{"id":31114,"date":"2025-07-15T07:51:55","date_gmt":"2025-07-15T07:51:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/vetedeklarimi-i-adreses-ne-e-albania-me-dokumente-pronesie-do-te-jete-i-detyrueshem-ja-si-funksionon\/"},"modified":"2025-07-15T07:51:55","modified_gmt":"2025-07-15T07:51:55","slug":"vetedeklarimi-i-adreses-ne-e-albania-me-dokumente-pronesie-do-te-jete-i-detyrueshem-ja-si-funksionon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/15\/vetedeklarimi-i-adreses-ne-e-albania-me-dokumente-pronesie-do-te-jete-i-detyrueshem-ja-si-funksionon\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebdeklarimi i adres\u00ebs n\u00eb e-Albania me dokumente pron\u00ebsie do t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm, ja si funksionon"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7do qytetar me vendbanim apo vendq\u00ebndrim n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb detyrimin t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebdeklarimin e adres\u00ebs s\u00eb banimit n\u00ebp\u00ebrmjet e-Albania.<\/p>\n<p>Por me q\u00ebllim v\u00ebrtetimin q\u00eb qytetari banon n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar do t\u00eb ket\u00eb detyrimin t\u00eb ngarkoj\u00eb dokumentin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb apartamentit, apo t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb qira.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta procedur\u00eb do t\u00eb zbatohet edhe p\u00ebr rastet e ndryshimit t\u00eb adres\u00ebs s\u00eb vendbanimit, ku qytetar\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb ngarkojn\u00eb \u00e7do dokument t\u00eb ligjsh\u00ebm q\u00eb provon vendbanimin apo vendq\u00ebndrimin e tyre n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr deklarimin e adres\u00ebs s\u00eb banimit apo ndryshimit t\u00eb saj p\u00ebrcaktohen n\u00eb vendimin \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, t\u00eb dokumentacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm, t\u00eb rregullave p\u00ebr deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose t\u00eb vendq\u00ebndrimit t\u00eb shtetasve, si dhe p\u00ebr shtetasit n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe n\u00eb institucionet e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale\u201d. Vendimi hyri n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/p>\n<p>\u201cShtetasit me vendbanim ose vendq\u00ebndrim n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kryejn\u00eb deklarimin, ndryshimin ose sakt\u00ebsimin e vendbanimit apo t\u00eb vendq\u00ebndrimit n\u00eb rrug\u00eb elektronike (on-line), n\u00eb portalin qeveritar \u201ce-Albania\u201d, duke ngarkuar dokumentin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb banes\u00ebs, kontrat\u00ebn e qiramarrjes, t\u00eb huadh\u00ebnies, t\u00eb p\u00ebrdorimit ose \u00e7do dokument tjet\u00ebr t\u00eb ligjsh\u00ebm, q\u00eb provon vendbanimin ose vendq\u00ebndrimin e tyre n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar\u201d, theksohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Zyrat e gjendjes civile, nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb verifikojn\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb e adresave dhe t\u00eb njoftojn\u00eb qytetar\u00ebt brenda 24 or\u00ebve n\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit, t\u00eb cilin qytetar\u00ebt duhet ta plot\u00ebsojn\u00eb brenda 3 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendimi po ashtu p\u00ebrcakton se t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb familjeje duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb vendbanimi, q\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha elementet e adres\u00ebs, sipas dispozitave t\u00eb parashikuara nga legjislacioni p\u00ebr sistemin e adresave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet kur nj\u00eb person k\u00ebrkon t\u00eb regjistrohet n\u00eb nj\u00eb familje ekzistuese, k\u00ebrkesa duhet t\u00eb konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adres\u00ebs nga nj\u00eb an\u00ebtar i rritur i familjes k\u00ebrkon gjithashtu shk\u00ebputjen nga familja ekzistuese n\u00eb sistemin elektronik.<\/p>\n<p>Vendimi po ashtu p\u00ebrcakton se institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ato t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale, kur mbajn\u00eb shtetas p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj, kan\u00eb detyrimin t\u00eb raportojn\u00eb automatikisht pran\u00eb gjendjes civile p\u00ebr vendq\u00ebndrimin e tyre. Pas daljes nga k\u00ebto institucione, njoftimi p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb adres\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet brenda 5 dit\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Vendimi (i plot\u00eb)<\/strong><\/p>\n<p>Shtetasit me vendbanim ose vendq\u00ebndrim n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kryejn\u00eb deklarimin, ndryshimin ose sakt\u00ebsimin e vendbanimit apo t\u00eb vendq\u00ebndrimit n\u00eb rrug\u00eb elektronike (on-line), n\u00eb portalin qeveritar \u201ce-Albania\u201d, duke ngarkuar dokumentin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb banes\u00ebs, kontrat\u00ebn e qiramarrjes, t\u00eb huadh\u00ebnies, t\u00eb p\u00ebrdorimit ose \u00e7do dokument tjet\u00ebr t\u00eb ligjsh\u00ebm, q\u00eb provon vendbanimin ose vendq\u00ebndrimin e tyre n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar.<br \/>\nShtetasi, i cili k\u00ebrkon t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje ekzistuese, paraqet k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb elektronike (on-line), n\u00ebp\u00ebrmjet portalit qeveritar \u201ce-Albania\u201d. Kjo k\u00ebrkes\u00eb duhet t\u00eb konfirmohet nga kryefamiljari i familjes prit\u00ebse n\u00eb portalin qeveritar \u201ce-Albania\u201d, duke respektuar standardet e banimit, t\u00eb miratuara nga legjislacioni n\u00eb fuqi.<br \/>\nDokumentet e ngarkuara nga shtetasi n\u00eb sh\u00ebrbimin elektronik n\u00eb portalin qeveritar \u201ceAlbania\u201d ruhen n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile.<br \/>\nDeklarimi, ndryshimi ose sakt\u00ebsimi i vendbanimit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kryefamiljarit, pasqyrohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes.<br \/>\nAn\u00ebtari madhor i familjes, i cili k\u00ebrkon t\u00eb ndryshoj\u00eb vendbanimin, m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb procedur\u00ebn e ve\u00e7imit nga familja.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb familjeje duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb vendbanimi, q\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha elementet e adres\u00ebs, sipas dispozitave t\u00eb parashikuara nga legjislacioni p\u00ebr sistemin e adresave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nShtetasi ka detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb vendq\u00ebndrimin e tij, p\u00ebrve\u00e7 rasteve t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 8 t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<br \/>\nP\u00ebr shtetasit, q\u00eb kryejn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb institucionet e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale apo q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb institucionet e paraburgimit n\u00eb pritje t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3 (tre) muaj dhe shtetasit q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje n\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr kurim mjek\u00ebsor afatgjat\u00eb dhe kur q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebto institucione zgjat m\u00eb shum\u00eb se 3 (tre) muaj, institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs duhet t\u00eb paraqes\u00eb, brenda 48 (dyzet e tet\u00eb) or\u00ebve nga plot\u00ebsimi i afatit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb gjendjes civile, q\u00eb ka n\u00eb juridiksion territorial institucionin p\u00ebrkat\u00ebs, list\u00ebn em\u00ebrore t\u00eb tyre, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb emrin, mbiemrin dhe numrin personal.<br \/>\nKur p\u00ebrfundon q\u00ebndrimi i shtetasve n\u00eb nj\u00eb nga institucionet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 8 t\u00eb k\u00ebtij vendimi, institucioni p\u00ebrkat\u00ebs njofton zyr\u00ebn e gjendjes civile, q\u00eb ka n\u00eb juridiksion territorial lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt, brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve.<br \/>\nShk\u00ebmbimi i t\u00eb dh\u00ebnave, sipas pikave 8 dhe 9 t\u00eb k\u00ebtij vendimi, kryhet me nd\u00ebrveprim n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs qeveritare t\u00eb nd\u00ebrveprimit.<br \/>\nN\u00eb rastet kur konstatohet se an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje kan\u00eb adres\u00eb vendbanimi t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri, n\u00ebpun\u00ebsi duhet t\u00eb kryej\u00eb sakt\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vendbanimit.<br \/>\nMe ndryshimin e vendbanimit t\u00eb shtetasve, nga zyrat e gjendjes civile n\u00eb bashki\/nj\u00ebsi administrative kryhen p\u00ebrdit\u00ebsimet e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb gjendjes civile, si elementet e adres\u00ebs s\u00eb vendbanimit dhe numri i votimit.<br \/>\nZyrat e gjendjes civile n\u00eb bashki\/nj\u00ebsi administrative, n\u00eb rastin kur konstatojn\u00eb se ka mang\u00ebsi n\u00eb dokumentacion p\u00ebr deklarimin, ndryshimin ose sakt\u00ebsimin e vendbanimit apo t\u00eb vendq\u00ebndrimit, njoftojn\u00eb brenda 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) or\u00ebve shtetasit p\u00ebr plot\u00ebsimin e dokumentacionit n\u00ebp\u00ebrmjet portalit qeveritar \u201ce-Albania\u201d. Plot\u00ebsimi i dokumentacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga zyra e gjendjes civile b\u00ebhet nga shtetasit brenda 3 (tri) dit\u00ebve nga njoftimi.<br \/>\nZyrat e gjendjes civile n\u00eb bashki\/nj\u00ebsi administrative, n\u00eb rastin kur konstatojn\u00eb se adresa e shtetasit nuk p\u00ebrmban t\u00eb gjitha elementet e adres\u00ebs, sipas dispozitave t\u00eb parashikuara nga legjislacioni p\u00ebr sistemin e adresave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, njoftojn\u00eb, brenda 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) or\u00ebve, shtetasit p\u00ebr plot\u00ebsimin e dokumentacionit n\u00ebp\u00ebrmjet portalit qeveritar \u201ce-Albania\u201d. Plot\u00ebsimi i dokumentacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga zyra e gjendjes civile b\u00ebhet nga shtetasit brenda 3 (tri) dit\u00ebve nga njoftimi.<\/p>\n<p>Zyrat e gjendjes civile n\u00eb bashki\/nj\u00ebsi administrative, kur konstatojn\u00eb element t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb adres\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb rregullohet prej tyre, e sakt\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb element kryesisht, pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr aplikim nga ana e shtetasit. 16. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit apo zyra q\u00eb mbulon shtet\u00ebsin\u00eb dhe refugjat\u00ebt njofton sh\u00ebrbimin e gjendjes civile p\u00ebr \u00e7do akt q\u00eb krijon, shuan apo ndryshon t\u00eb drejta lidhur me vendq\u00ebndrimin e shtetasve t\u00eb huaj me leje q\u00ebndrimi, t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb fituar statusin e refugjatit ose t\u00eb mbrojtjes plot\u00ebsuese, si dhe t\u00eb personave pa shtet\u00ebsi.<br \/>\nN\u00ebpun\u00ebsi i zyr\u00ebs s\u00eb gjendjes civile, pas marrjes s\u00eb dokumentacionit dhe t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga shtetasit apo nga institucionet q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim ligjor, b\u00ebn deklarimin ose ndryshimin e adres\u00ebs s\u00eb shtetasit t\u00eb huaj n\u00eb Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes civile, sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga legjislacioni n\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb huajt.<br \/>\nVendimi nr. 1243, dat\u00eb 11.12.2009, i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e dokumenteve, q\u00eb duhen t\u00eb paraqesin shtetasit, e t\u00eb procedurave q\u00eb duhet t\u00eb kryejn\u00eb zyrat e gjendjes civile, n\u00eb bashki\/ nj\u00ebsi administrative dhe institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb posa\u00e7me, p\u00ebr ndryshimet e vendbanimit\/adres\u00ebs s\u00eb shtetasve\u201d, t\u00eb ndryshuar, shfuqizohet.<br \/>\nNgarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile n\u00eb bashki\/nj\u00ebsi administrative, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale dhe nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi. Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vetedeklarimi-i-adreses-ne-e-albania-me-dokumente-pronesie-do-te-jete-i-detyrueshem-ja-si-funksionon\/\">Vet\u00ebdeklarimi i adres\u00ebs n\u00eb e-Albania me dokumente pron\u00ebsie do t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm, ja si funksionon<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do qytetar me vendbanim apo vendq\u00ebndrim n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb detyrimin t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebdeklarimin e adres\u00ebs s\u00eb banimit n\u00ebp\u00ebrmjet e-Albania. Por me q\u00ebllim v\u00ebrtetimin q\u00eb qytetari banon n\u00eb adres\u00ebn e deklaruar do t\u00eb ket\u00eb detyrimin t\u00eb ngarkoj\u00eb dokumentin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb apartamentit, apo t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb qira. E [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31114","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31114\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}