{"id":31197,"date":"2025-07-15T13:57:36","date_gmt":"2025-07-15T13:57:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/spak-con-per-gjykim-ish-deputetin-e-ps-jurgis-cyrbjen-dhe-shefin-e-tij-altin-hajrin\/"},"modified":"2025-07-15T13:57:36","modified_gmt":"2025-07-15T13:57:36","slug":"spak-con-per-gjykim-ish-deputetin-e-ps-jurgis-cyrbjen-dhe-shefin-e-tij-altin-hajrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/spak-con-per-gjykim-ish-deputetin-e-ps-jurgis-cyrbjen-dhe-shefin-e-tij-altin-hajrin\/","title":{"rendered":"SPAK \u00e7on p\u00ebr gjykim ish-deputetin e PS, Jurgis \u00c7yrbjen dhe shefin e tij, Altin Hajrin"},"content":{"rendered":"<p class=\"p3\">Prokuroria e Posa\u00e7me ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim tre shtetas t\u00eb akuzuar p\u00ebr rrjedhje t\u00eb informacioneve t\u00eb klasifikuara dhe korrupsion n\u00eb zgjedhje. Mes t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb edhe Jurgis \u00c7yrbja, ish-deputet i Kuvendit, i akuzuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb transmetimin e sekreteve shtet\u00ebrore, p\u00ebrkrahje t\u00eb personave n\u00eb k\u00ebrkim dhe korrupsion aktiv elektoral. Hetimet zbuluan p\u00ebrdorimin e platformave t\u00eb enkriptuara si \u201cSkyECC\u201d dhe \u201cMatrix\u201d p\u00ebr koordinimin e veprimtarive t\u00eb paligjshme, nd\u00ebrsa nga p\u00ebrgjimet kuptohej se ishte Altin Hajri nj\u00eb nga personat q\u00eb garantoi kandidimin e Jurgis \u00c7yrbjes n\u00eb listat e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p><strong>SPAK d\u00ebrgon p\u00ebr gjykim tre t\u00eb pandehur p\u00ebr rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion n\u00eb zgjedhje<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe d\u00ebrgoi pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal Nr. 93\/1 t\u00eb vitit 2024, n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve:<\/p>\n<p>1. Jurgis \u00c7yrbja i akuzuar p\u00ebr konsumimin e element\u00ebve t\u00eb veprave penale:<\/p>\n<p>i. \u201cTregim i sekretit shtet\u00ebror nga shtetasit\u201d, kryer m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb her\u00eb (n\u00eb episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 295\/1 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>ii. \u201cP\u00ebrkrahje e autorit t\u00eb krimit\u201d, kryer m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb her\u00eb (n\u00eb episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 302\/1\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>iii. \u201cTregim i sekretit shtet\u00ebror nga shtetasit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (n\u00eb episodin e dat\u00ebs 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295\/1 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>iv. \u201cP\u00ebrkrahje e autorit t\u00eb krimit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (n\u00eb episodin e dat\u00ebs 6.3.2021) parashikuar nga nenet 302\/1 e 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>v. \u201cKorrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (n\u00eb periudh\u00ebn mes datave 5.3.2021-8.3.2021).<\/p>\n<p>2. Ahmet Masha, i akuzuar p\u00ebr konsumimin e element\u00ebve t\u00eb veprave penale:<\/p>\n<p>i. \u201cTregim i sekretit shtet\u00ebror nga shtetasit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (n\u00eb episodin e dat\u00ebs 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295\/1 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>ii. \u201cP\u00ebrkrahje e autorit t\u00eb krimit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (n\u00eb episodin e dat\u00ebs 6.3.2021), parashikuar nga nenet 302\/1 e 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>3. Altin Hajri, i akuzuar p\u00ebr konsumimin e element\u00ebve t\u00eb veprave penale t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>i. \u201cKorrupsion pasiv n\u00eb zgjedhje\u201d, parashikuar nga neni 328\/b i Kodit Penal (n\u00eb periudh\u00ebn midis datave 1.12.2020 \u2013 8.3.2021)<\/p>\n<p>ii. \u201cTregim i sekretit shtet\u00ebror nga shtetasit\u201d, parashikuar nga neni 295\/1 i Kodit Penal (n\u00eb episodin e dat\u00ebs 1.5.2020).<\/p>\n<p>Nga aktet e administruara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, ka rezultuar e provuar se t\u00eb pandehurit; Jurgis \u00c7yrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb koordinuar aktivitete t\u00eb ndryshme kriminale edhe p\u00ebrmes komunikimeve n\u00eb platform\u00ebn e enkriptuar \u201cSkyEcc\u201d. I pandehuri Altin Hajri ka qen\u00eb p\u00ebrdorues edhe i platform\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb enkriptuar, \u201cMatrix\u201d.<\/p>\n<p>Nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve t\u00eb kryera hetimore, ka rezultuar e provuar se t\u00eb pandehurit n\u00eb 8 (tet\u00eb) episode t\u00eb ndryshme, gjat\u00eb periudh\u00ebs 1.5.2020 deri n\u00eb dat\u00eb 8.3.2021, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sistemin \u201cTIMS\u201d, mbi nj\u00eb person t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, si edhe t\u00eb disa informacioneve sekrete t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. K\u00ebto informacione lidheshin me planet e saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe n\u00eb Qarkun e Durr\u00ebsit, p\u00ebr kapjen e personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, p\u00ebr kryerjen e element\u00ebve t\u00eb veprave penale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto informacione q\u00eb u siguruan nga t\u00eb pandehurit, u jan\u00eb transmetuar personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, duke konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cTregim i sekretit shtet\u00ebror nga shtetasit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 295\/1 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, komunikimet q\u00eb t\u00eb pandehurit kan\u00eb zhvilluar me bashk\u00ebbiseduesit e tyre, p\u00ebrmes aplikacionit t\u00eb enkriptuar \u201cSkyEcc\u201d, (konfirmuar dhe nga aktet e dosjes se ishte persona t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar), u kan\u00eb sh\u00ebrbyer si nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb fshehur dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar kapjes apo arrestimit nga strukturat e policis\u00eb, duke konsumuar edhe element\u00ebt e vepr\u00ebs penale, \u201cP\u00ebrkrahje e autorit t\u00eb krimit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 302\/1 e 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga analiza e komunikimeve t\u00eb platformave t\u00eb enkriptuara \u201cSkyECC\u201d dhe \u201cMatrix\u201d ka rezultuar se i pandehuri, Jurgis \u00c7yrbja, gjat\u00eb periudh\u00ebs objekt hetimi ka qen\u00eb i zgjedhur deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (n\u00eb legjislatur\u00ebn 2017-2021), por \u00ebsht\u00eb zgjedhur deputet edhe n\u00eb legjislatur\u00ebn, 2021-2025, deri n\u00eb momentin e depozitimit t\u00eb dor\u00ebheqjes (dat\u00eb 9 tetor 2024).<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn objekt hetimi, ky i pandehur ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb miq\u00ebsore me t\u00eb pandehurin, Altin Hajri, (person i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kryerjen e veprave shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda penale).<\/p>\n<p>I pandehuri Jurgis \u00c7yrbja, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb funksionit si deputet, i ka ofruar dhe premtuar t\u00eb pandehurit, Altin Hajri, se do t\u00eb ushtronte ndikim tek agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit (polici dhe prokurori), n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes elektorale, duke konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cKorrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, i pandehuri Altin Hajri, duke pranuar favoret e ofruara nga ana e t\u00eb pandehurit Jurgis \u00c7yrbja, por n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votimit n\u00eb favor t\u00eb tij, si dhe angazhimit p\u00ebr t\u2019i siguar vota ka konsumuar element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cKorrupsion pasiv n\u00eb zgjedhje\u201d, parashikuar nga neni 328\/b i Kodit Penal.<\/p>\n<p>P\u00ebr interesa t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur ekzekutimi i let\u00ebrporosis\u00eb drejtuar autoriteteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb holandeze p\u00ebr disa p\u00ebrdorues t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb enkriptuar \u201cMatrix\u201d.<\/p>\n<p>Nga analizimi i disa prej komunikimeve, ka rezultuar e provuar se gjat\u00eb periudh\u00ebs tetor \u2013 dhjetor 2024, i pandehuri, Altin Hajri dhe bashk\u00ebbiseduesit e tij, diskutojn\u00eb lidhur me momentin e ekzekutimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal ndaj t\u00eb pandehurve: Jurgis \u00c7yrbja dhe Ahmet Masha, (dat\u00eb 20.10.2024 dhe n\u00eb vijim). Nga p\u00ebrmbajtja e komunikimeve evidentohet njohja mes t\u00eb pandehurve, pohimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb komunikimeve t\u00eb zhvilluara mes tyre me an\u00eb t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb enkriptuar \u201cSkyEcc\u201d, si dhe veprimet e paligjshme t\u00eb kryera n\u00eb episodet objekt akuze, ku jan\u00eb pohuar dhe vendtakimet q\u00eb kan\u00eb realizuar me punonj\u00ebsit e policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb informuar edhe p\u00ebr operacionet e zhvilluara p\u00ebr kapjen e personave n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Nga analiza e akteve t\u00eb administruara deri n\u00eb k\u00ebto momente, ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme, t\u00eb bazuara n\u00eb prova se funksionar\u00eb publik, n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb 8(tet\u00eb) raste, kan\u00eb zbuluar akte, t\u00eb p\u00ebrcaktuar si \u201csekret shtet\u00ebror\u201d nga ligji, pasi me p\u00ebrmbajtjen e tyre, rezulton se jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe t\u00eb pandehurit objekt gjykimi, duke konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cZbulim i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d, parashikuar nga neni 295\/a\/1 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim identifikimin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb t\u00eb pandehurve: Jurgis \u00c7yrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe t\u00eb funksionar\u00ebve publik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zbuluar akte t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ligji si \u201csekret sht\u00ebtor\u201d, Prokuroria e Posa\u00e7me ka proceduar me ndarjen e akteve t\u00eb procedimit penal, nr. 93\/1 t\u00eb vitit 2024 n\u00eb procedimin me nr. 93\/1.1 t\u00eb vitit 2025. Hetimet rreth k\u00ebtij procedimi vijojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim i ve\u00e7ant\u00eb u drejtohet autoriteteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb franceze, holandeze, belge, Eurojust dhe Europol, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe ndihmuar SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/15\/spak-con-per-gjykim-ish-deputetin-e-ps-jurgis-cyrbjen-dhe-shefin-e-tij-altin-hajrin\/\">SPAK \u00e7on p\u00ebr gjykim ish-deputetin e PS, Jurgis \u00c7yrbjen dhe shefin e tij, Altin Hajrin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim tre shtetas t\u00eb akuzuar p\u00ebr rrjedhje t\u00eb informacioneve t\u00eb klasifikuara dhe korrupsion n\u00eb zgjedhje. Mes t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb edhe Jurgis \u00c7yrbja, ish-deputet i Kuvendit, i akuzuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb transmetimin e sekreteve shtet\u00ebrore, p\u00ebrkrahje t\u00eb personave n\u00eb k\u00ebrkim dhe korrupsion aktiv elektoral. Hetimet zbuluan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31197","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31197\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}