{"id":31066,"date":"2025-07-14T17:56:09","date_gmt":"2025-07-14T17:56:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/kreshnik-spahiu-disa-fakte-juridike-per-ata-qe-duan-ta-shpallin-thethin-republike-te-pavarur\/"},"modified":"2025-07-14T17:56:09","modified_gmt":"2025-07-14T17:56:09","slug":"kreshnik-spahiu-disa-fakte-juridike-per-ata-qe-duan-ta-shpallin-thethin-republike-te-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/kreshnik-spahiu-disa-fakte-juridike-per-ata-qe-duan-ta-shpallin-thethin-republike-te-pavarur\/","title":{"rendered":"Kreshnik Spahiu: Disa fakte juridike p\u00ebr ata q\u00eb duan ta shpallin Thethin \u2018Republik\u00eb t\u00eb pavarur\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Po e nis me konkluzionin politik:<\/p>\n<p>Qeveria nuk duhej t\u00eb kishte nisur aksionin e buldozer\u00ebve n\u00eb mes t\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh, nuk po gjej nj\u00eb arsye logjike pse qeveria e filloi sulmin kund\u00ebr nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme n\u00eb mes t\u00eb korrikut dhe nuk priti deri n\u00eb tetor?<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrjashtuar koh\u00ebn krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, prishja e nd\u00ebrtimeve pa leje \u00ebsht\u00eb ligjore, p\u00ebr disa arsye:<\/p>\n<p>    1.    Sipas nenit 199\/a t\u00eb Kodit Penal, nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb tok\u00eb me destinacion pyjor, bujq\u00ebsor ose n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura d\u00ebnohen me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>    2.    Nd\u00ebrtimet pa leje nuk parashkruhen administrativisht, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk legalizohen automatikisht pas 10 apo 20 vitesh. Parashkrimi zbatohet vet\u00ebm p\u00ebr ndjekjen penale, por jo p\u00ebr objektin. Argumenti \u201cpse IKMT nuk i prishi m\u00eb par\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb justifikim ligjor p\u00ebr t\u00eb mos vepruar m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>    3.    Justifikimi se nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme ka n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e d\u00ebshtimit t\u00eb shtetit, por jo arsye ligjore p\u00ebr t\u00eb legalizuar nd\u00ebrtimet n\u00eb Theth. N\u00ebse qeveria Rama ka d\u00ebshtuar si ajo e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar territorin, kjo nuk e legjitimon anarkin\u00eb e barakave pa leje.<\/p>\n<p>    4.    Shum\u00eb nga subjektet q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Theth pretendojn\u00eb pron\u00ebsi, por nuk jan\u00eb njohur ligj\u00ebrisht si pronar\u00eb. Pa nj\u00eb titull pron\u00ebsie, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm apo t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>    5.    Sipas ligjit, IKMT duhet t\u2019u faturoj\u00eb shpenzimet e prishjes nd\u00ebrtuesve pa leje. Madje, fillimisht duhet t\u2019i detyroj\u00eb q\u00eb ta prishin vet\u00eb nd\u00ebrtimin (kioskat, kaninat apo bujtinat).<\/p>\n<p>    6.    Kisha e nd\u00ebrtuar n\u00eb shekullin XIX \u00ebsht\u00eb objekt kulturor dhe historik, q\u00eb mbrohet nga shteti dhe nuk mund t\u00eb rrethohet nga baraka, as me bekimin e priftit t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>    7.    Nd\u00ebrtimet turistike nuk mund t\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb Theth pa p\u00ebrfunduar m\u00eb par\u00eb investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn bazike: uj\u00eb, energji, kanalizime, rrug\u00eb, sh\u00ebrbime dhe mbrojtje mjedisore. Hotelet dhe bujtinat nd\u00ebrtohen n\u00eb fund, jo n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>    8. Shteti duhet tu siguroj\u00eb banorve kredi dhe ndihma p\u00ebr rind\u00ebrtuar sipas nj\u00eb plani bujtinat dhe bizneset e tyre n\u00eb zon\u00eb<\/p>\n<p>Ligji duhet t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn dhe p\u00ebr Thethin.<\/p>\n<p>Eg\u00ebrsia politike me t\u00eb cil\u00ebn mbrohet betonizimi i Thethit \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht provinciale.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201ckioskat\u201d pa leje \u00ebsht\u00eb e humbur 25 vjet m\u00eb par\u00eb kur n\u00eb Tiran\u00eb u prish\u00ebn 800 \u201ckioska 3-4 katshe\u201d n\u00eb Parkun Rina dhe buz\u00eb Lan\u00ebs. Kushdo q\u00eb ka iluzionin se do bjer\u00eb qeveria nga protestat e Thethit i ka b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb gabim. Shqiptar\u00ebt lumturohen kur ja prish \u201ckiosk\u00ebn\u201d komshiut.<\/p>\n<p>Sigurisht shteti ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ende s\u2019ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb plan dhe kuad\u00ebr ligjor.<\/p>\n<p>E drejta e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb bazike p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb banor\u00ebt e Thethit duhet t\u00eb ken\u00eb prioritet, por at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb kuptojn\u00eb se Thethi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe jo nj\u00eb republik\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e Thethit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb tokat n\u00eb pron\u00ebsi e tyre 500 vje\u00e7are, madje edhe leje nd\u00ebrtimi mbi tok\u00eb, por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb kishin edhe tironcit apo qytetar\u00ebt autokton t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb 35 vite k\u00ebrkojn\u00eb \u00e7lirimin e \u201ctokave t\u00eb Xanuna\u201d n\u00eb kryeqytet nga t\u00eb ardhurit.<\/p>\n<p>Si do ndjeheshin sot ata, n\u00ebse tironcit do shkonin t\u2019ia u \u201czaptonin\u201d tokat q\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb nga gjyshrit e tyre sipas Kanunit?<\/p>\n<p>Prandaj n\u00ebse duan nj\u00eb Theth dhe Shqip\u00ebri demokratike, duhet ta nd\u00ebrtojn\u00eb mbi ligjin apo t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs por edhe t\u00eb bazuar mbi interesin komb\u00ebtar dhe publik.<\/p>\n<p>Thethi \u00ebsht\u00eb zemra Shqip\u00ebris\u00eb dhe krenaria jon\u00eb, por mos e groposni duke e Golemizuar dhe betonizuar m\u00eb keq se Shk\u00ebmbi Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/kreshnik-spahiu-disa-fakte-juridike-per-ata-qe-duan-ta-shpallin-thethin-republike-te-pavarur\/\">Kreshnik Spahiu: Disa fakte juridike p\u00ebr ata q\u00eb duan ta shpallin Thethin \u2018Republik\u00eb t\u00eb pavarur\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej t\u00eb kishte nisur aksionin e buldozer\u00ebve n\u00eb mes t\u00eb sezonit turistik. Prej disa dit\u00ebsh, nuk po gjej nj\u00eb arsye logjike pse qeveria e filloi sulmin kund\u00ebr nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme n\u00eb mes t\u00eb korrikut dhe nuk priti deri n\u00eb tetor? Megjithat\u00eb, p\u00ebrjashtuar koh\u00ebn krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, prishja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-31066","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31066\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}