{"id":31288,"date":"2025-07-16T08:52:32","date_gmt":"2025-07-16T08:52:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/baton-haxhiu-si-e-mbuloi-kisha-nje-snajperist-dhe-si-u-kthye-thethi-ne-simbol-te-kapitullimit-te-shtetit\/"},"modified":"2025-07-16T08:52:32","modified_gmt":"2025-07-16T08:52:32","slug":"baton-haxhiu-si-e-mbuloi-kisha-nje-snajperist-dhe-si-u-kthye-thethi-ne-simbol-te-kapitullimit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/16\/baton-haxhiu-si-e-mbuloi-kisha-nje-snajperist-dhe-si-u-kthye-thethi-ne-simbol-te-kapitullimit-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Baton Haxhiu: Si e mbuloi Kisha nj\u00eb snajperist dhe si u kthye Thethi n\u00eb simbol t\u00eb kapitullimit t\u00eb shtetit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb prej fshatrave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik\u00eb dhe natyror\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb snajperist n\u00eb pension vendosi nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebrball\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Thethit. Jo rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ai kishte p\u00ebrvoj\u00ebn dhe vet\u00ebbesimin e sakt\u00ebsis\u00eb absolute. Thuhej dikur se godiste me sakt\u00ebsi nga 2000 metra larg. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr pushk\u00eb.<\/p>\n<p>Mjaftoi nj\u00eb kontejner, i vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb t\u00eb zinte pik\u00ebrisht pamjen ikonike t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndoshta objekti m\u00eb i fotografuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Alpet Shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr muaj fushat\u00eb zgjedhore, Thethi u mbush me nd\u00ebrtime pa leje. Nj\u00eb snajperist n\u00eb pension vendosi objektin e tij p\u00ebrball\u00eb Kish\u00ebs si simbol i rr\u00ebnimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Qeveria reagoi me vones\u00eb, por me buldozer\u00eb. A \u00ebsht\u00eb kjo m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Ky veprim nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb akt individual. Ishte sinjali q\u00eb rr\u00ebzoi \u00e7do barrier\u00eb. Pas tij erdh\u00ebn t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb pak jav\u00eb, n\u00eb Theth u nd\u00ebrtuan mbi 30 struktura t\u00eb p\u00ebrkohshme pa asnj\u00eb leje nd\u00ebrtimi, duke krijuar nj\u00eb realitet q\u00eb askush nuk e planifikoi, por shum\u00ebkush e toleroi.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj historie nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm arroganca private e ndonj\u00eb banori apo emigranti q\u00eb kthehet p\u00ebr sezon. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshtimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti heshti p\u00ebr kat\u00ebr muaj me radh\u00eb, nd\u00ebrsa zgjedhjet prodhonin \u201cpaqen institucionale\u201d t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrplasur me ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Bashkia e Shkodr\u00ebs, IKMT, Policia e Shtetit, prokuroria, KESH dhe drejtoria rajonale e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, t\u00eb gjith\u00eb e dinin \u00e7far\u00eb po ndodhte. Askush nuk reagoi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kisha, nj\u00eb objekt i mbrojtur si pasuri kulturore dhe Kulla e Ngujimit, pjes\u00eb e identitetit historik t\u00eb zon\u00ebs, u rrethuan me baraka, kontejner\u00eb, struktura t\u00eb improvizuara.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej tyre nuk kishte leje nd\u00ebrtimi. Disa prej tyre nuk kishin as dokument pron\u00ebsie p\u00ebr tok\u00ebn. Disa t\u00eb tjer\u00eb mb\u00ebshteteshin n\u00eb marr\u00ebveshje gojore, p\u00ebrfaq\u00ebsime fshatare apo \u201czgjidhje t\u00eb gjetura me t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, Qeveria shqiptare vendosi t\u00eb reagoj\u00eb. Por reagimi ishte i vonuar dhe i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kontekstin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja me buldozer\u00eb n\u00eb kulmin e sezonit turistik krijoi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re, at\u00eb t\u00eb perceptimit. Pamjet e prishjeve n\u00eb nj\u00eb nga fshatrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebn\u00eb xhiron e mediave sociale dhe mediave, nd\u00ebrsa turist\u00ebt u p\u00ebrball\u00ebn me tension dhe rr\u00ebmuj\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrhyrjes, thelbi i aksionit mbetet ligj\u00ebrisht i justifikuar. Sipas nenit 199\/a t\u00eb Kodit Penal, nd\u00ebrtimet pa leje n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Thethi, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale dhe d\u00ebnohen me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Po ashtu, nd\u00ebrtimet pa leje nuk legalizohen me kalimin e koh\u00ebs. Ato nuk parashkruhen administrativisht. Pra, edhe n\u00ebse IKMT nuk ka vepruar m\u00eb her\u00ebt, kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr t\u00eb mos vepruar m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Justifikimi se \u201cnd\u00ebrtime pa leje ka n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr argument i p\u00ebrhapur nga nd\u00ebrtuesit informal\u00eb. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument q\u00eb vlen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar shkall\u00ebn e d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit. Jo p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar paligjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo qeveri ka d\u00ebshtuar, ashtu si ajo para saj, p\u00ebr t\u00eb ruajtur territorin, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhet ta dor\u00ebzoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, banor\u00ebt e Thethit kan\u00eb nisur t\u00eb ndajn\u00eb mes tyre p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe pasojat.<\/p>\n<p>Disa e ndiejn\u00eb veten t\u00eb tradhtuar. Disa t\u00eb tjer\u00eb i konsiderojn\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje si sulm ndaj fshatit. Ka edhe nga ata q\u00eb e interpretojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si padrejt\u00ebsi krahasuar me m\u00ebnyr\u00ebn se si shteti trajton nd\u00ebrtimet n\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha si Tirana, apo bregdeti jugor.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb krahasimi. \u00cbsht\u00eb mungesa e nj\u00eb vizioni t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Thethi nuk ka asnj\u00eb plan zhvillimi t\u00eb miratuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se ku lejohet nd\u00ebrtimi, \u00e7far\u00eb lloj nd\u00ebrtimi lejohet dhe si do t\u00eb zhvillohet infrastruktura. Nuk ka rrjet kanalizimesh. Nuk ka rrjet modern t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm. Nuk ka sistem t\u00eb mbrojtjes mjedisore. Dhe megjithat\u00eb, ngrihen bujtina, vendosen kontenjer\u00eb, ngjiten tarraca.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb planifikimit, vet\u00eb banor\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb improvizojn\u00eb. Disa e b\u00ebjn\u00eb me ndershm\u00ebri. T\u00eb tjer\u00eb me ciniz\u00ebm. Disa p\u00ebr t\u00eb jetuar. Disa p\u00ebr t\u00eb fituar. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos, humb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: Identiteti.<\/p>\n<p>Thethi nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb fshat i zakonsh\u00ebm. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm nj\u00eb bashkie. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me trash\u00ebgimi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme natyrore, kulturore dhe historike. Nj\u00eb model p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, jo nj\u00eb laborator p\u00ebr rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb ligj\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00ebse Qeveria d\u00ebshiron t\u00eb ndihmoj\u00eb realisht banor\u00ebt e Thethit, duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qart\u00eb ligjor dhe financiar q\u00eb lejon nd\u00ebrtimin vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ofroj\u00eb kredi t\u00eb buta p\u00ebr rind\u00ebrtim tradicional. Mund t\u00eb subvencionoj\u00eb rikonstruksionin e bujtinave ekzistuese. Por nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb vet\u00ebm me buldozer\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse pas buldozerit, do t\u00eb mbeten rr\u00ebnojat. Dhe n\u00ebse nuk nd\u00ebrtohet nj\u00eb strategji, rr\u00ebnojat do mbushen s\u00ebrish nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. Ndoshta me nj\u00eb \u201czgjidhje t\u00eb re\u201d. Me nj\u00eb kontejner tjet\u00ebr. Me nj\u00eb premtim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb Theth, nd\u00ebrsa pluhuri i buldozer\u00ebve ende nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe turist\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb Kish\u00ebn mes kontejner\u00ebve, banor\u00ebt flasin p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen si p\u00ebr nj\u00eb \u00e7lirim.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri na shp\u00ebtoi\u201d, thon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe nj\u00ebher\u00eb na kthyen Thethin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku shteti nd\u00ebrhyn vet\u00ebm kur gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar, edhe vonesa quhet sukses.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb fshatit, kontejneri p\u00ebrball\u00eb Kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ende aty.<\/p>\n<p>Snajperisti nuk ka folur.<\/p>\n<p>Nuk ka k\u00ebrkuar falje.<\/p>\n<p>As t\u00eb tjer\u00ebt nuk k\u00ebrkuan falje.<\/p>\n<p>Nuk ka l\u00ebvizur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ai nuk pati nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtoi vet\u00ebm aq sa duhej p\u00ebr t\u00eb provuar se ligji mund t\u00eb goditet pa zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe tani, nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb nuk e ndjeu veten fajtor.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse edhe kjo her\u00eb d\u00ebshton, at\u00ebher\u00eb Thethi nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb fshat i shenjt\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zon\u00eb e humbur, q\u00eb e nis\u00ebn me Kull\u00eb dhe e mbyll\u00ebn me baraka.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/baton-haxhiu-si-e-mbuloi-kisha-nje-snajperist-dhe-si-u-kthye-thethi-ne-simbol-te-kapitullimit-te-shtetit\/\">Baton Haxhiu: Si e mbuloi Kisha nj\u00eb snajperist dhe si u kthye Thethi n\u00eb simbol t\u00eb kapitullimit t\u00eb shtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb prej fshatrave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik\u00eb dhe natyror\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb snajperist n\u00eb pension vendosi nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebrball\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Thethit. Jo rast\u00ebsisht. Ai kishte p\u00ebrvoj\u00ebn dhe vet\u00ebbesimin e sakt\u00ebsis\u00eb absolute. Thuhej dikur se godiste me sakt\u00ebsi nga 2000 metra larg. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr pushk\u00eb. Mjaftoi nj\u00eb kontejner, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31288","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31288\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}