{"id":31576,"date":"2025-07-17T15:13:38","date_gmt":"2025-07-17T15:13:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/kosova-shpeton-eksportet-shqiptare-rriten-2-1-per-6-mujorin\/"},"modified":"2025-07-17T15:13:38","modified_gmt":"2025-07-17T15:13:38","slug":"kosova-shpeton-eksportet-shqiptare-rriten-2-1-per-6-mujorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/kosova-shpeton-eksportet-shqiptare-rriten-2-1-per-6-mujorin\/","title":{"rendered":"Kosova \u201cshp\u00ebton\u201d eksportet shqiptare, rriten 2.1% p\u00ebr 6-mujorin"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet jan\u00eb rritur leht\u00eb n\u00eb qershor p\u00ebr t\u00eb dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit \u00ebsht\u00eb ndikuar nga rritja e fort\u00eb e eksporteve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse drejt Kosov\u00ebs si dhe shtimi i shitjeve t\u00eb produkteve ushqimore n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjes\u00eb k\u00ebmbimi. Sektori q\u00eb punon me material porosit\u00ebsi, kryesisht tekstile e k\u00ebpuc\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb vazhdojn\u00eb materialet e nd\u00ebrtimit e metalet, t\u00eb ndikuara nga frenimi i aktivitetit t\u00eb Kurum.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb Qershor 2025 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 35 mld lek\u00eb, duke u rritur me 1,9 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me 0,6 %, n\u00eb krahasim me Maj 2025.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, gjat\u00eb muajit Qershor 2025, n\u00eb rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +9,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +3,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u201cNegativisht ka ndikuar grupi: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -6,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr 6 mujorin, tendenca mbetet pozitive.<\/p>\n<p>Eksportet, gjat\u00eb k\u00ebtij gjasht\u00ebmujori jan\u00eb rritur me 2,1 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb eksporteve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji elektrike\u201d me +8,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +1,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -6,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -0,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj.<\/p>\n<p>\u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d kan\u00eb kaluar si grupi m\u00eb i madh eksportues n\u00eb vend me 27.4% t\u00eb totalit. N\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb kan\u00eb zbritur \u201ctekstile e k\u00ebpuc\u00eb\u201d, me 26.9% t\u00eb totalit. \u201cUshqim, pije, duhan\u201d \u00ebsht\u00eb ngjitur si grupi i tret\u00eb, me 14.71%. \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d kan\u00eb zbritur n\u00eb vend t\u00eb kat\u00ebrt me 12.2%. \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d jan\u00eb n\u00eb vend t\u00eb pest\u00eb me 9.8%.<\/p>\n<p><strong>Kosova \u201cshp\u00ebton eksportet<\/strong><\/p>\n<p>Rritja e eksporteve \u00ebsht\u00eb ndikuar nga Kosova, shitjet drejt t\u00eb cil\u00ebs u rrit\u00ebn me 72.5% n\u00eb gjasht\u00ebmujor, e ndikuar kryesisht nga grupi \u201cmineralet, l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse e energjia\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00eb, nga 4 miliard\u00eb q\u00eb jan\u00eb rritur eksportet n\u00eb total n\u00eb vler\u00eb, shitjet e Kosov\u00ebs jan\u00eb zgjeruar me 14 miliard\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr 6 mujorin, duke amortizuar r\u00ebnien e eksporteve drejt shteteve t\u00eb tjera, kryesisht drejt Italis\u00eb (-9.4 miliard\u00eb lek\u00eb), Maqedonis\u00eb s\u00eb veriut (-2.1 miliard\u00eb lek\u00eb), Kroacis\u00eb (-1 miliard\u00eb lek\u00eb). Eksportet drejt Kosov\u00ebs un\u00eb 17% t\u00eb totalit n\u00eb 6 mujorin 2025, nga 10% t\u00eb nj\u00ebj5\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, duke u renditur e dyta pas Italis\u00eb (38.6%).<\/p>\n<p><strong>L\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse e energji\u201d \u00ebsht\u00eb grupi me rritjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. P\u00ebr janar-qershor, eksportet arrit\u00ebn n\u00eb gati 56 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 44% n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga vitet e m\u00ebparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum n\u00eb Spanj\u00ebs, ose energjia, ndikimin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb Kosova, q\u00eb ka pasur nj\u00eb zgjerim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb shitjeve t\u00eb grupmallit \u201cL\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit t\u00eb tyre\u201d.<br \/>\nEksportet e k\u00ebtij grupi jan\u00eb 8.5 fishuar nga 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 5 mujorin e 2024-s arrit\u00ebn n\u00eb 19 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 5 mujorin e 2025-s.<\/p>\n<p><strong>Ngec s\u00ebrish fasoni<\/strong><\/p>\n<p>Eksportet e tekstile e k\u00ebpuc\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar luhatje t\u00eb shumta p\u00ebrgjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, me r\u00ebnie e rritje t\u00eb lehta. N\u00eb qershor, ky grup ishte n\u00eb stanjacion, me nj\u00eb rritje prej 0.1%.<br \/>\nP\u00ebr gjasht\u00ebmujorin tendenca \u00ebsht\u00eb negative, me nj\u00eb r\u00ebnie prej 1.3% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e tregut kan\u00eb pohuar se sezoni i prodhimit p\u00ebr veshjet dhe k\u00ebpuc\u00ebt e stin\u00ebs s\u00eb dimrit sivjet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb 4 muaj nga 5 muaj q\u00eb zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit p\u00ebr veshjet e stin\u00ebs s\u00eb dimrit nga kompanit\u00eb e manifaktur\u00ebs sivjet nisi n\u00eb muajin Prill dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 15 Shtator.<\/p>\n<p>Nga sektori \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb rritje eksportesh n\u00eb nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve n\u00eb periudh\u00ebn janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. K\u00ebpuc\u00ebt jan\u00eb produkti m\u00eb i k\u00ebrkuar, pas nj\u00eb r\u00ebnieje n\u00eb shitje gjat\u00eb viteve 2023 dhe 2024\u201d.<\/p>\n<p><strong>Materiale nd\u00ebrtimi dhe metale, tkurrje e fort\u00eb 33%<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d kan\u00eb vijuar tendenc\u00ebn r\u00ebn\u00ebse edhe k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb ndikuar nga reduktimi i aktivitetit t\u00eb Kurum, p\u00ebrpunuesit t\u00eb \u00e7elikut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjasht\u00eb mujorin, ky grup ra me 33%. Sektori po vuan nga k\u00ebrkesa e dob\u00ebt rajonale dhe tkurrja e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p><strong>Ushqime pije e duhan, p\u00ebrshpejtojn\u00eb rritjen<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUshqime pije e duhan\u201d, nj\u00eb nga grupet me ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit po sh\u00ebnon rritje. N\u00eb janar-qershor, ky grup u rrit me 8.5%, teksa n\u00eb qershor zgjerimi u p\u00ebrshpejtua n\u00eb 228%, si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb sezoni t\u00eb mbar\u00eb. Rritja \u00ebsht\u00eb ndikuar nga riorganizimi i fermave t\u00eb vogla \u00eb ferma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr eksporte, shtimi i kontratave dhe zgjerimi i zonave q\u00eb eksportojn\u00eb, si dhe shtimi i investimeve n\u00eb magazina e zgjerimi i tregjeve deri n\u00eb vendet nordike. K\u00ebt\u00eb vit nj\u00eb produkt shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb lakra n\u00eb pranver\u00eb, nd\u00ebrsa ka ecuri t\u00eb mir\u00eb dhe pjepri e shalqiri, t\u00eb ndikuara dhe nga prodhimi i dob\u00ebt i k\u00ebtyre produkteve n\u00eb Mesdhe si rrjedhoj\u00eb e motit t\u00eb nxeht\u00eb, sipas operator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Makineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi n\u00eb stanjacion<\/strong><br \/>\n\u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d ishin grupi tjet\u00ebr q\u00eb nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvler\u00ebsimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. P\u00ebr pes\u00eb mujorin grupi u rrit leht\u00eb me 3.8%.<\/p>\n<p><strong>Ulet deficiti tregtar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Qershor 2025 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 35 mld lek\u00eb, duke u rritur me 1,9 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me 0,6 %, n\u00eb krahasim me Maj 2025. Importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 77 mld lek\u00eb, duke u ulur me 0,2 %, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe me 1,5 %, n\u00eb krahasim me Maj 2025. Defi\u00e7iti tregtar i k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb 41 mld lek\u00eb, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me Qershor 2024 dhe 3,2 %, n\u00eb krahasim me Maj 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjasht\u00ebrmujor eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 203 mld lek\u00eb, duke u rritur me 2,1 %, nd\u00ebrkoh\u00eb importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 431 mld lek\u00eb, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Defi\u00e7iti tregtar arriti vler\u00ebn 228 mld lek\u00eb, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2024.<\/p>\n<p><strong>Eksportet drejt Kosov\u00ebs rriten 64.8% n\u00eb qershor dhe 72.5% p\u00ebr 6 mujorin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajin Qershor 2025, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me Qershor 2024 jan\u00eb: Kosova (64,8 %), Gjermania (39,6 %), Greqia (18,1 %), etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Italia (6,2 %), Spanja (19,3 %). dhe Maqedonia e Veriut (21,6 %)<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij gjasht\u00ebmujori vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Kosova (72,5 %), Greqia (8,6 %) dhe Gjermania (10,3 %).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Italia (10,7 %) dhe Maqedonia e Veriut (29,8 %). N\u00eb muajin Qershor 2025, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe te importeve, jan\u00eb: Italia (5,5 %), Turqia (12,1 %). dhe SHBA (4,0 %). Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat importet kan\u00eb pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Kina (29,9 %), Greqia (1,3 %) dhe Gjermania (4,3 %). \/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/17\/kosova-shpeton-eksportet-shqiptare-rriten-2-1-per-6-mujorin\/\">Kosova \u201cshp\u00ebton\u201d eksportet shqiptare, rriten 2.1% p\u00ebr 6-mujorin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet jan\u00eb rritur leht\u00eb n\u00eb qershor p\u00ebr t\u00eb dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit \u00ebsht\u00eb ndikuar nga rritja e fort\u00eb e eksporteve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse drejt Kosov\u00ebs si dhe shtimi i shitjeve t\u00eb produkteve ushqimore n\u00eb vendet e tjera. N\u00eb rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjes\u00eb k\u00ebmbimi. Sektori q\u00eb punon me material [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31576","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31576\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}