{"id":31469,"date":"2025-07-17T07:14:23","date_gmt":"2025-07-17T07:14:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/kercenimi-i-shba-me-tarifa-rrit-rrezikun-per-evropenshtohet-frika-per-lufte-tregtare\/"},"modified":"2025-07-17T07:14:23","modified_gmt":"2025-07-17T07:14:23","slug":"kercenimi-i-shba-me-tarifa-rrit-rrezikun-per-evropenshtohet-frika-per-lufte-tregtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/kercenimi-i-shba-me-tarifa-rrit-rrezikun-per-evropenshtohet-frika-per-lufte-tregtare\/","title":{"rendered":"K\u00ebrc\u00ebnimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun p\u00ebr Evrop\u00ebn,shtohet frika p\u00ebr luft\u00eb tregtare"},"content":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara e k\u00ebrc\u00ebnuan gjat\u00eb fundjav\u00ebs Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 p\u00ebr qind, duke tronditur Brukselin pik\u00ebrisht kur po mendonte se b\u00ebrja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse pun\u00eb e kryer.<\/p>\n<p>Blloku ende shpreson se nj\u00eb marr\u00ebveshje do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb arrihet para afatit t\u00eb 1 gushtit, kur pritet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi tarifat nd\u00ebshkuese t\u00eb SHBA-s\u00eb. Por, BE-ja gjithashtu ka p\u00ebrgatitur kund\u00ebrmasa, duke rritur mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lufte tregtare me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ekonomin\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<h4>Mund t\u00eb thuhet se njoftimi i Donald Trumpit m\u00eb 12 korrik \u2013 p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb tarife t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 30 p\u00ebr qind p\u00ebr t\u00eb gjitha importet nga blloku me 27 vende an\u00ebtare \u2013 ishte goxha trondit\u00ebs.<\/h4>\n<p>Prej se presidenti amerikan k\u00ebrc\u00ebnoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb BE-n\u00eb, si dhe shumic\u00ebn e partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb tregtar\u00eb bot\u00ebror\u00eb, me masa t\u00eb r\u00ebnda tregtare n\u00eb fillim t\u00eb prillit, Brukseli ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta gjetur nj\u00ebfar\u00eb kompromisi.<\/p>\n<p>Diplomat\u00ebt dhe politikan\u00ebt evropian\u00eb besojn\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje transatlantike ishte shum\u00eb pran\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se mund t\u00eb pranohej nj\u00eb tarif\u00eb baz\u00eb prej rreth 10 p\u00ebr qind, me p\u00ebrjashtime dhe kuota p\u00ebr industri t\u00eb ndryshme q\u00eb do t\u00eb shtjelloheshin m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb kushte anonimiteti, ata thon\u00eb se e shohin kthes\u00ebn e papritur nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb si nj\u00eb \u201ctaktik\u00eb negociuese\u201d p\u00ebr ta siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kompanit\u00eb teknologjike amerikane q\u00eb p\u00ebrballen me taksa t\u00eb rritura n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<h4>BE-ja ende shpreson se mund t\u00eb arrihet di\u00e7ka para afatit t\u00eb 1 gushtit, edhe n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shtyrje p\u00ebr disa muaj.<\/h4>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb rikthehen tarifat n\u00eb 10 p\u00ebr qind apo af\u00ebr k\u00ebsaj shifre. BE-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb pranoj\u00eb tarif\u00eb prej 15 p\u00ebr qind si kufi maksimal pa nd\u00ebrmarr\u00eb masa hakmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrmasa n\u00eb vler\u00eb miliarda euro<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni Evropian ka p\u00ebrgatitur pik\u00ebrisht kund\u00ebrmasa t\u00eb tilla. Madje ka p\u00ebrpiluar nj\u00eb list\u00eb 200-faq\u00ebshe me mallra amerikane q\u00eb mund t\u00eb goditen.<\/p>\n<p>T\u00eb miratuara nga ministrat e Tregtis\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Bruksel m\u00eb 14 korrik, komisioni propozoi kund\u00ebrmasa n\u00eb vler\u00eb 72 miliard\u00eb euro, q\u00eb synojn\u00eb gjith\u00e7ka, nga avion\u00ebt, pjes\u00ebt e makinave dhe pijet alkoolike si burboni, deri te sende m\u00eb t\u00eb vogla si \u00e7akmak\u00ebt dhe tubat p\u00ebr duhan.<\/p>\n<p>Kjo vjen mbi nj\u00eb grup tjet\u00ebr kund\u00ebrmasash n\u00eb vler\u00eb 21 miliard\u00eb euro, t\u00eb p\u00ebrgatitura si p\u00ebrgjigje ndaj tarifave amerikane p\u00ebr \u00e7elikun dhe aluminin evropian, q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 6 gusht.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh q\u00eb propozimi fillestar hakmarr\u00ebs, i par\u00eb nga Radio Evropa e Lir\u00eb, arrinte gati n\u00eb 100 miliard\u00eb euro, kjo tregon se blloku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos duket tep\u00ebr i ashp\u00ebr ndaj Uashingtonit.<\/p>\n<h4>Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb ende rezultati i d\u00ebshiruar, pra jo p\u00ebrshkall\u00ebzim i masave hakmarr\u00ebse dhe me t\u00eb drejt\u00eb, duke pasur parasysh ekonomin\u00eb e bllokut t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb eksport.<\/h4>\n<p>Derisa ende nuk ka ndonj\u00eb p\u00ebrllogaritje p\u00ebrfundimtare se si nj\u00eb luft\u00eb e plot\u00eb tregtare transatlantike do t\u00eb ndikonte n\u00eb ekonomit\u00eb evropiane dhe amerikane, komisionari evropian i Tregtis\u00eb, Maros Sefcovic, ka paralajm\u00ebruar se nj\u00eb tarif\u00eb prej 30 p\u00ebr qind do ta zhb\u00ebnte n\u00eb thelb tregtin\u00eb midis t\u00eb dy pal\u00ebve.<\/p>\n<h4>Frika p\u00ebr recesion<\/h4>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb e zymt\u00eb, duke qen\u00eb se tregtia dypal\u00ebshe BE-SHBA n\u00eb mallra dhe sh\u00ebrbime kapi vler\u00ebn 1.68 trilion euro vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfaq\u00ebson rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e gjith\u00eb tregtis\u00eb globale.<\/p>\n<p>Kompani nga BE-ja dhe SHBA-ja kan\u00eb investuar s\u00eb bashku 4.7 trilion\u00eb euro n\u00eb tregjet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Edhe pse jo t\u00eb gjitha k\u00ebto investime do t\u00eb zhb\u00ebheshin menj\u00ebher\u00eb, rreziku \u00ebsht\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt e BE-s\u00eb s\u00eb fundmi ul\u00ebn parashikimin e rritjes p\u00ebr eurozon\u00ebn n\u00eb vitin 2025 n\u00eb 0.9 p\u00ebr qind, nga 1.3 p\u00ebr qind sa ishte n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, duke p\u00ebrmendur si shkak k\u00ebrc\u00ebnimin me tarifa.<\/p>\n<h4>Gjermania, fuqia ekonomike e Evrop\u00ebs, kishte shpresuar p\u00ebr rikthim n\u00eb rritje pas dy vjet\u00ebsh recesioni. Por, tani frik\u00ebsohet se tarifat e fundit mund t\u2019i heqin 0.5 p\u00ebr qind nga ekonomia e saj k\u00ebt\u00eb vit.<\/h4>\n<p>Berlini beson se do t\u2019i humb\u00eb 1 miliard euro n\u00eb eksporte n\u00eb SHBA \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb importon pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mallrave amerikane n\u00eb BE dhe \u00ebsht\u00eb eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb SHBA.<\/p>\n<h4>Edhe vende dhe industri t\u00eb tjera rrezikojn\u00eb humbje, sidomos markat luksoze dhe industria farmaceutike.<\/h4>\n<p>Lobimi i biznesit n\u00eb Itali ka paralajm\u00ebruar se edhe nj\u00eb tarif\u00eb prej 10 p\u00ebr qind nga SHBA-ja mund t\u00eb sjell\u00eb humbje prej 20 miliard\u00eb euro dhe gati 120.000 vende pune.<\/p>\n<p>Rreth 90 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb konjakut francez eksportohet n\u00eb SHBA, dhe 53 p\u00ebr qind e eksporteve t\u00eb Irland\u00ebs, jasht\u00eb BE-s\u00eb, shkojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja e tarifave t\u00eb SHBA-s\u00eb buron kryesisht nga bindja e administrat\u00ebs Trump se BE-ja ka qen\u00eb \u201ce padrejt\u00eb\u201d ndaj SHBA-s\u00eb n\u00eb tregti, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes barrierave jotarifore si taksat p\u00ebr sh\u00ebrbimet digjitale.<\/p>\n<p>Tarifat shihen si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta kufizuar apo larguar t\u00ebr\u00ebsisht deficitin tregtar dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb kthimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb prodhim n\u00eb SHBA. Boshll\u00ebku i tanish\u00ebm mes BE-s\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb rreth 50 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bllokut.<\/p>\n<h4>Rezultati, ende i paqart\u00eb<\/h4>\n<p>Ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse kjo strategji po funksionon apo jo.<\/p>\n<p>BE-ja ka theksuar se eksportet amerikane n\u00eb BE mb\u00ebshtesin 2.3 milion\u00eb vende pune n\u00eb SHBA dhe investimet evropiane n\u00eb SHBA mbajn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 3.4 milion\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<h4>Frika m\u00eb e madhe mbetet se SHBA-ja do t\u00eb p\u00ebrballen me rritje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ekonomike dhe inflacion.<\/h4>\n<p>Tregjet nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb panik si n\u00eb prill kur tarifat u shpall\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, por kan\u00eb r\u00ebn\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb. Investitor\u00ebt ende besojn\u00eb se mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pritet q\u00eb rritja ekonomike e SHBA t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Dhe, megjith\u00ebse inflacioni ende nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i lart\u00eb, kostoja e tarifave do t\u00eb ndihet te konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tregtia transatlantike do t\u00eb vazhdoj\u00eb, edhe pse ndoshta n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb zyrtar\u00ebt e Komisionit Evropian kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme tregtare.<\/p>\n<p>Komisioni shpreson q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb finalizoj\u00eb marr\u00ebveshje me Australin\u00eb dhe Indin\u00eb, dhe mund t\u00eb miratoj\u00eb gjithashtu nj\u00eb pakt me bllokun tregtar Mercosur (Argjentin\u00eb, Brazil, Paraguai dhe Uruguai), nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskutim prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/17\/kercenimi-i-shba-me-tarifa-rrit-rrezikun-per-evropenshtohet-frika-per-lufte-tregtare\/\">K\u00ebrc\u00ebnimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun p\u00ebr Evrop\u00ebn,shtohet frika p\u00ebr luft\u00eb tregtare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara e k\u00ebrc\u00ebnuan gjat\u00eb fundjav\u00ebs Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 p\u00ebr qind, duke tronditur Brukselin pik\u00ebrisht kur po mendonte se b\u00ebrja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse pun\u00eb e kryer. Blloku ende shpreson se nj\u00eb marr\u00ebveshje do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb arrihet para afatit t\u00eb 1 gushtit, kur pritet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31469","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31469\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}