{"id":31124,"date":"2025-07-15T08:51:56","date_gmt":"2025-07-15T08:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/boshti-merz-meloni-qasja-e-kujdesshme-ndaj-shteteve-te-bashkuara-dhe-me-gjere\/"},"modified":"2025-07-15T08:51:56","modified_gmt":"2025-07-15T08:51:56","slug":"boshti-merz-meloni-qasja-e-kujdesshme-ndaj-shteteve-te-bashkuara-dhe-me-gjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/boshti-merz-meloni-qasja-e-kujdesshme-ndaj-shteteve-te-bashkuara-dhe-me-gjere\/","title":{"rendered":"Boshti Merz-Meloni, qasja e kujdesshme ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara (dhe m\u00eb gjer\u00eb)"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjigant gati dy metra i gjat\u00eb, si Crosetto. 69 vje\u00e7, si\u00e7 thuhet, dhe duket bukur. Ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, si avokat i suksessh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje biznesi, dhe ka q\u00ebndruar larg politik\u00ebs p\u00ebr sa koh\u00eb Angela Merkel kontrollonte gjith\u00e7ka \u2014 e cila nuk e kishte hi\u00e7 p\u00ebr zem\u00ebr. Thuhet se \u00ebsht\u00eb emocional, madje i irrituesh\u00ebm n\u00eb raste, instiktiv, praktik dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Ajo ka nj\u00eb njohje t\u00eb shk\u00eblqyer me Crosetto, ka shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, peshon fjal\u00ebt, nuk i mungojn\u00eb shp\u00ebrthimet, por shumic\u00ebn e koh\u00ebs duken si llogaritje t\u00eb mprehta. Ai, q\u00eb kishte mir\u00ebqenie q\u00eb nga familja, n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner; ajo nuk \u00ebsht\u00eb milionere, por n\u00eb k\u00ebmbim nuk ka rreshtur kurr\u00eb s\u00eb b\u00ebri politik\u00eb, q\u00eb nga mosha e foshnj\u00ebris\u00eb. Ai ka licenc\u00eb piloti dhe nj\u00eb pasion t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr fluturimin, ajo, sa her\u00eb q\u00eb mundet, luan Burraco. Dhe urren t\u00eb humbas\u00eb, madje edhe kur humb nga Jannik Sinner, q\u00eb ende nuk ishte numri nj\u00eb n\u00eb tenis, pas nj\u00eb maratone nate kat\u00ebror\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb italiane dhe quhet Giorgia Meloni, ai \u00ebsht\u00eb kancelar n\u00eb Gjermani dhe quhet Friedrich Merz. Dhe shkojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, oh po, shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb qasjen ndaj Trump-it, p\u00ebr tarifat doganore, p\u00ebr Ursula von der Leyen \u2014 t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr sa koh\u00eb ajo bie dakord me ta \u2014 p\u00ebr mbylljen hermetike ndaj politikave t\u00eb migracionit, kund\u00ebr \u00e7do p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr izolimin e Izraelit, nga refuzimi p\u00ebr t\u00eb pezulluar Paktin Evropian deri te \u00e7do lloj sanksioni. Jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb edhe p\u00ebr Ukrain\u00ebn, e p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr tranzicionin ekologjik, q\u00eb sigurisht \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, por q\u00eb t\u00eb dy duan q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i but\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur rrezikun e nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb industriale. Me pak fjal\u00eb, n\u00ebse p\u00ebrpiqesh t\u00eb gjesh nj\u00eb pik\u00eb p\u00ebrplasjeje, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb luash \u201cKu \u00ebsht\u00eb Uolli?\u201d. Deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb t\u00eb lind\u00eb pyetja: jemi v\u00ebrtet t\u00eb sigurt q\u00eb boshti kontinental mes Popullor\u00ebve dhe Socialist\u00ebve do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe pa pengesa?<\/p>\n<p>Epo, duket se nuk ka dyshim q\u00eb ka (shum\u00eb) vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Europ\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb dosjet e ve\u00e7anta, duke filluar me ato ekonomike, meqen\u00ebse Gjermania dhe Italia kan\u00eb dy industrit\u00eb prodhuese m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb kontinentit. Sepse ka edhe di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i bashkon: Merz po nis tani aventur\u00ebn e tij n\u00eb qeveri dhe ka vite p\u00ebrpara, edhe Meloni \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb gjysm\u00ebn e mandatit t\u00eb saj, pa p\u00ebrmendur faktin se, p\u00ebr momentin, asnj\u00eb sondazh nuk e parashikon humb\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, shih ti, si Emmanuel Macron ashtu edhe Pedro S\u00e1nchez jan\u00eb me fat q\u00eb jan\u00eb ende aty. Sot jan\u00eb, nes\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht nes\u00ebr, kush e di.<\/p>\n<p>Jan\u00eb takuar n\u00eb Palazzo Chigi, jan\u00eb telefonuar, dhe kan\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb Macron-it, as q\u00eb me shum\u00eb rrug\u00eb t\u00eb t\u00ebrthorta, se nuk i duan personalizmat q\u00eb \u201cminojn\u00eb unitetin e Per\u00ebndimit\u201d. Jan\u00eb gjithashtu disi mosbesues p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb vepruarit t\u00eb Ursul\u00ebs, sepse \u2014 sipas mendimit t\u00eb kryeministres \u2014 me Trump-in nuk ka kuptim t\u00eb humbas\u00ebsh n\u00eb holl\u00ebsi: duhet shkuar drejt thelbit dhe shpejt, si\u00e7 b\u00ebri Keir Starmer. Pa u ushqyer me iluzione, sepse nj\u00eb marr\u00ebveshje \u201cme bilanc zero\u201d SHBA nuk do ta pranoj\u00eb kurr\u00eb, dhe 10 p\u00ebrqind\u00ebshi, edhe n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb reciprok, do t\u00eb ishte m\u00ebse i pranuesh\u00ebm. T\u00eb dy, gjermani dhe italiania, kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur makinat, aluminin, \u00e7elikun. Sidomos Italia prodhon \u00e7elik me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn \u00ebsht\u00eb si buka, dhe n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb vazhduar ta shes\u00eb duhet bler\u00eb pak gaz, ja ku jemi, jemi gati.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku edhe p\u00ebr migrant\u00ebt, me Merz q\u00eb \u00ebsht\u00eb i hapur ndaj zgjidhjes \u201cmodel Shqip\u00ebria\u201d dhe q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb harrohet rr\u00ebshqitja e tij kur votoi me AfD, pa hequr dor\u00eb nga mbyllja e kufijve. Dhe n\u00ebse Meloni thot\u00eb q\u00eb shp\u00ebtimet i b\u00ebn Garda Bregdetare, Merz pret subvencionet p\u00ebr OJQ-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani ka nj\u00eb kor unanim. S\u00fcddeutsche Zeitung: Merz i zgjat dor\u00ebn Melonit. Der Spiegel: mes t\u00eb dyve ka nj\u00eb marr\u00ebveshje strategjike me prirje transatlantike. Berliner Zeitung shkon edhe m\u00eb tej: po shkohet drejt nj\u00eb ekuilibri t\u00eb ri evropian. Zdf: bashk\u00ebpunim i forcuar p\u00ebr emigracionin dhe konsultime bilaterale. Deri te rr\u00ebshqitja e Bild-it, e cila po, p\u00ebrdor fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Melonin: Meloni konsiderohet tashm\u00eb nga shum\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebsja sekrete e Europ\u00ebs. Por pastaj nuk p\u00ebrmbahet: \u201cPapritur, Italia duket shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb destinacion turistik me diell, me pica dhe makarona, det dhe mod\u00eb dhe kaos politik\u201c. I mungonin vet\u00ebm mafia dhe mandolina.<\/p>\n<p>Friedrich Merz dhe Giorgia Meloni, s\u00eb bashku, kan\u00eb bindur gjithashtu Ursula von der Leyen t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga taksa globale minimale 15 p\u00ebr qind p\u00ebr multinacionalet e internetit. Bosht edhe p\u00ebr d\u00ebrgimin e raketave Taurus n\u00eb Kiev, q\u00eb jan\u00eb raketa gjermane lundrimi. Italian\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ishin t\u00eb bashkuar: Lega, Pes\u00eb Yjet dhe Aleanca mes t\u00eb Gjelb\u00ebrve dhe t\u00eb Majt\u00ebs kund\u00ebr, V\u00ebllez\u00ebrit e Italis\u00eb dhe Forza Italia pro, ashtu si reformist\u00ebt e PD-s\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt zgjodh\u00ebn t\u00eb mos votojn\u00eb. <em><strong>\/Corriere della sera\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/boshti-merz-meloni-qasja-e-kujdesshme-ndaj-shteteve-te-bashkuara-dhe-me-gjere\/\">Boshti Merz-Meloni, qasja e kujdesshme ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara (dhe m\u00eb gjer\u00eb)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjigant gati dy metra i gjat\u00eb, si Crosetto. 69 vje\u00e7, si\u00e7 thuhet, dhe duket bukur. Ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, si avokat i suksessh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje biznesi, dhe ka q\u00ebndruar larg politik\u00ebs p\u00ebr sa koh\u00eb Angela Merkel kontrollonte gjith\u00e7ka \u2014 e cila nuk e kishte hi\u00e7 p\u00ebr zem\u00ebr. Thuhet se \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31124","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31124\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}