{"id":30762,"date":"2025-07-12T19:54:51","date_gmt":"2025-07-12T19:54:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/debati-per-thethin-ka-kuptim-vetem-per-ata-qe-e-duan-thethin-vend-turistik\/"},"modified":"2025-07-12T19:54:51","modified_gmt":"2025-07-12T19:54:51","slug":"debati-per-thethin-ka-kuptim-vetem-per-ata-qe-e-duan-thethin-vend-turistik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/debati-per-thethin-ka-kuptim-vetem-per-ata-qe-e-duan-thethin-vend-turistik\/","title":{"rendered":"Debati p\u00ebr Thethin ka kuptim vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e duan Thethin vend turistik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>N\u00eb Theth faji \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb mes shtetit dhe nd\u00ebrtuesve pa leje. Faji i shtetit, tashm\u00eb i pranuar nga vet\u00eb qeveria, \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb struktura administrative dhe politike q\u00eb ka lejuar nd\u00ebrtimet, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e besueshme q\u00eb jan\u00eb lejuar p\u00ebrmes parave n\u00ebn dor\u00eb. Dhe d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb dyfish, pasi kan\u00eb inkurajuar nj\u00eb krim t\u00eb madh, p\u00ebr nj\u00eb fitim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej korrupsionit, qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb afatgjat\u00eb lidhur me strategjin\u00eb e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb prej zonave me potencial t\u00eb lart\u00eb turistik. Dhe gjithmon\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb l\u00eb ligji e mbush paligjshm\u00ebria dhe tregu i eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Por tani debati p\u00ebr Thethin nuk mund t\u00eb b\u00ebhet si debati p\u00ebr lagjen 5 Maji n\u00eb Tiran\u00eb dhe tok\u00ebn e N\u00ebna Liz\u00ebs. Debati p\u00ebr Thethin ka kuptim t\u00eb b\u00ebhet duke r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb n\u00ebse do flasim p\u00ebr perspektiv\u00ebn e nj\u00eb vendi turistik apo t\u00eb nj\u00eb fjetoreje. Si fjetore nuk vlen asnj\u00eb lek, n\u00ebse i prish perspektiv\u00ebn turistike. Se po t\u00eb ishte e mir\u00eb p\u00ebr fjetore, nuk boshatisej derisa u shfaq interesi p\u00ebr turizmin.<\/p>\n<p>Prishja e nd\u00ebrtimit dhe kthimi n\u00eb pik\u00ebn zero \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr qeverin\u00eb, por me nj\u00eb kosto q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet gati ta paguaj\u00eb. Dhe k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht p\u00ebr kosto financiare, por p\u00ebr nj\u00eb plan urgjent p\u00ebr zhvillimin e turizmit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb kishte nisur t\u00eb ndodhte nuk \u00ebsht\u00eb as turiz\u00ebm, as i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe as ligjshm\u00ebri. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb vrasje e turizmit p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb. Ndalimi i saj i b\u00ebn nder zon\u00ebs dhe vet\u00eb operator\u00ebve t\u00eb turizmit n\u00eb Theth, pavar\u00ebsisht emocioneve t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb dhe do t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb Parku Rinia dhe Lumi i Lan\u00ebs kishin marr\u00eb djers\u00ebn dhe gjakun e qindra investitor\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, natyrisht nuk do ishin prishur kurr\u00eb, edhe pse p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr to ishte po shteti.<\/p>\n<p>Por un\u00eb nuk kam njohur m\u00eb asnj\u00eb ish-nd\u00ebrtues t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb Parkun Rinia q\u00eb nuk i doli m\u00eb mir\u00eb m\u00eb pas, kur nd\u00ebrtoi me leje dhe p\u00ebrfitoi nga zhvillimi i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb dhe n\u00eb Theth.<\/p>\n<p>\u00c7do subjekt q\u00eb po d\u00ebmtohet nga ky aksion t\u00ebr\u00ebsisht i domosdosh\u00ebm dhe i vonuar, duhet t\u00eb ulet me qeverin\u00eb n\u00eb negociata dhe t\u00eb bien dakord p\u00ebr nj\u00eb plan zhvillimi q\u00eb garanton investimet e tyre jo vet\u00ebm nga ana ligjore, por edhe nga pik\u00ebpamja e tregut. Thethi nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb atraksion turistik, n\u00ebse pllajat e tij mahnit\u00ebse dhe kodrat p\u00ebrreth do t\u00eb bathorizohen. Dhe k\u00ebtu nuk kam parasysh vet\u00ebm nd\u00ebrtimet pa leje n\u00eb tok\u00eb t\u00eb bot\u00ebs apo tok\u00eb t\u00eb bab\u00ebs, por edhe nd\u00ebrtimet me leje.<\/p>\n<p>Gj\u00ebmat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha administrata jon\u00eb i b\u00ebn kur jep leje, sesa kur nuk jep leje.<\/p>\n<p>Pra, debati nuk duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet as te \u201ctoka e bab\u00ebs\u201d, as te \u201ctoka e z\u00ebn\u00eb\u201d, as te nd\u00ebrtimi pa leje. Rreziku m\u00eb i madh i Thethit n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrtimet me leje, n\u00ebse ato nuk b\u00ebhen brenda nj\u00eb plani t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e turizmit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Turizmi i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb ato zona \u00ebsht\u00eb turizmi familjar, turizmi i kullave dhe bujtinave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb p\u00ebrballohen me fuqi pun\u00ebtore t\u00eb familjeve dhe q\u00eb garantojn\u00eb identitet, miq\u00ebsi me natyr\u00ebn dhe mbi t\u00eb gjitha nuk zhg\u00ebnjejn\u00eb turist\u00ebt nga gjith\u00eb bota q\u00eb shkojn\u00eb drejt Thethit e Valbon\u00ebs p\u00ebr natyr\u00ebn. Kan\u00eb shkuar aty edhe kur nuk kishte asnj\u00eb bujtin\u00eb.<\/p>\n<p>Pamjet e sotme dhe t\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve n\u00eb Theth do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, por m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda do t\u00eb ishin ato pamje n\u00ebse Thethi do t\u00eb lihet n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb vullnetin q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke prer\u00eb deg\u00ebn e pem\u00ebs ku ka hipur.<\/p>\n<p>Zgjidhja e vetme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do i d\u00ebmtuar dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, t\u00eb stimulohen me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u orientuar drejt nj\u00eb biznesi t\u00eb ligjsh\u00ebm q\u00eb garanton mbijetes\u00ebn e Thethit si vend turistik dhe jo si kapanon p\u00ebr t\u00eb fjetur.<\/p>\n<p>N\u00ebse Thethin e vrasim si vend turistik, gjith\u00eb k\u00ebto debatet e tjera jan\u00eb kot. Do t\u00eb jet\u00eb plag\u00eb m\u00eb e madhe t\u00eb shikosh kapanone t\u00eb nd\u00ebrtuara bosh, ku nuk shkel njeri, sesa t\u00eb korrigjohet nj\u00eb zhvillim i gabuar p\u00ebr faj t\u00eb qeveris\u00eb dhe vet\u00eb banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky \u201cmort\u201d n\u00eb Theth mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthes\u00eb e fort\u00eb, p\u00ebr ta par\u00eb problemin e turizmit n\u00eb Theth n\u00eb sy dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje afatgjat\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb harrohet dhimbja e gabimeve t\u00eb sotme prej qeveris\u00eb dhe nd\u00ebrtuesve.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ajo mund t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb Thethi do t\u00eb mbetet nj\u00eb vend turistik dhe jo nj\u00eb Bathore e eksportuar si model zhvillimi \u201copozitar\u201d. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nxisin k\u00ebt\u00eb model zhvillimi dhe u dalin zot fadromave me molotov, thjesht duan t\u2019i zhysin edhe m\u00eb keq ata fatkeq\u00eb, q\u00eb boll d\u00ebm u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb u thot\u00eb mendja.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb deri m\u00eb sot e sulmojn\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb disa raste me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr tejkalim t\u00eb lejeve p\u00ebr zhvillim n\u00eb zona turistike, apo q\u00eb flasin p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb natyr\u00eb, befas jan\u00eb reshtuar pro nj\u00eb modeli zhvillimi q\u00eb e vret Thethin. E p\u00ebrs\u00ebris: nuk \u00ebsht\u00eb puna te toka e bab\u00ebs, toka e z\u00ebn\u00eb apo mungesa e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit. Ato rregullohen me pak vullnet. Problemi \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb mbijetoj\u00eb Thethi si zon\u00eb turistike dhe si t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb atyre banor\u00ebve, p\u00ebrfshid he viktimave t\u00eb k\u00ebtij modeli.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/debati-per-thethin-ka-kuptim-vetem-per-ata-qe-e-duan-thethin-vend-turistik\/\">Debati p\u00ebr Thethin ka kuptim vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e duan Thethin vend turistik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ N\u00eb Theth faji \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb mes shtetit dhe nd\u00ebrtuesve pa leje. Faji i shtetit, tashm\u00eb i pranuar nga vet\u00eb qeveria, \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb struktura administrative dhe politike q\u00eb ka lejuar nd\u00ebrtimet, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e besueshme q\u00eb jan\u00eb lejuar p\u00ebrmes parave n\u00ebn dor\u00eb. Dhe d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb dyfish, pasi kan\u00eb inkurajuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30762","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30762\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}