duke rrezikuar kontaminimin gjat\u00eb p\u00ebrmbytjeve. Zonat rurale kontribuojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb ndotjen nga plastika, dhe uj\u00ebrat e zeza t\u00eb patrajtuara shkarkohen direkt n\u00eb Vjos\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre 5 k\u00ebrc\u00ebnimeve kryesore, turizmi i tep\u00ebrt k\u00ebrc\u00ebnon integritetin ekologjik t\u00eb parkut. Nd\u00ebrsa turizmi i q\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshiruesh\u00ebm, zgjerimi i shpejt\u00eb dhe i planifikuar keq i objekteve paraqet sfida p\u00ebr ruajtjen e habitatit, menaxhimin e vizitor\u00ebve dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb ekologjike.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Veprimet q\u00eb k\u00ebrkohen<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Shkalla e disa prej k\u00ebtyre problemeve t\u00eb ndotjes do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte krime mjedisore edhe jasht\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb mbrojtur. N\u00eb kontekstin e nj\u00eb parku komb\u00ebtar t\u00eb krijuar s\u00eb fundmi, k\u00ebto shkelje jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht alarmante dhe k\u00ebrkojn\u00eb veprime urgjente p\u00ebr t\u00eb ruajtur besueshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb parkut.<\/span><\/p>\n<p><span>Prandaj, i b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb shqiptare dhe Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit q\u00eb:<\/span><br \/>\n<span>T\u00eb zbatohen rregullore t\u00eb rrepta p\u00ebr t\u00eb monitoruar dhe parandaluar aktivitetet nxjerr\u00ebse dhe ndot\u00ebse, t\u00eb tilla si nxjerrja e bitumit dhe zhavorrit ose derdhjet e naft\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>Detyrimi i kompanive t\u00eb industris\u00eb nxjerr\u00ebse p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe zbatuar projekte t\u00eb restaurimit mjedisor, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin \u201cndot\u00ebsi paguan\u201d.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Rishikimi\/rehabilitimi i vendeve t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb mbeturinave komunale p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndotjen nga plastika. Bashkit\u00eb duhet gjithashtu t\u00eb zhvillojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb masa rehabilitimi p\u00ebr vendet e asgj\u00ebsimit dhe t\u00eb forcojn\u00eb sistemet e menaxhimit t\u00eb mbeturinave dhe impiantet e trajtimit t\u00eb ujit n\u00eb komunitetet p\u00ebrreth.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb sigurohet monitorim i sakt\u00eb i nxjerrjes s\u00eb ujit dhe t\u00eb punohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me komunat dhe Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar keqp\u00ebrdorimin e tij.<\/span><br \/>\n<span>T\u00eb zbatohet monitorim rigoroz i zhvillimit t\u00eb pakontrolluar dhe zgjerimit t\u00eb objekteve turistike n\u00eb zonat ngjitur me parkun komb\u00ebtar, pasi nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla mund t\u00eb ndryshojn\u00eb ekuilibrat e biodiversitetit dhe t\u00eb kompromentojn\u00eb vlerat e ruajtjes s\u00eb parkut.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pse Vjosa \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Sistemi i lumit Vjosa \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e mbi 1100 specieve, duke p\u00ebrfshir\u00eb 13 kafsh\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara globalisht, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga lumenjt\u00eb e fundit t\u00eb m\u00ebdhenj me rrjedh\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebrcaktimi i tij si Park Komb\u00ebtar i Kategoris\u00eb II i IUCN-s\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb moment historik n\u00eb ruajtjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lumenjve.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKy park \u00ebsht\u00eb festuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por realiteti n\u00eb terren tregon nj\u00eb histori tjet\u00ebr. Pa vullnet t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm politik, Vjosa rrezikon t\u00eb mbrohet vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr\u201d, \u2013 tha Olsi Nika i EcoAlbania.<\/span><\/p>\n<p><span>Vjosa \u00ebsht\u00eb lumi i fundit i madh i eg\u00ebr i Evrop\u00ebs jasht\u00eb Rusis\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb tij prej gati 270 kilometrash, lumi rrjedh lirsh\u00ebm nga malet Pind deri n\u00eb detin Adriatik. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, pas nj\u00eb fushate 10-vje\u00e7are, qeveria shqiptare shpalli parkun e par\u00eb komb\u00ebtar t\u00eb lumit t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Iniciativa p\u00ebr mbrojtjen e Vjos\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e fushat\u00ebs \u201cShp\u00ebtoni Zemr\u00ebn Blu t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, e organizuar nga Riverwatch dhe EuroNatur. N\u00eb Shqip\u00ebri, partneri lokal \u00ebsht\u00eb EcoAlbania. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Vjos\u00ebn si Park Komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb nisur nj\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb e aktiviteteve n\u00eb natyr\u00eb Patagonia .<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rreth<a href=\"https:\/\/www.planetmountain.com\/it\/notizie-aziendali\/patagonia-chiede-azione-immediata-per-parco-nazionale-fiume-selvaggio-vjosa.html\"> Patagonia<\/a>-s<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ne jemi t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar planetin ton\u00eb. E themeluar nga Yvon Chouinard n\u00eb vitin 1973, Patagonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani veshjesh p\u00ebr aktivitete n\u00eb natyr\u00eb me seli n\u00eb Ventura, Kaliforni. Nj\u00eb Korporat\u00eb e \u00e7ertifikuar B dhe an\u00ebtare themeluese e 1% p\u00ebr Planetin, kompania njihet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr angazhimin e saj t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb prodhuar produkte me cil\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, aktivizmin e saj mjedisor dhe p\u00ebr dhurimin e m\u00eb shum\u00eb se 250 milion\u00eb dollar\u00ebve p\u00ebr grupet e mbrojtjes s\u00eb mjedisit. Struktura e saj unike bazohet n\u00eb nj\u00eb aksionar t\u00eb vet\u00ebm: planetin. Fitimet q\u00eb nuk riinvestohen n\u00eb biznesin e kompanis\u00eb rishp\u00ebrndahen, n\u00eb form\u00ebn e divident\u00ebve, p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb. <strong>\u00a9LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/17\/patagonia-ngre-alarmin-vjosa-eshte-ne-rrezik-qeveria-shqiptare-duhet-te-reagoje\/\">Patagonia ngre alarmin: Vjosa \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, qeveria shqiptare duhet t\u00eb reagoj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy vjet pas p\u00ebrcaktimit t\u00eb tij historik si Parku i par\u00eb Komb\u00ebtar i lumit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, lumi Vjosa mbetet n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga industrit\u00eb nxjerr\u00ebse, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjerimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe zhvillimit joetik, duke rrezikuar integritetin ekologjik t\u00eb parkut dhe vler\u00ebn e tij si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":31627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31626","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31626"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31626\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}