{"id":31563,"date":"2025-07-17T15:56:46","date_gmt":"2025-07-17T15:56:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/dy-kompanite-e-dilaver-kamberajt-dyshohet-se-trafikojne-kokaine-permes-bananeve\/"},"modified":"2025-07-17T15:56:46","modified_gmt":"2025-07-17T15:56:46","slug":"dy-kompanite-e-dilaver-kamberajt-dyshohet-se-trafikojne-kokaine-permes-bananeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/dy-kompanite-e-dilaver-kamberajt-dyshohet-se-trafikojne-kokaine-permes-bananeve\/","title":{"rendered":"Dy kompanit\u00eb e Dilaver Kamberajt dyshohet se trafikojn\u00eb kokain\u00eb p\u00ebrmes bananeve"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizat\u00ebn amerikane t\u00eb studimeve t\u00eb mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb kompanish shqiptare q\u00eb, n\u00ebn petkun e tregtis\u00eb s\u00eb bananeve, kan\u00eb trafikuar drog\u00eb nga Amerika Latine drejt Europ\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, q\u00eb p\u00ebrfshin raste q\u00eb nga viti 2014, gjasht\u00eb kompani shqiptare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sekuestrime t\u00eb d\u00ebrgesave me kokain\u00eb. Modelet jan\u00eb t\u00eb ngjashme: pas nj\u00eb sekuestrimi apo hetimi, kompanit\u00eb ndryshojn\u00eb administrator\u00ebt apo aksionar\u00ebt p\u00ebrkoh\u00ebsisht, por vijojn\u00eb aktivitetin me t\u00eb nj\u00ebjtin itinerar dhe struktur\u00eb logjistike.<\/p>\n<p><em><strong>Po kush jan\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb trafikojn\u00eb kokain\u00eb p\u00ebrmes bananeve sipas investigimit dhe cil\u00ebt biznesmen\u00eb fshihen pas tyre?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Dy kompani t\u00eb referuara n\u00eb investigim, Albafresh shpk dhe Jordil sha komandohen nga nj\u00eb dor\u00eb. Pas tyre q\u00ebndron Dilaver Kamberaj, kandidat p\u00ebr deputet i PD-s\u00eb n\u00eb vitin 2021 n\u00eb Qarkun e Fierit.<\/p>\n\n<p>Dilaver Kamberaj \u00ebsht\u00eb pronar me 80 % t\u00eb aksioneve i kompanis\u00eb Albafresh, me zyra kryesore ku grumbullon bananet n\u00eb rrug\u00ebn Fier- Ballsh km 7, nd\u00ebrsa si administratore rezulton motra e tij, zonja Dhurata Brahimaj.<\/p>\n\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2017. Dhurata Brahimaj ia ka dhuruar aksionet v\u00ebllait nj\u00eb vit pas themelimit t\u00eb kompanis\u00eb, e cila lakohet n\u00eb investigim se trafikon kokanin\u00eb nga vendet e Amerik\u00ebs Latine drejt Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes frutave.<\/p>\n\n<p>Dilaver Kamberaj rezulton ortak edhe n\u00eb kompanin\u00eb tjet\u00ebr Jordil sha, themeluar para 24 vitesh dhe q\u00eb (gjithnj\u00eb sipas investigimit) ka sh\u00ebrbyer si linj\u00eb e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs nga Ekuadori n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Magazinat e saj, ku besohet jan\u00eb mbushur me ngarkesa kokaine p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb destinacione t\u00eb tjera, ndodhen n\u00eb fshatin Portez t\u00eb Fierit.<\/p>\n\n<p>Pronar\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb import-eksportit t\u00eb frutave dhe produkteve bujq\u00ebsore Jordil jan\u00eb greku Charalampos Christopulos me 35%, Ildi Kamberaj me 27.50%, Megi Kamberaj me 13.75%, Dilaver Kamberaj me 13.75% dhe Rajmonda Golloshi me 10%.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, kompania kontrollohet nga Kamberaj me 55 % t\u00eb aksioneve, i cili ka investuar miliona euro n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe n\u00eb biznesin e energjis\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb krye t\u00eb komapanive t\u00eb import-eksportit t\u00eb frutave q\u00eb trafikon kokain\u00eb nga Ekuadori n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb Masabi Fruit. Pas k\u00ebsaj kompanie me zyra q\u00ebndrore n\u00eb Tiran\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, dy peronazhe t\u00eb skeduar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar kokaine, por q\u00eb vazhdojn\u00eb aktivitetin pa u trazuar nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n\n<p>Erion Peti \u00ebsht\u00eb skeduar si nj\u00eb nga bos\u00ebt e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Itali. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2021, pas sinjalizimit t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Petit iu kap n\u00eb Durr\u00ebs nj\u00eb ngarkes\u00eb 143 kg kokain\u00eb. Kokaina e fshehur n\u00eb kontenier\u00ebt gjoja me banane t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Petit ishte e ndar\u00eb n\u00eb 120 pako dhe kishin t\u00eb stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe sh\u00ebnimet \u201cEl mejor\u201d (m\u00eb e mira) dhe \u201cViejon\u201d (i moshuari) dhe ishin t\u00eb mb\u00ebshtjella me natriban kaf dhe t\u00eb zi.<\/p>\n<p>Ashtu si bosi i madh i banane-kokain\u00ebs Trifon Murataj, edhe Peti tha se nuk dinte gj\u00eb se kish ia kishte futur kokain\u00ebn n\u00eb banane, edhe pse ai ishte arrestuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge. Sipas nj\u00eb informacioni policor, Erion Peti i pagoi 500 mij\u00eb euro nj\u00eb gjyqtari n\u00eb Durr\u00ebs, i cili e liroi nga burgu.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij episodi, Erion Peti e kaloi kompanin\u00eb formalisht n\u00eb emrin e kush\u00ebririt t\u00eb tij Shyqyri Xibrakut, n\u00ebn kamuflimin e t\u00eb cilit dyshohet se vijon furnizimin e Evrop\u00ebs me kokain\u00eb.<\/p>\n\n<p>Evidencat tregojn\u00eb se Erion Peti ushtron prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash aktivitetin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs. 45-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb arrestuar me 4 mars 2004 nga karabinier\u00ebt e Peschiera del Garda n\u00eb provinc\u00ebn e Veron\u00ebs p\u00ebr trafik heroine dhe kokaine.<\/p>\n<p>Hetuesit italiane e konsideronin si nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb organizat\u00ebs dhe pas tij u arrestuan dhe 8 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs organizat\u00eb.<\/p>\n\n<p>Prej 10 vitesh, Erion Peti ka nisur t\u00eb investoj\u00eb parat\u00eb e trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, kamufluar me disa kompani n\u00eb emrin e tij dhe t\u00eb af\u00ebrmve.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Peti ka krijuar nj\u00eb pasuri me vler\u00eb miliona euro n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrmes pastrimit t\u00eb parave t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Bledar Habili, fija e nj\u00eb linje kokaine<\/strong><\/p>\n<p>Kompania e import-eksport e mishit MC Food duket se \u00ebsht\u00eb krijuar 5 vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb kamufluar trafikun e kokain\u00ebs p\u00ebrmes dhomave frigoriferike.<\/p>\n<p>Personazhi ky\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb menaxhon komanin\u00eb \u00ebsht\u00eb Bledar Habili, i cili dyshohet se pastron parat\u00eb e drog\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00eb zon\u00ebn e Golemit, me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit Fokus 2020.<\/p>\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb skeduar dhe kapur duke mbushur kamion\u00ebt me drog\u00eb n\u00eb Brazil, p\u00ebr t\u2019a trafikur n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n<p>Bledar Habili dyshohet se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs me n\u00eb krye shqiptarin nga Kosova, Izet Sheqiri, i cili rezulton se mbush depot e kompanis\u00eb me kokain\u00eb t\u00eb trafikuar nga Brazili.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2021, policia zbuloi nj\u00eb ngarkes\u00eb prej 400 kilogram kokain\u00eb nga Brazili, e cila kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb depon e kompanis\u00eb \u201cMC Foods\u201d t\u00eb Izet Sheqirit n\u00eb Lipjan.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e grupit t\u00eb tij jan\u00eb indentifikuar edhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.<\/p>\n\n<p>Sheqiri u akuzua se ka qen\u00eb organizator, mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebs i grupit t\u00eb organizuar kriminal, ku ka koordinuar aktivitetet kriminale dhe ka mbajtur nj\u00eb rol mbik\u00ebqyr\u00ebs mbi gjith\u00eb operacionin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs nga Brazili.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ortaku i Izet Shaqirit, Bledar Habili, i cili dyshohet se l\u00ebviz kokain\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfituesve t\u00eb pronave bregdetare n\u00eb Spille t\u00eb Kavaj\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb u hetua nga Prokuroria e Kavaj\u00ebs n\u00eb vitin 2017, ku u arrestuan edhe disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr falsifikim dokumentash.<\/p>\n\n<p>Habili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Elvis Roshi dhe ish-kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb qytetit, Gentjan Daja, t\u00eb skeduar p\u00ebr veprimtari kriminale dhe p\u00ebr pastrim parash n\u00eb nd\u00ebrtim nga Golemi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Trifon Murataj, funitori i madh i kokain\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Trifon Murataj i kompanis\u00eb Zico Bana King arriti t\u00eb kthehej n\u00eb funitorin kryesor t\u00eb kokain\u00ebs nga Ekuadori n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebrmes Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, kamufluar me kontenjer\u00ebt me banane.<\/p>\n<p>I skeduar edhe nga DEA amerikane si nj\u00eb El Chapo shqiptar, Trifon Murataj, \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia shqiptare q\u00eb n\u00eb 4 n\u00ebntor 2022, p\u00ebr trafik sistematik kokaine nga vendet e Amerik\u00ebs Latine, p\u00ebrmes importit t\u00eb bananeve.<\/p>\n\n<p>Sot nuk dihet me siguri n\u00ebse Murataj \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim apo ia ka hedhur drejt\u00ebsis\u00eb, por ai l\u00ebviz me nj\u00eb kapele n\u00ebp\u00ebr kullat e Tiran\u00ebs. Murataj i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se kokain\u00ebn ia fusin fshehurazi mes arkave t\u00eb bananeve.<\/p>\n<p>Por, DEA qysh prej muajit n\u00ebntor 2014 e deri n\u00eb muajin n\u00ebntor 2022, ka v\u00ebn\u00eb disa her\u00eb n\u00eb dijeni policin\u00eb, sh\u00ebrbimet e anti-drog\u00ebs e drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, se kompania e bananeve \u201cZico\u201d, njohur si \u201cBana King\u201d, ka futur sasi t\u00eb m\u00ebdha kokaine n\u00eb Shqip\u00ebri me kontenier\u00eb babanesh dhe magazinim n\u00eb Fier, t\u00eb ruajtur nga Ben Qimja.<\/p>\n<p>Policia ka kapur kat\u00ebr ngarkesa kokaine mes arkave me banane t\u00eb Bana King. Kokaina ka kaluar leht\u00ebsisht n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit, i cili sipas disa dosjeve t\u00eb anti-mafias italiane, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb port droge. Edhe pas shpalljes n\u00eb k\u00ebrkim, Murataj ka vijuar aktivitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2023, u zhduk p\u00ebr dy or\u00eb kontenieri u \u201cBana King\u201d nga Porti i Durr\u00ebsit, duke sh\u00ebnuar ngjarjen m\u00eb skandaloze t\u00eb ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit. Kontenieri u largua nga porti nga polici Adelion Vila, dyshohet se shkarkoi kokain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb parking t\u00eb quajtur \u201cKoromani\u201d, n\u00eb Shkozet, dhe m\u00eb pas u rikthye s\u00ebrish n\u00eb port p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb skaner.<\/p>\n<p><strong>Eduard Dauti, \u2018veterani\u2019 i trafikut t\u00eb kokain\u00ebs me banane<\/strong><\/p>\n<p>Eduard Dauti ishte operatori kryesor i trafikut t\u00eb kokain\u00ebs me kompanin\u00eb Alba Exotic Fruit deri kur u godit nga SPAK n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas gjasht\u00eb episodeve t\u00ea kapjes s\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb kontenier\u00ebt e \u201cAlba Exotic Fruit\u201d, me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK u arrestuan dy v\u00ebllez\u00ebrit pronar\u00eb, Eduard Dauti dhe Bajron Gumeni. Dy v\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb mohuar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, duke u shprehur para prokuror\u00ebve se ata merren me tregtimin e frutave ekzotike.<\/p>\n\n<p>Mbi Dautin dhe Gumenin r\u00ebnduan disa akuza t\u00eb ngritura nga prokuror\u00ebt e SPAK, si \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, n\u00eb kontejner\u00ebt e k\u00ebsaj kompanie, n\u00eb Pire t\u00eb Greqis\u00eb u gjet\u00ebn 137 kg kokain\u00eb q\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua me oriz me GPS nga autoritetet. P\u00ebr kokain\u00ebn e ngarkuar n\u00eb kontejner\u00ebt e \u2018Alba Exotic Fruit\u2019 n\u00eb 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall n\u00eb k\u00ebrkim Gentian Malindi.<\/p>\n<p><strong>Arb\u00ebr \u00c7ekaj, 613 kg kokain\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 28 shkurt 2018, policua shqiptare sekuestroi sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kapur ndonj\u00ebher\u00eb me kokain\u00eb n\u00eb portin e Durr\u00ebsit , n\u00eb nj\u00eb konteiner me banane q\u00eb vinte nga Amerika Latine.<\/p>\n<p>613 kg kokain\u00eb ishte ndar\u00eb 528 n\u00eb pako t\u00eb ndryshme ku \u00e7do pako kishte sh\u00ebnime t\u00eb ndryshme dalluese, t\u00eb tilla si \u201cKE\u201d, \u201c020\u201d, \u201cCR77\u201d, \u201cToni Montana\u201d, \u201cMolle 3\u201d, \u201c777\u201d etj., duke sugjeruar pranin\u00eb e nj\u00eb sindikate t\u00eb krimit me pjes\u00ebmarrje t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme kriminale.<\/p>\n<p>Ajo u sekuestrua n\u00eb at\u00eb q\u00eb policia e shpalli se ishte nj\u00eb kontroll rast\u00ebsor pas identifikimit t\u00eb nj\u00eb anomalie n\u00eb form\u00ebn e konteinerit t\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb skaner.<\/p>\n<p>Droga trafikohej nga kompania Arbi Garden e Arb\u00ebr \u00c7ekajt, i d\u00ebnuar me 14 vite burg. Vet\u00ebm 21 dit\u00eb pasi n\u00eb Durr\u00ebs u zbuluan 613 kg kokain\u00eb, babai i Arb\u00ebr \u00c7ekajt, Selim \u00c7ekaj hapu nj\u00eb kompani t\u00eb re me t\u00eb nj\u00ebjtin aktivitet si kompania e djalit t\u00eb tij, Arbi Garden.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dy-kompanite-e-dilaver-kamberajt-dyshohet-se-trafikojne-kokaine-permes-bananeve\/\">Dy kompanit\u00eb e Dilaver Kamberajt dyshohet se trafikojn\u00eb kokain\u00eb p\u00ebrmes bananeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizat\u00ebn amerikane t\u00eb studimeve t\u00eb mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb kompanish shqiptare q\u00eb, n\u00ebn petkun e tregtis\u00eb s\u00eb bananeve, kan\u00eb trafikuar drog\u00eb nga Amerika Latine drejt Europ\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Sipas raportit, q\u00eb p\u00ebrfshin raste q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31563","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31563\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}