{"id":31455,"date":"2025-07-17T06:50:40","date_gmt":"2025-07-17T06:50:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/dw-pse-presidenti-zelenskyy-po-ndryshon-qeverine-ne-ukraine\/"},"modified":"2025-07-17T06:50:40","modified_gmt":"2025-07-17T06:50:40","slug":"dw-pse-presidenti-zelenskyy-po-ndryshon-qeverine-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/17\/dw-pse-presidenti-zelenskyy-po-ndryshon-qeverine-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"DW: Pse presidenti Zelenskyy po ndryshon qeverin\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Ukrain\u00eb pritet ndryshimi m\u00eb i madh i kabinetit qeveritar q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Presidentit Zelensky me em\u00ebrimet e reja? Z\u00ebrat p\u00ebr ndryshime\u00a0n\u00eb qeveri\u00a0kan\u00eb koh\u00eb q% kan\u00eb qarkulluar n\u00eb\u00a0Ukrain\u00eb\u00a0\u00a0tani ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, parlamenti ukrainas miratoi dor\u00ebheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shp\u00ebrb\u00eb automatikisht. Shmyhal kishte sh\u00ebrbyer m\u00eb par\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vjet \u2013 m\u00eb gjat\u00eb se \u00e7do kryetar tjet\u00ebr qeverie ukrainas para tij.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar ish-Ministren e Ekonomis\u00eb, Yulia Svyrydenko n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb. 39-vje\u00e7arja kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb z\u00ebvend\u00ebse e Shmyhal dhe u b\u00eb e njohur gjat\u00eb negociatave disajavore p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e para me Shtetet e Bashkuara,\u00a0 e cila u n\u00ebnshkruan n\u00eb Uashington n\u00eb fund t\u00eb prillit. Svyrydenko d\u00ebshmoi t\u00eb ishte nj\u00eb negociatore e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Zelensky tha se ishte e nevojshme t\u00eb ristrukturohej ekzekutivi n\u00eb vend, m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatoheshin marr\u00ebveshjet e arritura me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Presidenti ukrainas deklaroi se priste s\u00eb shpejti nj\u00eb program t\u00eb ri qeveritar.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb b\u00ebhet ndryshim qeverie n\u00ebn gjendjen e jasht\u00ebzakonshme?<\/strong><\/p>\n<p>Parlamenti ukrainas pritet t\u00eb votoj\u00eb qeverin\u00eb e re q\u00eb t\u00eb enjten (17 korrik). Megjithat\u00eb, neni 10 i gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme thot\u00eb se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeveris\u00eb, Bank\u00ebs Komb\u00ebtare dhe disa organeve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore nuk mund t\u00eb nd\u00ebrpriten gjat\u00eb vendosjes s\u00eb tij. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs dyshojn\u00eb n\u00eb legjitimitetin e ndryshimit t\u00eb qeveris\u00eb. \u201cParlamenti koh\u00ebt e fundit e zgjati afatin e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe mund t\u00eb shkel\u00eb Nenin 10 me k\u00ebt\u00eb, megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb bien dakord se legjislacioni duhet t\u00eb m\u00eb par\u00eb precizohet ose ndryshohet \u201c, tha Yaroslav Zheleznyak, nj\u00eb an\u00ebtar i fraksionit opozitar \u201cHolos\u201d- \u201cZ\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ishte presidenti i pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Studiuesi i shkencave politike dhe bashk\u00ebthemeluei i Platform\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr Q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe Kohezion, Oleh Saakyan, \u00ebsht\u00eb i mendimit, se parlamenti do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb oportunitetit politik, duke injoruar ligjet. Saakyan argumenton se ky ndryshim i qeveris\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb i vonuar\u201d, n\u00eb fakt ai ishte planifikuar p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Arsyet kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb tensionet e vazhdueshme brenda qeveris\u00eb dhe \u201cnj\u00eb num\u00ebr problemesh t\u00eb dukshme t\u00eb menaxhimit\u201d n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb politikave qeveris\u00ebse \u2013 nga sektori i mbrojtjes te infrastruktura dhe politika sociale. \u201cQeveria d\u00ebshiron t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb publikisht disa nga k\u00ebto tensione. Ata duan t\u00eb fitojn\u00eb \u2018kredibilitet t\u00eb ri\u2019, si t\u00eb thuash, n\u00eb koh\u00ebn e duhur\u201d, thekson\u00a0eksperti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Volodymyr Fesenko, politolog dhe kreu i Qendr\u00ebs Ukrainase p\u00ebr Studimet Politike t\u00eb Aplikuara \u201cPenta\u201d, dyshon megjithat\u00eb se ndryshimi i kreut t\u00eb qeveris\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb ndryshime t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb brendshme. \u201cVendimet kryesore politike do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb merren n\u00eb zyr\u00ebn presidenciale dhe Svyrydenko, ashtu si qeveria, do t\u2019i zbatoj\u00eb ato\u201d, tha Fesenko. Svyrydenko, q\u00eb m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetare e administrat\u00ebs presidenciale n\u00ebn Andriy Yermak, konsiderohet si e besuara e Zelensky-t dhe nj\u00eb politikane e re dhe dinamike q\u00eb potencialisht mund t\u00eb sjell\u00eb qasje t\u00eb reja. Fesenko thekson se Svyrydenko ka \u201cp\u00ebrvoj\u00ebn e nevojshme n\u00eb pun\u00ebn n\u00eb kushte lufte dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb ndryshoj\u00eb puna e qeveris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Petro Oleshchuk, ekspert i politik\u00ebs n\u00eb Universitetin Taras Shevchenko n\u00eb\u00a0Kiev, beson se pavar\u00ebsisht disa skandaleve t\u00eb korrupsionit n\u00eb kabinetin qeveritar, Zelensky d\u00ebshiron t\u00eb tregoj\u00eb se ai ende ka nj\u00eb ekip q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me t\u00eb \u2013 aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb qeveria nuk do t\u00eb ndryshohet plot\u00ebsisht dhe nj\u00eb num\u00ebr ministrash do t\u00eb mbeten n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Denys Shmyhal nuk pritet t\u00eb largohet plot\u00ebsisht nga qeveria, p\u00ebrkundrazi pritet t\u00eb b\u00ebhet Minist\u00ebr i Mbrojtjes. \u201cTransferimi i Shmyhal n\u00eb nj\u00eb pozicion tjet\u00ebr brenda qeveris\u00eb synon t\u00eb tregoj\u00eb se nuk ka mosmarr\u00ebveshje t\u00eb brendshme. K\u00ebto jan\u00eb thjesht ndryshime personeli brenda nj\u00eb ekipi\u201d, tha Oleshchuk p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, eksperti Oleh Saakyan beson se ndryshimi i pjessh\u00ebm i qeveris\u00eb tregon nj\u00eb munges\u00eb akute t\u00eb personelit t\u00eb kualifikuar dhe t\u00eb besuesh\u00ebm. Ministrat e rinj dhe ata aktual\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb japin rezultate shpejt. Saakyan \u00ebsht\u00eb skeptik n\u00eb lidhje me perspektivat afatgjata. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb doz\u00eb adrenaline p\u00ebr qeverin\u00eb aktuale. Por nuk do ta ndryshoj\u00eb n\u00eb thelb cil\u00ebsin\u00eb\u201d, thekson eksperti politik ukrainas.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Presidenti Zelensky ka p\u00ebrcaktuar tashm\u00eb prioritetet kryesore p\u00ebr qeverin\u00eb e re t\u00eb ardhshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0rritjen e prodhimit vendas t\u00eb arm\u00ebve, zhvillimin e projekteve t\u00eb mbrojtjes dhe liberalizimin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb ekonomis\u00eb.\/ DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/17\/dw-pse-presidenti-zelenskyy-po-ndryshon-qeverine-ne-ukraine\/\">DW: Pse presidenti Zelenskyy po ndryshon qeverin\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Ukrain\u00eb pritet ndryshimi m\u00eb i madh i kabinetit qeveritar q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Presidentit Zelensky me em\u00ebrimet e reja? Z\u00ebrat p\u00ebr ndryshime\u00a0n\u00eb qeveri\u00a0kan\u00eb koh\u00eb q% kan\u00eb qarkulluar n\u00eb\u00a0Ukrain\u00eb\u00a0\u00a0tani ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, parlamenti ukrainas miratoi dor\u00ebheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shp\u00ebrb\u00eb automatikisht. Shmyhal kishte sh\u00ebrbyer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31455","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31455"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31455\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}