{"id":31219,"date":"2025-07-15T17:53:32","date_gmt":"2025-07-15T17:53:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/vrasjet-me-pagese-deshmia-e-plote-e-skerdi-tases-200-mije-euro-per-koken-e-dhendrit-te-qazim-sejdinit\/"},"modified":"2025-07-15T17:53:32","modified_gmt":"2025-07-15T17:53:32","slug":"vrasjet-me-pagese-deshmia-e-plote-e-skerdi-tases-200-mije-euro-per-koken-e-dhendrit-te-qazim-sejdinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/vrasjet-me-pagese-deshmia-e-plote-e-skerdi-tases-200-mije-euro-per-koken-e-dhendrit-te-qazim-sejdinit\/","title":{"rendered":"Vrasjet me pages\u00eb\/ D\u00ebshmia e plot\u00eb e Skerdi Tases: 200 mij\u00eb euro p\u00ebr kok\u00ebn e dh\u00ebndrit t\u00eb Qazim Sejdinit"},"content":{"rendered":"<p>Skerdi Tase, i penduari i tret\u00eb n\u00eb dosjen e bujshme \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, ku tha se ishte p\u00ebrhapur fjala se \u00c7apjat ofronin 200 mij\u00eb euro p\u00ebr kok\u00ebn e dh\u00ebndrit t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Elbasanit, Qazim Sejdinit.<\/p>\n<p>Tase ka rr\u00ebfyer disa ndjekjet e shumta q\u00eb u b\u00ebnin \u2018viktimave\u2019 p\u00ebrpara se t\u00eb vepronin.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga diskutimi:<\/p>\n<p>Skerdi Tasi: Henriku m\u00eb ka treguar q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb 2 her\u00eb atentat Filip Gjeloshit, p\u00ebr t\u00eb dyja rastet ka d\u00ebshtuar. Personi i njohur Ton, kishte patur p\u00ebrplasje me Henrikun pasi i kishte k\u00ebrkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kil\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr atentatin e Mash\u00ebs, Henriku m\u00eb tha q\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga dikush tjet\u00ebr, nga Sandri sakati. Pas k\u00ebsaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonj\u00ebher\u00eb derisa jam arrestuar.<\/p>\n<p>Kishim informacion p\u00ebr Oti Kil\u00ebn, e ruajt\u00ebm por nuk gjet\u00ebm ndonj\u00eb rast t\u00eb vepronim. P\u00ebr ta ndjekur nuk mernim arm\u00eb me vete. Henriku ishte urdh\u00ebruar nga Nuredini p\u00ebr vrasjen e Oti Kil\u00ebs n\u00eb Elbasan kundrejt pages\u00ebs 60 mij\u00eb euro. Ne ruanim Dine \u00c7anin, Lulzim Mash\u00ebn dhe Oti Hil\u00ebn dhe k\u00eb t\u00eb mundnim t\u00eb parin.<\/p>\n<p>Dine \u00c7anin e kemi ruajtur p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb atentat edhe me snajp\u00ebr.\u00a0 Shkuam me Nuredinin n\u00eb Bathore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb makin\u00ebn BM\u00cb p\u00ebr t\u00eb kryer atentatin, por s\u2019m\u00eb njoftuan p\u00ebr ta kryer, vet\u00ebm e pash\u00eb n\u00eb TV q\u00eb ishin arrestuar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb atentatin e Ramazanit kam marr\u00eb 25 mij\u00eb euro. Te vrasja e Lulzim Mash\u00ebs kam p\u00ebrdorur arm\u00ebn Scorpions q\u00eb ma kishte dh\u00ebn\u00eb Sand\u00ebr Baho. Lum Frroku dhe Mir Bo\u00e7i ishin shok\u00ebt tan\u00eb q\u00eb rrinin n\u00eb Sh\u00ebngjin. Vendos\u00ebm t\u00eb iknim n\u00eb Valbon\u00eb ku ishin ata, un\u00eb, Henriku dhe nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur shkuam n\u00eb Tropoj\u00eb, Henriku ishte i shqet\u00ebsuar, ai m\u00eb tha q\u00eb ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia. V\u00ebllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni n\u00eb aktivitetet e t\u00eb v\u00ebllait, p\u00ebr Gori\u00e7in, Beharin.<\/p>\n<p>Avokati Aldo Shk\u00ebmbi: Dh\u00ebndrin e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan e njihni?<\/p>\n<p>Skerdi Tasi: E kam d\u00ebgjuar nga Nuredini, n\u00eb 2020, u diskutua q\u00eb \u00c7apjat ishin gati t\u00eb jepnin 200 mij\u00eb euro p\u00ebr dh\u00ebndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.<\/p>\n<p>U la si pas dore n\u00eb fillim, pastaj ky person u arrestua. Porosit\u00ebsi i Beharit n\u00eb atentatin e par\u00eb premtou 50-60 mij\u00eb euro dhe te i dyti 80 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Avokati Aldo Shk\u00ebmbi: P\u00ebr \u00e7far\u00eb periudhe \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr Sanxhaktarin?<\/p>\n<p>Skerdi Tasi: N\u00eb maj 2020, Nuredini kishte marr\u00eb urdh\u00ebr, p\u00ebr vrasjen, un\u00eb u pyeta n\u00ebse doja t\u00eb merrja pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Nuredini m\u00eb tha q\u00eb \u00c7apjat kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 200 mij\u00eb euro p\u00ebr dh\u00ebndrin e Sejdinit. Un\u00eb thash\u00eb jam dakord t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Nuk kishim arritur deri n\u00eb detajet p\u00ebr t\u00eb vendosur rolin n\u00eb atentat.<\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm bised\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si pun\u00eb. Bledar Mu\u00e7a ishte shok i ngusht\u00eb i \u00c7apjave. Henriku nuk kishte kontakt me \u00c7apjat.<\/p>\n<p>\u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, nj\u00eb prej gjyqeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, mori d\u00ebshmin\u00eb e t\u00eb penduarit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Skerdi Tase, pas rr\u00ebfimeve voluminoze t\u00eb Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt n\u00eb seanca maraton\u00eb. Dinamik\u00ebn e ngjarjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kriminale, t\u00eb cilat SPAK i ka zbardhur, i konfirmon edhe Tase. Atentati i 2017-\u00ebs ndaj Aredin Beharit ishte pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e rr\u00ebfimit.<\/p>\n<p>\u201cHenriku kishte siguruar nj\u00eb makin\u00eb, arm\u00ebt dhe i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje. Dit\u00ebn e ekzekutimit, Henriku m\u00eb tha se porosit\u00ebsi e kishte marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cPse po e vononi at\u00eb pun\u00eb?\u201d I shkuam n\u00eb lokal p\u00ebr ta q\u00eblluar, por ai u fut posht\u00eb tavolin\u00ebs dhe m\u00eb pas brenda n\u00eb lokal. Un\u00eb nuk u futa m\u00eb tej, sepse isha pa doreza.\u201d, deklaron Tase.<\/p>\n<p>Behari kishte shp\u00ebtuar, plumbat nuk e kap\u00ebn. K\u00ebtu nisi konflikti mes dy miqve bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb krim.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllova nj\u00eb bresh\u00ebri, Aredini u fut posht\u00eb nj\u00eb tavoline. M\u00eb priste Henriku 100 metra m\u00eb larg. Un\u00eb mendova se e kisha vrar\u00eb. Kaluam mbi \u201cGjanic\u00eb\u201d, hodh\u00ebm edhe arm\u00ebn \u201cScorpion\u201d. Debatuam q\u00eb nuk u krye vrasja. Henriku m\u00eb tha: \u201cPse e more p\u00ebrsip\u00ebr, kur s\u2019e b\u00ebre dot,\u201d pasi Aredini kishte th\u00ebn\u00eb emrin e porosit\u00ebsit n\u00eb polici. Quhej Albert Pashaj. Henriku ishte pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Personi q\u00eb iu b\u00eb atentati kishte treguar se ku dyshonte.\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Albert Pashaj nuk t\u00ebrhiqej p\u00ebr vrasjen e Aredin Beharit, p\u00ebr nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 2019-\u00ebn ofroi mij\u00ebra euro, por s\u00ebrish kallashi ngeci.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb total do merrnim 80 mij\u00eb euro, pak a shum\u00eb. Ai b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjtat l\u00ebvizje q\u00eb kishim v\u00ebn\u00eb tek atentati i par\u00eb. N\u00eb muajin prill nga ora 9-10 e dark\u00ebs, sa doli nga lokali dhe po shkonte p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, ishte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Iu afruam me makin\u00eb. Kur Riku q\u00eblloi, pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku s\u00ebrish m\u00eb b\u00ebri fajtor mua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKu e gjete k\u00ebt\u00eb kallash q\u00eb ngec?\u201d E dogj\u00ebm prap\u00eb makin\u00ebn bashk\u00eb me kallashin dhe u larguam.\u201d, u shpreh Tase.<\/p>\n<p>Viron Tavanxhiu i ofroi nj\u00eb tjet\u00ebr ujdi p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje, k\u00ebsaj here me porosi t\u00eb Renato \u00c7amit do t\u00eb eliminohej Agim Bori\u00e7i, p\u00ebr t\u00eb cilin iu ofrua nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>\u201cAgim Bori\u00e7in e kemi ndjekur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi m\u00eb k\u00ebrkoi si nder\u00eb vrasjen e Bori\u00e7it, m\u00eb premtoi nj\u00eb hyrje n\u00eb Fier dhe disa lek\u00eb. Henriku tha: \u201cE b\u00ebj p\u00ebr nder t\u00eb Vironit,\u201d sepse ishin shok\u00eb\u201d, tregoi Tase n\u00eb GJKKO.<\/p>\n<p>Por edhe atentati ndaj Bori\u00e7it d\u00ebshtoi. Pavar\u00ebsisht se q\u00eblluan t\u00eb dy me Henrikun, asnj\u00eb plumb nuk e kapi. Skerdi Tase e pati nj\u00eb rr\u00ebfim edhe p\u00ebr dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, teksa n\u00eb rr\u00ebfimin e tij zbulon inkriminimin e policis\u00eb s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>\u201cMe Henrikun pothuajse takohesha p\u00ebrdit\u00eb, nuk dija asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Vironi m\u00eb kishte treguar q\u00eb merrej me atentate. Vet\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr nj\u00eb vrasje n\u00eb Itali. Dija q\u00eb merrej me prostitucion dhe drog\u00eb. Vironi, edhe pse ishte n\u00eb k\u00ebrkim nga Interpoli, nuk ruhej shum\u00eb kishte njohje n\u00eb polici, e njoftonin. \u201c, ka deklaruar Tase.<\/p>\n<p>Skerdi Tase tha se i ishte ofruar t\u00eb merrte pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb v\u00ebllain e Talo \u00c7el\u00ebs, Bujar \u00c7el\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb kishte marr\u00eb edhe 5 mij\u00eb euro kapar por kishin preferuar t\u00eb mos e kryenin vrasjen. Nj\u00eb vrasje t\u00eb bujshme dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb realizuar ishte ajo ndaj Emiljano Ramazanit, p\u00ebr eliminimin e t\u00eb cilit u p\u00ebrfshi edhe Nuredin Dumani.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mij\u00eb euro, k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shkonim p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb Elbasan. Makin\u00ebn e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 arm\u00eb, 2 kallash e 2 pistoleta. E lam\u00eb kur t\u00eb vinte tek sht\u00ebpia, e pritem tek pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e q\u00ebllova disa her\u00eb, n\u00eb koke dhe n\u00eb qafe me pistolet\u00eb. Kam marr\u00eb 23 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen edhe pse sipas muhabeteve na binte nga 60 mije. Leket i ka sjell nj\u00eb grua, Klara, Henriku m\u00eb tha emrin e saj\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Skerdi Tase, i njohur si pjes\u00eb e grupit t\u00eb vras\u00ebsve me pages\u00eb t\u00eb Nuredin Dumanit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb prej korrikut 2023.<\/p>\n<p>Skerdi Tase vazhdon d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb GJKKO, ku ka treguar edhe p\u00ebr atentatin ndaj Lulzim Mash\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022. Tase thot\u00eb se porosit\u00ebsi kishte k\u00ebrkuar \u2018kok\u00ebn\u2019 e t\u00eb birit, por p\u00ebr shkak se nuk e kishin gjetur dot, kishte urdh\u00ebruar vrasjen e t\u00eb atit. Ai tregon se n\u00eb momentin q\u00eb ka q\u00eblluar ndaj tij i ka ngecur s\u00ebrish arma dhe Masha ka arritur q\u00eb t\u00eb largohet duke i dh\u00ebn\u00eb gaz automjetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr kok\u00ebn e Mash\u00ebs i kishin premtuar 80 mij\u00eb euro, 40 p\u00ebr Tasen dhe 40 p\u00ebr Henrik Hoxhajn. B\u00ebn me dije gjithashtu se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kishin marr\u00eb edhe \u2018porosi\u2019 t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Dine \u00c7amin dhe Oti Kilen.<\/p>\n<p>\u201cPastaj Henriku kishte nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. Kishte n\u00eb telefon foton e djalit t\u00eb Lulzim Mash\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje mor\u00ebm nj\u00eb motor dhe nj\u00eb arm\u00eb, djalin s\u2019po e gjenim dhe Henriku m\u00eb tha q\u00eb porosit\u00ebsi thot\u00eb q\u00eb meq\u00eb s\u2019po e gjeni at\u00eb, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mash\u00ebs, n\u00eb ish-bllok. Kur vendos\u00ebm p\u00ebr babain, e lam\u00eb ta b\u00ebnim rrug\u00ebs kur shkonte tek shkolla private. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ne kishim porosi p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb edhe Dine \u00c7amin dhe Oti Kilen.<\/p>\n<p>Vendos\u00ebm q\u00eb motori nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen dhe mor\u00ebm nj\u00eb Golf 4 nga Nuredini. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shkuam n\u00eb Kosov\u00eb, takuam Nuredinin dhe fol\u00ebm p\u00ebr ngjarjen. Na dha nj\u00eb pistolet\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr ndjekjen e Lulzim Mash\u00ebs na ndihmonte nj\u00eb person q\u00eb quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek sht\u00ebpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Dit\u00ebn e ngjarjes m\u00eb la Henriku tek kthesa prita Lulzimin. Sa e pash\u00eb i gjuajta por m\u00eb ngeci arma. Lulzimi i dha gaz p\u00ebr nga shkolla, kalova rrug\u00ebn, autostrad\u00ebn p\u00ebr nga Liqeni i That\u00eb. Pastaj shkuam n\u00eb Fier, Henriku m\u00eb tha se kishte gjetur nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb shokun e \u201cBen Qimes\u201d. P\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Lulzim Mash\u00ebn na ishte premtuar 80 mij\u00eb euro, 40 mij\u00eb un\u00eb dhe 40 mij\u00eb Henriku\u201d, ka deklaruar Tase.<\/p>\n<p>Skerdi Tase ka rr\u00ebfyer gjithashtu edhe se si vendos\u00ebn tritol n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Talo \u00c7el\u00ebs me q\u00ebllim shembjen e saj. Ai thot\u00eb se Nuredin Dumani iu kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00eb banes\u00eb nuk jetonte njeri, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2 kg l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse, thot\u00eb se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fush\u00eb-Kruja.<\/p>\n<p>\u201cMor\u00ebm p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb vendosnim tritolin tek sht\u00ebpia e Talo \u00c7el\u00ebs, e solli Besian Xhixha nga Fush\u00eb-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndar\u00eb n\u00eb disa copa. Pas vrasjes s\u00eb Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s\u2019e mbaj mend pinin q\u00eb kam pasur. P\u00ebr tek sht\u00ebpia e Talo \u00c7el\u00ebs m\u00eb orientoi nj\u00eb person, i th\u00ebrrasin \u201c\u00e7ami\u201d, q\u00eb na tregoi rrug\u00ebn, i vura tek kolonat e katit t\u00eb par\u00eb. Ideja ishte q\u00eb duhej shembur sht\u00ebpia, por nuk ndodhi pasi dy kall\u00ebpet nuk plas\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Ne e dinim nga Nuredini q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nuk banonte njeri. Un\u00eb mora 3 mij\u00eb euro pasi puna nuk u b\u00eb si\u00e7 duhet.\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Skerdi Tase rr\u00ebfeu edhe p\u00ebr vrasjen e Emiljano Ramazanit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020. Ai tregon se do t\u00eb merrnin 130 mij\u00eb euro dhe se makin\u00ebn e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb atentatit, ai thot\u00eb se shkonin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb Elbasan, dhe p\u00ebrdornin automjete me qira.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Tregon gjithashtu dhe se pasi kryen vrasjen, arm\u00ebt e krimit e kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend specifik q\u00eb kishte k\u00ebrkuar Dumani, pasi donin q\u00eb t\u00eb akuzonin dik\u00eb tjet\u00ebr. Parat\u00eb e vrasjes, thot\u00eb ai, ua kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb grua.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mij\u00eb euro, k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shkonim p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb Elbasan, p\u00ebrdornim makina me qira. Makin\u00ebn e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 arm\u00eb, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Dit\u00ebn e ngjarjes jemi nisur her\u00ebt p\u00ebr Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini \u2018\u00ebsht\u00eb n\u00eb palest\u00ebr, \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb atje\u2019. N\u00eb palest\u00ebr nuk na u duk e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ta vrar\u00eb, dhe e lam\u00eb kur t\u00eb vinte tek sht\u00ebpia, e prit\u00ebm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e q\u00ebllova disa her\u00eb n\u00eb kok\u00eb e qaf\u00eb me pistolet\u00eb. Dogj\u00ebm makin\u00eb\u00a0 dhe u larguam me makin\u00ebn me qira q\u00eb kishim ardhur nga Tirana. I ram\u00eb nga Rrogozhina. Arm\u00ebt e krimit e lam\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend rrug\u00ebs q\u00eb e dinte Nuredini pasi do vendosej diku p\u00ebr t\u00eb akuzuar nj\u00eb person tjet\u00ebr. Kam marr\u00eb 23 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mij\u00eb. Lek\u00ebt i ka sjell\u00eb nj\u00eb grua, Klara. Henriku m\u00eb tha emrin e saj\u201d, thot\u00eb Tase.<\/p>\n<p>Skerdi Tase tregon se nga vrasja e Bujar \u00c7el\u00ebs ishin t\u00ebrhequr pasi mjeti q\u00eb do p\u00ebrdornin ishte identifikuar si i dyshimt\u00eb. Sipas tij, Nuredin Dumani kishte m\u00ebsuar p\u00ebrmes radios s\u00eb policis\u00eb se targa e automjetit ishte e dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPastaj vendos\u00ebm t\u00eb merrnim pjes\u00eb tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi p\u00ebr Bujar \u00c7el\u00ebn, teksa po e ruanim nj\u00ebher\u00eb na u identifikua makina Passat q\u00eb do p\u00ebrdornim. Nuredini e d\u00ebgjoi n\u00eb radion e policis\u00eb q\u00eb u dha si targ\u00eb e dyshimt\u00eb.\u201d, thot\u00eb Tase.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vrasjet-me-pagese-deshmia-e-plote-e-skerdi-tases-200-mije-euro-per-koken-e-dhendrit-te-qazim-sejdinit\/\">Vrasjet me pages\u00eb\/ D\u00ebshmia e plot\u00eb e Skerdi Tases: 200 mij\u00eb euro p\u00ebr kok\u00ebn e dh\u00ebndrit t\u00eb Qazim Sejdinit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skerdi Tase, i penduari i tret\u00eb n\u00eb dosjen e bujshme \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, ku tha se ishte p\u00ebrhapur fjala se \u00c7apjat ofronin 200 mij\u00eb euro p\u00ebr kok\u00ebn e dh\u00ebndrit t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Elbasanit, Qazim Sejdinit. Tase ka rr\u00ebfyer disa ndjekjet e shumta q\u00eb u b\u00ebnin \u2018viktimave\u2019 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31219","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31219\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}