{"id":31373,"date":"2025-07-16T16:01:27","date_gmt":"2025-07-16T16:01:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/be-i-terheq-verejtjen-gjeorgjise-per-shkeljen-e-te-drejtave-themelore-paralajmeron-pezullim-te-vizave\/"},"modified":"2025-07-16T16:01:27","modified_gmt":"2025-07-16T16:01:27","slug":"be-i-terheq-verejtjen-gjeorgjise-per-shkeljen-e-te-drejtave-themelore-paralajmeron-pezullim-te-vizave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/be-i-terheq-verejtjen-gjeorgjise-per-shkeljen-e-te-drejtave-themelore-paralajmeron-pezullim-te-vizave\/","title":{"rendered":"BE i t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen Gjeorgjis\u00eb p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave themelore, paralajm\u00ebron pezullim t\u00eb vizave"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka paralajm\u00ebruar Qeverin\u00eb e Gjeorgjis\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si \u201cshkelje serioze t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore\u201d, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se mosrespektimi i vazhduesh\u00ebm i rekomandimeve t\u00eb Bashkimit Evropian mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb pezullimin e udh\u00ebtimit pa viza p\u00ebr qytetar\u00ebt gjeorgjian\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar ministres s\u00eb Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Migracionin dhe Pun\u00ebt e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve t\u00eb Raportit t\u00eb Shtat\u00eb p\u00ebr Mekanizmin e Pezullimit t\u00eb Vizave, i miratuar nga Komisioni n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024. Raporti evidentoi shkelje nga ana e Gjeorgjis\u00eb, sidomos n\u00eb lidhje me parimin e mosdiskriminimit dhe legjislacionin q\u00eb bie ndesh me standardet evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Komisioni i b\u00ebri thirrje autoriteteve gjeorgjiane t\u00eb shfuqizojn\u00eb Ligjin p\u00ebr \u201ctransparenc\u00ebn e ndikimit t\u00eb huaj\u201d dhe paket\u00ebn legjislative p\u00ebr \u201cvlerat familjare dhe mbrojtjen e t\u00eb miturve\u201d, si dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb strategjin\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr t\u00eb garantuar plot\u00ebsisht t\u00eb drejtat e personave LGBTIQ. Rekomandime shtes\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Byron\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit p\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb efektive dhe neutralitetin politik t\u00eb saj.<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb veprimit nga ana e autoriteteve gjeorgjiane, BE-ja ka nd\u00ebrmarr\u00eb tashm\u00eb hapa konkret\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2025, ajo pezulloi pjes\u00ebrisht Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Leht\u00ebsimin e Vizave dhe hoqi p\u00ebrjashtimin nga vizat p\u00ebr mbajt\u00ebsit e pasaportave diplomatike dhe t\u00eb sh\u00ebrbimit nga Gjeorgjia. Dymb\u00ebdhjet\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb rikthyer k\u00ebrkesat p\u00ebr viza p\u00ebr k\u00ebto kategori, dhe pritet q\u00eb t\u00eb tjerat t\u00eb ndjekin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, sipas letr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni theksoi angazhimin e tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta dhe t\u00eb bazuara n\u00eb vlera me Gjeorgjin\u00eb, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkoi qeveris\u00eb t\u00eb raportoj\u00eb p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve deri n\u00eb fund t\u00eb muajit gusht.<\/p>\n<p>\u201cBesojm\u00eb se autoritetet gjeorgjiane do t\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive dhe do t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht rekomandimet e Komisionit\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr, duke paralajm\u00ebruar se mosp\u00ebrmbushja e vazhdueshme mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb aktivizimin e mekanizmit t\u00eb pezullimit t\u00eb vizave, sipas nenit 8 t\u00eb Rregullores s\u00eb rishikuar p\u00ebr Vizat.<\/p>\n<p>Kryeministri i qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga partia \u00cbndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze, e ka cil\u00ebsuar deklarat\u00ebn e BE-s\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e anulimit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave si \u201cshantazh\u201d dhe \u201ck\u00ebrc\u00ebnim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebria duhet t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00eb se cilat jan\u00eb q\u00ebllimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb caktuar evropian\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ata t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare kolektive, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb rikthejn\u00eb n\u00eb pushtet njer\u00ebzit q\u00eb nd\u00ebrtuan regjimin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm\u2026 N\u00eb syt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb gjeorgjiane, besimi n\u00eb burokracin\u00eb evropiane dhe, fatkeq\u00ebsisht, edhe n\u00eb vet\u00eb Bashkimin Evropian, \u00ebsht\u00eb tronditur seriozisht.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDuhet b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, para s\u00eb gjithash, disa zyrtar\u00eb t\u00eb caktuar evropian\u00eb duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga ideja se ata q\u00eb nd\u00ebrtuan regjimin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb Gjeorgji duhet t\u00eb rikthehen n\u00eb pushtet\u201d, deklaroi Kobakhidze.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt e partis\u00eb \u00cbndrra Gjeorgjiane i lidhin kritikat e Bashkimit Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij me t\u00eb ashtuquajturin \u201cdeep state\u201d, duke theksuar se \u201cashtu si\u00e7 ka nevoj\u00eb Gjeorgjia p\u00ebr Evrop\u00ebn, edhe Bashkimi Evropian ka po aq nevoj\u00eb p\u00ebr Gjeorgjin\u00eb\u201d.<br \/>\nDiskutimet p\u00ebr rishikimin e baz\u00ebs s\u00eb udh\u00ebtimit pa viza me Gjeorgjin\u00eb nis\u00ebn n\u00eb BE q\u00eb n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs u p\u00ebrfundua n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tash e disa muaj, mbajt\u00ebsit e pasaportave diplomatike dhe t\u00eb sh\u00ebrbimit nga Gjeorgjia kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr viz\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb disa shtete t\u00eb BE-s\u00eb. Gjeorgjis\u00eb iu mund\u00ebsua udh\u00ebtimi pa viza m\u00eb 28 mars 2017, si rezultat i p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve t\u00eb Planit t\u00eb Veprimit.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/be-i-terheq-verejtjen-gjeorgjise-per-shkeljen-e-te-drejtave-themelore-paralajmeron-pezullim-te-vizave\/\">BE i t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen Gjeorgjis\u00eb p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave themelore, paralajm\u00ebron pezullim t\u00eb vizave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka paralajm\u00ebruar Qeverin\u00eb e Gjeorgjis\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si \u201cshkelje serioze t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore\u201d, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se mosrespektimi i vazhduesh\u00ebm i rekomandimeve t\u00eb Bashkimit Evropian mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb pezullimin e udh\u00ebtimit pa viza p\u00ebr qytetar\u00ebt gjeorgjian\u00eb. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar ministres s\u00eb Jashtme, Maka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31373","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31373\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}