{"id":30903,"date":"2025-07-13T19:53:10","date_gmt":"2025-07-13T19:53:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/si-u-hapen-ambasadat-rrefimi-i-fundit-i-ish-ambasadorit-gjerman-para-se-te-nderronte-jete\/"},"modified":"2025-07-13T19:53:10","modified_gmt":"2025-07-13T19:53:10","slug":"si-u-hapen-ambasadat-rrefimi-i-fundit-i-ish-ambasadorit-gjerman-para-se-te-nderronte-jete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/si-u-hapen-ambasadat-rrefimi-i-fundit-i-ish-ambasadorit-gjerman-para-se-te-nderronte-jete\/","title":{"rendered":"Si u hap\u00ebn ambasadat\/ Rr\u00ebfimi i fundit i ish-ambasadorit gjerman para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>2 korrikun e vitit 1990, me t\u00eb vetmen arm\u00eb n\u00eb duart dhe zemrat e tyre shpres\u00ebn, shqiptar\u00ebt mposht\u00ebn frik\u00ebn e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb deje prej regjimit ndoshta m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, dhe zgjodh\u00ebn t`i dor\u00ebzohen t\u00eb panjohur\u00ebs.<\/p>\n<p>5 mij\u00eb vet\u00eb m\u00ebsyn\u00eb ambasadat e vendeve per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb, pa asnj\u00eb garanci se nuk do t\u00eb ktheheshin n\u00eb viktimat e shteti hakmarr\u00ebs diktatorial, q\u00eb edhe pse dukej n\u00eb grahmat e fundit, p\u00ebr individin rebel mbetej nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arrit\u00ebn t\u00eb hynin n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane, territori i s\u00eb cil\u00ebs u kthye n\u00eb at\u00eb moment p\u00ebr ta n\u00eb Tok\u00ebn e Premtuar.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb \u00e7eli ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 1987-t\u00ebn, ishte ai q\u00eb tre vjet m\u00eb von\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb d\u00ebshmitar e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe protagonist t\u00eb t\u00eb paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb sapo p\u00ebrfunduar t\u00eb k\u00ebtij misioni, e duke i ndihmuar t\u00eb hynin njer\u00ebzit e etur p\u00ebr liri dhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Per\u00ebndimin e Art\u00eb: P\u00ebr bot\u00ebn sot, profesor doktor Werner Daum, qe nj\u00eb studiues dhe diplomat n\u00eb pension, Profesor n\u00eb Universitetin e Pavias dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor i Universitetit prestigjoz t\u00eb Harvardit. P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, ai ishte edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq: Werner Daum ishte memorie, dhe pjes\u00eb e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish ambasadori Daum luajti nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb ngjarjet e fillim-korrikut te tre dekadave e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb sh\u00ebnonin nisjen e skizm\u00ebs s\u00eb madhe politike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. Ai arriti t\u00eb menaxhonte kriz\u00ebn humanitare q\u00eb zgjati me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra:<\/p>\n<p>Duke mbajtur n\u00eb dore deklarat\u00ebn Universale p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe pa autorizim paraprak nga Ministria e Jashtme e Republik\u00ebs Gjermane, ai mbrojti qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb brenda ambasad\u00ebs, siguroi l\u00ebshimin e lejeve t\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr 3.199 personat e strehuar aty dhe organizoi shoq\u00ebrimin e tyre drejt aeroportit t\u00eb Rinasit. I nderuar me urdhrin \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, ai sot pranon t\u00eb kthehet prapa, n\u00eb gjenez\u00ebn e eksodit t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr informacioneve q\u00eb ofronin sh\u00ebrbimet e huaja sekrete, dhe bindjes s\u00eb brendshme se Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdonte t\u00eb mbetej ai shk\u00ebmbi i granitit socialist n\u00eb Adriatik, dhe nj\u00eb Kub\u00eb n\u00eb Ballkan, ish ambasadori Daum, ishte nga t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb parashikoi shembjen e regjimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb ndjer\u00eb, ambasadori Daum pati treguar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se si u kishte k\u00ebrkuar punonj\u00ebsve q\u00eb pas pune para se t\u00eb largoheshin t\u00eb linin dritat ndezur, e der\u00ebn e ambasad\u00ebs pak\u00ebz t\u00eb hapur\u2026<\/p>\n<p>Isha i bindur se ky regjim q\u00eb nuk mban dot mij\u00ebra vet\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ambasada, nuk e ka t\u00eb gjat\u00eb\u201d, qe shprehur asokohe p\u00ebr mediat n\u00eb Gjermani, nd\u00ebrsa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, euforia e t\u00eb shkruarit t\u00eb historis\u00eb, u p\u00ebrplas me realitetin e ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb sip\u00ebrfaqe, uji dukej i patrazuar deri p\u00ebrpara 2 korrikut, edhe pse jehona e ndryshimeve n\u00eb lindje t\u00eb kontinentit zor t\u00eb mos kishte nisur t\u00eb ushqente shpres\u00ebn se dallga e shembjes s\u00eb regjimeve t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme do t\u00eb p\u00ebrfshinte edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Gushtin e 1980-t\u00ebs, Lech Walesa, i cili p\u00ebrfaq\u00ebsonte pun\u00ebtor\u00ebt grevist\u00eb polak\u00eb, qe ulur n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me z\u00ebvend\u00ebskryeministrin e at\u00ebhersh\u00ebm polak Mieczyslaw Jagielski, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb do t\u00eb hapte rrug\u00ebn e sindikat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pavarur pas Perdes s\u00eb Hekurt, Solidarnost, gurthemeli i kolapsit t\u00eb komunizmit n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>9 n\u00ebntorin e vitit 1989 bie muri i Berlinit q\u00eb mbante t\u00eb ve\u00e7uara dy bot\u00eb, dhe vjen fundi faktik i ndarjes gjermane. 16 dhjetorin e po atij viti, p\u00ebrpjekjet e forcave t\u00eb\u00a0\u00a0siguris\u00eb t\u00eb Nicolae Ceau\u0219escu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar nj\u00eb klerik n\u00eb qytetin e Timisoar\u00ebs, ndez\u00ebn revolucionin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm antikomunist n\u00eb Europ\u00ebn Lindore, q\u00eb p\u00ebrfundon me ekzekutimin e diktatorit, dhe shtr\u00ebngoi k\u00ebsisoj lakun e fut frik\u00ebn edhe n\u00eb radh\u00ebt e Byros\u00eb Politike Shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe rr\u00ebnimi ekonomik ishte nj\u00eb nga faktor\u00ebt ky\u00e7 q\u00eb po e \u00e7onin regjimin drejt nj\u00eb fundi t\u00eb pashmangsh\u00ebm, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, lidershipi komunist ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>-Zoti Ambasador, ju ishit diplomati i par\u00eb gjerman q\u00eb hap\u00ebt ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1987. Si e mbani mend Tiran\u00ebn e asaj kohe? \u00c7far\u00eb dinit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb par\u00eb? Kush ju priti k\u00ebtu dhe si i p\u00ebrjetuat vitet e fundit t\u00eb regjimit komunist n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>-Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb k\u00ebrkon rreth tre dit\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, tri dit\u00eb t\u00eb plota. Por po p\u00ebrpiqem ta p\u00ebrmbledh shkurt: Un\u00eb u prita shum\u00eb mir\u00eb nga zyrtar\u00ebt, nga qeveria. Ata shfaq\u00ebn shpres\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Gjermanin\u00eb. Por e kuptova shum\u00eb von\u00eb se populli shqiptar n\u00eb fakt, vet\u00eb nuk kishte asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mir\u00ebpritur. Shqiptar\u00ebve nuk u lejohej t\u00eb flisnin me t\u00eb huaj, nuk duhet t\u00eb shiheshin me t\u00eb huaj. N\u00ebse kjo ndodhte, ata merreshin n\u00eb pyetje nga policia dhe Sigurimi.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 Si ju ndikoi kjo at\u00ebher\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>-Fillimisht nuk e vura re. Qeveria e kishte t\u00eb leht\u00eb, sepse kishte shum\u00eb pak t\u00eb huaj n\u00eb vend dhe shumica prej tyre, p\u00ebrve\u00e7se ishin v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se ishin dhe aq t\u00eb interesuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb isha i interesuar. At\u00ebher\u00eb flisja dhe gjuh\u00ebn, se e kisha m\u00ebsuar. Tani fatkeq\u00ebsisht tani e kam harruar.\u00a0\u00a0( Qesh). Por qeveria kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb madhe, nj\u00eb komedi. Dhe aktor ishte populli shqiptar. Kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb bindeshin, duhej t\u00eb luanin rolet e tyre n\u00eb at\u00eb komedi. Sepse p\u00ebrndryshe, p\u00ebrballeshin me nj\u00eb shtypje t\u00eb eg\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 Pra, e shihnit si nj\u00eb mizansken\u00eb t\u00eb madhe\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Nuk ishte realiteti ai q\u00eb shihja, por nj\u00eb vep\u00ebr teatrale\u2026 M\u2019u desh goxha koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00a0\u00a0p\u00ebrtej asaj \u201cperdeje\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb fshihej prapa asaj skene t\u00eb rrezikshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb terrorit q\u00eb ushtrohej nga regjimi ndaj \u00e7do njeriu normal, \u00e7do pun\u00ebtori t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>\u2013\u00a0<\/strong>Nd\u00ebrmjet viteve 1987 dhe 1990, cilin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb regjimit keni takuar? A jeni takuar me Ramiz Alin\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr t\u00eb si pasues i Enver Hoxh\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Un\u00eb jam diplomat, i till\u00eb isha dhe at\u00ebher\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb natyrisht m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb takohem me zotin Ramiz Alia dhe me t\u00eb gjith\u00eb ministrat, me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin nj\u00eb funksion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Opinionet e mia personale ishin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, por sjellja e zyrtar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht e Presidentit Alia, ishte pjes\u00eb e asaj komedie q\u00eb luhej. Qeveria shqiptare p\u00ebrpiqej t\u00eb krijonte dhe t\u00eb transmetonte imazhin e nj\u00eb shteti normal dhe t\u00eb nj\u00eb qeverie normale. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit q\u00eb t\u00eb kuptoja realitetin pas asaj q\u00eb thuhej dhe asaj q\u00eb veprohej, dhe \u00e7far\u00eb njer\u00ebzit detyroheshin t\u00eb duronin.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>\u2013\u00a0<\/strong>A e konsideroni at\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar se Enver Hoxh\u00ebn?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Po, natyrisht. Mendoj se jan\u00eb shum\u00eb pak njer\u00ebz n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte nj\u00eb vras\u00ebs masiv; ai vrau\u2026Un\u00eb do t\u00eb thoja, n\u00ebse do t\u00eb duhej, ai do t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij. Gjat\u00eb luft\u00ebs, ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb lider i respektuar i rezistenc\u00ebs, nuk mund ta gjykoj k\u00ebt\u00eb. Por sapo erdhi n\u00eb pushtet, u b\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Dhe nga ato q\u00eb kam lexuar dhe d\u00ebgjuar, jeta njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb nuk vlente m\u00eb shum\u00eb se ajo e nj\u00eb mize apo e nj\u00eb milingone.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>\u2013\u00a0<\/strong>\u00c7far\u00eb doni t\u00eb thoni me at\u00eb se ai mund t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Mendoj se ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt ai i ka \u00e7uar personalisht drejt vdekjes \u2013 jo duke ua prer\u00eb fytin vet\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte xhelat\u00ebt e tij \u2013 por duke dh\u00ebn\u00eb urdhra p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb. Dhe duke d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebr kampe si ato t\u00eb p\u00ebrqendrimit me dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb mendonin ndryshe, q\u00eb besonin n\u00eb Zot, p\u00ebr shembull,. Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb nga diktator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit XX dhe nd\u00ebr m\u00eb gjakatar\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>\u2013\u00a0<\/strong>Zoti Ambasador, si ia dol\u00ebt t\u00eb parashikonit r\u00ebnien e regjimit komunist n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shumica e Per\u00ebndimit besonte se Shqip\u00ebria do t\u00eb mbetej bastioni i fundit i diktatur\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn kjo mund t\u00eb p\u00ebrceptohej nga jasht\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, thell\u00eb-thell\u00eb, Per\u00ebndimi nuk besonte se Shqip\u00ebria ishte bastioni i fundit, por besonte se po, ajo ishte fizikisht e izoluar nga vendet e tjera komuniste. Polonia, Gjermania Lindore \u2013 q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201989 \u2013 \u00c7ekosllovakia, Rumania etj., dhe vet\u00eb Bashkimi Sovjetik me reformat e Gorbachev-it. Pra, Per\u00ebndimi e shihte Shqip\u00ebrin\u00eb si t\u00eb izoluar gjeografikisht, sepse midis ishte Jugosllavia, e cila, ndon\u00ebse nuk ishte nj\u00eb demokraci, p\u00ebr njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm ishte nj\u00eb vend ku mund t\u00eb jetohej. Le t\u00eb themi, nj\u00eb form\u00eb e but\u00eb diktature \u2013 p\u00ebr sa koh\u00eb nuk e kund\u00ebrshtoje hapur qeverin\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb e dinin q\u00eb qeveria n\u00eb Shqip\u00ebri, ose m\u00eb sakt\u00eb regjimi, partia udh\u00ebheq\u00ebse \u2013 q\u00eb si p\u00ebr ironi e quante veten \u201cPartia e Popullit\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk ishte \u2013 pati nj\u00eb dar\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb mbi popullin e vet. Aq t\u00eb fort\u00eb sa askush nuk guxonte t\u00eb p\u00ebrballej apo t\u00eb shprehte mendimin e vet.<\/strong>\u00a0<strong>Njer\u00ebzit rrezikonin jet\u00ebn n\u00ebse shprehnin nj\u00eb mendim t\u00eb lir\u00eb. Rrezikonin t\u00eb futeshin n\u00eb burg. Qeveria dukej si drejtori i nj\u00eb burgu t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb \u2013 askush nuk priste q\u00eb t\u2019u jepte liri t\u00eb burgosurve t\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 A keni ndjer\u00eb ju vet\u00eb rrezik?<\/em><\/p>\n<p><strong>-T\u00eb jetoje n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe thjesht t\u00eb d\u00ebgjosh p\u00ebr t\u00eb, jan\u00eb dy gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme. Un\u00eb vet\u00eb isha i sigurt personalisht. Por e kuptova shum\u00eb shpejt q\u00eb n\u00ebse dikush shihej duke folur me mua n\u00eb rrug\u00eb, thirrej menj\u00ebher\u00eb n\u00eb komisariat dhe merrej n\u00eb pyetje. Madje mbaj mend q\u00eb kam takuar pothuajse t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb dhe shum\u00eb intelektual\u00eb, mes tyre edhe nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit XX, Ismail Kadare. E takova zyrtarisht n\u00eb godin\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, e cila me shum\u00eb gjas\u00eb kishte mikrofon\u00eb. Ashtu si edhe banesa ime n\u00eb fund t\u00eb fundit. Kudo kishte mikrofon\u00eb. Edhe Kadareja, \u2013 si\u00e7 m\u00eb tregoi vet\u00eb pas vitit 1990 \u2013 ishte marr\u00eb n\u00eb pyetje nga Sigurimi. Nj\u00eb njeri i respektuar dhe i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por as ai nuk ishte i p\u00ebrjashtuar nga dyshimi.<\/strong><\/p>\n<p><em>-Ju e lat\u00eb hapur der\u00ebn e ambasad\u00ebs, kishit marr\u00eb ndonj\u00eb sinjal p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodhte? Ishte iniciativa juaj?<\/em><\/p>\n<p><strong>-Po, dera e hapur, e mbaj mend. I thash\u00eb stafit ta linin pak hapur. Po, ishte iniciativa ime. P\u00ebrse e b\u00ebra? Po sepse pavar\u00ebsisht politikave t\u00eb qeveris\u00eb, un\u00eb arrita t\u00eb flisja me njer\u00ebzit. Njer\u00ebzit m\u00eb afroheshin \u2013 sidomos t\u00eb rinjt\u00eb. Pak m\u00eb pak n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe atje, ndon\u00ebse qeveria e mbante popullin shum\u00eb fort n\u00ebn kontroll. Por jasht\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb Elbasan, n\u00eb Butrint, n\u00eb Kuk\u00ebs \u2013 udh\u00ebtova kudo. E adhurova k\u00ebt\u00eb vend, sepse \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm. Por, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati nj\u00eb viti, q\u00eb nga fillimi i 1989-t\u00ebs, se po piqeshin kushtet p\u00ebr nj\u00eb revolucion.\u00a0\u00a0Njer\u00ebzit kishin ndryshuar. Nuk kishin m\u00eb frik\u00eb totale nga reagimi i regjimit. Gati \u00e7do muaj e ndjeja gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb at\u00eb frym\u00eb rebelimi, at\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga shtypja. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb takoheshin me t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet ekonomike \u2013 e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigant\u00eb. N\u00eb vitin 1989 mbaj mend posa\u00e7\u00ebrisht q\u00eb d\u00ebgjova p\u00ebr nj\u00eb grumbullim t\u00eb mij\u00ebra katolik\u00ebve pran\u00eb Lezh\u00ebs. D\u00ebgjova p\u00ebr grumbullime edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera. Dhe n\u00eb vitin 1990 d\u00ebgjova se njer\u00ebzit kishin dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr qeveris\u00eb. Ata nuk kishin m\u00eb frik\u00eb, edhe pse p\u00ebrballeshin edhe m\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb vriteshin. Klima e \u00e7lirimit ishte aty. Qeveria mund t\u00eb kontrollonte ende rrug\u00ebt, por nuk kontrollonte m\u00eb mendjet e njer\u00ebzve \u2013 sidomos t\u00eb t\u00eb rinjve. Isha i sigurt se duhej vet\u00ebm nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb, nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb e vog\u00ebl, p\u00ebr ta shp\u00ebrthyer dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj diktature. Dhe mendova se kjo mund t\u00eb ishte edhe mund\u00ebsia ime.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Le ta them shum\u00eb qart\u00eb: Nuk e lasht\u00eb hapur at\u00eb der\u00eb p\u00ebr arsye humanitare. Kjo ishte nj\u00eb pjes\u00eb e arsyes. Por motivimi im kryesor ishte se ndihesha i sigurt q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e madhe si ajo do ta p\u00ebrmbyste at\u00eb forc\u00eb qeveritare \u2013 at\u00eb qeveri mizore, si ato diktaturat e m\u00ebdha t\u00eb shekullit XX, si nacional-socializmi n\u00eb Gjermani, si komunizmi sovjetik n\u00ebn Stalinin. Dhe ende ndihem shum\u00eb i lumtur q\u00eb dhash\u00eb dhe un\u00eb nj\u00eb dor\u00eb n\u00eb revolucionin e popullit shqiptar.<\/strong><\/p>\n<p><em>-A keni pasur ndonj\u00ebher\u00eb frik\u00eb p\u00ebr veten apo p\u00ebr stafin tuaj?<\/em><\/p>\n<p><strong>-Duke kthyer kok\u00ebn pas, them se po. Ishte shum\u00eb e rrezikshme dhe ne ishim pran\u00eb nj\u00eb sulmi nga ushtria apo nga Sigurimi. K\u00ebt\u00eb e m\u00ebsova m\u00eb von\u00eb. Por n\u00eb ato momente, nuk kishim koh\u00eb, nuk e kishim luksin p\u00ebr t\u00eb menduar. Un\u00eb dhe stafi im ishim t\u00eb kapluar nga rrethanat. Nuk flinim mir\u00eb. Ndoshta flinim edhe nj\u00eb or\u00eb apo dy \u00e7do dit\u00eb. Nuk kishim koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar. Thjesht p\u00ebrpiqeshim t\u00eb gjenim pak buk\u00eb n\u00eb qytet, disa domate. Furrat e buk\u00ebs ishin urdh\u00ebruar nga qeveria q\u00eb t\u00eb mos i shisnin uj\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb mi. Uji ishte nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr ambasad\u00ebn. Tani, p\u00ebrfytyrojeni vet\u00eb sesi mund t\u00eb ishin kushtet higjienike p\u00ebr 3,000 persona pa tualete.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 Pra, ju mendoni se ekzistonte v\u00ebrtet rreziku q\u00eb autoritetet shqiptare t\u00eb hynin me forc\u00eb n\u00eb ambasad\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar refugjat\u00ebt?<\/em><\/p>\n<p><strong>-E di q\u00eb po e planifikonin seriozisht. Ushtria donte t\u00eb sulmonte ambasadat, n\u00eb ve\u00e7anti ambasad\u00ebn time. Kjo nuk ndodhi. Por ne at\u00ebher\u00eb nuk kishim koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar. Nuk kishim koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb krize, \u00ebsht\u00eb si n\u00eb rastin kur ke p\u00ebsuar nj\u00eb aksident \u2013 nuk e ndien dhimbjen n\u00eb at\u00eb moment, e ndien m\u00eb pas. Por un\u00eb k\u00ebt\u00eb e di mir\u00eb: ishim n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb sulmi. Dhe n\u00ebse fjal\u00ebn e fundit do ta kishte pasur ushtria- dhe k\u00ebt\u00eb e kam d\u00ebgjuar m\u00eb von\u00eb nga persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb \u2013 sot un\u00eb nuk do t\u00eb isha gjall\u00eb. Nuk do t\u00eb kishte mbijetuar as stafi im, dhe as shqiptar\u00ebt q\u00eb ishin brenda ambasad\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0Por nga ana tjet\u00ebr, qeveria ishte plot\u00ebsisht e vet\u00ebdijshme q\u00eb gjith\u00eb bota po e shikonte. Nuk ishte vet\u00ebm Gjermania \u2013 ishte Italia, Franca, Greqia dhe t\u00eb tjera vende me ndikim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, P\u00e9rez de Cu\u00e9llar, ushtroi presion t\u00eb fort\u00eb mbi Ramiz Alin\u00eb. D\u00ebrgoi z\u00ebvend\u00ebsin e tij, z. de Mistura. N\u00eb Shqip\u00ebri e dinin se ndoshta do t\u00eb kishin mundur ta \u201cpastronin\u201d ambasad\u00ebn. Mund edhe ta kishin b\u00ebr\u00eb, por ky do t\u00eb kishte qen\u00eb v\u00ebrtet fundi i Shqip\u00ebris\u00eb. \u2026\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se nuk ishin vet\u00ebm 3,199 njer\u00ebzit n\u00eb ambasad\u00ebn time, apo 1,200 n\u00eb ambasad\u00ebn italiane, apo 600 n\u00eb ambasad\u00ebn franceze, ishin 3 3 milion\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb d\u00ebgjoheshin. N\u00eb 10 korrik at\u00ebher\u00eb, ishte dita e finales s\u00eb Kampionatit Bot\u00ebror t\u00eb Futbollit \u2013 Gjermania kund\u00ebr Argjentin\u00ebs. Tirana ishte e qet\u00eb \u2013 si zhurmat e nj\u00eb pylli, vet\u00ebm f\u00ebshf\u00ebrima. Ishte absolutisht qet\u00ebsi \u2013 dhe n\u00eb at\u00eb moment, goli i famsh\u00ebm!<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn grat\u00eb, dol\u00ebn n\u00ebp\u00ebr dritare ose n\u00eb rrug\u00eb me tenxheret e tyre dhe b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Tirana nuk po festonte fitoren e Gjermanis\u00eb ndaj Argjentin\u00ebs. Tirana po festonte fitoren e shqiptar\u00ebve ndaj qeveris\u00eb s\u00eb vet.<\/strong><\/p>\n<p><em>-A besoni se ngjarjet n\u00eb Europ\u00ebn Lindore, revolucioni n\u00eb Rumani dhe fundi tragjik i Causheskut, apo edhe vet\u00eb apo r\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit\u00a0\u00a0sh\u00ebrbyen si katalizator p\u00ebr eksodin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve? Apo\u00a0\u00a0ambasadat u p\u00ebrdor\u00ebn si nj\u00eb valvul sigurie e toleruar nga regjimi p\u00ebr t\u00eb matur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb popullore?<\/em><\/p>\n<p><strong>-Aspak, kjo e fundit jo. Sigurisht q\u00eb ngjarjet n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore dhe Lindore u ndoq\u00ebn nga shqiptar\u00ebt dhe forcuan ndjesin\u00eb se \u201cduhet t\u00eb vinte koha p\u00ebr ndryshim\u201d. Pra, ishte ky lloj ndikimi. Por qeveria, regjimi n\u00eb Shqip\u00ebri besonte se mund t\u00eb ruante pushtetin, dhe se do t\u00eb mund ta mb\u00ebrthente at\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht. Ata e besonin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nj\u00ebsoj si Enver Hoxha dhe sit \u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt q\u00eb humbin kontaktin me popullin e tyre. K\u00ebta njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb imagjinare, dhe nuk e kuptojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment se koha e tyre ka ardhur, dhe se r\u00ebnia \u00ebsht\u00eb e pashmangshme.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 \u00cbsht\u00eb interesante, sepse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur se\u00a0kriza e ambasadave mund t\u00eb jet\u00eb provokuar apo manipuluar nga regjimi.<\/em><\/p>\n<p><strong>-Jo, aspak. Absolutisht jo.<\/strong><\/p>\n<p><em>-P\u00ebrse mendoni se\u00a0kaq shum\u00eb shqiptar\u00eb zgjodh\u00ebn pik\u00ebrisht ambasad\u00ebn gjermane si destinacionin e tyre? U ndikuan nga imazhi i Gjermanis\u00eb si nj\u00eb vend mik, ndoshta i forcuar nga vizita e kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss?<\/em><\/p>\n<p><strong>-Franz Josef Strauss ishte k\u00ebtu pik\u00ebrisht dit\u00ebn kur un\u00eb hapa ambasad\u00ebn. Pra, kjo ndodhi tre vjet p\u00ebrpara ngjarjeve t\u00eb 2 korrikut 1990. Straus erdhi me avion privat, un\u00eb e pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mb\u00ebrritjen. At\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb vije me linj\u00eb normale fluturimi nga Gjermania n\u00eb Tiran\u00eb. Duhej t\u00eb merrja trenin nga Gjermania n\u00eb Austri, pastaj n\u00eb Beograd. M\u00eb pas duhej t\u00eb prisja avionin \u2013 nj\u00eb DC-3, e kujtoj shum\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb avion i nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1944 \u2013 i cili u vonua thuajse gjysm\u00eb dite. Por arrita k\u00ebtu rreth mesdit\u00ebs. M\u00eb prit\u00ebn n\u00eb Rinas. Shkova n\u00eb hotel \u201cDajti\u201d. Aty aplikova p\u00ebr rikthimin. Vendosa nj\u00eb tabel\u00eb ku shkruhej \u201cAmbasada e Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb\u201d n\u00eb der\u00ebn e nj\u00eb prej dhomave t\u00eb hotelit nr. 90. Kjo ishte ambasada. Pastaj u ktheva n\u00eb Rinas p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur zotin Strauss. E shoq\u00ebrova gjat\u00eb tre dit\u00ebve t\u00eb ardhshme dhe duhet t\u00eb them se u b\u00ebm\u00eb miq.<\/strong><\/p>\n<p>\u2013\u00a0A ishte ndihma gjermane e ofruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e mir\u00ebpritur n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0Ne kishim nj\u00eb linj\u00eb mjaft t\u00eb konsiderueshme buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ishim t\u00eb hapur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr ndihma dhe projekte. M\u00eb kujtohet shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb mendova ishte ndihma n\u00eb bujq\u00ebsi, d\u00ebrguam ekspert\u00eb\u00a0\u00a0dhe ram\u00eb dakord. Dhjet\u00ebra lop\u00eb qum\u00ebshti t\u00eb racave moderne u soll\u00ebn me anije. Kishim dhe projekte t\u00eb tjera, po. Funksionoi. Dhe ishte pjes\u00eb e detyr\u00ebs sime jo vet\u00ebm t\u00eb vendosja marr\u00ebdh\u00ebnie politike, por edhe t\u00eb angazhohesha me vendin, sidomos me njer\u00ebzit.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 A mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ndoshta asokohe Shqip\u00ebria nj\u00eb lloj protektorati i Gjermanis\u00eb? A duhet ta shohim si nj\u00eb shans t\u00eb humbur?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Jo, aspak, jo. D\u00ebshira jon\u00eb \u2013 ashtu si\u00e7 kishim marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta politike, ekonomike dhe sociale me \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 ishte q\u00eb ta mir\u00ebprisnim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb familjen e kombeve europiane. Dhe jo vet\u00ebm qeverin\u00eb zyrtare, por popullin, dhe vet\u00eb vendin.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u2013 Sipas jush,\u00a0sa ndikoi situata ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb r\u00ebnien e regjimit? Apo ishte m\u00eb vendimtare era e ndryshimeve politike q\u00eb po frynte nga jasht\u00eb kufijve?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0Sigurisht q\u00eb rr\u00ebnimi ekonomik luajti rolin e vet. Shqiptar\u00ebt ishin shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Komunikimet moderne, radioja dhe televizioni ishin faktor\u00eb trondit\u00ebs p\u00ebr ta, sepse\u00a0\u00a0bota p\u00ebrreth jetonte ndryshe. Pra, sigurisht q\u00eb luajti nj\u00eb rol, edhe pse qeveria besoi se mund ta mbante t\u00eb fshehur realitetin.<\/strong><\/p>\n<p><em>Si\u00a0\u00a0e shihni Shqip\u00ebrin\u00eb sot, n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt BE-s\u00eb? A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur \u00ebndrra e atyre njer\u00ebzve q\u00eb hyjn\u00eb ne ambasad\u00ebn gjermane tre dekada m\u00eb pare?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, jam i sigurt q\u00eb po. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs bashk\u00ebkohore. Do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian \u2014 her\u00ebt a von\u00eb, m\u00eb shum\u00eb her\u00ebt se von\u00eb. Edhe pse ka ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, ka ende sfida t\u00eb reja t\u00eb cilat brezat e rinj duhet t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb dhe t\u2019u japin zgjidhje, por un\u00eb jam i sigurt se do t\u2019ia dalin.<\/strong><\/p>\n<p>2 korriku 1990 nuk ishte thjesht nj\u00eb kriz\u00eb ishte nj\u00eb revolucion. Ishte momenti kur frika u shemb \u2013 dhe shpresa u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Shqip\u00ebria ec\u00ebn sot drejt Europ\u00ebs, dhe dera q\u00eb u hap dikur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar mij\u00ebra jet\u00eb, mbetet gjithmon\u00eb simbol i guximit, sfid\u00ebs dhe shpirtit t\u00eb pathyesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb rebelohet ndaj shtypjes e padrejt\u00ebsis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>TCH\/<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/si-u-hapen-ambasadat-rrefimi-i-fundit-i-ish-ambasadorit-gjerman-para-se-te-nderronte-jete\/\">Si u hap\u00ebn ambasadat\/ Rr\u00ebfimi i fundit i ish-ambasadorit gjerman para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>2 korrikun e vitit 1990, me t\u00eb vetmen arm\u00eb n\u00eb duart dhe zemrat e tyre shpres\u00ebn, shqiptar\u00ebt mposht\u00ebn frik\u00ebn e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb deje prej regjimit ndoshta m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, dhe zgjodh\u00ebn t`i dor\u00ebzohen t\u00eb panjohur\u00ebs. 5 mij\u00eb vet\u00eb m\u00ebsyn\u00eb ambasadat e vendeve per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb, pa asnj\u00eb garanci se nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30903","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30903\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}