{"id":30917,"date":"2025-07-13T20:17:20","date_gmt":"2025-07-13T20:17:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/ti-mos-pretendo-se-je-zoti-mesazhi-i-klerikut-katolik-pas-ngjarjeve-ne-theth\/"},"modified":"2025-07-13T20:17:20","modified_gmt":"2025-07-13T20:17:20","slug":"ti-mos-pretendo-se-je-zoti-mesazhi-i-klerikut-katolik-pas-ngjarjeve-ne-theth","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/ti-mos-pretendo-se-je-zoti-mesazhi-i-klerikut-katolik-pas-ngjarjeve-ne-theth\/","title":{"rendered":"\u201cTi mos pretendo se je Zoti\u201d, mesazhi i klerikut katolik pas ngjarjeve n\u00eb Theth"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mesh\u00ebn e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ashp\u00ebr lidhur me aksionet e fundit p\u00ebr shembjen e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb zon\u00ebn e Thethit.<\/p>\n<p>Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar p\u00ebr mashtrim dhe braktisje t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Palaj u b\u00ebri thirrje institucioneve dhe qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb thell\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si sillen me nj\u00ebri-tjetrin, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb komunitete t\u00eb vogla, ku besimi dhe solidariteti jan\u00eb jetik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve nuk zgjidhen me nd\u00ebshkime, por me mir\u00ebkuptim dhe dialog.<\/p>\n<p>Ai tha se ligji nuk \u00ebsht\u00eb mbi gjith\u00e7ka dhe \u00ebsht\u00eb e gabuar q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt marrin pretendimin e t\u00eb qenit Zoti i tjetrit:<\/p>\n<p>\u201cPor kurr\u00eb ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. K\u00ebrkoni t\u00eb bindni njeni-tjetrin e t\u00eb gjeni nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb ligji mbi \u00e7do gj\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cLigji \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do gj\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur ne kemi shkelur mbi njer\u00ebzin\u00eb ton\u00eb dhe kemi shkelur at\u00eb prani Hyjnore, e cila e ka stolisur jet\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebzgjidhje m\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb dialoguese mes v\u00ebllez\u00ebrve. Duhet t\u00eb dim\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb marrim vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i v\u00ebllaznis\u00eb me gjykime e me d\u00ebnime,\u201d tha ai.<\/p>\n<h4><strong>Fjala n\u00eb mesh\u00ebn e s\u00eb diel\u00ebs:<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cNj\u00eb konflikt i madh atje n\u00eb Theth, m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr ato njer\u00ebzit e shkret\u00eb sepse i josh\u00ebn, i rrejt\u00ebn, i blen\u00eb, i shfryt\u00ebzuan, i vjel\u00ebn p\u00ebr nga ana monetare, dhe n\u00eb fund i hodh\u00ebn, i tradhtuan, i dogj\u00ebn, i shkat\u00ebrruan, do t\u2019i gjobisin e do t\u2019i burgosin.<\/p>\n<p>Faik Konica thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, e cila duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb. E keqja m\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Por cil\u00ebt shqiptar\u00eb? Ata q\u00eb s\u2019i kan\u00eb m\u00ebsuar ende fjal\u00ebt e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se don me zgjidh problemin me v\u00ebllaun tand, me t\u00eb af\u00ebrmin tand, jena pjes\u00eb e nj\u00eb kombi. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me vendet e tjera. Krishti thot\u00eb: Merre p\u00ebrpara v\u00ebllaun tand, ulu me t\u00eb, mos e kusht\u00ebzo dialogun t\u00ebnd n\u00eb koh\u00eb. K\u00ebrko ta bind\u00ebsh se cila \u00ebsht\u00eb e mira dhe e v\u00ebrteta. Por mundet me t\u00eb ndodh q\u00eb s\u2019ndigjon.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, t\u00eb lutem, mos e d\u00ebno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jet\u00ebs s\u00eb tij. Thirri edhe 2-3 d\u00ebshmitar\u00eb, edhe n\u00eb pranin\u00eb e tyre thuaji edhe nj\u00ebher\u00eb. E n\u00eb qoft\u00eb se edhe ato nuk i ndigjon, e prap\u00eb nuk ndigjon, prap\u00eb mos u dor\u00ebzo. Ftoje krejt bashk\u00ebsin\u00eb. Uluni t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Diskutoni sesi mund t\u00eb zgjidhet problemi i k\u00ebtij personi. Mund t\u00eb ndodhin q\u00eb as ato nuk i ndigjon. At\u00ebher\u00eb, kur ke b\u00ebr\u00eb edhe tentativ\u00ebn e tret\u00eb, dhe i ke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur nuk merr vesh, le\u00e7ite \u2013 ve\u00e7oje, thot\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse nuk e do t\u00eb mir\u00ebn. Kurse, n\u00eb at\u00eb realitet t\u00eb atij fshati malor, \u00e7a v\u00ebrejm\u00eb? A thua se jena armiq t\u00eb njeni-tjetrit. M\u00eb besoni, t\u00eb krishten\u00eb t\u00eb dashur, dhe ju ftoj q\u00eb t\u00eb mendoni seriozisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. P\u00ebr shkak se populli jon\u00eb vazhdon fatkeq\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb i mbushur prap\u00eb me armiq\u00ebsi, me urrejtje, me nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb theksuar shpirt\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkat\u00ebrruar jet\u00ebn, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetuar e ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar. Por kurr\u00eb ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoni t\u00eb bindni njeni-tjetrin e t\u00eb gjeni nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb ligji mbi \u00e7do gj\u00eb. Ligji \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do gj\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur ne kemi shkelur mbi njer\u00ebzin\u00eb ton\u00eb dhe kemi shkelur at\u00eb prani Hyjnore, e cila e ka stolisur jet\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebzgjidhje m\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb dialoguese mes v\u00ebllez\u00ebrve. Duhet t\u00eb dim\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb marrim vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i v\u00ebllaznis\u00eb me gjykime e me d\u00ebnime. Por ata q\u00eb jan\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs, skllev\u00ebr t\u00eb sjelljeve t\u00eb saj, nuk marrin parasysh se tjetrit i shkat\u00ebrrohet jeta.<\/p>\n<p>Dasht\u00eb Zoti q\u00eb t\u00eb piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njer\u00ebzore e t\u00eb lart\u00ebsohemi disi n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb. P\u00ebrndryshe, s\u2019kena me pas kurr\u00eb paqe. Ashtu si\u00e7 shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb humbur jet\u00ebt e tyre, kena shum\u00eb, shum\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb keqe nga e shkuara, sepse jan\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vij\u00eb uji, e sot duke u vrar\u00eb p\u00ebr disa kabina d\u00ebrrasash, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb e shprehin nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb nj\u00eb populli, q\u00eb historikisht ka vuajtur e don me mujt me jetuar e me pa vet\u00ebvedin se \u00ebsht\u00eb disi i sigurt n\u00eb at\u00eb dinjitet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Por ja q\u00eb ka prap\u00eb shum\u00eb lig\u00ebsi dhe nuk din me u marr\u00eb vesh p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn. Zoti ia shndrit\u00eb mendjen \u00e7dokujt e \u00e7dokush ditt\u00eb me u nalt\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb dinjitet t\u00eb t\u00eb qenurit njer\u00ebz dhe shprehjes s\u00eb njer\u00ebzis\u00eb, sepse jena t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit At\u00eb, q\u00eb i b\u00ebn me qen\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra mes nesh.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPa harruar se duhet t\u2019u japim mir\u00ebseardhjen emigrant\u00ebve, uroj q\u00eb t\u00eb kaloni dit\u00eb t\u00eb qeta, plot me bekime shpirt\u00ebrore, qet\u00ebsi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet t\u00eb jen\u00eb integrale, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs njer\u00ebzore. Fatkeq\u00ebsisht, ju k\u00ebshilloj t\u00eb mos shkoni n\u00eb Theth, se aty humbni qet\u00ebsin\u00eb mendore dhe shpirt\u00ebrore, e si pasoj\u00eb, edhe fizikisht nuk keni me gjet\u00eb paqe. Nuk \u00ebsht\u00eb faji juaj.<\/p>\n<p>Faji kuptohet \u00ebsht\u00eb i atyre q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb prirur me b\u00ebr\u00eb keq dhe me shkat\u00ebrruar sesa me nd\u00ebrtuar. Kujdes, sepse ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb imponuar drejt\u00ebsin\u00eb e tyre tek t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/13\/ti-mos-pretendo-se-je-zoti-mesazhi-i-klerikut-katolik-pas-ngjarjeve-ne-theth\/\">\u201cTi mos pretendo se je Zoti\u201d, mesazhi i klerikut katolik pas ngjarjeve n\u00eb Theth<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mesh\u00ebn e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ashp\u00ebr lidhur me aksionet e fundit p\u00ebr shembjen e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb zon\u00ebn e Thethit. Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar p\u00ebr mashtrim dhe braktisje t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Palaj u b\u00ebri thirrje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30917","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30917"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30917\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}