{"id":31319,"date":"2025-07-16T09:50:49","date_gmt":"2025-07-16T09:50:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/deshmia-e-babait-te-renis-dobres-si-e-gjeta-djalin-ne-liqenin-e-shkopetit\/"},"modified":"2025-07-16T09:50:49","modified_gmt":"2025-07-16T09:50:49","slug":"deshmia-e-babait-te-renis-dobres-si-e-gjeta-djalin-ne-liqenin-e-shkopetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/deshmia-e-babait-te-renis-dobres-si-e-gjeta-djalin-ne-liqenin-e-shkopetit\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e babait t\u00eb Renis Dobr\u00ebs: Si e gjeta djalin n\u00eb liqenin e Shkopetit"},"content":{"rendered":"<p>Mbeten ende mister rrethanat e rr\u00ebmbimit dhe vrasjes s\u00eb Renis Dobr\u00ebs mbr\u00ebmjen e 8 korrikut n\u00eb Mat, trupi i t\u00eb cilit u gjet pran\u00eb liqenit t\u00eb Shkopetit, nd\u00ebrsa makina brenda n\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshohet se 23-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb dhunuar dhe goditur me qyt\u00ebn e arm\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb mbytej me litar nga autor\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, automjeti i Renis Dobr\u00ebs \u00ebsht\u00eb hedhur drejt humner\u00ebs n\u00eb Liqenin e Shkopetit, nd\u00ebrsa n\u00eb rrethana ende t\u00eb paqarta trupi i viktim\u00ebs ka dal\u00eb nga makina pak metra para se mjeti t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p>23-vje\u00e7ari po shkonte drejt sht\u00ebpis\u00eb me nj\u00eb automjet tip Benz ngjyr\u00eb jeshile n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij, kur autor\u00ebt q\u00eb e ndiqnin me fuoristrad\u00eb e kan\u00eb ndaluar rreth 970 metra larg banes\u00ebs n\u00eb fshatin Zenisht.<\/p>\n<p>Personat q\u00eb dyshohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb me veshje policie, e kan\u00eb ndaluar dhe e kan\u00eb detyruar t\u00eb zbres\u00eb nga makina, nd\u00ebrsa n\u00eb ato minuta kush\u00ebriri i Renis Dobr\u00ebs ka mb\u00ebrritur nga Burreli p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpi, duke u p\u00ebrballur me autor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cec, se jemi policia\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kamera sigurie ka fiksuar momentin e ndjekjes s\u00eb Renis Dobr\u00ebs nga autor\u00ebt, q\u00eb dyshohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 dhe m\u00eb pas kthimin drejt Burrelit t\u00eb Fuoristrad\u00ebs, si edhe makin\u00ebs ku ndodhej viktima.<\/p>\n<p>Skena ka zgjatur 1 minut\u00eb e 20 sekonda dhe Renis Dobra dyshohet t\u00eb jet\u00eb nxjerr\u00eb dhunsh\u00ebm nga automjeti i tij, raporton emisioni \u201cUniko\u201d.<\/p>\n<p>Babai i 23-vje\u00e7arit, Rifat Dobra, ka rr\u00ebfyer telefonat\u00ebn e fundit me t\u00eb birin dhe gjetjen e trupit. Ai ka deklaruar se pasi nipi i tij e njoftoi se Renisi ishte ndaluar nga policia shkuan drejt Komisariatit, ku edhe pasi zbuloi se i biri nuk ndodhej atje, i nis\u00ebn dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mafias.<\/p>\n<p>Rifat Dobra u shpreh se autor\u00ebt kishin kaluar para Komisariatit t\u00eb Burrelit 4-5 minuta para tij, duke u shprehur se kan\u00eb l\u00ebvizur lirsh\u00ebm dhe pa problem. <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=jpX_hjebN5c&amp;ab_channel=UNIKO\">(VIDEO KETU)<\/a><\/p>\n<p><strong>Babai i viktim\u00ebs:<\/strong> Renisi \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i vet\u00ebm, kam edhe 3 goca. M\u00eb mori n\u00eb telefon n\u00eb or\u00ebn 21:40 nga Burreli m\u00eb tha \u2018babai po nisem p\u00ebr sht\u00ebpi\u2019. Mir\u00eb, i thash\u00eb hajde. M\u00eb tha \u2018A t\u00eb ndalem tek halla?\u201d, i thash\u00eb q\u00eb \u2018Jo, nuk jan\u00eb aty sonte, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb\u2019. E ka hall\u00ebn k\u00ebtu af\u00ebr. Erdhi ora 22:04 m\u00eb mori nipi n\u00eb telefon e m\u00eb tha \u2018Daj\u00eb ku je?\u2019, i thash\u00eb \u2018n\u00eb sht\u00ebpi\u2019. Mu drejtua \u2018Shpejt hajde sip\u00ebr se ka kapur Renin policia\u2019. Shkova, i dola nipit para dhe ik\u00ebm n\u00eb polici. Nipi m\u00eb tha q\u00eb \u2018daj\u00eb u ndala, kam pasur nusen dhe 3 f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb makin\u00eb, b\u00ebra t\u00eb ndalem, por m\u00eb than\u00eb ik shpejt se jemi policia\u2019. Nipi \u00ebsht\u00eb trembur, se kishte menduar policia. N\u00eb at\u00eb moment m\u00eb mori dhe m\u00eb tha q\u00eb policia ka kapur Renin. S\u2019ka pasur probleme. Shkuam direkt p\u00ebr t\u00eb pyetur se pse e ka kapur policia, rreth or\u00ebs 22:15 min, shkova tek roja i thash\u00eb a \u00ebsht\u00eb djali im k\u00ebtu. \u201cJo \u00e7far\u00eb \u00e7uni ka k\u00ebtu\u201d, i thash\u00eb di q\u00eb m\u00eb ka kapur policia n\u00eb Zenisht. M\u00eb tha q\u00eb s\u2019ka ardhur makina jote k\u00ebtu dhe merr 129 n\u00eb telefon. Aty m\u00eb nis\u00ebn dyshimet se e ka marr\u00eb mafia, erdhi policia dhe hap\u00ebn kamerat.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb 4 t\u00eb m\u00ebngjesit kemi q\u00ebndruar aty, t\u00eb gjith\u00eb, asnj\u00eb lloj orientimi. Si hap\u00ebn kamerat na than\u00eb ka kaluar para deg\u00ebs s\u00eb Komisariatit rreth or\u00ebs 22:11. Un\u00eb kam mb\u00ebrritur 4-5 min pas autor\u00ebve.<\/p>\n<p>Policia na than\u00eb kemi k\u00ebrkuar, por s\u2019e dim\u00eb. Pastaj dol\u00ebm vet\u00eb. Kemi qen\u00eb 2-3 makina kemi k\u00ebrkuar, gjith\u00eb rrug\u00ebs ec-ndalo me elektrik, shiko ndonj\u00eb ferr\u00eb a ndonj\u00eb shk\u00ebmb, pak pa r\u00ebn\u00eb tek kthesa e Ulz\u00ebs me drita t\u00eb makin\u00ebs pash\u00eb shapk\u00ebn e \u00e7unit. Mora policin\u00eb dhe e njoftova, i thash\u00eb ejani se kemi gjetur shapk\u00ebn e \u00e7unit, Erdhi ekspertiza, q\u00ebndruam aty, ne vazhduam prap\u00eb, policia q\u00ebndroi aty. M\u00eb pas erdhi dhe policia tek lokali q\u00eb \u00ebsht\u00eb matan\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Ulz\u00ebs, rrug\u00ebs q\u00eb shkon p\u00ebr Milot. Policia ndaloi duke verifikuar kamerat tek lokali, ne u nis\u00ebm prap n\u00eb k\u00ebmb\u00eb buz\u00eb rrug\u00ebs, duke par\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb. E d\u00ebrguam nipin t\u00eb na marr\u00eb cigare, sepse po na ikte truri. Duke u kthyer nga Shkopeti kishte par\u00eb vaj n\u00eb liqen, erdhi nipi tha \u2018daj\u00eb kam par\u00eb tek liqeni vaj\u2019, makina nuk dukej. Shkuam tek vendi, pash\u00eb copat e makin\u00ebs sime, zbriti nj\u00eb shok i imi dhe nipi, ata e kishin par\u00eb \u00e7unin, e kishte mbajtur nj\u00eb\u2026 Renisi s\u2019ka probleme, si \u00e7unat e rinj ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por jo deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj drejt\u00ebsi, t\u00eb gjendet autor\u00ebt. Prova, fakte, ka sa t\u00eb duan, mund ta zbardhin patjet\u00ebr. Ka shum\u00eb kamera, edhe shoferin mund ta identifikoj\u00eb, ka hyr\u00eb n\u00eb qytetin e Burrelit, para komisariatit, pa pik\u00eb problemi. T\u00eb dal\u00eb e v\u00ebrteta. Djali m\u00eb tregonte \u00e7do gj\u00eb, ishim si shok\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/16\/deshmia-e-babait-te-renis-dobres-si-e-gjeta-djalin-ne-liqenin-e-shkopetit\/\">D\u00ebshmia e babait t\u00eb Renis Dobr\u00ebs: Si e gjeta djalin n\u00eb liqenin e Shkopetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbeten ende mister rrethanat e rr\u00ebmbimit dhe vrasjes s\u00eb Renis Dobr\u00ebs mbr\u00ebmjen e 8 korrikut n\u00eb Mat, trupi i t\u00eb cilit u gjet pran\u00eb liqenit t\u00eb Shkopetit, nd\u00ebrsa makina brenda n\u00eb uj\u00eb. Dyshohet se 23-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb dhunuar dhe goditur me qyt\u00ebn e arm\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb mbytej me litar nga autor\u00ebt. M\u00eb pas, automjeti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31319","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31319"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31319\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}