{"id":31599,"date":"2025-07-17T17:09:38","date_gmt":"2025-07-17T17:09:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/osmani-serbia-veprime-destabilizuese-ne-kufi-me-kosoven-kemi-njoftuar-aleatet\/"},"modified":"2025-07-17T17:09:38","modified_gmt":"2025-07-17T17:09:38","slug":"osmani-serbia-veprime-destabilizuese-ne-kufi-me-kosoven-kemi-njoftuar-aleatet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/osmani-serbia-veprime-destabilizuese-ne-kufi-me-kosoven-kemi-njoftuar-aleatet\/","title":{"rendered":"Osmani: Serbia veprime destabilizuese n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn, kemi njoftuar aleat\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb enjten se Serbia ka pasur q\u00ebllim dhe ka ende q\u00ebllim destabilizimin e situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe se k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb Uashington dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, e ka bazuar n\u00eb informatat e vazhdueshme q\u00eb i ka marr\u00eb nga institucionet e siguris\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Uashington jav\u00ebn e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb mundsh\u00ebm nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb \u201cn\u00eb jav\u00ebt e fundit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb konkretisht n\u00eb fund t\u00eb muajit maj kemi marr\u00eb informacione specifike lidhur me veprimet e Serbis\u00eb n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn. Menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb k\u00ebtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e siguris\u00eb t\u00eb cilat m\u00eb raportojn\u00eb si presidente. Jemi siguruar q\u00eb \u00e7do institucion n\u00eb Kosov\u00eb ka mobilizim t\u00eb duhur p\u00ebr mbrojtje t\u00eb vendit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb Prishtin\u00eb, pas kthimit nga disa vizita n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Letoni.<\/p>\n<p>Osmani ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e informacioneve jan\u00eb t\u00eb klasifikuara, por q\u00eb ato jan\u00eb ndar\u00eb me aleat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndalur p\u00ebrshkall\u00ebzimin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Mes tjerash, presidentja Osmani ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb habitur kur ka d\u00ebgjuar raportime se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr rreziqet nga Serbia, meq\u00eb, sipas saj, \u201ckjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb dhjet\u00ebra deklarata t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d dhe q\u00eb p\u00ebr rrezikun e majit ka folur edhe ministri n\u00eb detyr\u00eb i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.<\/p>\n<p>Serbia i ka hedhur posht\u00eb deklaratat e Osmanit dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, mir\u00ebpo presidentja e Kosov\u00ebs i ka quajtur ato \u201cpjes\u00eb t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb vazhdueshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI siguroj qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se nuk ka arsye, as p\u00ebr shqet\u00ebsim dhe as p\u00ebr panik, sepse institucionet tona jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e kufijve dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnimet nga Serbia jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme, megjithat\u00eb institucionet tona kan\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb kontroll\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk i kam interpretuar deklaratat e Trumpit\u201d<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr akuzat e Richard Grenellit, t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb presidentit amerikan p\u00ebr Misione t\u00eb Posa\u00e7me, se Osmani po manipulon me deklaratat e Trumpit, presidentja ka th\u00ebn\u00eb se ajo vet\u00ebm e ka fal\u00ebnderuar presidentin Trump p\u00ebr rolin e tij n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe n\u00eb rajonin e Ballkanit, p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetje dhe i ftoj vet\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb ato deklarata p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb jam pyetur. Nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb deklarata e dat\u00ebs 25 qershor 2025, mund t\u2019i d\u00ebgjoni vet\u00eb. Thuhet se \u2018n\u00eb jav\u00ebn e fundit u kujdes\u00ebm p\u00ebr Indin\u00eb e Pakistanin, Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb\u2019\u201d, ka deklaruar Osmani duke cituar deklarimet e Trumpit n\u00eb jav\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam interpretuar deklarata t\u00eb presidentit Trump, por kam treguar se si i kam kuptuar un\u00eb si presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse q\u00ebndrimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb ndryshe, besoj q\u00eb mund t\u2019iu drejtoheni, mir\u00ebpo ne e vler\u00ebsojm\u00eb rolin e presidentit Trump si paqeb\u00ebr\u00ebs dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr paqe n\u00eb bot\u00eb. E vler\u00ebsojm\u00eb jasht\u00ebzakonisht k\u00ebt\u00eb kontribut. Nuk dua t\u00eb deklaroj si e kan\u00eb komentuar tjer\u00ebt deklarat\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, shkroi n\u00eb rrjetin Social Truth m\u00eb 15 qershor se gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb presidencial, Kosova dhe Serbia po \u201cshkonin drejt nj\u00eb konflikti serioz\u201d dhe se lufta ishte n\u00eb prag t\u00eb shp\u00ebrthimit, por se ai e ndaloi at\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 qershor, Trump tha se \u201cgjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, u mor\u00ebm me Indin\u00eb dhe Pakistanin, Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb. Mendoj se t\u00eb premten do t\u00eb kemi vizita nga Kongo dhe Ruanda\u201d. Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr median\u00eb samitin e NATO-s n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 qershor, duke folur n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e administrat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konflikte t\u00eb mundshme, Trump tha se: \u201c\u2026n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb zgjidh\u00ebm nj\u00eb katastrof\u00eb t\u00eb mundshme.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 28 qershor, Trump tha se \u201cp\u00ebr vet\u00ebm disa muaj, kemi arritur paqe midis Indis\u00eb dhe Pakistanit, Izraelit dhe Iranit, si dhe midis Republik\u00ebs Demokratike t\u00eb Kongos dhe Ruand\u00ebs \u2013 dhe disa t\u00eb tjer\u00eb gjithashtu\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSerbia, e dini, po p\u00ebrgatitej t\u00eb shkonte n\u00eb luft\u00eb me nj\u00eb grup. Nuk dua ta p\u00ebrmend, sepse nuk ndodhi \u2013 ne arrit\u00ebm ta ndalnim. Por, kam nj\u00eb mik n\u00eb Serbi q\u00eb m\u00eb tha: \u2018Do t\u00eb hyjm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb luft\u00eb\u2019. Dhe nuk dua t\u00eb them q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova, por \u00ebsht\u00eb Kosova. Do t\u00eb niste nj\u00eb luft\u00eb e madhe, por ne e ndal\u00ebm. E ndal\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb tregtis\u00eb. Ata duan t\u00eb tregtojn\u00eb me Shtetet e Bashkuara. U thash\u00eb: ne nuk tregtojm\u00eb me ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb luft\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, m\u00eb 9 korrik, ai p\u00ebrs\u00ebriti: \u201cKam arritur t\u00eb zgjidh shum\u00eb situata, si ajo me Indin\u00eb dhe Pakistanin, Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb. Thash\u00eb: a do t\u00eb luftoni? Ne nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tregti. Dhe, duket se kjo ka qen\u00eb mjaft e suksesshme\u201d.<\/p>\n<p>Trump e p\u00ebrmendi rastin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb edhe gjat\u00eb nj\u00eb takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte, m\u00eb 14 korrik n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb X, m\u00eb 13 korrik, Grenell ka th\u00ebn\u00eb se \u201cDonald Trump \u00ebsht\u00eb nominuar p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe p\u00ebr pun\u00ebn e tij p\u00ebr paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb m\u00eb 2019 dhe 2020 p\u00ebrmes n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale\u201d.<\/p>\n<p>\u201cOsmani nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e asaj marr\u00ebveshjeje. Pretendimi q\u00eb ka pasur di\u00e7ka t\u00eb re \u00ebsht\u00eb absurde\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Grenell p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb X.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, Grenell ishte em\u00ebruar nga Trump si i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr negociatat mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe ai ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb nga af\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb Trumpit, m\u00eb sakt\u00ebsisht m\u00eb 2020, Kosova dhe Serbia kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike \u2013 e njohur si Marr\u00ebveshja e Uashingtonit \u2013 e cila nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar kurr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Trump i ka p\u00ebrmendur Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00eb disa raste n\u00eb jav\u00ebt e fundit, duke th\u00ebn\u00eb se ka parandaluar nj\u00eb konflikt mes tyre.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e ka kontaktuar Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb p\u00ebr sqarim lidhur me k\u00ebto deklarata, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk ka nisur as Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb pyetur se p\u00ebr \u00e7far\u00eb lloj p\u00ebrshkall\u00ebzimi t\u00eb situat\u00ebs b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se Ballkani Per\u00ebndimor vazhdon t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr aleanc\u00ebn dhe ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr stabilitet rajonal.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KFOR-i nuk ka dashur t\u2019i komentoj\u00eb deklaratat e fundit t\u00eb Osmanit dhe Trumpit, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr to duhet referuar te institucionet e Kosov\u00ebs dhe ato t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se nuk ka informacione p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim ushtarak t\u00eb situat\u00ebs mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tensionet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb mbeten t\u00eb larta, sidomos n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ku shumica e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkall\u00ebzimi i situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs ka kulmuar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023 kur nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh, i udh\u00ebhequr nga Millan Radoi\u00e7iq \u2013 ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe \u2013 e ka sulmuar Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb dhe ka vrar\u00eb nj\u00eb rreshter policie.<\/p>\n<p>Kosova e ka p\u00ebrshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar Serbin\u00eb se q\u00ebndron pas tij \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Beogradi zyrtar e ka mohuar.\/rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/17\/osmani-serbia-veprime-destabilizuese-ne-kufi-me-kosoven-kemi-njoftuar-aleatet\/\">Osmani: Serbia veprime destabilizuese n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn, kemi njoftuar aleat\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb enjten se Serbia ka pasur q\u00ebllim dhe ka ende q\u00ebllim destabilizimin e situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe se k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb Uashington dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, e ka bazuar n\u00eb informatat e vazhdueshme q\u00eb i ka marr\u00eb nga institucionet e siguris\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}