{"id":30826,"date":"2025-07-13T12:50:37","date_gmt":"2025-07-13T12:50:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/pse-bota-duhet-ti-thote-jo-tani-luftes-berthamore\/"},"modified":"2025-07-13T12:50:37","modified_gmt":"2025-07-13T12:50:37","slug":"pse-bota-duhet-ti-thote-jo-tani-luftes-berthamore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/pse-bota-duhet-ti-thote-jo-tani-luftes-berthamore\/","title":{"rendered":"Pse bota duhet t\u2019i thot\u00eb \u2018jo\u2019, tani, luft\u00ebs b\u00ebrthamore"},"content":{"rendered":"<p>Nga Zef Mazi\/<\/p>\n<p>Ka disa koh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrmendet, si pa t\u00eb keq, mund\u00ebsia e p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore \u201ctaktike\u201d (me rreze t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrhapje), sikur kjo t\u00eb ishte nj\u00eb shkrepje pistolete. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kam sh\u00ebnuar se shteti\/et q\u00eb posedojn\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore nuk mund t\u00eb munden strategjikisht. Cilido q\u00eb mendon ndryshe sheh \u00ebndrra, \u00ebsht\u00eb i verbuar nga urrejtja, ose l\u00ebngon t\u00eb mos e l\u00ebshoj\u00eb hegjemonin\u00eb, aq sa ka mbetur prej saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtetet me arm\u00eb b\u00ebrthamore ka dy opsione:<br \/>\n1) shteti t\u00eb pranoj\u00eb d\u00ebshtimin, humbjen, q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, ose<br \/>\n2) shteti t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs b\u00ebrthamore n\u00ebse preket aty ku doktrina ushtarake b\u00ebrthamore e tij e p\u00ebrcakton qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb 1945 dhe krijimit t\u00eb NATO-s n\u00eb 1949, filloi Lufta e Ftoht\u00eb nd\u00ebrmjet ish-aleat\u00ebve n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb kujdesshme, nga af\u00ebr dhe profesionale, hapja e Arkivave Komb\u00ebtare t\u00eb Siguris\u00eb dhe deklasifikimi i dokumenteve, t\u00eb ndihmon t\u00eb shoh\u00ebsh dhe t\u00eb m\u00ebsosh shum\u00eb t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>Nga vitet 1950 e k\u00ebtej, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik kan\u00eb shpenzuar triliona dollar\u00eb dhe rubla p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr luft\u00eb b\u00ebrthamore, p\u00ebrfshir\u00eb duke i rifreskuar protokollet p\u00ebrkat\u00ebse b\u00ebrthamore nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Ka disa dekada q\u00eb planifikuesit kan\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb till\u00eb skenar\u00eb makab\u00ebr. Komanda dhe Kontrolli B\u00ebrthamor i SHBA-s\u00eb i referohet nj\u00eb \u201csulmi t\u00eb madh (b\u00ebrthamor) t\u00eb befasish\u00ebm\u201d si \u201cnje k\u00ebrpudh\u00eb n\u00eb qiellin blu\u201d. \u201cNuk ekziston di\u00e7ka e till\u00eb si luft\u00eb e vog\u00ebl b\u00ebrthamore\u201d, \u00ebsht\u00eb fraza q\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb shpesh.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i nj\u00eb arme termob\u00ebrthamore me fuqi 1-megaton fillon me nj\u00eb shp\u00ebrthim tep\u00ebr t\u00eb shndritsh\u00ebm drite dhe nxeht\u00ebsie sa \u00ebsht\u00eb e pamundur ta rrok\u00eb mendja njer\u00ebzore: nj\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb grad\u00eb Fahrenheit (af\u00ebrsisht 150 milion\u00eb grad\u00eb Celsius), dometh\u00ebn\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb temperatur\u00eb 4-5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo n\u00eb qendr\u00ebn e diellit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fraksion sekonde t\u00eb nj\u00eb milisekonde pas goditjes me bomb\u00eb termob\u00ebrthamore, ka ndri\u00e7im dhe drit\u00eb me rreze t\u00eb buta X me gjat\u00ebsi vale shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Ndri\u00e7imi i menj\u00ebhersh\u00ebm e nxeh jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb ajrin, deri n\u00eb disa miliona grad\u00eb, duke krijuar nj\u00eb k\u00ebrpudh\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi miliona kilometra n\u00eb or\u00eb. Brenda pak sekondash, k\u00ebrpudha e zjarrit p\u00ebrhapet n\u00eb nj\u00eb diamet\u00ebr rreth 2 mij\u00eb metra p\u00ebrreth, me ndri\u00e7im dhe nxeht\u00ebsi aq t\u00eb lart\u00eb dhe intensive sa shp\u00ebrthejn\u00eb sip\u00ebrfaqet e asfaltuara, objektet metalike shkrihen ose avullojn\u00eb, gur\u00ebt grimcohen, njer\u00ebzit menj\u00ebher\u00eb karbonizohen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb godin\u00eb pes\u00ebkat\u00ebshe, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb super e madhe, p\u00ebr shembull 2 milion\u00eb metra katror\u00eb, shp\u00ebrthen, b\u00ebhet nj\u00eb pluhur shum\u00eb i nxeht\u00eb vet\u00ebm nga shp\u00ebrthimi i ndri\u00e7imit dhe i val\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb; t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ast brenda godin\u00ebs vdesin n\u00eb vend. Nuk mbetet asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebrpudh\u00ebn e madhe t\u00eb flak\u00ebs, gjith\u00e7ka absolutisht rrafshohet.<\/p>\n<p>Nxeht\u00ebsia radioaktive q\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs ndez \u00e7do gj\u00eb n\u00eb sa t\u00eb kap syri, me dhjet\u00ebra kilometra p\u00ebrreth. \u00c7do gj\u00eb merr flak\u00eb, b\u00ebhet nj\u00eb flakadan gjigant n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe prej qindra kilometrash. Ata q\u00eb shkrumohen n\u00eb sekondat e para pasohen nga 1 deri 2 milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb tmerr t\u00eb papar\u00eb, d\u00ebmtohen shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por q\u00eb nuk kan\u00eb vdekur ende nga \u201cK\u00ebrpudha e par\u00eb n\u00eb Qiellin Blu\u201d t\u00eb sulmit b\u00ebrthamor. Kjo ndodh n\u00eb tre sekondat e para t\u00eb shp\u00ebrthimit fillestar.<\/p>\n<p>Brenda pak sekondash t\u00eb tjer\u00eb nga shp\u00ebrthimi i nj\u00eb bombe termob\u00ebrthamore 1-megaton, mbi nj\u00eb milion njer\u00ebz p\u00ebsojn\u00eb djegie t\u00eb thella, 90 % e t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb vdesin. Shumica nuk do t\u00eb mundet t\u00eb hedhin m\u00eb shum\u00eb se tre-kat\u00ebr hapa nga vendi ku ndodhen pas shp\u00ebrthimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb bomb\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb vdesin. K\u00ebto jan\u00eb shifra me t\u00eb cil\u00ebt shkenc\u00ebtar\u00ebt e mbrojtjes dhe akademik\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb dhe dal\u00eb nga kalkulimet e b\u00ebra p\u00ebrgjat\u00eb dekadash.<\/p>\n<p>N\u00eb bomb\u00ebn termob\u00ebrthamore ndodhin dy detonime t\u00eb rrezatimit termik. Faza e par\u00eb zgjat nj\u00eb fraksion sekonde, pas saj vjen faza e dyt\u00eb, q\u00eb zgjat disa sekonda, q\u00eb ndez dhe djeg l\u00ebkur\u00ebn e njeriut. Shp\u00ebrthimet e ndri\u00e7imit verbues jan\u00eb t\u00eb heshtura, pa zhurm\u00eb. Drita nuk ka zhurm\u00eb. Pas saj vjen nj\u00eb shp\u00ebrthim si nj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb. Nxeht\u00ebsia q\u00eb krijohet nga ky shp\u00ebrthim krijon nj\u00eb val\u00eb me presion shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrhapet nga qendra p\u00ebrreth si cunami, si nj\u00eb mur gjigant ajri tep\u00ebr i komprimuar q\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se shpejt\u00ebsia e z\u00ebrit. Njer\u00ebzit i p\u00ebrplas p\u00ebrtok\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt i ngren\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb n\u00eb aj\u00ebr, njer\u00ebzve u shp\u00ebrthejn\u00eb mushk\u00ebrit\u00eb dhe daullet e veshit, disa njer\u00ebz i thith lart dhe i p\u00ebrplas p\u00ebrdhe si gjethe peme. Sipas nj\u00eb arkivisti q\u00eb mblidhte k\u00ebto statistika t\u00eb tmerrshme p\u00ebr Arkiv\u00ebn B\u00ebrthamore, godinat shkat\u00ebrrohen nga ndryshimi i presionit t\u00eb ajrit, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat nga vala e er\u00ebs.<\/p>\n<p>Me zmadhimin dhe p\u00ebrhapjen e k\u00ebrpudh\u00ebs s\u00eb zjarrt\u00eb, gjith\u00e7ka fluturon n\u00eb aj\u00ebr, shkat\u00ebrrohet dhe flaket p\u00ebrtej n\u00eb distanc\u00eb 4-5 kilometra p\u00ebrreth. L\u00ebvizja e ajrit pas shp\u00ebrthimit e shton shpejt\u00ebsin\u00eb duke krijuar nj\u00eb er\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme disa qindra kilometra n\u00eb or\u00eb. T\u00eb gjitha strukturat metalike, godinat, p\u00ebrmendoret, shtyllat e tensionit, etj., ndryshojn\u00eb form\u00eb, p\u00ebrdridhen, shkat\u00ebrrohen, dizintegrohen dhe b\u00ebhen pluhur. Kamion\u00ebt e m\u00ebdhenj fluturojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr si t\u00eb ishin topa tenisi.<\/p>\n<p>Pas 35 sekondash, fillon t\u00eb form\u00ebzohet reja k\u00ebrpudh\u00eb, pjesa m\u00eb e lart\u00eb dhe m\u00eb e poshtme e t\u00eb cil\u00ebs ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje njer\u00ebz t\u00eb djegur dhe mbeturinat e qytet\u00ebrimit. Ndryshon ngjyra e k\u00ebrpudh\u00ebs \u2013 nga e kuqe, n\u00eb ngjyr\u00eb kafe t\u00eb err\u00ebt, n\u00eb ngjyr\u00eb portokalli. Pas k\u00ebsaj vjen efekti i kund\u00ebrt, ai i thithjes vdekjeprur\u00ebse, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrreth thithet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ferrit p\u00ebrv\u00eblues dhe flak\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas 60 sekondash e gjith\u00eb k\u00ebrpudha, nga toka n\u00eb maj\u00eb t\u00eb saj, b\u00ebhet ngjyr\u00eb gri n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe ngrihet lart, fillimisht 7, dhe deri 15 kilometra nga toka. K\u00ebrpudha, pjesa e sip\u00ebrme e saj, p\u00ebrhapet nga 10 deri n\u00eb 50 kilometra p\u00ebrreth. Vazhdon ngjitja lart duke shkuar deri p\u00ebrtej troposfer\u00ebs, m\u00eb lart se lart\u00ebsia e fluturimeve ajrore, atje ku ndodhin shumica e fenomeneve t\u00eb motit n\u00eb tok\u00eb. Grimcat radioaktive bien si shi duke ndotur me radioaktivitet krejt territorin ku bien si dhe njer\u00ebzit. Mbi nj\u00eb milion njer\u00ebz vdesin n\u00eb vend, ose jan\u00eb duke vdekur, n\u00eb m\u00eb pak se dy minuta nga shp\u00ebrthimi i par\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij fillon nj\u00eb ferr tjet\u00ebr, nj\u00eb zjarr super gjigant, ndryshe nga sht\u00ebllunga e par\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas plasjes dhe p\u00ebrtej presionit. Shp\u00ebrthejn\u00eb tubacionet e naft\u00ebs dhe t\u00eb gazit, tubacionet e ujit, cisternat, fabrikat kimike, furrat kthehen n\u00eb fanar\u00eb flake duke rrokur n\u00eb flak\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrreth q\u00eb nuk ka marr\u00eb flak\u00eb ende. Cilido q\u00eb ka par\u00eb me sy shp\u00ebrthimin e par\u00eb t\u00eb ndri\u00e7imit qorrohet edhe pse ndoshta ndodhet 25 kilometra larg.<\/p>\n<p>Pas 8 minutash, gjith\u00e7ka rrafshohet, nuk ka korrent, sh\u00ebrbim telefonik, nuk ka urgjenc\u00eb, radio, internet, banka, sepse impulsi elektromagnetik i lokalizuar i bomb\u00ebs i b\u00ebn pluhur e hi t\u00ebr\u00eb radiot, televizor\u00ebt, internetin, ndalin stacionet e pompave t\u00eb ujit, nuk ka uj\u00eb\u2026, nuk ka dhe nuk ka\u2026 E gjith\u00eb zona \u00ebsht\u00eb e mbytur n\u00eb radioaktivitet. Ata q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb situata t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb operojn\u00eb, sepse krejt territori kthehet n\u00eb zon\u00eb t\u00eb ndaluar!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb munden t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb vdekjes me shp\u00ebrthimin e par\u00eb, me val\u00ebn godit\u00ebse dhe balon\u00ebn e flak\u00ebs, vet\u00ebm ata mund ta kuptojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tmerrshme t\u00eb luft\u00ebs b\u00ebrthamore. Ata shohin se kan\u00eb mbetur fillikat, t\u00eb vetmuar. Gjith\u00e7ka kishin dhe ishte p\u00ebrreth nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb!<br \/>\nSi mund t\u00eb ndodh\u00eb, si \u00ebsht\u00eb e mundur, q\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra dihen nga qeverit\u00eb e vendeve q\u00eb i kan\u00eb prodhuar ato arm\u00eb, nd\u00ebrsa popujt mbahen n\u00eb err\u00ebsir\u00eb?! Dhe ka mbi 60 vjet q\u00eb qeverit\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore dhe do t\u00eb p\u00ebrdoreshin arm\u00ebt b\u00ebrthamore, me siguri numri i viktimave do t\u00eb jet\u00eb mbi dy miliard\u00eb!<\/p>\n<p>Mendjet e njer\u00ebzve, duke b\u00ebr\u00eb shkenc\u00eb t\u00eb madhe, e krijuan bomb\u00ebn b\u00ebrthamore n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar bot\u00ebn nga e keqja! N\u00eb shekullin 21 bomba b\u00ebrthamore \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb djeg\u00eb dhe t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>A jan\u00eb n\u00eb mend, a e din\u00eb, cilidoqoft\u00eb ai ose ajo, \u201cdeep state\u201d (burokracia e kalcifikuar shtet\u00ebrore), neokonservator\u00ebt globalist\u00eb n\u00eb drejtim n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, kryesisht n\u00eb Bruksel, se p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebhet fjal\u00eb?! Kjo marr\u00ebzi duhet ndalur medoemos sot, dhe t\u00eb hiqet nga mendja p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj arme t\u00eb tmerrshme \u00e7njer\u00ebzore kund\u00ebr njer\u00ebzimit, kund\u00ebr jet\u00ebs n\u00eb planetin Tok\u00eb!\/Java News<\/p>\n<p>*Ambasador Zef Mazi, ish-Asistent Special p\u00ebr Strategjin\u00eb i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb B\u00ebrthamore<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/pse-bota-duhet-ti-thote-jo-tani-luftes-berthamore\/\">Pse bota duhet t\u2019i thot\u00eb \u2018jo\u2019, tani, luft\u00ebs b\u00ebrthamore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Zef Mazi\/ Ka disa koh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrmendet, si pa t\u00eb keq, mund\u00ebsia e p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore \u201ctaktike\u201d (me rreze t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrhapje), sikur kjo t\u00eb ishte nj\u00eb shkrepje pistolete. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kam sh\u00ebnuar se shteti\/et q\u00eb posedojn\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore nuk mund t\u00eb munden strategjikisht. Cilido q\u00eb mendon ndryshe sheh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30826","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30826"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30826\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}