{"id":30881,"date":"2025-07-13T17:49:31","date_gmt":"2025-07-13T17:49:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/mero-baze-yuri-kim-in-pervecse-e-duan-te-shkarkuar-e-duan-edhe-per-shkak-te-berishes\/"},"modified":"2025-07-13T17:49:31","modified_gmt":"2025-07-13T17:49:31","slug":"mero-baze-yuri-kim-in-pervecse-e-duan-te-shkarkuar-e-duan-edhe-per-shkak-te-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/mero-baze-yuri-kim-in-pervecse-e-duan-te-shkarkuar-e-duan-edhe-per-shkak-te-berishes\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Yuri Kim-in, p\u00ebrve\u00e7se e duan t\u00eb shkarkuar, e duan edhe p\u00ebr shkak t\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Yuri Kim u shfaq n\u00eb nj\u00eb video para Departamentit t\u00eb Shtetit, duke p\u00ebrcjell\u00eb me duartrokitje koleg\u00ebt e saj q\u00eb i ka kapur plani i shkurtimeve, i hartuar nga Elon Musk. Jan\u00eb rreth 1300 t\u00eb till\u00eb q\u00eb do t\u00eb largohen nga Departamenti i Shtetit. Si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe vet\u00eb Departamenti, ata nuk po largohen p\u00ebr shkak t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb tyre, por sepse departamentet ku punojn\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga plani i shkurtimit. Pra, ata nuk po largohen si zyrtar\u00eb armiq\u00ebsor\u00eb, por si t\u00eb tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>Yuri Kim mund t\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb, por ende nuk \u00ebsht\u00eb. Edhe pse opozita ka festuar tri her\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj, ajo \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb. E thash\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkurtohej, por ka pasur fat q\u00eb nuk punon n\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb po preken nga shkurtime.<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb ka opozita me t\u00eb \u00ebsht\u00eb dyfish m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. K\u00ebta e duan si t\u00eb shkarkuar dhe me motiv q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani, te shkarkimi ende nuk kan\u00eb pasur fat. Nuk \u00ebsht\u00eb as merit\u00eb e Yurit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e shkarkimeve, as merit\u00eb e LaCivit\u00ebs q\u00eb ua ka marr\u00eb p\u00ebr sip\u00ebr me 6 milion\u00eb dollar\u00eb. Thjesht, SHBA nuk punon me mendjen e ndryshkur t\u00eb Berish\u00ebs dhe pasuesve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, halli m\u00eb i madh i k\u00ebtyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb shkarkohet me motivacion se u ka th\u00ebn\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb n\u00ebse shkoni pas Berish\u00ebs, do hani bar. Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr ta, parashikimi i saj \u00ebsht\u00eb realizuar dhe tejkaluar. As bar nuk ka m\u00eb p\u00ebr ta. Shumica po hidhen n\u00eb l\u00ebndinat e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kullotur, n\u00ebn shembullin e Shk\u00eblzenit q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur me koh\u00eb dhe po rivitalizon me leje nd\u00ebrtimi pronat e tij, t\u00eb marra n\u00ebn emrat e njohur si pseudonime t\u00eb tij n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb shkarkohet Yuri Kim me motivacionin q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb Sali Berish\u00ebs, duhet q\u00eb s\u00eb pari SHBA t\u2019i heq\u00eb Berish\u00ebs sanksionet \u201cnon grata\u201d p\u00ebr veten, gruan, djalin dhe vajz\u00ebn, t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion madhor, minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe shantazh mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb ato mund t\u00eb hiqen, por ka rikonfirmime p\u00ebr politik\u00ebn e sanksioneve n\u00eb rajon. K\u00ebshtu q\u00eb, derisa t\u00eb ndodh\u00eb kjo, Yuri Kim-it i mbetet \u201cdekorta\u201d q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pastaj, n\u00ebse k\u00ebto milionat e Berish\u00ebs e shp\u00ebtojn\u00eb at\u00eb nga \u201cnon grata\u201d-ja, ajo t\u00eb pakt\u00ebn u ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim shqiptar\u00ebve: u ka hequr nj\u00eb pjes\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb fituara nga korrupsioni i familjes Berisha dhe i ka \u00e7uar n\u00eb atdheun e saj. Kaq nuk \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr hajdut\u00ebt e pangopur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj demokrat\u00ebt e Berish\u00ebs duhet ta marrin m\u00eb qet\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me Yuri Kim, se po e vuajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa kan\u00eb vuajtur socialist\u00ebt dikur deklarat\u00ebn e Rayerson-it m\u00eb 1992 p\u00ebr ish-komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebta nuk kan\u00eb fuqi as ta heqin, as ta vendosin n\u00eb ndonj\u00eb detyr\u00eb Yuri Kim-in, pasi SHBA nuk funksionon me rregullat e Berish\u00ebs. Policimi i jet\u00ebs s\u00eb Yuri Kim nga falangat e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shenj\u00eb turpi p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, q\u00eb na tregon njer\u00ebz primitiv\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb me mite t\u00eb krijuara nga nj\u00eb shp\u00ebllar.<\/p>\n<p>Tani u mbetet t\u00eb ruajn\u00eb mos martohet apo divorcohet, mos s\u00ebmuret apo sh\u00ebrohet, mos ngrihet n\u00eb detyr\u00eb apo zbret nga detyra, q\u00eb t\u2019i shpjegojn\u00eb edhe k\u00ebto me gj\u00ebrat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky afsh primitiv q\u00eb i shkon nga Shqip\u00ebria si arom\u00eb fekalesh deri n\u00eb Uashington, thjesht mund t\u2019ia kujtoj\u00eb sa mir\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn, por nuk shpjegon dot jet\u00ebn e saj n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Ajo nuk ka asnj\u00eb lidhje me detyr\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb kjo \u201cintifad\u00eb\u201d tregon se e ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb SHBA nuk funksionojn\u00eb as thashethemet e SHQUP-it, dhe as mitet q\u00eb Berisha ngre p\u00ebr t\u00eb krijuar alibi p\u00ebr humbjet e tij n\u00eb zgjedhje apo shpalljen e tij \u201cnon grata\u201d. T\u00eb nj\u00ebjtin problem e ka edhe me Britanin\u00eb e Madhe. Edhe aty harxhoi miliona dhe e humbi betej\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga Berisha, p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb biografin\u00eb e st\u00ebrrosur t\u00eb Sali Berish\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb shans t\u00eb mbijetoj\u00eb, edhe sikur t\u00eb haj\u00eb bar si\u00e7 i kishte paralajm\u00ebruar Yuri Kim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb q\u00eb ka skaduar. N\u00ebse provojn\u00eb t\u00eb pyesin: \u201cA ka m\u00eb bar, se jemi penduar?\u201d, p\u00ebrgjigjja popullorce \u00ebsht\u00eb: Ka nj\u00eb m\u2026\/ TEMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mero-baze-yuri-kim-in-pervecse-e-duan-te-shkarkuar-e-duan-edhe-per-shkak-te-berishes\/\">Mero Baze: Yuri Kim-in, p\u00ebrve\u00e7se e duan t\u00eb shkarkuar, e duan edhe p\u00ebr shkak t\u00eb Berish\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Yuri Kim u shfaq n\u00eb nj\u00eb video para Departamentit t\u00eb Shtetit, duke p\u00ebrcjell\u00eb me duartrokitje koleg\u00ebt e saj q\u00eb i ka kapur plani i shkurtimeve, i hartuar nga Elon Musk. Jan\u00eb rreth 1300 t\u00eb till\u00eb q\u00eb do t\u00eb largohen nga Departamenti i Shtetit. Si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe vet\u00eb Departamenti, ata nuk po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30881","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30881\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}