{"id":30778,"date":"2025-07-13T07:51:41","date_gmt":"2025-07-13T07:51:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/me-shume-isha-ambasador-i-shqiptareve-tek-qeveria-ime-dw-publikon-intervisten-e-diplomatit-werner-daum-ne-2010\/"},"modified":"2025-07-13T07:51:41","modified_gmt":"2025-07-13T07:51:41","slug":"me-shume-isha-ambasador-i-shqiptareve-tek-qeveria-ime-dw-publikon-intervisten-e-diplomatit-werner-daum-ne-2010","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/13\/me-shume-isha-ambasador-i-shqiptareve-tek-qeveria-ime-dw-publikon-intervisten-e-diplomatit-werner-daum-ne-2010\/","title":{"rendered":"\u2018M\u00eb shum\u00eb isha ambasador i shqiptar\u00ebve tek qeveria ime\u2019, DW publikon intervist\u00ebn e diplomatit Werner Daum n\u00eb 2010"},"content":{"rendered":"<p>Lajmi i shuarjes m\u00eb 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua n\u00eb mediat shqiptare, pasi ai ndodhej k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, vendi ku p\u00ebrpara 35 vjet\u00ebsh ishte i pari diplomat gjermano-per\u00ebndimor q\u00eb hapi Ambasad\u00ebn e RFGJ-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste m\u00eb 1987. Ai asokohe gjat\u00eb q\u00ebndrimit tre vje\u00e7ar n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur nj\u00eb aktivitet intensiv p\u00ebrtej kufijve t\u00eb diplomacis\u00eb duke u angazhuar p\u00ebr hapjen dhe afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb me bot\u00ebn per\u00ebndimore. Ai vet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb historike p\u00ebr DW (2010) \u00ebsht\u00eb shprehur, se \u201ckam qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ambasador i shqiptar\u00ebve tek qeveria ime, se sa anasjelltas\u201d. Daum brenda nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr fal\u00eb edhe njohjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe arriti t\u2019i njoh\u00eb shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb komunikim direkt me njer\u00ebzit, sikurse \u00ebsht\u00eb shprehur ai vet: \u201cUn\u00eb e kam dashur Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, i kam dashur shum\u00eb shqiptar\u00ebt, at\u00eb natyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme me male dhe det, pyjet. Jam ndier\u00eb shum\u00eb mir\u00eb atje.\u201d<\/p>\n<p>Ironi e fatit, q\u00eb Daum nd\u00ebrroi jet\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebri, vendi ku punoi me pasion p\u00ebr hapjen dhe afrimin midis dy vendeve, njeriu q\u00eb hapi portat e Ambasad\u00ebs s\u00eb RFGJ-s\u00eb fund qershorin dhe fillim korrikun 1990 p\u00ebr pranimin e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, q\u00eb n\u00eb shenj\u00eb proteste ndaj sistemit v\u00ebrshuan drejt selive diplomatike per\u00ebndimore p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb goditjen e fundit regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ngjarje q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb histori si 2 Korriku.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb hapa portat e ambasad\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Rreth k\u00ebsaj ngjarjeje Daum n\u00eb p\u00ebr DW m\u00eb 2010 ka shpjeguar at\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi ato dit\u00eb. Ambasada gjermane pranoi rreth 3200 shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb largoheshin nga Shqip\u00ebria: \u201cUn\u00eb dua t\u00eb them se nuk ishin 3200 por 3199, por nuk ishte se shqiptar\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane. Shqiptar\u00ebt e par\u00eb shkuan n\u00eb ambasad\u00ebn greke, un\u00eb kisha shum\u00eb miq\u00ebsi me ambasadorin grek, ai quhej Kakabasis, fliste perfekt gjermanisht, kishte ndjekur nj\u00eb shkoll\u00eb gjermane, ai ishte miku im m\u00eb i mir\u00eb nd\u00ebr diplomat\u00ebt. Ai nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb mik q\u00eb fliste gjermanisht si un\u00eb, por ne ishim edhe komshinj, pasi ambasada greke ndodhej direkt pran\u00eb ambasad\u00ebs gjermane. Natyrisht q\u00eb shqiptar\u00ebt erdh\u00ebn fillimisht n\u00eb ambasad\u00ebn greke, sepse ata ishin shqiptar\u00eb q\u00eb vinin nga jugu i Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb flisnin greqisht, dhe mendonin se ndoshta ambasada greke mund t\u00b4i ndihmonte ata. T\u00eb par\u00ebt ishin rreth 15 deri 25 veta, t\u00eb tjer\u00eb shkuan tek ambasada egjiptiane, italiane, disa shkuan tek ambasada franceze. Dhe un\u00eb u d\u00ebshp\u00ebrova q\u00eb deri n\u00eb ato momente asnj\u00eb nuk kishte ardhur n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane. Mua m\u00eb vinte turp dhe mendova se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb strehim tek egjiptian\u00ebt, grek\u00ebt apo italian\u00ebt, por jo tek ne. Dhe me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb i thash\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb sigurimit t\u00eb kufirit federal se q\u00eb sot e tutje ambasada do t\u00eb jet\u00eb e ndri\u00e7uar n\u00eb mbr\u00ebmje, q\u00eb t\u00eb gjitha dritat do t\u00eb ndizen, dhe se porta e madhe q\u00eb sheh nga rruga do t\u00eb lihet e hapur q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy, kanati i der\u00ebs nuk do t\u00eb jet\u00eb i hapur fare, por i paky\u00e7ur dhe kjo duhej t\u00eb ishte e dukshme. Un\u00eb nuk mund ta duroja q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos k\u00ebrkonin strehim n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane. Kjo mori dhen\u00eb dhe njer\u00ebzit e par\u00eb erdh\u00ebn, pastaj erdh\u00ebn t\u00eb tjer\u00eb, pastaj nj\u00eb kamion q\u00eb prishi murin rrethues t\u00eb godin\u00ebs. Un\u00eb k\u00ebto veprime i p\u00ebrsh\u00ebndeta, por tani dua t\u00eb them q\u00eb kjo nuk u p\u00ebrsh\u00ebndet nga qeveria ime dhe kjo mu tha n\u00eb telefon. Un\u00eb komunikoja me qeverin\u00eb n\u00eb Bon vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmj\u00ebt linj\u00ebs telefonike satelitore, pasi nuk mund t\u00eb d\u00ebrgonim fakse apo t\u00eb shkruanim letra. Duhet th\u00ebn\u00eb se qeverit\u00eb flasin p\u00ebr demokraci n\u00ebp\u00ebr tryeza t\u00eb dielave, por n\u00eb aktivitetin e tyre ato e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb stabilitetin dhe jo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje aktive. Asnj\u00eb qeveri nuk do q\u00eb amabsada e vendit t\u00eb tij t\u00eb mbushet me azilk\u00ebrkues. Dhe k\u00ebshtu ndodhi, por un\u00eb sot jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, madje edhe pse n\u00eb kund\u00ebrshtim me porosit\u00eb e qeveris\u00eb sime.\u201d<\/p>\n<p>Se si e p\u00ebrjetoi Daum Shqip\u00ebrin\u00eb pas ngjarjeve t\u00eb korrikut?<\/p>\n<p>\u201cQeveria ime vendosi q\u00eb ne nuk duhej ta p\u00ebrs\u00ebrsinim nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ngjashme dhe kjo ishte e drejt\u00eb. P\u00ebr mua personalisht ishte e qart\u00eb q\u00eb ky ishte fundi i rregjimit, se mund t\u00eb zgjaste ndoshta edhe gjasht\u00eb muaj apo nj\u00eb vit, por isha i sigurt\u00eb se situata nuk mund t\u00eb stabilizohej m\u00eb. Un\u00eb isha i bindur se procesi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb ndodhte vetvetiu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme. Qeveria e Bonit tha se gjendja \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsuar, se njer\u00ebzit jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, se un\u00eb do t\u00eb hiqja flamurin gjerman nga ambasada dhe dera do t\u00eb q\u00ebndoj\u00eb e hapur, kurse un\u00eb do t\u00eb luaja zyrtarisht rolin e kujdestarit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. K\u00ebshtu un\u00eb vazhdoja t\u00eb merrja rrog\u00ebn por n\u00ebse dikush vinte aty kjo nuk ishte m\u00eb ambasad\u00eb por nj\u00eb sht\u00ebpi. K\u00ebshtu q\u00ebndrova rreth nj\u00eb muaj derisa mora nj\u00eb telefonat\u00eb nga Boni, prej nga mu njoftua q\u00eb duhet ta l\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb menj\u00ebher\u00eb, kjo ishte edhe d\u00ebshira e pal\u00ebs shqiptare, pa\u00e7ka se un\u00eb isha tani vet\u00ebm kujdestar i sht\u00ebpis\u00eb. U largova me makin\u00ebn time, me fotografit\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe me bizhuterit\u00eb e mamas\u00eb sime e disa gj\u00ebra t\u00eb mia private. Teksa udh\u00ebtoja nj\u00eb grua e moshuar iu afrua makin\u00ebs dhe theu xhamin e saj me nj\u00eb gur. K\u00ebshtu udh\u00ebtova pa xham deri n\u00eb Beograd pas 16 or\u00eb udh\u00ebtimi dhe arrita n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane atje. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb m\u00eb than\u00eb se un\u00eb isha b\u00ebr\u00eb jeshil n\u00eb fytyr\u00eb dhe se nuk kishin par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb till\u00eb. Gruaja ime, e cila ndodhej n\u00eb Beograd fillimisht nuk m\u00eb njohu. Dua t\u00eb theksoj se un\u00eb isha krenar p\u00ebr rolin tim aktiv n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb historin\u00eb evropiane, jo vet\u00ebm kund\u00ebr atij rregjimi kriminal n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe kund\u00ebr q\u00ebndrimit kund\u00ebrshtues t\u00eb qeveris\u00eb sime, q\u00eb n\u00eb fakt ishte i kuptuesh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Karriera profesionale<\/p>\n<p>Werner Daum lindi m\u00eb 14 korrik 1943 n\u00eb Nyrnberg, studioi n\u00eb Piza, Beirut dhe n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Kajro duke u diplomuar n\u00eb jurispundenc\u00eb n\u00eb Frankfurt mbi Main. Si pjes\u00ebtar i sh\u00ebrbimit diplomatik t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb RFGJ-s\u00eb stacionet e tij si diplomat kan\u00eb qen\u00eb, Jemeni, Sudani, Shqip\u00ebria, drejtor i p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb gjermane n\u00eb seksionin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Gjenev\u00eb. Daum krahas aktivitetit diplomatik ka l\u00ebn\u00eb pas disa botime mbi historin\u00eb e kultur\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cShqip\u00ebria mes kryqit dhe gjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebs\u201d si dhe botime p\u00ebr Jemenin e Sudanin.\/ DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/me-shume-isha-ambasador-i-shqiptareve-tek-qeveria-ime-dw-publikon-intervisten-e-diplomatit-werner-daum-ne-2010\/\">\u2018M\u00eb shum\u00eb isha ambasador i shqiptar\u00ebve tek qeveria ime\u2019, DW publikon intervist\u00ebn e diplomatit Werner Daum n\u00eb 2010<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lajmi i shuarjes m\u00eb 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua n\u00eb mediat shqiptare, pasi ai ndodhej k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, vendi ku p\u00ebrpara 35 vjet\u00ebsh ishte i pari diplomat gjermano-per\u00ebndimor q\u00eb hapi Ambasad\u00ebn e RFGJ-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste m\u00eb 1987. Ai asokohe gjat\u00eb q\u00ebndrimit tre vje\u00e7ar n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30778","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}