{"id":31180,"date":"2025-07-15T13:59:36","date_gmt":"2025-07-15T13:59:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/anuela-hedh-2-5-miliarde-leke-tek-rrugica-e-viles-se-enverit-tek-ish-blloku-ia-xhiron-renido-petritajt\/"},"modified":"2025-07-15T13:59:36","modified_gmt":"2025-07-15T13:59:36","slug":"anuela-hedh-2-5-miliarde-leke-tek-rrugica-e-viles-se-enverit-tek-ish-blloku-ia-xhiron-renido-petritajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/anuela-hedh-2-5-miliarde-leke-tek-rrugica-e-viles-se-enverit-tek-ish-blloku-ia-xhiron-renido-petritajt\/","title":{"rendered":"Anuela hedh 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb tek rrugica e Vil\u00ebs s\u00eb Enverit tek ish-Blloku, ia xhiron Renido Petritajt"},"content":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr rrugicat e Ish-Bllokut an\u00ebs vil\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nuk mund t\u2019i asfaltoj\u00eb kushdo. Duhet nj\u00eb njeri i besuar q\u00eb t\u2019i marr\u00eb 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb asfaltoj\u00eb vet\u00ebm 363 met\u00ebr rrug\u00eb. Sado punime t\u00eb kryhen aty, nuk mund t\u00eb kushtoj\u00eb kaq shum\u00eb lek\u00eb. Jan\u00eb rrug\u00eb 3.7 metra t\u00eb gjera dhe trotuar 1.6 met\u00ebr n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Vaso Pash\u00ebs. Nj\u00eb njeri i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb hyn n\u00eb loj\u00eb gjithmon\u00eb si Joker n\u00eb dor\u00ebn e zyrtar\u00ebve t\u00eb tenderave, \u00ebsht\u00eb Renido Petritaj.<\/p>\n<p><strong>Anuel\u00ebs i val\u00ebvitet \u201cFlamuri i kuq\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Anuela Ristani, dora e fort\u00eb e Ram\u00ebs, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Erion Veliajn n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, e kishte t\u00eb qart\u00eb se kujt do t\u2019ia jepte tenderin. P\u00ebr Renidon, Anuela zgjodhi metod\u00ebn e zakonshme t\u00eb manipulimit t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201dk\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb klasifikuar ky tender nga Open Data Albania. Prandaj \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, ky \u00ebsht\u00eb tenderi i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me objekt: \u201cNd\u00ebrhyrje rehabilituese n\u00eb bllokun q\u00eb kufizohet nga rrug\u00ebt \u201cIbrahim Rrugova\u201d \u2013 \u201cNikolla Tupe\u201d \u2013 \u201cSami Frash\u00ebri\u201d -\u201cBrigada VIII\u201d (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb WALK 21).<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, burimi i financimit jan\u00eb t\u00eb ardhurat e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2025. Pra, parat\u00eb e taksapaguesve kryeqytetas q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb lagje me rrug\u00eb t\u00eb amortizuara (thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha zonat jasht\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl) do t\u00eb hidhen p\u00ebr t\u00eb rregulluar rrug\u00ebt q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek vila e Enver Hoxh\u00ebs. Rrug\u00ebt aty jan\u00eb sikur i ke shtruar sot dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb super tender. Por, Anuela me siguri nuk di gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga lart dhe ajo thjesht firmos tenderin p\u00ebr Renidon.<\/p>\n<p>Fondi limit q\u00eb i shkon n\u00eb llogari kompanis\u00eb \u201cRafin Company\u201d t\u00eb Renido Petritajt dhe partnerit t\u00eb tij \u201cNdergjoni\u201d i Xhetan Ndregjonit \u00ebsht\u00eb 246 602 671,00 lek\u00eb, pa llogaritur TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u njoftua nga Anuela Ristani n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 2 qershor 2025, data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 17 qershor 2025<\/p>\n<p>N\u00eb tender ishin 18 pjes\u00ebmarr\u00ebs, por komisioni i Anuel\u00ebs e eliminoi konkurrenc\u00ebn qysh n\u00eb fillim duke skualifikuar kompanit\u00eb me oferta m\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se dihej qysh m\u00eb par\u00eb fituesi i tenderit, kompani \u201cSENKA\u201d shpk e ka shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb duke b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb zero (0) lek\u00eb (nuk ka paraqitur asnj\u00eb nga dokumentet e k\u00ebrkuara).<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb kesh guxim prej t\u00eb korruptuari q\u00eb t\u00eb skualifikosh ofert\u00ebn e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik \u201cS.M.O.UNION\u201dsh.p.k &amp; \u201cJUNIK\u201d shpk me vler\u00eb 158,274,908 lek\u00eb pa TVSH, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e vog\u00ebl se sa propozimi i RAFIN COMPANY SHPK dhe NDREGJONI. K\u00ebta e kishin ofert\u00ebn 163 710 937,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Pa e zgjatur, Anuela zbatoi porosin\u00eb dhe m\u00eb 4 korrik 2025 e shpalli fitues Renido Petritajn.<\/p>\n<p><strong>Djaloshi q\u00eb po b\u00ebn miliona euro, e nisi me biznesin me 100 lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Biznesmeni i nd\u00ebrtimit Nefir Petritaj kontrollon 3 kompani bashk\u00eb me t\u00eb birin Renido Petritajn dhe t\u00eb bij\u00ebn Fabiol\u00ebn, p\u00ebrmes t\u00eb cilave kan\u00eb marr\u00eb tendera me vler\u00eb rreth 50 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Kompania kryesore \u00ebsht\u00eb 2 F Construcion LTD, me em\u00ebr t\u00eb ndryshuar n\u00eb Rafin Company, me pronar Renido Petritaj.<\/p>\n<p>Nga viti 2017 dhe deri m\u00eb tani, Renido Petritaj ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb rreth 70 tendera publik\u00eb, e vetme dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim. Nj\u00eb shif\u00ebr e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb e ka nisur nga zero n\u00eb 2017, me kapital 100 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb tenderave i ka marr\u00eb nga Bashkia e Tiran\u00ebs, n\u00ebn dyshime t\u00eb forta t\u00eb nj\u00eb lidhje klienteliste.<\/p>\n<p>Duke shqyrtuar dokumentet dhe procedurat tenderuese, rezulton se Renido Petritaj, i cili shfaq luksin, makina t\u00eb shtrenjta dhe b\u00ebn kurban\u00eb, ka fituar kontrata me \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d korrupsioni n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 31 janar 2022, Rafin Company mori tenderin me vler\u00eb 5 milion\u00eb euro p\u00ebr \u2018nd\u00ebrtim pedonale, pist\u00eb vrapimi dhe korsi bi\u00e7ikletash n\u00eb liqenin e Fark\u00ebs\u2019. Fituesi dyshohet se \u00ebsht\u00eb paracaktuar pasi kompanit\u00eb e tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb gar\u00eb si Varaku, Zdravo etj., nuk paraqit\u00ebn dokumentet m\u00eb elementare.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Rafin Company dhe Zdravo kishin fituar nj\u00eb tender po nga Bashkia Tiran\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje t\u00eb objekteve arsimore, pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb, pra me kompani q\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb procedura fiktivisht, Rafin Company mori edhe tenderin me vler\u00eb 3 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cRind\u00ebrtimin shkoll\u00ebs 9 vje\u00e7are \u201cLidhja e Prizrenit\u201d. Fasad\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kompanit\u00eb \u201cUdha\u201d dhe \u201cUl\u00ebza\u201d, t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb tendera t\u00eb tjer\u00eb nga e nj\u00ebjta nj\u00ebsi vendore, Bashkia Kam\u00ebz, q\u00eb i dha tenderin 3 milion\u00eb euro<\/p>\n<p>Me kompanin\u00eb \u201cUdha\u201d, \u201cRafin Company\u201d ka marr\u00eb nj\u00eb tender p\u00ebr rind\u00ebrtimin me vler\u00eb 4 milion\u00eb euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit\/<\/p>\n<p>Renido Petritaj ka fituar edhe tenderat mir\u00ebmbajtje e rrjetit elektrik, hidraulik dhe dyer t\u00eb brendshme n\u00eb Konviktet e Shkollave t\u00eb Mesme, Bashkia Tiran\u00eb, me vler\u00eb 350 mij\u00eb euro, si dhe tenderin p\u00ebr mir\u00ebmbajtje e thell\u00eb n\u00eb objekte publike, Bashkia Tiran\u00eb, me vler\u00eb 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 mars 2025, nj\u00eb tjet\u00ebr tender i dyshimt\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb duart e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve emra q\u00eb prej vitesh kontrollojn\u00eb fondet publike. Universiteti i Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i drejtuar nga rektori Xheladin Dra\u00e7ini dhe administratori Arlind Broci, shpall\u00ebn fituese kompanin\u00eb \u201cRAFIN COMPANY\u201d p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb Fakultetit t\u00eb Farmacis\u00eb dhe Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n<p>Kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur p\u00ebr 209,735,061 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH (ose rreth 2.5 milion\u00eb euro me TVSH), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fondi limit ishte 221,176,615 lek\u00eb pa TVSH. Pra, vlera fituese p\u00ebrfaq\u00ebson 94.8% t\u00eb fondit limit, nj\u00eb diferenc\u00eb fare e vog\u00ebl, e cila tregon munges\u00eb konkurrence.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb pes\u00eb kompani. Dy prej tyre kan\u00eb ofruar \u00e7mime duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, se ajo e \u201cRAFIN COMPANY\u201d, por p\u00ebr arsye t\u00eb paqarta nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, para arrestimit, Erion Veliaj, m\u00eb 24 janar 2025 i dhe Renidos edhe nj\u00eb dor\u00eb tjet\u00ebr lek\u00ebsh t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Ishin lek\u00eb p\u00ebr Renidon sepse puna q\u00eb k\u00ebrkohej nuk e justitifikonte tenderin.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 maj 2018 p\u00ebrfundoi rikonstruksioni i plot\u00eb i Amfiteatrit, n\u00eb dhjetor 2024 m\u00ebsuam nga Erion Veliaj se u dashkan hedhur lek\u00eb t\u00eb tjera, meqen\u00ebse paska hyr\u00eb \u201clag\u00ebshtira\u201d n\u00ebp\u00ebr dhoma! N\u00eb at\u00eb koh\u00eb amfiteatri u pajis edhe me sken\u00ebn, podiumin, dhomat e zhveshjes s\u00eb artist\u00ebve, gjithashtu edhe me sall\u00ebn teknike nga ku projektohet n\u00eb sken\u00eb. Erion Veliaj p\u00ebr t\u00eb favorizuar Renido Petritajn fshin nga gara 3\u00a0 kompani. Biznesmenit t\u00eb ri nga Skrapari i ishin rezervuar 132 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr bojatisjen e dy dhomave t\u00eb Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Porosia e Veliajt \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nd\u00ebrmarrjet e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Drejtoresha e agjencis\u00eb, Anisa Ruseti, t\u00eb pakt\u00ebn sipas letrave, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me organizimin e prokurimit, sidomos me justifikimin e fondit limit, preventivin, kalendarin e punimeve, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb k\u00ebto para nga arka e bashkis\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cRikonstruksion i ambienteve t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb funksion t\u00eb amfiteatrit\u201d me fondin limit 13 257 948,00 lek\u00eb pa llogaritur TVSH.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb e thjesht\u00eb deri n\u00eb 23 vje\u00e7 nuk arrijn\u00eb as t\u00eb mbyllin studimet e larta, nd\u00ebrsa Renido n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb krijoi kompanin\u00eb \u201c2F CONSTRUCTION LTD\u201d sot\u00a0 RAFIN COMPANY SHPK. E nis me investimin 100 lek\u00eb dhe sot luan me miliona euro q\u00eb i p\u00ebrfiton nga tenderat e Lali Erit dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse pa eksperienc\u00eb dhe pa kapital, n\u00eb vitin 2017 xhiroja vjetore shkon 1 milion\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 dyfishon xhiron vjetore, duke sh\u00ebnuar kulmin n\u00eb 2020, ku ka marr\u00eb miliona euro tender\u00eb, me procedura t\u00eb dyshimta dhe klienteliste, duksh\u00ebm korruptive. Tender\u00ebt e dyshimt\u00eb reflektohen edhe n\u00eb rritjen e kapitalit themeltar t\u00eb kompanis\u00eb nga 100 lek\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb mbi 200 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Erion Veliaj e ka furnizuar Petritajn me fonde duke e favorizuar hapur. Ky tender me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d m\u00eb posht\u00eb, me vler\u00eb 624 milion\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb RAFIN COMPANY n\u00eb qershor 2024, nga Bashkia Tiran\u00eb. Tenderi ka p\u00ebr objekt: \u201cSh\u00ebrbime p\u00ebr mir\u00ebmbajtje t\u00eb objekteve specifike\u201d.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023, i dha Renidos tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs n\u00eb garnizonin Sk\u00ebnderbej\u201d me num\u00ebr reference REF-85600-10-27-2023 dhe me fond limit n\u00eb vler\u00ebn 216,937,400 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose gati 2.6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH.<\/p>\n<p>Vihet re se, ndon\u00ebse fituese \u00ebsht\u00eb shpallur kompania e Renido Petritaj, 6 kompani t\u00eb tjera kan\u00eb ofruar shifra m\u00eb t\u00eb vogla dhe nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. RAFIN COMPANY e Petritajt u shpall fituese p\u00ebr vler\u00ebn 170,619,035 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose rreth 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH. Ajo garoi si bashkim operator\u00ebsh me kompanin\u00eb tjet\u00ebr NDREGJONI n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Xhetan Ndregjoni.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpunim n\u00eb tuf\u00ebn e \u201cpeshkaqen\u00ebve\u201d t\u00eb tenderave<\/strong><\/p>\n<p>Partneri tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Xhetan Ndregjoni. Bashkia Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nyja e lidhjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit mesa tyre. \u00a0Ndregjoni ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt me drejtor\u00ebt e Erion Veliajt q\u00eb u arrestuan p\u00ebr korrupsionin me kompanin\u00eb 5D.<\/p>\n<p>Tenderat e m\u00ebdhenj, 5D, edhe p\u00ebr shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me mbi 15 kompani t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb \u2018pjes\u00ebn e luanit\u2019, edhe p\u00ebr shkak se kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kryejn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb punimeve si kompani t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb konsoliduara. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cNdregjoni\u201d shpk.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ndregjoni \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb koncesione dhe transaksione q\u00eb lind\u00ebn nga korrupsioni n\u00eb shp\u00ebrndarjen e pasuris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 29 mars 2021, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ka njoftuar si fitues t\u00eb koncesionit t\u00eb Portit t\u00eb Vlor\u00ebs, bashkimin e operatoreve: Marina di Valona sh.p.k. &amp; Marina Projects ltd &amp; Brunes sh.p.k. e Geront \u00c7el\u00ebs &amp; Ndregjoni sh.p.k e Xhetan Ndregjonit.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 korrik 2021 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata koncesionare p\u00ebr dh\u00ebnien me Koncesion\/PPP t\u00eb nj\u00eb porti turistik n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs \u201cMarina Vlor\u00eb\u201d, nd\u00ebrmjet autoritetit kontraktues Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjise dhe bashkimit t\u00eb shoq\u00ebrive MARINA DI VALONA, Ndregjoni, Brunes dhe \u201cMarina Projects\u201d l.t.d.<\/p>\n<p>N\u00eb 2022. Ndregjoni i shiti aksionet e koncesionit tek Geront \u00c7ela, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb simbolike. Kjo tregon se pjes\u00ebmarrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncesion ishte vet\u00ebm formalisht, por p\u00ebrfitimet do t\u00eb ktheheshin n\u00eb tenderat e tjer\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Anuela e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb po ruan vazhdim\u00ebsin\u00eb e pazareve, ku me sa duket nuk paska qen\u00eb protagonist vet\u00ebm Erion Veliaj.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/anuela-hedh-2-5-miliarde-leke-tek-rrugica-e-viles-se-enverit-tek-ish-blloku-ia-xhiron-renido-petritajt\/\">Anuela hedh 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb tek rrugica e Vil\u00ebs s\u00eb Enverit tek ish-Blloku, ia xhiron Renido Petritajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr rrugicat e Ish-Bllokut an\u00ebs vil\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nuk mund t\u2019i asfaltoj\u00eb kushdo. Duhet nj\u00eb njeri i besuar q\u00eb t\u2019i marr\u00eb 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb asfaltoj\u00eb vet\u00ebm 363 met\u00ebr rrug\u00eb. Sado punime t\u00eb kryhen aty, nuk mund t\u00eb kushtoj\u00eb kaq shum\u00eb lek\u00eb. Jan\u00eb rrug\u00eb 3.7 metra t\u00eb gjera dhe trotuar 1.6 met\u00ebr n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31180","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31180\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}