{"id":30897,"date":"2025-07-13T18:53:57","date_gmt":"2025-07-13T18:53:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/u-nda-nga-jeta-dje-ne-nje-hotel-ne-tirane-intervista-e-fundit-e-ish-ambasadorit-gjerman-enver-hoxha-mund-te-vriste-edhe-nenen-e-tij\/"},"modified":"2025-07-13T18:53:57","modified_gmt":"2025-07-13T18:53:57","slug":"u-nda-nga-jeta-dje-ne-nje-hotel-ne-tirane-intervista-e-fundit-e-ish-ambasadorit-gjerman-enver-hoxha-mund-te-vriste-edhe-nenen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/u-nda-nga-jeta-dje-ne-nje-hotel-ne-tirane-intervista-e-fundit-e-ish-ambasadorit-gjerman-enver-hoxha-mund-te-vriste-edhe-nenen-e-tij\/","title":{"rendered":"U nda nga jeta dje n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb TIRAN\u00cb\/ Intervista e fundit e ish-ambasadorit gjerman: Enver Hoxha mund t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij"},"content":{"rendered":"<p>2 korrikun e vitit 1990, me t\u00eb vetmen arm\u00eb n\u00eb duart dhe zemrat e tyre shpres\u00ebn, shqiptar\u00ebt mposht\u00ebn frik\u00ebn e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb deje prej regjimit ndoshta m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, dhe zgjodh\u00ebn t\u2019i dor\u00ebzohen t\u00eb panjohur\u00ebs.<\/p>\n<p>5 mij\u00eb vet\u00eb m\u00ebsyn\u00eb ambasadat e vendeve per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb, pa asnj\u00eb garanci se nuk do t\u00eb ktheheshin n\u00eb viktimat e shteti hakmarr\u00ebs diktatorial, q\u00eb edhe pse dukej n\u00eb grahmat e fundit, p\u00ebr individin rebel mbetej nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim. Pjesa d\u00ebrrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arrit\u00ebn t\u00eb hynin n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane, territori i s\u00eb cil\u00ebs u kthye n\u00eb at\u00eb moment p\u00ebr ta n\u00eb Tok\u00ebn e Premtuar.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb \u00e7eli ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 1987-t\u00ebn, ishte ai q\u00eb tre vjet m\u00eb von\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb d\u00ebshmitar e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe protagonist t\u00eb t\u00eb paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb sapo p\u00ebrfunduar t\u00eb k\u00ebtij misioni, e duke i ndihmuar t\u00eb hynin njer\u00ebzit e etur p\u00ebr liri dhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Per\u00ebndimin e Art\u00eb.<\/p>\n<p>Ish ambasadori Daum, ishte nga t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb parashikoi shembjen e regjimit. N\u00eb intervist\u00ebn e tij t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pak para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, diplomati rr\u00ebfen p\u00ebr gazetaren e Top Channel Irida Vasia, sesi i p\u00ebrjetoi vitet e fundit t\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb n\u00eb krye Enver Hoxh\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin thot\u00eb se ishte i aft\u00eb t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Gazetarja: Zoti Ambasador, ju ishit diplomati i par\u00eb gjerman q\u00eb hap\u00ebt ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1987. Si e mbani mend Tiran\u00ebn e asaj kohe? \u00c7far\u00eb dinit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb par\u00eb? Kush ju priti k\u00ebtu dhe si i p\u00ebrjetuat vitet e fundit t\u00eb regjimit komunist n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Daum: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb k\u00ebrkon rreth tre dit\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, tri dit\u00eb t\u00eb plota. Por po p\u00ebrpiqem ta p\u00ebrmbledh shkurt: Un\u00eb u prita shum\u00eb mir\u00eb nga zyrtar\u00ebt, nga qeveria. Ata shfaq\u00ebn shpres\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Gjermanin\u00eb. Por e kuptova shum\u00eb von\u00eb se populli shqiptar n\u00eb fakt, vet\u00eb nuk kishte asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mir\u00ebpritur. Shqiptar\u00ebve nuk u lejohej t\u00eb flisnin me t\u00eb huaj, nuk duhet t\u00eb shiheshin me t\u00eb huaj. N\u00ebse kjo ndodhte, ata merreshin n\u00eb pyetje nga policia dhe Sigurimi.<\/p>\n<p>Gazetarja: Si ju ndikoi kjo at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Daum: Fillimisht nuk e vura re. Qeveria e kishte t\u00eb leht\u00eb, sepse kishte shum\u00eb pak t\u00eb huaj n\u00eb vend dhe shumica prej tyre, p\u00ebrve\u00e7se ishin v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se ishin dhe aq t\u00eb interesuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb isha i interesuar. At\u00ebher\u00eb flisja dhe gjuh\u00ebn, se e kisha m\u00ebsuar. Tani fatkeq\u00ebsisht tani e kam harruar. ( Qesh). Por qeveria kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb madhe, nj\u00eb komedi. Dhe aktor ishte populli shqiptar. Kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb bindeshin, duhej t\u00eb luanin rolet e tyre n\u00eb at\u00eb komedi. Sepse p\u00ebrndryshe, p\u00ebrballeshin me nj\u00eb shtypje t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Gazetarja: Pra, e shihnit si nj\u00eb mizansken\u00eb t\u00eb madhe politike\u2026<\/p>\n<p>Daum\u2013 Nuk ishte realiteti ai q\u00eb shihja, por nj\u00eb vep\u00ebr teatrale\u2026 M\u2019u desh goxha koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar p\u00ebrtej asaj \u201cperdeje\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb fshihej prapa asaj skene t\u00eb rrezikshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb terrorit q\u00eb ushtrohej nga regjimi ndaj \u00e7do njeriu normal, \u00e7do pun\u00ebtori t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gazetarja: Nd\u00ebrmjet viteve 1987 dhe 1990, cilin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb regjimit keni takuar? A jeni takuar me Ramiz Alin\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr t\u00eb si pasues i Enver Hoxh\u00ebs?<\/p>\n<p>Daum: Un\u00eb jam diplomat, i till\u00eb isha dhe at\u00ebher\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb natyrisht m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb takohem me zotin Ramiz Alia dhe me t\u00eb gjith\u00eb ministrat, me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin nj\u00eb funksion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Opinionet e mia personale ishin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, por sjellja e zyrtar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht e Presidentit Alia, ishte pjes\u00eb e asaj komedie q\u00eb luhej. Qeveria shqiptare p\u00ebrpiqej t\u00eb krijonte dhe t\u00eb transmetonte imazhin e nj\u00eb shteti normal dhe t\u00eb nj\u00eb qeverie normale. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit q\u00eb t\u00eb kuptoja realitetin pas asaj q\u00eb thuhej dhe asaj q\u00eb veprohej, dhe \u00e7far\u00eb njer\u00ebzit detyroheshin t\u00eb duronin.<\/p>\n<p>Gazetarja: A e konsideroni at\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar se Enver Hoxh\u00ebn?<\/p>\n<p>Daum: Po, natyrisht. Mendoj se jan\u00eb shum\u00eb pak njer\u00ebz n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte nj\u00eb vras\u00ebs masiv; ai vrau\u2026Un\u00eb do t\u00eb thoja, n\u00ebse do t\u00eb duhej, ai do t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij. Gjat\u00eb luft\u00ebs, ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb lider i respektuar i rezistenc\u00ebs, nuk mund ta gjykoj k\u00ebt\u00eb. Por sapo erdhi n\u00eb pushtet, u b\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Dhe nga ato q\u00eb kam lexuar dhe d\u00ebgjuar, jeta njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb nuk vlente m\u00eb shum\u00eb se ajo e nj\u00eb mize apo e nj\u00eb milingone.<\/p>\n<p>Gazetarja: \u00c7far\u00eb doni t\u00eb thoni me at\u00eb se ai mund t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij?<\/p>\n<p>Daum: Mendoj se ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt ai i ka \u00e7uar personalisht drejt vdekjes \u2013 jo duke ua prer\u00eb fytin vet\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte xhelat\u00ebt e tij \u2013 por duke dh\u00ebn\u00eb urdhra p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb. Dhe duke d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebr kampe si ato t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimit me dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb mendonin ndryshe, q\u00eb besonin n\u00eb Zot, p\u00ebr shembull,. Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb nga diktator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit XX dhe nd\u00ebr m\u00eb gjakatar\u00ebt.\/TOP CHANNEL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/u-nda-nga-jeta-dje-ne-nje-hotel-ne-tirane-intervista-e-fundit-e-ish-ambasadorit-gjerman-enver-hoxha-mund-te-vriste-edhe-nenen-e-tij\/\">U nda nga jeta dje n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb TIRAN\u00cb\/ Intervista e fundit e ish-ambasadorit gjerman: Enver Hoxha mund t\u00eb vriste edhe n\u00ebn\u00ebn e tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>2 korrikun e vitit 1990, me t\u00eb vetmen arm\u00eb n\u00eb duart dhe zemrat e tyre shpres\u00ebn, shqiptar\u00ebt mposht\u00ebn frik\u00ebn e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb deje prej regjimit ndoshta m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, dhe zgjodh\u00ebn t\u2019i dor\u00ebzohen t\u00eb panjohur\u00ebs. 5 mij\u00eb vet\u00eb m\u00ebsyn\u00eb ambasadat e vendeve per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb, pa asnj\u00eb garanci se nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}