{"id":30985,"date":"2025-07-14T11:04:37","date_gmt":"2025-07-14T11:04:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/afera-miliona-euro-me-bankers-a-i-ka-pastruar-parate-idajet-ismailaj-i-albstar-te-pika-e-vockel-e-kumbaros\/"},"modified":"2025-07-14T11:04:37","modified_gmt":"2025-07-14T11:04:37","slug":"afera-miliona-euro-me-bankers-a-i-ka-pastruar-parate-idajet-ismailaj-i-albstar-te-pika-e-vockel-e-kumbaros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/afera-miliona-euro-me-bankers-a-i-ka-pastruar-parate-idajet-ismailaj-i-albstar-te-pika-e-vockel-e-kumbaros\/","title":{"rendered":"Afera miliona euro me Bankers \u2013 A i ka pastruar parat\u00eb Idajet Ismailaj i Albstar te \u2018pika e vock\u00ebl\u2019 e Kumbaros?\u00a0"},"content":{"rendered":"<div class=\"container\">\n<div class=\"col-lg-12\">\n<div class=\"penci-entry-content entry-content\">\n<p>Nd\u00ebrtimi i \u2018Resort Manastirit\u2019 nga kompania \u201cAlbStar\u201d e Idajet Ismailajt, brenda zon\u00ebs s\u00eb Mbrojtur t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit, me leje t\u00eb ministres Mirela Kumbaro, fillimisht si nj\u00eb \u2018pik\u00eb e vog\u00ebl\u2019, duke u zgjeruar m\u00eb pas dhe kthyer n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh betoni, mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb histori pastrimi parash, p\u00ebrpos krimi mjedisor. Kompania Albstar rezulton pjes\u00eb e zhvatjes nga Bankers t\u00eb pasuris\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore shqiptare, p\u00ebrmes fryrjes s\u00eb shpenzimeve me faturime fiktive, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos paguar taksa.<\/p>\n<p>(<em>Nj\u00eb hetim i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit ka zbuluar se\u00a0Bankers Petroleum,\u00a0gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb operimit n\u00eb Shqip\u00ebri, ka p\u00ebrfituar 5.5 milard\u00eb euro nga shitja e naft\u00ebs. Kompania ka fryr\u00eb shpenzimet me faturime fiktive, p\u00ebr t\u00eb mos paguar taksa. Bos\u00ebt e Bankers, fillimisht kanadez\u00ebt dhe m\u00eb pas kinez\u00ebt, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb letrat sikur kan\u00eb dal\u00eb me 117 milion\u00eb humbje. P\u00ebrmes shpenzimeve t\u00eb rreme, Bankers ka p\u00ebrfituar edhe dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit p\u00ebr rimbursimin e TVSH-s\u00eb<\/em>).<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2011, kompania Albstar e Idajet Ismailajt ka p\u00ebrfituar 22 milion\u00eb euro nga Bankers n\u00eb funksion t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb fryrjes s\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Skema korruptive mes Albastar dhe Bankers, duke vjedhur parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, besohet se ka vijuar edhe n\u00eb vitet n\u00eb vijim, me kontrata fiktive p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb let\u00ebr, duke ndar\u00eb m\u00eb pas parat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb derdheshin n\u00eb buxhetin e shtetit. Faktet tregojm\u00eb se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb as me nj\u00eb grup t\u00eb zakonsh\u00ebm kriminal, por me nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb mirfillt\u00eb kriminale, me veprimtari t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dy dekada.<\/p>\n<p><strong>Ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar parat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb vet\u00ebm SPAK ka treguar seriozitet dhe vullnet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje. Me gjith\u00eb profesionalizimin e treguar nga prokurori i Fierit Elion Mustafaj\u00a0dhe drejtori i Hetimit Tatimor Anton Martini, organizata kriminale Bankers, me nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe korruptuese, ka nisur l\u00ebvizjet p\u00ebr t\u00eb kapur gjyqtar\u00ebt, me q\u00ebllim sakatimin e dosjes. Por edhe sikur gjykatat t\u2019i rezistojn\u00eb parave dhe lidhjeve korruptive t\u00eb Bankers, dosja duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb SPAK si grup i strukturuar kriminal, p\u00ebr t\u00eb nisur edhe nj\u00eb hetim pasuror, p\u00ebr rikuperimin e d\u00ebmit, aq sa \u00ebsht\u00eb e mudur. Jan\u00eb qindra milion\u00eb euro q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb llogarit\u00eb e nj\u00eb karteli kompanish. Rruga q\u00eb kan\u00eb ndjekur parat\u00eb \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e gjurmueshme.<\/p>\n<p><strong>\u2018Pika e vock\u00ebl\u2019 e Kumbaros, korrupsion dhe pastrim parash<\/strong><\/p>\n<p>Kompania Albstar, e cila ka vjedhur dhjet\u00ebra milion\u00eb euro me Bankers, kontrollon nj\u00eb kartel kompanish me veprimtari nd\u00ebrtimore, naft\u00ebs dhe gazit, kazino, hidrocentrale etj. N\u00eb vitin 2021, kompania Albstar, e cila ka marr\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga Bankers, ka p\u00ebrfituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti n\u00eb Plazhin e Manastirit, brenda zon\u00ebs s\u00eb Mbrojtur t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit<\/p>\n<p>Fadromat u shfaq\u00ebn shum\u00eb shpejt n\u00eb nj\u00eb ngushtic\u00eb toke q\u00eb ndan Liqenin e Butrintit me Detin Jon, q\u00eb shtrihet nj\u00eb gji detar dhe q\u00eb ruan gjurm\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb antikitetit dhe mesjet\u00ebs. Investimi parashikohej 28 milion\u00eb euro, por harta e nd\u00ebrtimit, e paraqitur nga Mirela Kumbaro si nj\u00eb \u2018pik\u00eb e vock\u00ebl\u2019 n\u00eb Parlament, sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas parave p\u00ebrmes Bankers, Idajet Ismailaj i Albstar ka marr\u00eb edhe 100 milion\u00eb euro tendera nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ka dyshime t\u00eb forta se disa ish ministra dhe ish drejtor\u00eb q\u00eb kan\u00eb urdh\u00ebruar kositjen e letrave t\u00eb tenderave p\u00ebr Albstar, kan\u00eb p\u00ebrfituar cila tek \u2018pika e vock\u00ebl\u2019 e Kumbaros.<\/p>\n<p><strong>Dyfishimi i \u2018pik\u00ebs s\u00eb vock\u00ebl\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb vendim t\u00eb beft\u00eb, n\u00eb vitin 2021 Kumbaro dha shum\u00eb leht\u00eb firm\u00ebn q\u00eb gjiri i Manastirit, n\u00eb hyrje t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Ksamilit, t\u00eb hiqej nga zona e mbrojtur, ku m\u00eb pas K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dha lejen p\u00ebr resort.<\/p>\n<p>Projekti u kund\u00ebrshtua me forc\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, teksa vet\u00eb Kumbaro n\u00eb nj\u00eb interpelanc\u00eb n\u00eb Kuvend tha se \u201cprojekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e vo\u00e7k\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p><em>N\u00eb foto: Ministrja e Kultur\u00ebs, Kumbaro, e konsideroi \u201cpik\u00ebz\u201d zon\u00ebn ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet \u201cManastiri Resort\u201d<\/em><\/p>\n<p>Por, \u201cpika e Kumbaros\u201d sa vjen dhe zgjerohet dhe zmadhohet.<\/p>\n<p>Por nga disa dokumente nga KKTU, t\u00eb miratuara n\u00eb vitin 2024, harta duket mjaft qart\u00eb se \u201cpika\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar, \u00e7ka ka sjell\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb ai investim n\u00eb pron\u00eb publike t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i diskutuar.<\/p>\n<p><em>Faksimile: Vendimi i zbardhur i KKTU q\u00eb zgjeron shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr \u201cpik\u00ebn\u201d e vog\u00ebl t\u00eb Kumbaros<\/em><\/p>\n<p><em>Faksimile: Vendimi i zbardhur i KKTU q\u00eb zgjeron shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr \u201cpik\u00ebn\u201d e vog\u00ebl t\u00eb Kumbaros<\/em><\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar KKTU mori nj\u00eb vendim me num\u00ebr 26. Objekti ishte \u201cp\u00ebr miratimin e lejes p\u00ebr miratimin e rishikimit t\u00eb kushteve t\u00eb lejes gjat\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr objektin \u2018resort turistik 2, 3 dhe 4 kate mbi tok\u00eb dhe 1, 2, 3 kate n\u00ebntok\u00eb\u201d me vendndodhje n\u00eb Bashkin\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Foto: Nd\u00ebrtime t\u00eb projektit \u201cManastiri \u2013 Resort\u201d<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se k\u00ebrkesa ishte e subjektit zhvillues \u201cManastiri Resort\u201d drejtuar K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, vendosi miratimin e rishikimit t\u00eb kushteve t\u00eb lejes, t\u00eb miratuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb muajin qershor 2021 t\u00eb KKT.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 2 \u00ebsht\u00eb edhe harta e planvendosjes s\u00eb strukturave t\u00eb miratuar me vendimin me num\u00ebr 9 t\u00eb dat\u00ebs 10 qershor 2021 t\u00eb KKT dhe z\u00ebvend\u00ebsohet me hart\u00ebn dhe planvendosjen e strukturave bashk\u00eblidhur k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb thuhet se ngarkohet Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Ndryshimi drastik i hart\u00ebs, me lejen e par\u00eb t\u00eb muajit qershor 2021 dhe me hart\u00ebn e vitit 2024<br \/>\nN\u00eb foto: Ndryshimi drastik i hart\u00ebs, me lejen e par\u00eb t\u00eb muajit qershor 2021 dhe me hart\u00ebn e vitit 2024<\/p>\n<p>Redaksia jon\u00eb hulumtoi dokumentet shoq\u00ebruese t\u00eb k\u00ebsaj leje, ku duket ndryshimi drastik mes hartave t\u00eb vitit 2021 dhe atyre t\u00eb vitit 2024. Shikohet se projekti \u00ebsht\u00eb zgjeruar disa her\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb \u201cpik\u00ebn e vog\u00ebl\u201d t\u00eb Kumbaros n\u00eb nj\u00eb resort gjigant.<\/p>\n<p>N\u00eb fotot e k\u00ebtij vendimi shihet se resorti \u00ebsht\u00eb ngjitur me rrug\u00ebn dhe do t\u00eb b\u00ebhen edhe nd\u00ebrtime 4 kat\u00ebshe. Madje, do t\u00eb b\u00ebhen hotele dhe parkime t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha. Por, ajo q\u00eb shihet n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria e Kumbaros p\u00ebr t\u2019a miratuar dhe asnj\u00eb nga institucionet e tjera s\u2019e ka marr\u00eb guximin p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kemi siguruar edhe fotot e projektit t\u00eb ri, t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2024 dhe sapo t\u00eb zbardhura nga KKTU. Gjithkush q\u00eb ka kaluar drejt Ksamilit ka par\u00eb se \u201cpika\u201d e vog\u00ebl e Kumbaros\u201d gjithmon\u00eb rritej e zmadhohej, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ishin zbardhur dokumentet.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Projekti i \u201cManastirit\u201d do t\u00eb zgjerohet edhe m\u00eb tep\u00ebr<br \/>\nN\u00eb foto: Projekti i \u201cManastirit\u201d do t\u00eb zgjerohet edhe m\u00eb tep\u00ebr<br \/>\nN\u00eb foto: Projekti i \u201cManastirit\u201d do t\u00eb zgjerohet edhe m\u00eb tep\u00ebr<\/p>\n<p>Tashm\u00eb duket ndryshimi tep\u00ebr i madh, ku kjo pika \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qytet i st\u00ebrmadh. Madje, i gjithi n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur dhe me firm\u00ebn e vet\u00eb Kumbaros.<\/p>\n<p><strong>Zvog\u00eblimi i Parkut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 26 Janar t\u00eb vitit 2022, K\u00ebshilli i Ministave miratoi vendimin p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar me rreth 800 hektar\u00eb Parkun e Butrintit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga Parku p\u00ebrfshihet edhe territori ku u vendos t\u00eb nd\u00ebrtohej investimi strategjik \u201cManastiri Resort\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, 26 janar 2022, p\u00ebr zvog\u00eblimin me 800 ha t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit<\/p>\n<p>P\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij projekti, u krijua shoq\u00ebria \u201cManastiri Resort\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga bashkimi i \u201cFinman\u201d shpk, nj\u00eb kompani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Sadik e Idajet Ismailaj dhe \u201cAndi\u201d shpk, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Andi Gjiknurit.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u201cManastiri Resort\u201d u krijua me nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb mban dat\u00ebn 16 n\u00ebntor 2021, pra vet\u00ebm dy jav\u00eb para se Komiteti i Investimeve Strategjike t\u00eb miratonte statusin e \u201cinvestitorit strategjik\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Familja Ismailaj dhe Andi Gjiknuri regjistrojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cManastiri Resort\u201d dy jav\u00eb para miratimit t\u00eb \u201cinvestimit strategjik\u201d<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb vit pas k\u00ebtij bashkimi, kompania e Gjiknurit vendos\u00eb t\u00eb largohet nga investimi, duke i shitur aksionet e saj tek \u201cFinman\u201d. Vlera e k\u00ebtij transaksioni nuk \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb kontratat e depozituara pran\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit (QKB).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimet e resorteve turistike apo zhvillimet nd\u00ebrtimore masive n\u00eb zonat bregdetare ishin paralajm\u00ebruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesor\u00eb t\u00eb shkencave t\u00eb natyr\u00ebs q\u00eb kur u rishikua harta e zonave t\u00eb mbrojtura p\u00ebr disa parqe n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Parku i Butrintit, nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt organizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mjedisore n\u00eb vend dhe profesor\u00ebt e shkencave t\u00eb natyr\u00ebs pohuan se \u201c<em>me rishikimin e kufijve t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura \u2018fshihen\u2019 zhvillime t\u00eb paq\u00ebndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sip\u00ebrfaqe habitatesh t\u00eb mbuluara nga parqe industriale<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tyre, \u201c<em>Hapja e rrug\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto projekte do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme k\u00ebto zona<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>E, megjithat\u00eb, p\u00ebrtej shqet\u00ebsimit t\u00eb ambjentalist\u00ebve, projekti p\u00ebr betonizimin e Plazhit t\u00eb Manastirit po vazhdon pa ndalur. Faktet tregojn\u00eb nj\u00eb krim t\u00eb tmerrsh\u00ebm mjedisor, korrupsion dhe shp\u00ebrdorim detyre, nd\u00ebrsa dyshohet se p\u00ebrmes nd\u00ebrtimeve n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura pastrohen para.<\/p>\n<p><strong>Oktapodi i kompanive dhe p\u00ebrfitimeve<\/strong><\/p>\n<p>Sadik e Idajet Ismailaj jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Motus, me administrator Elton Hoxha.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Motus kontrollojn\u00eb kompanit\u00eb Finman dhe Prodev me administrator\u00eb Elton Hoxha dhe Fesbian Myftari.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Finman, Sadik e Idajet Ismailaj kontrollojn\u00eb kompanit\u00eb Alb \u2013 Star, Vibtis, IR, Arena S&amp;P, AM Rentals, ASAB, Balkansca Finman, ANGS, AOS, Manastiri Resort,\u00a0Fintrade, APM etj., q\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrfituese t\u00eb koncensioneve, tenderave, lejeve p\u00ebr kulla dhe resorte, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p><strong>Ortak\u00ebri me Oleg Deripaska<\/strong><\/p>\n<p>Tek hidrocentralet, ortak me dyshen Ismailaj ka qen\u00eb oligarku rus Oleg Deripaska, pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb zez\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb akuzuar nga inteligjenca amerikane p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhjet e 2016, p\u00ebr llogari t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>Oleg Deripaska, i cili ka p\u00ebrfituar 20 milion\u00eb euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, u zbulua se kishte paguar ish zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb FBI Charles McGonigal, p\u00ebr ta hequr nga lista e sanksioneve t\u00eb SHBA. McGonigal, i d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia amerikane, b\u00ebri l\u00ebmsh politik\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Alb \u2013 Star, Sadik e Idajet Ismailajt kontrollojn\u00eb kompanit\u00eb\u00a0ALBRAIL, Space+ dhe Ecoclean.<\/p>\n<p>Space+, me administrator Fesbian Myftari, ka si objekt ushtrimin e veprimtarive t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb kategorin\u00eb kazino n\u00eb hotel me 5 yje,\u00a0n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa \u00e7ek\u00eb, n\u00eb Hotel Marriott Tirana.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompania Ecoclean, me administrator Elgerti Bixha, posedon vendburime nafte n\u00eb Patos, p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klienteliste.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Finman, Sadik e Idajet Ismailajt kontrollojn\u00eb kompanin\u00eb Vibtis, me administrator Ardit Ismailaj.<\/p>\n<p>Kompania Vibtis ka marr\u00eb vitet e fundit 33 tendera me vler\u00eb 6 milion\u00eb euro nga Albpetrol, OST dhe disa bashki. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, disa nga tenderat jan\u00eb abuziv\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb objekt hetimi nga SPAK-u.<\/p>\n<p>Sadik dhe Idajet Ismailaj kontrollojn\u00eb edhe kompanin\u00eb e betonit\u00a0<strong>ASAB<\/strong>, me administrator Sokol Agalliu, kompani e cila ka nisur t\u00eb marr\u00eb tenderat e par\u00eb publik\u00eb p\u00ebr beton dhe rikonstruksion rrug\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Mbi 100 milion\u00eb euro tendera<\/strong><\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Alb Star, dyshja Ismailaj ka p\u00ebrfituar mbi 100 milion\u00eb euro tendera publik\u00eb, me hije t\u00eb forta korrupsioni dhe klientelizmi. Mbi 60 milion\u00eb euro i kan\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku n\u00eb disa raste kan\u00eb mashtruar me zbatimin e kontratave.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kompanis\u00eb Alb Star, Sadik e Idajet Ismailaj kan\u00eb marr\u00eb koncensionin e dyshimt\u00eb t\u00eb transportit hekurudhor n\u00eb linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlor\u00eb si dhe disa hidrocentrale mbi lumin Shushic\u00eb (HEC Drashovic\u00eb, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj).<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>\/Prapaskena.com\/<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/afera-milione-euro-me-bankers-a-i-ka-pastruar-parate-idajet-ismailaj-i-albstar-te-pika-e-vockel-e-kumbaros\/\">Afera miliona euro me Bankers \u2013 A i ka pastruar parat\u00eb Idajet Ismailaj i Albstar te \u2018pika e vock\u00ebl\u2019 e Kumbaros?\u00a0<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi i \u2018Resort Manastirit\u2019 nga kompania \u201cAlbStar\u201d e Idajet Ismailajt, brenda zon\u00ebs s\u00eb Mbrojtur t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit, me leje t\u00eb ministres Mirela Kumbaro, fillimisht si nj\u00eb \u2018pik\u00eb e vog\u00ebl\u2019, duke u zgjeruar m\u00eb pas dhe kthyer n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh betoni, mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb histori pastrimi parash, p\u00ebrpos krimi mjedisor. Kompania Albstar rezulton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30985","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30985\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}