{"id":30983,"date":"2025-07-14T11:04:35","date_gmt":"2025-07-14T11:04:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/kush-eshte-florian-sula-anetari-bandes-se-amant-josifit-qe-po-pastron-parate-e-mashtrimit-ne-ndertim\/"},"modified":"2025-07-14T11:04:35","modified_gmt":"2025-07-14T11:04:35","slug":"kush-eshte-florian-sula-anetari-bandes-se-amant-josifit-qe-po-pastron-parate-e-mashtrimit-ne-ndertim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/kush-eshte-florian-sula-anetari-bandes-se-amant-josifit-qe-po-pastron-parate-e-mashtrimit-ne-ndertim\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb Florian Sula, an\u00ebtari band\u00ebs s\u00eb Amant Josifit q\u00eb po pastron parat\u00eb e mashtrimit n\u00eb nd\u00ebrtim"},"content":{"rendered":"<div class=\"container\">\n<div class=\"col-lg-12\">\n<div class=\"penci-entry-content entry-content\">\n<p>Amant Josifi, kreu i organizat\u00ebs kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mashtrimit \u2018Milton Group\u2019 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, vijon aktivitetin kriminal n\u00eb Dubai, ku \u00ebsht\u00eb strehuar p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar arrestimit, si njeriu m\u00eb i k\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia shqiptare dhe spanjolle si arkitekti i ngritjes s\u00eb rrjetit m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb mashtrimit me investimet e parave n\u00eb bursat online. Nj\u00eb hetim i shtir\u00eb n\u00eb disa vende, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, Gjeorgjin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Bullgarin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn, zbuloi vjedhjen e t\u00eb pakt\u00ebn 2.5 miliard\u00eb euro p\u00ebrmes mashtrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb finalizuar p\u00ebrvet\u00ebsimin e shumave p\u00ebrmes mashtrimit, \u2018Pirati i Ballkanit\u2019 kishte ngritur nj\u00eb rrjet bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt administronin call centrat, t\u00eb cil\u00ebt kishin mbrojtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt policore. Josifi u ekspozua fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb autoriteteve spanjolle, gjermane dhe italiane. N\u00eb n\u00ebntor 2022, SPAK, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust dhe Europol, bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lidhura me \u2018Milton Group\u2019 dhe arrestoi 4 t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Operacioni vet\u00ebm sa e ekspozoi Amant Josifin, pasi banda e tij nuk u prek. Peraondoria e tij krimianale-financiare i shp\u00ebtoi goditjes. T\u00eb besuarot e tij vijuan qet\u00ebsisht aktivitetin kriminal t\u00eb zhvatjes s\u00eb qytetar\u00ebve evropian\u00eb dhe pastrimin e parave, produkt i skem\u00ebs s\u00eb mashtrimit, n\u00ebn ombrell\u00ebn e krijuar nga Josifi, i cili kishte edhe lidhjet e duhura politike si ish k\u00ebshilltar i ish ministres Olta Xha\u00e7ka, si djali i kryembikqyr\u00ebses s\u00eb administrat\u00ebs publike Pranvera Strakosha dhe si ortak me njer\u00ebz t\u00eb pushtetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e band\u00ebs s\u00eb padukshme t\u00eb Amant Josifit \u00ebsht\u00eb edhe Florian Sula nga Divjaka e Lushnjes, ende aktiv me celulat call center, por i angazhuar n\u00eb pastrimin e parave me nd\u00ebrtime n\u00eb bregdet. P\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tij menaxheriale dhe njohurive n\u00eb kompjuterike, Florian Sula u kthye n\u00eb nj\u00eb nga personazhet e n\u00ebndhesh\u00ebm ky\u00e7 t\u00eb zhvatjes s\u00eb miliona euro qytetar\u00ebve evropian\u00eb p\u00ebrmes mashtrimi t\u00eb investimit t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb bursa.<\/p>\n<p>Edhe pse figuron pa asnj\u00eb historik biznesi dhe pa t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mij\u00ebra euro n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme nga Tirana n\u00eb bregdet, nd\u00ebrsa i ka shp\u00ebtuar deri m\u00eb sot t\u00eb gjitha hetimeve t\u00eb SPAK p\u00ebr grupet kriminale n\u00eb fush\u00ebn e mashtrimit. Mjeshhtri i Forex Florian Sula, derivat i Josifit, vitet e fundit, me parat\u00eb e siguruara p\u00ebrmes mashtrimit me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, ka bler\u00eb prona me vler\u00eb qindra mij\u00ebra euro nga Borshi deri n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Pronat jan\u00eb bler\u00eb me q\u00ebllim zhvillim e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar hotele dhe vila, nj\u00eb form\u00eb kjo masive p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista. Nj\u00eb burim policor, i cili po monitoron Florian Sul\u00ebn me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb agjencive t\u00eb huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, p\u00ebr t\u00eb kamufluar pastrimin e parave q\u00eb jan\u00eb produkt i aktivitetit kriminal, ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shum\u00eb bos\u00eb call centrash q\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojn\u00eb qet\u00ebsisht parat\u00eb pista n\u00eb nd\u00ebrtim, Florian Sula vijon t\u00eb jet\u00eb aktiv n\u00eb aktivitetin kriminal t\u00eb mashtrimit me invesimet e rreme n\u00eb bursa, duke pastruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb produkt i aktivitetit kriminal, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe kamuflim me disa biznesmen\u00eb t\u00eb njohur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb flasim n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>SPAK i sekustron \u2018nj\u00eb bakshish\u2019 Amant Josifit<\/strong><\/p>\n<p>Amant Josifi duhet t\u00eb ket\u00eb qeshur nga Dubai vitin e kaluar kur SPAK njoftoi se i kishte sekustruar disa llogari bankare me vler\u00eb 2.2 milion\u00eb euro. 2.2 milion\u00eb euro jan\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e konsiderueshme, por p\u00ebr nj\u00eb personazh q\u00eb ka zhvatur miliarda euro, jan\u00eb nj\u00eb sa nj\u00eb bakshish. N\u00ebse SPAK ka vullnet t\u00eb rikuperoj\u00eb pasojat e aktivitetit kriminal t\u00eb Josifit, t\u00eb hetoj\u00eb t\u00eb besuarit e tij, t\u00eb cil\u00ebt po investojn\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro n\u00eb kulla dhe resorte.<\/p>\n<p><strong>Si vepronte bande e Amant Josifit sipas SPAK-ut<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, ka d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim p\u00ebr procedimin penal nr.301, t\u00eb vitit 2021, me t\u00eb pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan \u00c7eliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, t\u00eb akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cMashtrimit kompjuterik\u201d, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb disa personave, n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunim at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, dhe \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale\u201d, parashikuar si vepra penale nga nenet 143\/b\/2, 28\/4, 333\/a\/1, dhe 334\/1, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Ky procedim ka filluar mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb juridike t\u00eb autoriteteve spanjolle t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Nr. 2, La Seu d\u2019Urgell (UPSD 2), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale Nr. 19\/2018, p\u00ebr veprat penale \u201cMashtrimi\u201d, dhe \u201cOrganizat\u00eb Kriminale\u201d, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj k\u00ebrkese p\u00ebr ndihm\u00eb juridike, Prokuroria e Posa\u00e7me, regjistroi procedimin penal nr.301\/2021. Pas regjistrimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, n\u00eb koordinim me Eurojust, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Skuadr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore, t\u00eb krijuar n\u00eb dat\u00eb 27 Prill 2021, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb autoritetet gjyq\u00ebsore t\u00eb Spanj\u00ebs, Gjermanis\u00eb, Suedis\u00eb, Finland\u00ebs, Letonis\u00eb, Ukrain\u00ebs, Gjeorgjis\u00eb, Maqedoni e Veriut, etj.<\/p>\n<p>Objekt i hetimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kompanish t\u00eb cilat kan\u00eb kryer aktivitetin e \u201ccall center\u201d, duke kryer dhe mashtrimet online n\u00eb platforma mashtruese t\u00eb shtetasve europian\u00eb. K\u00ebto kompani lokalizoheshin n\u00eb disa shtete, si Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj., t\u00eb cilat drejtoheshin ose koordinoheshin nga \u201cMilton Group\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt hetimor, me vendet pjes\u00ebmarr\u00ebse, n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb plani hetimor t\u00eb mir\u00eborganizuar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar ndarja e juridiksionit t\u00eb ndjekjes penale p\u00ebr personat e p\u00ebrfshir\u00eb, si organizator\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti kriminal, me q\u00ebllim optimizimin dhe efektivitetin e realizimit t\u00eb ndjekjes penale.<\/p>\n<p>Konkretisht nga autoritetet gjyq\u00ebsore Spanjolle, n\u00eb kushtet e ekzistenc\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb ekstradimit me Shqip\u00ebrin\u00eb, rezultonte m\u00eb me efektivitet ushtrimi i ndjekjes penale n\u00eb Spanj\u00eb, p\u00ebr shtetasit shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akivitet kriminal, pasojat e t\u00eb cilit kishin ardhur n\u00eb Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga autoritetet gjyq\u00ebsore Gjermane, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb ekstradimit me Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar m\u00eb efektive ushtrimi i ndjekjes penale n\u00eb Shqip\u00ebri, nga Prokuroria e Posa\u00e7me, p\u00ebr shtetasit shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akivitet kriminal, pasojat e t\u00eb cilit kishin ardhur n\u00eb Gjermani. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarja p\u00ebr shtetet e tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb Skuad\u00ebr t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nga t\u00eb dh\u00ebnat hetimore t\u00eb d\u00ebrguara nga Autoritetet Gjyq\u00ebsore Gjermane, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Skuadr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore, administruar n\u00eb fashikullin e procedimit penal, kan\u00eb rezultuar lidhje t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb me Milton Group. Milton Group ka organizuar veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb mashtrimit kompjuterik online, n\u00eb mjaft shtete t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, duke p\u00ebrfshir\u00eb shtetet t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e Skuadr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore.<\/p>\n<p>Nga autoritetet gjermane \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar kontrolli i platformave mashtruese treg\u00ebtare \u201cAbsolut Global Markets\u201d, \u201cAurumPro\u201d dhe \u201cFinaxis\u201d. Megjithat\u00eb, sipas k\u00ebtyre autoriteteve konsiderohet e sigurt se i nj\u00ebjti grup kriminal \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb platforma t\u00eb tjera treg\u00ebtare, kryesisht identike, duke p\u00ebrfshir\u00eb platformat \u201cSNP Broker\u201d, \u201cCapitalMarketsBanc\u201d, \u201cFXNobel\u201d, \u201cCryptokartal\u201d, \u201cCentrobanc\u201d, \u201cGoldmanBank\u201d dhe \u201cTopTradePro\u201d. Kjo duket qart\u00eb nga hetimet financiare t\u00eb kryera ndaj kompanive, si dhe nga vler\u00ebsimet e gjurm\u00ebve t\u00eb ndryshme teknike, p\u00ebrfshir\u00eb IP me adresa identike.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb provat teknike, ka rezultuar se grupi kriminal ka operuar me dhjet\u00ebra platforma mashtruese gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>D\u00ebmet e shkaktuara n\u00eb platformat \u201cAurumPro\u201d, \u201cFianxis\u201d dhe \u201cAGMarkets\u201d, (me 67 kallzime penale n\u00eb zyr\u00ebn q\u00ebndrore kibernetike n\u00eb Bavari), llogariten me nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm prej 1.8 milion\u00eb Euro. N\u00eb platform\u00ebn CentroBanc, ka 35 kallzime penale, me nj\u00eb d\u00ebm total prej 1.7 milion\u00eb Euro. P\u00ebr platform\u00ebn CapitalMarketsBanc, ka 40 ankesa, me nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb konstatuar prej 1.6 milion\u00eb Euro. P\u00ebr platform\u00ebn Cryptokartal ka 31 kallzime penale, me nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, prej 1 milion\u00eb Euro. P\u00ebrve\u00e7 Rajonit t\u00eb Bavaris\u00eb ku jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb d\u00ebmtuar, edhe shum\u00eb prokurori t\u00eb tjera publike n\u00eb Gjermani kan\u00eb ankesa p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto platforma, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb pritje, k\u00ebshtu q\u00eb d\u00ebmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm supozohet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb. Disa nga t\u00eb d\u00ebmtuarit nga Rajonet e tjera federale tashm\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb platformat e tjera \u201cCentrobanc\u201d, \u201cCapitalMarketsBanc\u201d dhe \u201cCryptokartal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb datat 08-09.11.2022, \u00ebsht\u00eb finalizuar operacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cFRIDA-REFOX\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Skuadr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore, me t\u00eb gjitha vendet pjes\u00ebmarr\u00ebse, t\u00eb koordinuar nga \u201cEUROJUST\u201d me seli n\u00eb Hag\u00eb, Holland\u00eb<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtij operacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb kontrolluar qendrat e thirrjeve apo ambjente n\u00eb Tiran\u00eb, Elbasan dhe Vlor\u00eb, t\u00eb cilat gjat\u00eb periudh\u00ebs hetimore kan\u00eb patur dhe ndryshime vendodhjesh, em\u00ebrtimesh, por dhe bashkime me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, p\u00ebr efekt t\u00eb fshehjes nga organet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kryer 11 kontrolle qendrash thirrjeje dhe banesa, jan\u00eb arrestuar\/ndaluar 4 shtetas t\u00eb dyshuar (2 nga SPAK dhe 2 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar), si dhe jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim 6 shtetas t\u00eb tjer\u00eb (3 nga SPAK dhe 3 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar).<\/p>\n<p>Jan\u00eb sekuestruar rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova t\u00eb tjera dixhitale dhe dokumente t\u00eb shumta, portofole kriptovalutash n\u00eb vler\u00ebn af\u00ebrisht 15.000 USD dhe cash 90.000 Euro, dokumente identifikimi t\u00eb shtetasve lituanez\u00eb dhe gjeorgjian\u00eb, karta banke lituaneze etj.<\/p>\n<p>Nga hetimet e p\u00ebrbashk\u00ebta me autoritetet gjyq\u00ebsore gjermane, jan\u00eb identifikuar personat q\u00eb jan\u00eb prapa platformave mashtruese ose punojn\u00eb p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr platformat. Gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb serveri t\u00eb siguruar n\u00eb proces dhe provat e tjera t\u00eb administruara, identifikohen plot\u00ebsisht personat t\u00eb cil\u00ebt pa dyshim lidheshin me kompanine e IT \u201cPumaTS\/SMCompany\u201d, t\u00eb pandehurit Irisa PUCA, Endri BULKU, Erlind Cekaj dhe Adrian Korriku. Gjithashtu ka rezultuar se personi i pandehur Merxhan \u00c7eliku, kishte komunikime t\u00eb drejtp\u00ebrdejta me viktimat e mashtrimit n\u00eb Austri dhe Gjermani, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre platformave. Kjo \u00ebsht\u00eb provuar plot\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebrmjet adresave IP nga ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb komunikimet, si dhe l\u00ebvizjet e llogarive bankare dhe ato t\u00eb valutave n\u00eb modhedha virtuale, n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb kaluar parat\u00eb e viktimave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb ekzistenca e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, me p\u00ebrfshirje t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, me q\u00ebllim mashtrimin financiar n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrtimit t\u00eb platformave t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb personave me banim n\u00eb Austri, Gjermani dhe vende t\u00eb tjera evropiane.<\/p>\n<p>Mashtrimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb d\u00ebm t\u00eb disa personave dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vepra penale e mashtrimit kompjuterik \u00ebsht\u00eb konsumuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb hetuarit, sipas rrethan\u00ebs cil\u00ebsuese t\u00eb parashikuar nga paragrafi i dyt\u00eb i nenit 143\/b t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga analiza e element\u00ebve t\u00eb veprave penale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, rezulton se, n\u00eb rastin konkret t\u00eb pandehurit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan \u00c7eliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, kan\u00eb konsumuar t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gjitha element\u00ebt e figur\u00ebs s\u00eb veprave penale \u201cMashtrimit kompjuterik\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunimin, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb disa personave, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cPjes\u00ebmarrjes n\u00eb grup t\u00eb struktuar kriminal\u201d, parashikuar nga nenet 143\/b\/2, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb veprimeve hetimore, n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet gjyq\u00ebsore spanjolle jan\u00eb gjendur dhe sekuestruar n\u00eb posedim t\u00eb shtetasit Amant Josifi (p\u00ebr t\u00eb cilin jemi dakort\u00ebsuar q\u00eb ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare t\u00eb administruar nga ai, si dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, llogari bankare me shumat monetare n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezulton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe persona t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb hetimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal t\u00eb ndar\u00eb Nr.301\/1 t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat vepra penale.<\/p>\n<p><strong><em>\/Prapaskena.com\/<\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kush-eshte-florian-sula-anetari-bandes-se-amant-josifit-qe-po-pastron-parate-e-mashtrimit-ne-ndertim\/\">Kush \u00ebsht\u00eb Florian Sula, an\u00ebtari band\u00ebs s\u00eb Amant Josifit q\u00eb po pastron parat\u00eb e mashtrimit n\u00eb nd\u00ebrtim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amant Josifi, kreu i organizat\u00ebs kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mashtrimit \u2018Milton Group\u2019 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, vijon aktivitetin kriminal n\u00eb Dubai, ku \u00ebsht\u00eb strehuar p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar arrestimit, si njeriu m\u00eb i k\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia shqiptare dhe spanjolle si arkitekti i ngritjes s\u00eb rrjetit m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb mashtrimit me investimet e parave n\u00eb bursat online. Nj\u00eb hetim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30983","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30983"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30983\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}