{"id":31418,"date":"2025-07-16T19:29:47","date_gmt":"2025-07-16T19:29:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/fund-tragjikomik-per-nismen-qe-do-te-bente-shqiperine\/"},"modified":"2025-07-16T19:29:47","modified_gmt":"2025-07-16T19:29:47","slug":"fund-tragjikomik-per-nismen-qe-do-te-bente-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/fund-tragjikomik-per-nismen-qe-do-te-bente-shqiperine\/","title":{"rendered":"Fund tragjikomik p\u00ebr nism\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Ai q\u00eb nisi si nj\u00eb eksperiment i guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sfiduar listat e mbyllura nga dy prej z\u00ebrave m\u00eb t\u00eb njohur anti-establishment n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb sh\u00ebmtuar publike, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah sa i brisht\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb premtimi p\u00ebr idealizma n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i zhb\u00ebr\u00eb ato.<\/p>\n<p class=\"p1\">Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, dikur t\u00eb bashkuar deri n\u00eb kufijt\u00eb e bes\u00eblidhjes n\u00eb sfidimin e listave t\u00eb mbyllura, befasuan opinionin publik n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti kur krijuan nj\u00eb koalicion me synimin p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike Kodin Zgjedhor p\u00ebr lista gjys\u00ebm t\u00eb myllura e gjys\u00ebm t\u00eb hapura. Duke futur kandidat\u00eb fiktiv\u00eb n\u00eb listat e mbyllura dhe duke u zotuar publikisht se do t\u2019i dor\u00ebzonin mandatet p\u00ebr t\u00eb favorizuar konkurrenc\u00ebn e hapur, ata synuan t\u00eb ekspozonin natyr\u00ebn anti-demokratike t\u00eb Kodit Zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb cilin b\u00ebnin p\u00ebrgjegj\u00ebs Edi Ram\u00ebn dhe Sali Berish\u00ebn. Kjo nuk tregonte vet\u00ebm guxim, por edhe politikisht llogaritej q\u00eb i jepte pik\u00eb dy z\u00ebrave m\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm pro gar\u00ebs s\u00eb hapur p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por tani, nd\u00ebrsa ka ardhur momenti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebto premtime dhe p\u00ebr t\u00eb djegur mandatet, aleanca shkoi sa hap e mbyll syt\u00eb nga nj\u00eb pishtar morali politik n\u00eb tablo meksine prej politikan\u00ebsh infantil\u00eb q\u00eb \u00e7irren p\u00ebr nj\u00eb karrige deputeti.<\/p>\n<p>Edhe pse mor\u00ebn 70 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhje duke u renditur t\u00eb tret\u00ebt, \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d materializoi vet\u00ebm nj\u00eb mandat n\u00eb Qarkun e Tiran\u00ebs. Lapaj, Shabani dhe personazhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koalicionit ishin renditur tek lista e hapur p\u00ebr t\u00eb promovuar gar\u00ebn mes nj\u00ebri-tjetrit. Q\u00ebllimi ishte meritokracia. Ai q\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb vota do ta merrte mandatin. Dhe nuk pati surpriza, Lapaj dominoi mbi t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it q\u00eb po vdes koalicionin ndodhet Zeqir Kordhoni, i etiketuar gjer\u00ebsisht si daja i Endri Shabanit, edhe pse burime p\u00ebr Lapsi.al konfirmojn\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb ekzakt\u00ebsisht daja, por kush\u00ebri i af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prej disa dit\u00ebsh u raportua n\u00eb media se Zeqir Kordhoni, i renditur i n\u00ebnti n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb Tiran\u00eb, po kund\u00ebrshtonte dor\u00ebheqjen nga mandati, dit\u00ebn e sotme doli nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare q\u00eb d\u00ebshmoi se ishte pika q\u00eb derdhi got\u00ebn.<\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar KQZ nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kordhoni k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb mandatin e deputetit n\u00eb rast se shpallet fitues. Kordhoni i thot\u00eb kryekomisionerit Ilirjan Celibashi q\u00eb t\u00eb injoroj\u00eb \u00e7do deklarat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Koalicioni Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Reagimi i Adriatik Lapajt ishte i flakt\u00eb. Avokati i kthyer politikan e sulmoi hapur bashkdrejtuesin e koalicionit, Endri Shabanin.<\/p>\n<p class=\"p1\">\n<\/p><p>Adriatik Lapaj nuk ka as edhe m\u00eb t\u00eb voglin dyshim. Njeriu q\u00eb po i luan fijet nga pas, dhe ai q\u00eb po e flak jasht\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Endri Shabani, doktori i shkencave q\u00eb p\u00ebr meritokracin\u00eb vinte dor\u00ebn n\u00eb zjarr, nga e gdhira n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Dhe Lapaj nuk do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00eb. Ai thekson se Shabani me Kordhonin nuk do t\u00eb marrin asnj\u00eb mandat. Kjo me siguris sepse edhe ai e ka ndonj\u00eb t\u00eb besuar sip\u00ebr n\u00eb list\u00eb, t\u00eb cilin mund ta p\u00ebrdor\u00eb q\u00eb ti bllokoj\u00eb mandatin partnerit t\u00eb tij n\u00eb koalicion.<\/p>\n<p>Endri Shabani nuk vonoi ti p\u00ebrgjigjej. Por ndryshe nga q\u00ebndrimet e zakonshme publike t\u00eb tij, k\u00ebsaj radhe deklarata e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri nuk kishte substanc\u00eb.<\/p>\n<p>I v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb akuz\u00ebs se po shkel mbi t\u00eb vetmin besim, q\u00eb ia kishte formuar shkollimi n\u00eb Oksford, Shabani b\u00ebn nj\u00eb reagim ironik n\u00eb Facebook.<\/p>\n\n<p>Por nj\u00eb doktor shkencash i shkolluar n\u00eb Per\u00ebndim dinte t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb se kaq. Pas dy or\u00ebsh reflektimi, Shabani b\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr deklarat\u00eb. Argumentet jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Tani ironis\u00eb ia zun\u00eb vendin akuzat. Adriatik Lapaj u kthye nga aleat besnik n\u00eb nj\u00eb \u201ck\u00eblysh t\u00eb ri\u201d politik.<\/p>\n<p>Reagimi ka tre pika kryesore.<\/p>\n<p>E para sipas Shabanit, mandati i koalicionit nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i Lapajt.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat n\u00eb Tiran\u00eb duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marr\u00eb 6436 vota. K\u00ebshtuq\u00eb, ato 7000 votat e tjera jan\u00eb marr\u00eb nga kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pra n\u00ebse nuk do ishim n\u00eb koalicion, Shqip\u00ebria B\u00ebhet do ishte jasht\u00eb Parlamentit. K\u00ebshtuq\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00eb sulmoj\u00eb Tiku duhet t\u00eb m\u00eb falenderoj\u00eb!\u201d<\/em><\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Shabani thot\u00eb se Adriatik Lapaj nuk mbajti fjal\u00ebn kur tha se n\u00ebse koalicioni do t\u00eb merrte vet\u00ebm nj\u00eb mandat, nuk do t\u00eb isht\u00eb ai q\u00eb do ta merrte.<\/p>\n<p><em>\u201cMe z\u00eb dhe me figur\u00eb, n\u00eb disa media, Adriatik Lapaj \u00ebsht\u00eb zotuar publikisht, se n\u00ebse fitonim vet\u00ebm nj\u00eb mandat, ai mandat nuk do t\u2019i takonte atij. Kjo deklarat\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb motivuar aktivist\u00ebt q\u00eb t\u00eb punonin p\u00ebr interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe jo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u p\u00eblqye nga shum\u00eb prej nesh, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Zeqirin. Duke besuar q\u00eb \u201cburri mbahet nga fjala\u201d Zeqiri e ka ndihmuar Tikun t\u00eb mbaj\u00eb fjal\u00ebn dhe t\u2019ia kaloj\u00eb mandatin dikujt tjet\u00ebr nga partia e tij.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p>E treta, Endri Shabani i fut Lapajt nj\u00eb goditje n\u00ebn brez duke i p\u00ebrmendur vjehrrin, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr zhvatje pronash n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shabani thot\u00eb edhe se kush\u00ebriri i tij, Zeqir Kordhoni \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cE treta, n\u00ebse Tiku nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vjerrin e tij, p\u00ebrse duhet t\u00eb mbaj un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr daj\u00ebn tim?\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Zeqiri \u00ebsht\u00eb 60 vje\u00e7 burr\u00eb, dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret as nga un\u00eb, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa q\u00eb Adriatiku po luante lojra, reagoi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb qet\u00ebsoja situat\u00ebn, Tiku zgjodhi rrug\u00ebn e presionit. Dhe kur Zeqiri u p\u00ebrball me k\u00ebrcenime ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, vendosi t\u00eb mos kthehej mbrapsh.\u201d \u2013\u00a0<\/em>shkruan Shabani.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kreu i Nism\u00ebs Thurje nuk do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb duart e tij gjakun e Adriatik Lapajt. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ia l\u00eb kush\u00ebririt.<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb jem i sinqert\u00eb, un\u00eb nuk kam q\u00ebn\u00eb dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb them\u201d \u2013<\/em>\u00a0shkruan Shabani, nd\u00ebrsa i vendos dhe kapaun.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, ne nuk po luftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb ujq\u00ebrit e vjet\u00ebr me k\u00eblysh\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb t\u00eb vrasin p\u00ebr pushtet. Po luftojm\u00eb q\u00eb politika t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fytyr\u00eb: t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur\u201d \u2013<\/em> p\u00ebrmbyll Endri Shabani p\u00ebrgjigjen e tij ndaj Adriatik Lapajt.<\/p>\n<p>Por kush po i tall ato 70 mij\u00eb votues q\u00eb iu besuan t\u00eb dyve, Adriatik Lapaj apo Endri Shabani?<\/p>\n<p>Si n\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr problematike, p\u00ebrgjith\u00ebsisht faji ndahet mes t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>Ishte vet\u00eb Lapaj ai q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb hap fals.<\/p>\n\n<p>Megjithat\u00eb, Endri Shabani e amnistoi ortakun e tij n\u00eb koalicion.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb premtim personal i Adriatikut. Ne i q\u00ebndrojm\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb koalicionit\u201d \u2013<\/em> deklaroi Shabani n\u00eb nj\u00eb lidhje live n\u00eb nj\u00eb studio televizive, teksa num\u00ebrimi i votave po shkonte drejt p\u00ebrfundimit. Pra Shabani ritheksonte se n\u00ebse Lapaj finalizohej si m\u00eb i votuari, mandati i takonte atij.<\/p>\n<h4>Dielli duket q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes<\/h4>\n<p>Ka gabime n\u00eb politik\u00eb, por ka edhe gafa. T\u00eb parat zakonisht i shp\u00ebtojn\u00eb v\u00ebzhguesit t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm. T\u00eb dytat shkojn\u00eb p\u00ebrtej\u2026 B\u00ebhen meme, i dedikohen emisione m\u00ebngjesi, diskutohen edhe kafeneve t\u00eb zakonshme t\u00eb qyteteve. Instagrami dhe TikTok-u g\u00eblojn\u00eb me kritika e gallata ndaj gafave politike.<\/p>\n<p>Dhe koalicioni \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d p\u00ebsoi nj\u00eb goditje t\u00eb madhe me lan\u00e7imin e propozimit t\u00eb saj anti-lista t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>N\u00eb media rodhi vendimi i koalicionit q\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Berat ta kryesonte babai i Adriatik Lapajt.<\/p>\n\n<h5>(Adriatik Lapaj dhe babai i tij)<\/h5>\n<p>M\u00eb pas dol\u00ebn lajme se edhe Endri Shabani kishte mbushur listat me t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij. Rasti m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs ishte partnerja e tij, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb list\u00ebn e mbyllur t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n<h5>(Endri Shabani dhe partnerja e tij)<\/h5>\n<p>Lan\u00e7imi ishte katastrofik. Reagimi ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm. Kjo ishte nj\u00eb gaf\u00eb politike e gatuar nga vet\u00eb koalicioni, edhe pse ridikulizimi publik u sponsorizua ndjesh\u00ebm nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb Lapajt e Shabanit.<\/p>\n<p>Shefat e koalicionit nuk ishin kujdesur ta qart\u00ebsonin mir\u00eb arsyen pse e kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb manov\u00ebr. Babai i Adriatik Lapajt u t\u00ebrhoq nga lista, partnerja e Endri Shabanit jo. Megjithat\u00eb d\u00ebmi ishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Abetarja e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun (PR) \u00ebsht\u00eb menaxhimi i krizave. Kur je p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize, suksesi n\u00eb menaxhimin e saj varet nga shpejt\u00ebsia e p\u00ebrgjigjes dhe qart\u00ebsia m\u00eb maksimale e mundshme e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ishte Lapaj ai q\u00eb i hodhi benzin\u00eb zjarrit. Ai reagoi shpejt, por reagimi \u00e7edonte nga etika. Nga nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb ecje, timonin e s\u00eb cil\u00ebs e mbante Pano Soko (pjes\u00eb e koalicionit), Adriatik Lapaj dhe shoferi n\u00eb makin\u00eb turfulluan n\u00eb ofendime.<\/p>\n<p>Ky nuk ishte gabim politik. Kjo ishte gaf\u00eb politike. Propozimi p\u00ebr t\u00eb vendosur famlijar\u00eb n\u00eb lista nuk duhet t\u00eb kishte rrjedhur n\u00eb media, duhet t\u00eb ishte sqaruar mir\u00eb nga krer\u00ebt e koalicionit. Megjithat\u00eb, edhe pse kriza plasi, menaxhimi i saj duhet t\u00eb ishte perfekt. Kjo p\u00ebrgjigje jo vet\u00ebm nuk ishte e qart\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb shp\u00ebrfaqte nj\u00eb dehje t\u00eb leht\u00eb delirizmi t\u00eb dy politikan\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb koalicionit.<\/p>\n<p>Ky ishte shembulli i par\u00eb se boshti Lapaj-Shabani kishte nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar pjekurie q\u00eb politika e do si njeriu-oksigjenin.<\/p>\n<p>Gafa e dyt\u00eb ishte negociimi i d\u00ebshtuar me ish-deputetin demokrat, Dashnor Sula. I p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Sali Berisha, Dashnor Sula gjeti shpejt gjuh\u00ebn me \u201cNism\u00ebn Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d.<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani e fut\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Problemi q\u00ebndronte se ata t\u00eb dy ishin flamurtar\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb rinj. Ishin armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb thekur t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike. Por kur nj\u00ebri prej k\u00ebsaj klase politike iu afrua, ata i hap\u00ebn krah\u00ebt menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kjo ngjarje, fill para se t\u00eb dor\u00ebzoheshin listat nj\u00eb muaj para zgjedhjeve, ishte nj\u00eb katastrof\u00eb PR-i p\u00ebr koalicionin. Afrimi i Dashnor Sul\u00ebs tregoi qartazi se \u00e7ifti Lapaj-Shabani, n\u00eb testin e par\u00eb q\u00eb pat\u00ebn, vendos\u00ebn sip\u00ebr parimit interesin.<\/p>\n<p>Edhe pse me disa gafa, Adriatik Lapaj tregoi se kishte nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike. \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d si makineri elektorale performoi mir\u00eb. Rezultati q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb zgjedhje ishte i paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 thot\u00eb edhe shprehja e urt\u00eb: <em>\u201cDielli duket q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes\u201d.\u00a0<\/em>Boshti Lapaj-Shabani nuk \u00e7edoi si makineri elektorale, por moralisht. Sinjalet p\u00ebr papjekuri dhe munges\u00eb morali politik u dhan\u00eb q\u00eb kur situata u nxeh para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr v\u00ebzhguesin e kujdessh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, ishte e qart\u00eb se nga kampi i Shqip\u00ebris\u00eb B\u00ebhet kishte qet\u00ebsi, por ajo do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb furtun\u00eb pa kaluar gjat\u00eb.<\/p>\n<h4>Sisteme apo individ\u00eb?<\/h4>\n<p>Formacionet politike bashkohen rreth kauzave dhe besimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d provoi se ishte nj\u00eb bashkim mekanik me q\u00ebllim oportunist. Prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte ajo q\u00eb ndodhi me shembjen e koalicionit. Nga vllaz\u00ebri publike, \u00e7ifti drejtues kaloi n\u00eb armiq\u00ebsi v\u00ebllavras\u00ebse.<\/p>\n<p>Koalicioni u shemb si kala r\u00ebre. Mandati nuk dihet kujt do ti shkoj\u00eb. A ka ndonj\u00eb t\u00eb besuar Lapaj q\u00eb do ta bllokojn\u00eb daj\u00ebn e Endri Shabanit? A do ta marr\u00eb daja i Shabanit mandatin q\u00eb i takon Adriatikut? Po meritokracia ku mbeti?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb arsye pse sistemet ekzistojn\u00eb, qofshin t\u00eb form\u00ebzuara n\u00eb organizime t\u00eb vogla komunitare, qofshin n\u00eb rang shtet\u00ebror. Sado t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb jen\u00eb, sistemet funksionojn\u00eb si garanci ndaj vullnetit t\u00eb pankontrolluar t\u00eb individ\u00ebve. Sistemet ekzistojn\u00eb pik\u00ebrisht sepse njer\u00ebzit nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm apo t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sado i padrejt\u00eb t\u00eb ishte kodi zgjedhor shqiptar me lista gjys\u00ebm t\u00eb mbyllura dhe gjys\u00ebm t\u00eb hapura, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb garanton p\u00ebrfundim t\u00eb qart\u00eb. N\u00ebse Lapaj apo Shabani do t\u00eb ishte i pari i list\u00ebs s\u00eb mbyllur, asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk do t\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Mandati do t\u00eb ishte produkt i negociatave mes partner\u00ebve kur negocionin koalicionin. Por Lapaj dhe Shabani e sfiduan sistemin dhe ran\u00eb viktim\u00eb e sfid\u00ebs q\u00eb gatuan vet\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb thelb, kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb p\u00ebrplasje mes dy individ\u00ebve, por nj\u00eb d\u00ebshmi tragjike e kufijve t\u00eb idealizmit fals, kur p\u00ebrplaset me realitetin e pushtetit dhe natyr\u00ebn e njeriut q\u00eb pushtetin e ka q\u00ebllim dhe jo mjet.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/16\/fund-tragjikomik-per-nismen-qe-do-te-bente-shqiperine\/\">Fund tragjikomik p\u00ebr nism\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte Shqip\u00ebrin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai q\u00eb nisi si nj\u00eb eksperiment i guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sfiduar listat e mbyllura nga dy prej z\u00ebrave m\u00eb t\u00eb njohur anti-establishment n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb sh\u00ebmtuar publike, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah sa i brisht\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb premtimi p\u00ebr idealizma n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i zhb\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":31419,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31418\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31419"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}