{"id":30719,"date":"2025-07-12T15:49:25","date_gmt":"2025-07-12T15:49:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/agjenti-digjital-informacion-dhe-veterregullimi\/"},"modified":"2025-07-12T15:49:25","modified_gmt":"2025-07-12T15:49:25","slug":"agjenti-digjital-informacion-dhe-veterregullimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/agjenti-digjital-informacion-dhe-veterregullimi\/","title":{"rendered":"Agjenti digjital, informacion dhe vet\u00ebrregullimi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij Nexus, Yuval Noah Harari shqyrton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thell\u00eb rrjetet e informacionit q\u00eb ka p\u00ebrdorur njeriu nga periudhat e hershme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij e deri sot. Ai v\u00ebren se tregimi apo rr\u00ebfimi \u00ebsht\u00eb forma e par\u00eb e informacionit. M\u00eb tej ai shkruan se informacioni nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe se dija e pushteti ngrihen mbi p\u00ebrpunimin e informacionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyetimet m\u00eb brilante t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb lidhet me raportin mes rrjeteve t\u00eb informacionit dhe sistemeve vet\u00ebkorrigjuese. Duke marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb tekstet e vjetra religjioze dhe rr\u00ebfimet e lashta, po ashtu, ai v\u00ebren se ato sisteme q\u00eb nuk pranojn\u00eb vet\u00ebkorrigjimin jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb ngjallin totalitarizmin. P\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pun\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb sofistikuar t\u00eb rrjeteve t\u00eb informacionit, shoq\u00ebrit\u00eb krijuan burokracit\u00eb, t\u00eb cilat regjistronin dhe dokumentonin praktikat drejtuese dhe ato fiskale e juridike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebren se ajo q\u00eb ndodh sot me algoritmet, pra me pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb fiton nj\u00eb agjent digjital kur ai p\u00ebrhapet n\u00eb rrjetet kompjuterike, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e re. Edhe n\u00eb rrjetet e informacionit analog, n\u00eb Mesjet\u00eb fjala vjen, p\u00ebrhapja e informacioneve konspiracioniste shkaktonte ndonj\u00ebher\u00eb edhe fatkeq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha. Rasti m\u00eb tragjik, sipas tij, \u00ebsht\u00eb ai mbi shtrigat. Mjaftoi nj\u00eb rr\u00ebfim halucinant i nj\u00eb prifti n\u00eb Mesjet\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej m\u00eb pas nj\u00eb ideologji e t\u00ebr\u00eb vrastare mbi nj\u00eb kategori njer\u00ebzish q\u00eb shpalleshin si rrezik p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb duheshin vrar\u00eb. Masakrat mbi grat\u00eb apo deri edhe f\u00ebmij\u00ebt e pafajsh\u00ebm q\u00eb identifikoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb si t\u00eb marr\u00eb peng nga djalli i cili i kishte shnd\u00ebrruar n\u00eb shtriga, solli mij\u00ebra ekzekutime makabre n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb.<br \/>\nN\u00eb zanafill\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj masakre, thot\u00eb Harari, ishte nj\u00eb informacion i pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb u zmadhua e u p\u00ebrhap aq sa krijoi nj\u00eb bindje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Kontrolli mbi informacionin nuk ka qen\u00eb i leht\u00eb n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb. Shtetet totalitare dhe diktaturat e p\u00ebrdorin pastaj informacionin p\u00ebr t\u00eb shenjt\u00ebruar shtypjen dhe p\u00ebr t\u00eb legjitimuar vrasjet. M\u00eb tej ai p\u00ebrmend disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb themel t\u00eb qytet\u00ebrimit ton\u00eb, por q\u00eb nuk i v\u00ebm\u00eb re.<\/p>\n<p>Fjala vjen, trillimi, thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb themeli i historis\u00eb. Kombet ngrihen nga \u00ebndrrat, k\u00ebng\u00ebt dhe fantazit\u00eb. Dokumentet e shkruara ndryshuan bot\u00ebn sepse krijuan nj\u00eb realitet t\u00eb ri. Nga pllaka e balt\u00ebs te kompjuteri, burokracia gjeti sht\u00ebpin\u00eb e vet. Sirtari drejtoi bot\u00ebn dhe tavolina po ashtu. Gabimi njer\u00ebzor dhe krijimi i teknologjive t\u00eb pagabueshme. Bibla e Kurani jan\u00eb teknologji p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer gabueshm\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore. Nj\u00eb kapitull m\u00eb vete p\u00ebr t\u2019u njohur jan\u00eb historia e shtypit, e shkenc\u00ebs dhe intrigave. Shtypshkrimi lind shkenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Konspiracioni lindi gjuetin\u00eb e shtrigave. Libri m\u00eb i shitur n\u00eb Mesjet\u00eb nuk ishte ai shkencor i Galileut q\u00eb mezi u shit n\u00eb disa dhjet\u00ebra kopje, por ai i Kramerit mbi shtrigat, pra i mb\u00ebshtetur mbi konspiracionin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot l\u00ebvizja QAnon q\u00eb u shit n\u00eb mij\u00ebra kopje. Gjuetia e shtrigave \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt e informacionit \u2013 40 deri 50 mij\u00eb ekzekutime t\u00eb pafajshme.<\/p>\n<p>Paradoksi tjet\u00ebr. Revolucioni shkencor lindi nga zbulimi i injoranc\u00ebs. Por roli i mekanizmave vet\u00ebkorrigjues \u00ebsht\u00eb vendimtar. Pa t\u00eb lind totalitarizmi. Shembulli m\u00eb klasik \u00ebsht\u00eb ai i shkenc\u00ebtarit rus Lisenko q\u00eb refuzoi gjenetik\u00ebn, duke promovuar teorin\u00eb false t\u00eb riedukimit t\u00eb bim\u00ebve. E v\u00ebrteta dhe rendi jan\u00eb po ashtu nj\u00eb paradoks tjet\u00ebr. Revolucioni i sot\u00ebm i informacionit e ka ndar\u00eb bot\u00ebn nga perdja e Silikonit, ndryshe nga sa ishte vite m\u00eb par\u00eb, kur bota ndahej nga Perdja e Hekurt. Sot jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti tjet\u00ebr. Politikat njer\u00ebzore jan\u00eb politika kompjuterash. Burokrat\u00ebt digjital\u00eb na zgjidhin detyra q\u00eb burokrat\u00ebt prej mishi do t\u00eb donin vite e vite t\u2019i llogaritnin. Por sot jetojm\u00eb n\u00eb epok\u00ebn kur privat\u00ebsia jon\u00eb mori fund.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb llogarie, ne kemi nj\u00eb kamer\u00eb p\u00ebr \u00e7do 8 persona n\u00eb glob. N\u00ebse Bibla ishte e pamjaftueshme q\u00eb t\u00eb interpretonte veten dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u krijua Kisha, edhe Inteligjenca Artificiale \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme q\u00eb ta interpretoj\u00eb veten, ndaj duhen krijuar sisteme njer\u00ebzore q\u00eb ta frenojn\u00eb at\u00eb. Sot ne kemi p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb rreziqe, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i automatizimit dhe i transformimit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb kompjuter mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb kampion shahu, por jo nj\u00eb hamall; mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb mjek apo nj\u00eb inxhinier, por jo nj\u00eb kuzhinier apo nj\u00eb lar\u00ebs pjatash.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr inteligjenc\u00ebn emocionale, p\u00ebr anarkin\u00eb digjitale dhe p\u00ebr kolonializimin e t\u00eb dh\u00ebnave. Si p\u00ebrfundim, inteligjenca artificiale dhe epoka e revolucionit digjital \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e panjohur e madhe q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr fatin ton\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, te ne flitet pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, por bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb ankth, ashtu si para \u00e7do t\u00eb reje tjet\u00ebr q\u00eb ka ndryshuar rendin e gj\u00ebrave.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/agjenti-digjital-informacion-dhe-veterregullimi\/\">Agjenti digjital, informacion dhe vet\u00ebrregullimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/ N\u00eb librin e tij Nexus, Yuval Noah Harari shqyrton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thell\u00eb rrjetet e informacionit q\u00eb ka p\u00ebrdorur njeriu nga periudhat e hershme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij e deri sot. Ai v\u00ebren se tregimi apo rr\u00ebfimi \u00ebsht\u00eb forma e par\u00eb e informacionit. M\u00eb tej ai shkruan se informacioni nuk \u00ebsht\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}