{"id":30971,"date":"2025-07-14T09:53:44","date_gmt":"2025-07-14T09:53:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/koncesione-tendera-leje-ndertimi-park-fotovoltaik-gerryerje-lumi-si-po-favorizohet-salillari-dhe-hijet-e-tij-nga-qeveria\/"},"modified":"2025-07-14T09:53:44","modified_gmt":"2025-07-14T09:53:44","slug":"koncesione-tendera-leje-ndertimi-park-fotovoltaik-gerryerje-lumi-si-po-favorizohet-salillari-dhe-hijet-e-tij-nga-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/14\/koncesione-tendera-leje-ndertimi-park-fotovoltaik-gerryerje-lumi-si-po-favorizohet-salillari-dhe-hijet-e-tij-nga-qeveria\/","title":{"rendered":"\u201cKoncesione, tendera, leje nd\u00ebrtimi, park fotovoltaik, g\u00ebrryerje lumi\u201d, si po favorizohet Salillari dhe \u201chijet\u201d e tij nga qeveria"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb po favorizohet ndjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u201cSalillari\u201d, dikur pjes\u00eb e \u201copozit\u00ebs\u201d dhe ve\u00e7an\u00ebrisht e LSI-s\u00eb e tashm\u00eb e rreshtuar n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Rilindjes. N\u00eb dy zgjedhjet e fundit, ato lokale dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme, firma me origjin\u00eb nga Berati dhe me baz\u00eb qendrore n\u00eb Vor\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb \u201cfushat\u00eb\u201d hapur p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me nj\u00eb mori t\u00eb mirash, duke nisur nga koncesionet, tenderat, lejet e nd\u00ebrtimit, parqe fotovoltaike e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb munguar as lejet p\u00ebr g\u00ebrryerjen e lumenjve, n\u00eb Mat dhe Shkumbin, apo t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb firm\u00ebs q\u00eb marrin subvencione p\u00ebr agroturiz\u00ebm apo iu b\u00ebhet rruga deri te sht\u00ebpia apo biznesi. E nj\u00ebjta firm\u00eb operon edhe n\u00eb zon\u00ebn e Dimalit, me nj\u00eb leje t\u00eb st\u00ebrmadhe q\u00eb ka rrafshuar malin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebri edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Unaz\u00ebs, duke u shp\u00ebrblyer m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb P\u00ebllumb Salillarit, kunati dhe nipi dikur magazinier dhe mekanik, tashm\u00eb kan\u00eb hapur firma dhe arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb edhe koncesione, apo me kapitale 100 mij\u00eb lek\u00eb, arrijn\u00eb q\u00eb t\u2019i mbushin mendjen qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qindra hektar\u00eb tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb parqe.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"inset\">\n<div class=\"reklame\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Lista e pagave t\u00eb vitit 2021, ku z. Hektor Agalliu rezulton si magazinier n\u00eb firm\u00ebn \u201cSalillari\u201d<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Disa vite m\u00eb par\u00eb, hakerat arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb marrin nga tatimet list\u00ebn e pagave. Publikimi i list\u00ebs ka nxjerr\u00eb zbuluar sektorin publik dhe at\u00eb privat, por edhe ka \u201ctreguar\u201d edhe t\u00eb kaluar\u00ebn e disa \u201cbiznesmen\u00ebve\u201d. Nj\u00eb nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb edhe z. Hektor Agalliu, me origjin\u00eb nga fshati T\u00ebrpan i Beratit, ku ky pensionist ka arritur q\u00eb t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb nga koncesionit e shum\u00eb debatuar, Triportin n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se, n\u00eb vitin 2021 kur z. Agalliu ka qen\u00eb magazinier te firma \u201cSalillari\u201d, qeveria dha me koncesion nd\u00ebrtimin e nj\u00eb marine jahtesh. Koncesioni iu dha firmave \u201cAgbes\u201d, \u201cBesta\u201d dhe \u201cArconstudio\u201d dhe \u201cPremium Construction &amp; Maintenance\u201d. K\u00ebto firma duhet t\u2019a nd\u00ebrtonin portin e ri tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs me parat\u00eb\u00a0 etyre dhe qeveria do t\u2019u kalonte me k\u00ebste shum\u00ebn prej rreth 60 milion\u00eb euro p\u00ebr 7 vite.<\/p>\n\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Kontratat e shitjes s\u00eb kuotave nga firmat \u201cAgbes\u201d, \u201cBesta\u201d dhe \u201cArconstudio\u201d p\u00ebr magazinierin e \u201cSalillarit\u201d<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb vit pas dh\u00ebnies me koncesion, t\u00eb tria firmat e m\u00ebdha t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb plot\u00ebsuan edhe kushtet p\u00ebr t\u00eb fituar ankandin, filluan t\u00eb shesin nj\u00eb e nga nj\u00eb kuotat. Emri i firm\u00ebs koncesionare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i huaj, nga ata q\u00eb duken si investim serioz \u201cVlora Harbor Construction and Maintanance\u201d. Me l\u00ebvizje t\u00eb k\u00ebtyre firmave, aksionet i kaluan z. Hektor Agalliu, me origjin\u00eb nga T\u00ebrpani.<\/p>\n<p>Ka dyshime se, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve, \u00ebsht\u00eb z. P\u00ebllumb Salillari, pronari i firm\u00ebs \u201cSalillari\u201d. Z. Hektor Agalliu \u00ebsht\u00eb kunati i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 edhe e v\u00ebrtetuam m\u00eb sip\u00ebr, ai ka qen\u00eb magazinier i k\u00ebsaj firme. Por, si mund t\u00eb shes\u00ebsh nj\u00eb investim 60 milion\u00eb euro p\u00ebr 100 mij\u00eb euro? Dhe, te nj\u00eb firm\u00eb apo individ q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb t\u00eb kaluar n\u00eb nd\u00ebrtim?!<\/p>\n<p>Duket se gjith\u00e7ka ka qen\u00eb fiktive, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbulohet edhe nd\u00ebrtimi i vepr\u00ebs s\u00eb m\u00eb shpejt\u00eb. T\u00eb tria firmat q\u00eb fituan koncesionin n\u00eb vitin 2021 duhet t\u2019a p\u00ebrfundonin p\u00ebr 3 vite, pra n\u00eb vitin 2024. Por, jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, por punimet as kan\u00eb filluar n\u00eb zon\u00ebn e Triportit.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Vendimi i KKTU-s\u00eb n\u00eb vitin 2025 p\u00ebr lejimin e nd\u00ebrtimeve n\u00eb zon\u00ebn e Triportit<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur nd\u00ebrtimet, apo m\u00ebnyr\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit. Nj\u00eb hetim i mundsh\u00ebm i organeve ligjzbatuese, megjith\u00eb k\u00ebto kalime pron\u00ebsie, do t\u00eb duket shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Por, letrat aty jan\u00eb dhe gjith\u00e7ka duket se ka nj\u00eb \u201corkestrim\u201d nga sipas.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb disponon VoxNews, disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit ka dh\u00ebn\u00eb autorizimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e strukturave ankoruese, portuale n\u00eb det, me vendndodhje n\u00eb zon\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb. Autorizimi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr firm\u00ebn koncesionare \u201cVlora Harbor Construction and Maintanance\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb realizimit t\u00eb punimeve dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb Portit t\u00eb Integruar n\u00eb Triport Vlor\u00eb, t\u00eb vijohet dhe t\u00eb mos pengohet aktiviteti i hyrjes, daljes dhe ankorimit t\u00eb anijeve peshkimit, q\u00eb aktualisht ankorohen. Ngarkohet Agjencia e Menaxhimit t\u00eb Burimeve Ujore p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse ky vendim 4 vite pas dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit? Afati i nd\u00ebrtimit ishte 3 vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb vendim, firma koncesionare q\u00eb shkoi n\u00eb duart e pensionistit nga T\u00ebrpani i Beratit do t\u00eb justifikohet se n\u00eb vitin 2025 mori autorizimin nga KKTU. Duket se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb urdh\u00ebr, ku zona e Triportit t\u00eb p\u00ebrdorej fillimisht p\u00ebr TEC-et anije dhe tashm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Lista e pagave e vitit 2021, z. \u00cbngj\u00ebll Agalliu ka qen\u00eb mekanik te firma \u201cSalillari\u201d<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00ebse m\u00eb sip\u00ebr faktuam se koncesioni i Triportit u fitua nga Hektor Agalliu, kunati i P\u00ebllumb Salillarit, m\u00eb posht\u00eb po faktojm\u00eb se djali i Hektorit, \u00cbngj\u00ebll Agalliu, ka marr\u00eb nj\u00eb leje p\u00ebr park fotovoltaik. Duket se nj\u00eb qark i gjat\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shkurt\u00ebr, ku t\u00eb gjitha fijet e k\u00ebtij parku t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te firma \u201cSalillari\u201d.<\/p>\n<p>Me letra shkruhet se z. \u00cbngj\u00ebll Agalliu themeloi me 100 mij\u00eb lek\u00eb nj\u00eb firm\u00eb \u201cAlbania Solar Power\u201d dhe m\u00eb pas qeveria i dha leje p\u00ebr central diellor 82 mega. Sipas dokumenteve dhe hulumtimit q\u00eb b\u00ebri VoxNews, deri n\u00eb vitin 2021 \u00cbngj\u00eblli ka qen\u00eb mekanik te firma \u201cSalillari\u201d, me nj\u00eb pag\u00eb tep\u00ebr modeste, prej rreth 80 mij\u00eb lek\u00ebsh, por n\u00eb xhep i shkonin pak m\u00eb shum\u00eb se 60 mij\u00eb lek\u00eb. Dhe, ky mekaniku arrin t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb sup\u00ebr leje, nga ku do gjeneroj\u00eb miliona euro?!<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrfituesi indirekt \u00ebsht\u00eb padyshim z. P\u00ebllumb Salillari ai q\u00eb punoi dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr Rilindjen n\u00eb dy zgjedhjet e fundit. Por n\u00ebse ka frik\u00eb t\u00eb vendos\u00eb emrin, p\u00ebrse \u201cfshihet\u201d?<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Vendimi i KKTU-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebs \u201cSalillari\u201d leje p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrryer lumin Shkumbin<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Firma \u201cSalillari\u201d ka nj\u00eb mori lejesh shfryt\u00ebzimi, q\u00eb nga zona e Dimalit ku malin sip\u00ebr qytez\u00ebs e ka rrafshuar, ashtu edhe n\u00eb lumin Mat, ku jan\u00eb prishur nj\u00eb mori veprash arti. Megjith\u00ebse lejet p\u00ebr g\u00ebrryerje lumi jan\u00eb hequr dhe pezulluar p\u00ebr firmat e vogla, tashm\u00eb ato kan\u00eb shkuar p\u00ebr nj\u00eb grusht oligark\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb disponon VoxNews, muajt e fundit K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit i ka miratuar firm\u00ebs \u201cSalillari\u201d lejen p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimit ujor. \u201cKKTU vendosi miratimin e lejes \u2018p\u00ebr p\u00ebrdorim burimi ujor\u2019, me q\u00ebllim shfryt\u00ebzimin e materialeve inerte q\u00eb nxirren nga shtret\u00ebrit e lumenjve, p\u00ebrrenjve, liqeneve, me ose pa uj\u00eb me vendndodhje: Shtrati i lumit Shkumbin, Bashkia Elbasan, subjektit \u2018Salillari\u2019\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se leja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zbatimin e projektit \u201cnd\u00ebrtim aksi rrugor Elbasan-Pap\u00ebr, (faza I)\u201d. Pra, pasi mori mbi 20 milion\u00eb euro tender nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kompania \u201cshp\u00ebrblehet\u201d edhe t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb lumin.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb disponon VoxNews, kompania \u201cSalillari\u201d ka fituar edhe nj\u00eb mori tender\u00ebsh t\u00eb tjera, nga institucionet qendrore dhe lokale, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb nga \u201cpeshkaqen\u00ebt\u201d q\u00eb po ha p\u00ebrdit\u00eb buxhetin e shtetit. Disa nga tender\u00ebt i ka fituar edhe me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb tjera procedura \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer edhe me shtesa kontratash.<\/p>\n<p><strong>\/<a href=\"https:\/\/www.voxnews.al\/investigim\/koncesione-tendera-leje-ndertimi-park-fotovoltaik-gerryerje-lumi-si-p-i95887\">VoxNews<\/a>\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/koncesione-tendera-leje-ndertimi-park-fotovoltaik-gerryerje-lumi-si-po-favorizohet-salillari-dhe-hijet-e-tij-nga-qeveria\/\">\u201cKoncesione, tendera, leje nd\u00ebrtimi, park fotovoltaik, g\u00ebrryerje lumi\u201d, si po favorizohet Salillari dhe \u201chijet\u201d e tij nga qeveria<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb po favorizohet ndjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u201cSalillari\u201d, dikur pjes\u00eb e \u201copozit\u00ebs\u201d dhe ve\u00e7an\u00ebrisht e LSI-s\u00eb e tashm\u00eb e rreshtuar n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Rilindjes. N\u00eb dy zgjedhjet e fundit, ato lokale dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme, firma me origjin\u00eb nga Berati dhe me baz\u00eb qendrore n\u00eb Vor\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb \u201cfushat\u00eb\u201d hapur p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30971","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30971\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}